Bajroni, flirtet me djemtë e oborrit të Ali Pashës

by

byron-albanian

Përvjetori i dyqindtë i udhëtimit nëpër Mesdhe, ka rikthyer sërish vëmendjen karshi një prej figurave më interesante të botës letrare, Lord Bajronit. Ky udhëtim e bëri atë të njohur si poet. Viseve të Mesdheut u frymëzua për të shkruar poemën e gjatë “Çajld Harold”, që e bëri atë të famshëm, nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky udhëtim e bëri atë të njohur dhe të diskutuar edhe si njeri. Letërkëmbimet me të ëmën, apo miqtë e tij hedhin dritë mbi jetën personale të poetit, e cila duket se nuk ka qenë edhe aq e përkorë. Kur pak kohë më parë aktori britanik Rupert Everet tregoi në një dokumentar për aventurat skandaloze të poetit, iu hodhën në grykë bajronistët anë e kënd Britanisë e më gjerë. Por disa letra të shkruara nga vetë Bajroni, të cilat sapo kanë dalë në dritë shkojnë në rrjedhën e Everetit. Bëhet fjalë për një seri letrash, të cilat do të dalin në ankand e që hedhin dritë mbi jetën intime të poetit. Në këto letra që ia dërgonte mikut të tij klerik, Francis Hofgson, tregohen histori “pikante” me shërbyese, udhëtime. Por nuk mbetet pa përmendur dhe haremi i famshëm i Ali Pashë Tepelenës me “200 gra e shumë djem”. Kleriku konservator që kishte marrë letrat, ndoshta është ndierë ca i shokuar: në to tregohen detaje të një marrëdhënieje dashurore me një shërbyese, përshtypje plot kolorit për të huajt dhe sarkazma letrare.


Por edhe ndoshta jo. Mbi të gjitha, dërguesi ishte Lord Bajroni. Është i njohur nami i poetit romantik superstar për zbulimet seksuale, talljet për portugezët (“shumë vese, përveç morrave dhe marrëdhënieve seksuale të panatyrshme”) dhe komenteve thumbuese për rivalin e tij, Wordsworthin (Turdsworth”).
Sipas Dawn/The Guardian News Service, shtëpia e ankandeve “Sotheby” është duke organizuar ankandin e serisë më të rëndësishme të letrave të Bajronit, disa prej të cilave të papublikuara deri më sot. Ato u blenë nga ish-kryeministri Earl of Rosebery në 1885 dhe mbetën në familje deri më sot. Letrat hedhin një dritë fantastike mbi një nga figurat më karizmatike të letërsisë, një njeri i përshkruar nga e dashura e tij Lady Caroline Lamb si “i çmendur, i keq dhe i rrezikshëm për t’u njohur”. Letrat e Rosebery – të gjitha dërguar shokut të tij të ngushtë Francis Hofgson – nuk të zhgënjejnë.
Gabriel Heaton, specialist pranë “Sotheby” thotë për Dawn/The Guardian News Service, se “Bajroni qartësisht i ka dhënë liri vetes të shkruajë gjëra disi fyese për një klerik, por kjo të jep mundësinë të kuptosh thellësinë e miqësisë që ata kishin. Aty ka një intimitet të vërtetë”. Mësohet se gati 15% e përmbajtjes së këtyre letrave është e papublikuar dhe e pastudiuar ende. Aty përfshihet edhe rrëfimi për një marrëdhënie dashurore të Bajronit me një shërbyese të re, Susan Vaughan, lidhje së cilës ai i dha fund kur dëgjoi se ajo shihej me dikë tjetër.
Sipas Heaton: “Parimisht ai e mori atë për dashnore dhe ai asnjëherë, në asnjë rast, nuk është shprehur se do t’i qëndronte besnik asaj, por ai priste që ajo t’i ishte besnike atij dhe kur dëgjoi fjalë, që nuk i ishte besnike, e pushoi nga puna”. Në një letër tjetër Bajroni flet për udhëtimin e tij në Shqipëri dhe Ali Pashën, sundimtarin që e impresionoi atë si një njeri i mbushur “me 200 gra dhe me shumë djem, shumë prej këtyre të fundit i kam parë se ç’krijesa të bukura që ishin”.
Në këto letra ka edhe shumë thashetheme e prapaskena nga bota letrare. Bajroni dhe poetët e tjerë të njohur të kohës, si Robert Southey dhe William Wordsworth mund të ishin të gjithë romantikë, por ama nuk ishin miq. Në letrën e fundit ai tregon me zemërim për denigrimin e poetit që ai e admironte shumë Alexander Pope, nga poetët Southey dhe Wordsworth, apo si shkruan ai “Southey dhe Wordsworth, këta renegatë mashtrues”.

Tags: , , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: