Gjyqi i hijeve

by

nga Loer Kume

 

Isha rreth vitit të 6-të a të 7-të të jetës time prej fëmije të lirë atë natë. Dhe po bëja gjumin e detyruar që në orën 9 nga prindërit e mi edukues, që arritën vetëm të më induktonin tëmosfjeturinkurrënëorënnëntë, sëmundje e keqe, që më çorodit tërë sistemin oral, dmth të oreve ditore.
Nejse, kështu, unë gjashtë vjeçari, po flija gjumë një natë. Dhe ja, sapo më zuri ai dreq gjumi, kur me zënë për leckash, nga ato tuta sportive, gjëja më e çmuar e fëmijërisë time, tutat e mia ‘te jashtme’, që i kishim vetëm unë dhe vëllai im, e të më përplasin nëpër ca korridore të larta, të errëta, mbytur me tym sydjegës që rridhte nga pishtarët e përgjakur mbi mure mbuluar nga rafte luftëtarë heroikë vikingë mbushur me rregull gjerman plot me libra – dragoj, të lidhur mirë e bukur me lëkurë të trashë, me shkronja të gdhendura nga bronxi prehistorik, e me flokë të gjatë që vareshin prej lidhjeve të tyre, bërë nga format e para të litarëve prej lianesh.

Kudo heshtje mbytëse… ajër i thatë, asnjë shenjë gjëje të gjallë dhe unë stonoja aty…
Korridore të shurdhëta, mbushur me pluhur te gjallë, që pëshpëriste me gjuhën e tij përrenj të aluminte historie të kohës, korridore me pllaka gjigande, prej guri të palatuar, në të cilat shiheshin gjurmë këmbëngulëse zvarritjesh burrash, e gjurmë solucionesh tinezare pastrimi grash.
Pasi më përplasën nëpër këto korridore, më bënë të sorrollatem vetëm, duke parë tërë këto shkarje, kurioz ashtu si vetëm një fëmijë i pashpirt mund të jetë, derisa, duke lënë gjurmë të lehta e të vockla nëpër pluhur, pasi kisha grisur çorapet në një cep guri, gjeta vendin që po më priste. Ose, le të them vëndin ku po më prisnin.

Nga një hyrje e vogël, u hap një sallë e madhe, gëlltitëse, e zbehtë, drita e pishtarëve të përgjakur në muret e saj ishte kilometra larg, dhe prespektiva arkitektonike e së cilës më bënte të shihja fundin e saj si nje pikë, e nga ajo pikë, ulur në frone prej guri vullkanik, me skeptra të zinj, rrethuar nga katër drita si prej dielli antik, që hynin nga katër vrima të thella në mure po prej raftesh, rrinin… hije!

Hije të mëdha, të larta, të holla, të errëta, hijerënda, pa tipare, transparencë thithëse, hijet… aty…Me kurora në kryet e tyre, ato folen duke më drejtuar skeptrat e tyre vrasës;
Ti qënie e mjere, krimb njerëzor, je i dënuar, sepse je i infektuar… je i infektuar nga hijet… do të të djegin mijra zjarre qëlizore, do vuash nga helmet e tua, si nje gjarpër që kafshon bishtin e tij, i dënuar me kurrëmoskënaqje, lëkura jote nuk do të të rrijë mirë, gjithmonë së prapthi, dhe do lindësh mëkatin në çdo frymëmarrje tënden.
Ti je i dënuar përjetë në këtë formë egzistence të vuash, dhe ke vetëm një rrugë shpëtimi, ashtu si murgu i mendimeve mëkatare që rrihet me veten, ti do shkruash!
Do shkruash tërë hijet që jetojnë në gjakun tënd! Do i lindësh jashtë, që të lirohesh sadopak nga zjarret e mohimeve të tua!
Do shkruash për të pohuar mohimet, djajtë brënda! Do shkruash e do ndihesh i çliruar!
Do marrësh frymë mirë deri në ndeshjen e rradhës me gjakun tënd të trashur nga hijet, e do fitosh përsëri nëse do shkruash! Nëse nuk do shkruash, do përpëlitesh si këlysh i ngordhur bushtre, derisa të pranosh të shkruash…
Hijet, ne, banuese të gjakut tënd duhet të dalim jashtë e të pushtojmë dritën! Shkruaj! Shkruaj.,.. shkruaj… shk…

Cfare zërash të tmerrshëm më ngulën në veshë! Edhe tani i dëgjoj, si dhjetra gozhdë… Unë fëmija, u mpiva nga tmerri dëgjoja pa kuptuar ndonjë gjë nga ato që flisnin.
– Po unë nuk dua të shkruaj… unë nuk di akoma të shkruaj! Më janë grisur dhe çorapet e gjumit… duhet ti thoni patjetër mamasë time që e keni ju fajin per çorapet… që më zvarrit..
– Nëse nuk shkruan do të të merret fryma. Duhet të shkruash! Përndryshe do të të djegim nga brënda si mijra zjarre qelizore, me mohimet e tua demoniake!
Nuk ka zgjidhje për ty… të zgjodhëm ty në këtë formë kozmike njerëzore për të jetuar brënda teje e për të dalë nëpër botë… ti duhet të shkruash të vërtetat tona, e do jetosh i lumtur po na u binde. Nëse jo, truri yt do përpëlitet… si i sëmurë psiqik! Ky është vullneti ynë final madhor! Tani zhduku që këtu! Shkruaj…
Hija bëri një lëvizje të ngjashme si një njëri kur çohet në këmbë, e përplasi skeptrin e saj të zi, dhe … unë u gjenda sërish në krevatin tim mbuluar me djersë.

Kurrë më nuk kam qënë në atë vend të mistershëm që tani më ngjall frikë, e kurrkujt nuk i kam folur për të, që të mos mendonin që unë s’jam në rregull.
Të nesërmen mbaj mend që kam shkruar për herë të parë një histori me luanë edhe pse s’dija vërtet ç’kuptim kishte, dhe aty kuptova për herë të parë si mund të ndihesha unë i lirë; vetëm pas shkrimit.

Sot e kësaj kohe, netëve të errëta, jam duke ndenjur për bukuri duke shijuar sekondën time kur … më zë një ankth, një angushti, një shtrëngim! Unë mund të përtoj, jam në qejfin tim në fund të fundit, por, sa më shumë e kundërshtoj, aq më keq ndihem. Shkatërrohet gjithçka reale, dhe si sonambul çohem, e dërrmohem duke shkruar çdo gjë që më rrjedh nga brendësia ime, si i dyzuar nga jeta ime e përditshme njerëzore, e pastaj, i liruar e i rraskapitur, sikur të kisha shpëtuar veten a botën nga fundi i sigurtë, zhytem në shtrat duke tallur veten për këtë mallkim mizor që më harxhon orët e jetës time prej mishi.

Tags: , ,

13 Responses to “Gjyqi i hijeve”

  1. Last man on earth Says:

    Përse shkruajmë është pyetja që bëjnë të gjithë ata që shkruajnë e ata që vijnë vërdallë.

    Ndoshta Marx ( Grusho, jo Karl ) ka thene ; pse duhet te harxhoj nje vit per te shkruar nje liber nderkohe qe mund ta blej per pak sterline ne çdo librari?

    Eshte, qendron edhe teoria e Urdherimit nga Lart – edhe pse ne kete rast me duket me shume nga poshte – edhe pse une s’e besoj. Mund te ishte e ndergjegjshme nese autori i shkrimit nuk eshte i ndergjegjshem, por duke e ditur ça ka ndodhur humbet.

  2. ina droboniku Says:

    I dashur Loer
    ky tregim me pelqen ne pergjithesi, sec’ ka dicka te lezecme qe te nxit imagjinaten,m.gj.s. me duket pak torturues nese ky is vertet vokacioni i nje shkrimtari. M.gj.a mbetet i yti dhe nuk kam c’te them per kete.
    Sa per tregimin mendoj se paragrafi i pare s’ka ci duhet,dhe per me teper nuk is shkruar bukur: ka sh perseritje, p.sh ….vitit6 a7….pastaj….une 6vjecari……apo thua….po beja gjumin e detyruar……..po flija gjume nji nate…….sapo me zuri ai dreq gjumi……..
    Mund ta nisesh sh mire te….Kudo heshtje mbytese….. dhe e ben me interesant, dhe lexuesi nuk is sh i infirmuar per ca po ndodh, dhe e pret me interes fundin
    Neperte, ndoshta ka ndonji gje te vogel qe nuk shkon po, ne pergjithesi ,rrjedh,dhe nuk kam sh kohe ta shoh me hollesi i dashur
    P.S. Do kisha dashur te dija qe per ty te shkruarit te kish qene nji forme clirrimi me sh argetuese dhe gudulitese sesa cfilitese po…… ti e di me mire
    keep on….

  3. loer kume Says:

    oh, ina, ja ku qenke…🙂
    pse? ai paragrafi i pare edhe pse rremuje eshte i lezetshem😛

    e di si eshte puna e frymezimit te nje krijuesi? frymezimi eshte dhunti qe te jepet bashke me nje detyrim… eshte detyrim, sepse ti e di qe duhet ta lindesh ate qe te ka mbarsur qenia, ia detyrohesh botes, ata duhet ta marrin ate shkendijen tende, e ta shijojne… ndryshe nga njeriu normal, te cilit frymezimi i sjell vec kenaqesi personale…
    sigurisht qe krijuesi gezon bashke me shijimin e te tjereve, por gjithcka nis me nje detyrim …
    pastaj, tregimi nuk eshte thjesht rrefim, ka dhe pak trillim aty brenda :):)

  4. loer kume Says:

    hey, last man on earth, …dukee ditur c ka ndodhur humbet..? dmth ti je me idene qe kur njeriu pash, ndergjegjesohet per friken, atehere frika nuk esht eme… se mbaj mend kush dreq e ka thene kete… por e kam besuar pothuajse gjithmone qe eshte keshtu…

  5. ina droboniku Says:

    Po e nis nga fundi i dashur Loer
    Sigurish qe ka trillim, dhe eshte me mire keshtu……..por ti personalizohesh dhe lidhesh sh me heroin e tregimit …….m.gj.a ne kete rast nuk is aspak gabim
    Sa per te tj ,dua te te them se asnji njeri qe shkruan bukur dhe me pasion nuk is normal, ne te tijen ai is krijues, dhe sh i mire madje, po duhet te lesh te tjeret te te cilesojne nese je apo jo krijues i suksesshem parase te vleresosh me mendjelehtesi vehten. Une nuk do kish shkruajtur kurre per detyrim por per clirim dhe shkarkim te fantazive apo te vertetave te mija qe mund te lindnin ne cdo cast frymezimi hynor ,tokesor, apo subtokesor ,dhe aq me teper, jo qe te tjeret te shijonin shkendijen time por, qe une te isha nje shkendije….. e s’do me behej vone edhe nese askush nuk e lexonte, po, nese e lexonte do te me pelqente qe pasi te lexohej me nji fryme te thoshin “wow “(dhe kjo is kenaqesia personale per mua, qe vjen sh me vone se clirimi ose, mund edhe te mos vije fare. Si thua, ti ,nuk na paske kenaqesi personale? Sic e sheh c’do gje is relative ne baze te vendit ku je ulur e sheh boten.)
    sa per paragrafn e pare,me beso, nuk ben…:)ose te duhet ta rishkruash..
    bye

  6. loer kume Says:

    eh, une e kam thene dhe e sterthem, jo per nje wow, por dhe per nje lexim te pavemendshem qe pason me nje kritike banale ne cdo forum une kam qene dhe jam i ngazellyer… eshte nje komunikim fantastik midis meje dhe lexuesve, qe gjithmone me habit…
    ne kete sens kisha kur thashe qe eshte clirim, dhe shkarkim, ne kete pike jemi dakord, dhe eshte kenaqsia me e madhe kur te lexojne, sepse te tjere shijojne shkendijen time.. dhe ne kete pike jemi dakord…
    ate dreq paragrafi te pare qe sigurisht do perpunim dhe s’eshte perfekt, se di pse e kam shume per zemer :P:P

  7. ina droboniku Says:

    me duket e ke per zemer se do te tregosh dicka reale nga jeta aote , apo e kam gabim?

  8. loer kume Says:

    mbase, ku i dihet trilleve te nje autori?🙂 aftesia e lexuesit te lexoje dhe imagjinoje…🙂

  9. aurora Says:

    i merzitshem dhe pa shije , Loer

    ———
    ”Ndoshta Marx ( Grusho, jo Karl ) ka thene ; pse duhet te harxhoj nje vit per te shkruar nje liber nderkohe qe mund ta blej per pak sterline ne çdo librari?”
    ———
    ky citim esht fantastik!

  10. Darien Says:

    Aurora, nderhyrja jote eshte

    1- per te kuq.
    2- e panevojshme ne te gjitha perspektivat e mundshme ne te gjithe botat e mundshme
    3- shtoji & ca rreshta e ca neurone e shjego se pse e gjykon te tille, jam ( deri diku ) kurioz per te lexuar pse thua ate qe thua

    P.S
    Noj koncert te bukur? Une sonte ndoshta Jezus Lizzard *

    *
    eshte e mundshme qe te mos jesh Aurora me te cilen flasim zakonisht/ndonjehere per koncerte, keshtu qe nese je le te themi Aurora 2** dije qe e kisha per ate tjetren

    ** fakti qe thashe 2 eshte thjesht per te qene i qarte & nuk tregon ndonje klasifikim midis teje & asaj.

  11. loer kume Says:

    edhe pse mund te argumentoje, sidoqofte falenderoj aurore qe lexove neuronet e mia🙂

  12. Voci Says:

    Me pelqeu ajo cfare lexova ,sepse mendoj se eshte shkrojt me gjuhe te thjeshte e te bukur.Me mbajti ne tension derisa te perfundoja textin…….Dhe ne si lexus e jo kritik letrare qe jemi nuk kemi nevoje te marrim fjalorin sa here lexojme nje text ose nje liber…..Mendoj se ne njefare menyre ke shkrojt per veten tende …nje koment i thjeshte nga nje njeri akoma me i thjeshte

  13. loer kume Says:

    faleminderit voci…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: