Ju lutem më lejoni të prezantoj veten time

by
30 monedha

30 monedha

Më shikoni e lini sytë se jam i riu shqiptar. Jam e ardhmja, përuluni, më nderoni, më masakroni, po vij. Oh po, jam shumë evropian, jam i majtë po më punon babi me një firmë private e ndonjëherë bëhem i djathtë, copë copë i kam duart, brohorit sa andej këtej se na thanë që do na japin fushë me lujt futboll.

Jam shumë i pavarur dhe shumë indipendent po këto kohët e fundit çoç varem pak se e pashë që s’ma varte njeri ashtu. Po jam shumë i zgjuar, jam diplomuar jashtë po këta s’më bëjnë kryeministër edhe pse une jam i zgjuar se kam mbaruar shkollën jashtë sa inat me vjen bam t’ja jap vetes s’më votojnë këta derra e unë jam edhe vegjetarian se ashtu më kane mësuar e respektoj natyrën Unë u thashë do vij në datë 27 ma bëni gati një karrige aty se unë jam shumë i zgjuar po këta s’marrin vesh edhe po ndonjëherë më marrin me vete çajme tunele çajmë male ndërtojmë hidrocentrale jam aq i ri sa nuk rri më ulur në kafene, rri në këmbë e u kënaqem se në mitingje është plot me të reja si puna ime po unë jam shumë i turpshëm e u them Ore jam i mirë unë. Do bëj revolucion unë, e shikon, kam veshur edhe bluze me atë meksikanin, Çenë edhe pse familja ime thotë Jo po ku marrin vesh ata. Pa pa pa erdha këtu unë dje pardje takova Çimin i thashë O Çimo do i lujmë fenë lal, revolucion do bëjmë, Mirë tha Çimi, e bëra kryeministër provizor të qeverisë provizore e dolëm në rrugë të gjithë bashkë pastaj shkuam në shtëpi veç e veç. Po Çimin do e heq nga puna se dje s’më dha cigare dreqi, unë i kisha mbaru, nga shoqëria kishin mbaruar fondet ngela thate…


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , ,

7 Responses to “Ju lutem më lejoni të prezantoj veten time”

  1. edrus Says:

    Ironi e hollë ndaj një paradoksi që mbush tejmase ëndrrat e të rinjve (natyrisht, kur ata përtojnë që të bëhen futbollistë të njohur apo velina në transmisionet televizive).

  2. elona Says:

    interesante…e shkruar bukur e me nje fryme…me pelqeu!

  3. Last man on earth Says:

    Ka nje fare ideje ne atdhe, qe kam vene re dhe eshte shqetesuese. Ka shume njerez si protagonisti i ketij tregimi, jane zakonisht te rinj, 25-30 vjeç, te edukuar mire e te paedukuar fare ne fakt, me nje fare arrogance e me nje fare pmendjemadhesie pretendojne nje vend ne pushtet me te cilin thone do ndryshojne Shqiperine. Pak si profete te te cilet duhet te kesh besim edhe pse e shikon qarte qe nuk kane asnje cilesi.

    Kane mbaruar universitetin jashte, e meqe kane bere kete mund te aplikojne per minister apo, te pakten dreqi ta haje, zv/minister apo deputet. Sinqerisht jane te padurueshem sepse jane shume krenar per budallallikun e tyre, ky eshte problemi ne thelb.

    Po, G99 ne disa raste eshte tipik keshtu.

  4. martian haemoglobin x Says:

    hahaaha, edhe une kur te mbaroj shkollen ketu “jashte shtetit”, do vij aty “brenda shtetit” e do gjej nje tron per te ngrohur…plus qe jam vegjetariane qe tani:p

    humor i rafinuar:)

  5. uncle walt Says:

    “humor i rafinuar:)”

    po perdor dhe une fjalet e Marian….

  6. Rina Says:

    po nuk jetove ne Shqiperi cdo sekonde te jetes tende. Po nuk dite se per sa kohe (me dite) buka u shit me 700 leke e sa per 800 leke….edhe nese po te derdhet kultura e shkollimi nga cdo grope e trupit tend ,Shqiperine nuk e ndryshon dot, sepse ti nuk e din sesi eshte…si mund ta ndryshosh????

    po porosis dhe une nje “ironi te rafinuar”,nqs ka akoma :P:P:P

  7. artcultcommunication Says:

    Me pelqeu vertete… Bravoo :)))…. edhe pse vegjetarianet s’kane lidhje te shkretet me “Figurat e Sheshit” shqiptare…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: