Duetto

by

nga Vedat Kokona, Botuar më 1937

E njoh prej kohësh. Kur erdhi për të parën herë në shtëpinë t’ime ishte ende e vogël, e bardhë, si pambuku. Rinte si e huaj. Më shëkonte, e habitur, me një vështrim ku shprehej një ndjesi e butë, një dëshirë e pakuptuar. E mirnja pranë edhe e gëzonja lehtazi dyke ia shkuar dorën t’ime mbi flokët e pambukta. Nuk lëvizte dhe unë vazhdonja t’a përkëdhelnja.

U-rrit shpejt. Hodhi shtat në pak kohë e sipër. Syt i ndritnin edhe më shumë, edhe më shumë i qeshte fytyra e saj e vogël, por ajo mbeti gjithmonë ashtu e bardhë, ashtu e bardhë si pambuku. Sot u-mbushnë tre vjet që nga dita q’e kam njohur për të parën herë. Më duket tashti sikur e njoh prej shumë vjetësh. Sikur ka qënë kurdoherë pranë meje dhe sikur më ka shoqëruar gjithmonë në gëzimet dhe në mjerimet e mia. Sikur s’më ësht ndarë kurrë!

***

Mbrëmanet kur kthehem në shtëpi e dij sigurisht që do t’a gjej te pragu i portës. Më shëkon që prej së largu dhe shpejton në drejtimin t’im. Më vjen pranë dhe unë e përkëdhel, i gëzuar. Një natë, koha ishte e bukur. Qielli i llambaritur. Yjzit xixëllonin pafundësit kristalore. E pashë në rrugë kur zbardhëllente në rrezet e hënës. M’u duk m’e bukur, më ledhatare, më dashnore se çdo herë tjetër. Dola fushave me të dhe shëtitëm bashkë mbi barin e njomur nga lotët e natës. Ishte e gëzuar, i gëzuar isha dhe unë. I thashë se mos ishte e lodhur dhe në se donte të pushonim pak mbi një gur, n’anën e rrugës. Nuk më foli. Më shëkoi me syt e saj të vegjël, me një vështrim t’ëmbël, kokën pak t’anuar. Ndënja pak mbi gurin e math q’ishte n’anën e rrugës edhe ajo erdhi e pushoi pranë meje. E mora edhe më pranë, e gëzova lehtazi dyke ia shkuar dorën t’ime mbi flokët e pambukta nërsa ajo e shëkonte rolen e hënës pa folur.

***

Kur vjen dimri dhe thëllimi, ajo nuk del te pragu i portës që të më presë si ç’bën në prendverë. Por e dij se do t’a gjej prapa derës dhe do të hidhet sapo të më shëkojë. Rimë së bashku natën vonë, pranë vatrës, unë me një libër në dorë edhe ajo pranë meje. Kur lodhem së kënduari e syt më vriten nga gërmat e vogla shëkoj gjarpërimin e zhdërvjelltë të flakave. Rimë së bashku dyke e shëkuar zjarrin, për një kohë të gjatë, unë dyke i-a përkëdhelur lehtazi flokët e pambukta dhe ajo dyke i mbyllur përgjysmë syt e vogjël. E kam shoqen më të mirë në jetë. Më rri pranë dhe më kupton shumë herë. E dua shumë qenin t’im Titi, të bardhë, si pambuku.

Advertisements

Tags: ,

One Response to “Duetto”

  1. xhenius Says:

    dashuria e paster,e sinqerte,e pa kushtezuar,qe vetem qeni di te japi,dhe,nje shpirt delikat si ai i autorit,te dhuron kete kenaqesi.

    flm per kete prurje te mrekullueshme!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: