Nga cikli “Dashuri t’harrume”

by

lost_love

nga Dritan Mesuli

***

Tej mesnate
gjithcka mbaron!!!

Edhe pritja!!!
Edhe dyshimi!!!
Edhe shpresa!!!

Peshperine agu
nen za
kangen e deshprume
te psheretimes!!!

Strukun
n’skuten e ftohte
te heshtjes…

…pa ty!!!

***

Danga n’trup!!!

Kujtime
veshun n’zi!!!
Mort pa de’ke,
korda violinash lulzue n’pluhun!!!

Lule
harru’ n’flete librash
tue u pergjum n’thamje!!!

Zogj n’kafaz
tue anrru’ flatrimin,
pupulitin syte
n’pagjumsine e deshprimit!!!

Dashurite e humuna,
Dashurite e harrume!!!

Tags: ,

5 Responses to “Nga cikli “Dashuri t’harrume””

  1. edrus Says:

    Fjalë!!! (D.Mesuli)

    Mos më mëshiro
    Nëse më ndesh buzë rruge
    Si ato statujat e zeza e të urinuara
    Duke treguar me gisht asgjënë!

    Është momenti i ulët e i pabesë i heshtjes
    I luftës së çmendur kur më braktis dhe fjala
    Është drita e verbër e gëzimit që humb nëpër rrugica
    Dhe sy të squllur duke më rrëshqitur si ushunjëza të zjarrta

    Përgjatë kokës dhe trupit
    Është gjesti fisnik flijues i blukthit
    Kaluar mesnatës,
    Që shpërndan zë nëpër natë.

    Mos më mëshiro, o kalimtar i nxitueshëm,
    Por bëhu më i fortë se pabesia e kthesës
    Dhe më i guximshëm se kokëfortësia e udhëkryqit
    Dhe mos ki turp nëse shkel në rrugë ku të tjerët kanë lënë gjurmë

    Më parë se ti,
    Dëgjomë, janë për ty!!!

  2. edrus Says:

    Një tjetër e Mesulit që më pëlqen sa herë e ndesh:

    Për veten!

    Në kam ardhur,
    Kam ardhur të rri
    Për shumë kohë!

    Në jam këtu,
    Jam të them fjalët
    Që lindën n’ulërimë!!!

    …rritur nga mungesa e gjërave!!!

    4 korrik 2001

  3. Rina Says:

    Nga ” Fjalet e rruzares” – D.Mesuli

    ……

    Po vdes
    Infektuar prej shpresash t’vrullshme!

    Shkëlqimi i rremë
    Mi vret sytë!!!

    Predikimin e shenjtë të fjalës,
    gjyqet e kota
    po ma shartojnë me urinë të vjetër ikonash.

    Mbrëmë
    Ëndërrova sikur harrova të vajtoj!!!!

    ……

    P.s I gjithe libri eshte i mrekullueshem!!! 🙂

  4. milial Says:

    E dini çfare? Kisha menduar qe te nxirrja here pas here dicka nga Mesuli, por qenka me mire keshtu ; poezite e tij te sjella nga me shume se nje person 🙂
    Flm miq.

  5. qendrim.sabedini Says:

    Tej mesnate
    gjithcka mbaron!!!

    Edhe pritja!!!
    Edhe dyshimi!!!
    Edhe shpresa!!!

    Peshperine agu
    nen za
    kangen e deshprume
    te psheretimes!!!

    Strukun
    n’skuten e ftohte
    te heshtjes…

    …pa ty!!!

    ***

    Danga n’trup!!!

    Kujtime
    veshun n’zi!!!
    Mort pa de’ke,
    korda violinash lulzue n’pluhun!!!

    Lule
    harru’ n’flete librash
    tue u pergjum n’thamje!!!

    Zogj n’kafaz
    tue anrru’ flatrimin,
    pupulitin syte
    n’pagjumsine e deshprimit!!!

    Dashurite e humuna,
    Dashurite e harrume!!!

    Tag: dritan mesuli, poezi

    Questo post è stato pubblicato il 31/08/2009 alle 10:42 ed è archiviato in Letërsi. Segui i commenti a questo post con il feed RSS 2.0. Puoi lasciare una risposta, o mandare un trackback dal tuo sito.

    4 Risposte a “Nga cikli “Dashuri t’harrume””
    edrus Dice:

    31/08/2009 alle 11:05
    Fjalë!!! (D.Mesuli)

    Mos më mëshiro
    Nëse më ndesh buzë rruge
    Si ato statujat e zeza e të urinuara
    Duke treguar me gisht asgjënë!

    Është momenti i ulët e i pabesë i heshtjes
    I luftës së çmendur kur më braktis dhe fjala
    Është drita e verbër e gëzimit që humb nëpër rrugica
    Dhe sy të squllur duke më rrëshqitur si ushunjëza të zjarrta

    Përgjatë kokës dhe trupit
    Është gjesti fisnik flijues i blukthit
    Kaluar mesnatës,
    Që shpërndan zë nëpër natë.

    Mos më mëshiro, o kalimtar i nxitueshëm,
    Por bëhu më i fortë se pabesia e kthesës
    Dhe më i guximshëm se kokëfortësia e udhëkryqit
    Dhe mos ki turp nëse shkel në rrugë ku të tjerët kanë lënë gjurmë

    Më parë se ti,
    Dëgjomë, janë për ty!!!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: