Dhe mjegulla ra..

by

nga Loer Kume

 

Dhe mjegulla ra mbi qytet, duke mbuluar dritat e shumta të njerëzve.

Pothuajse mesnatë. Ajo vello e butë nate po mbështillte në krahët e saj çdo egzistence. Ky ishte një mision i vërtetë. Një histori jete! Një qeëlim! Por, çe do! Ishte idiot si i tillë! Ai vakuum i ngratë që njerëzit e quanin shpirt, donte tjetër tyl që të mbulohej! Donte jorganin e tij të përhershëm, thurur me avuj ëndërrash, e tym duhani.

Gjithashtu, edhe shpirtrat e errët të natës, ndonjë kalimtar i vonuar ndoshta dhe pluhuri i krahëve të lakuriqve të natës, ngjallte në atmosfere ide të dyshimta. Përballë, silueta e errët e portit që sulmonte (hante) detin, dhe angullima rrëqethëse e atyre prbindeshave të hekurt me forcë marramëndëse (vinçave) të vinte prapë në dyshime.

A jam unë … ? Jo. Kurrë. Po a do të…? Ndoshta. Rëndësi ka prova. Po besove, – më thanë, – do të ecësh mbi ujë. Por, jo. Eshtë e kotë. Uji nuk më mban dot, me gjithë peshën tënde mbi telat e mia ku ti, bën ekuilibristen. Ah, sikur të rrëzoheshe njëherë!

Mbase ashtu do të …

Më ndihmoi mjegulla e thjeshtë. Më ndihmoi të gatitja një dhimbje të bukur, speciale, madhështore, të frikshme! E ndërtova këtë armë me mund të madh, ose të tregohem i sinqertë, as qe u mundova fare, sepse ma bënë dhuratë. Dhuratë e karmës për prape’tributin që i dhashë jetës me lindjen time.

Dhe ylli im i vjetër, ai yll i stërlargët, që vetëm unë e shihja, dhe që grekët e orientalët e lashtë e quanin ylli i vdekjes, më pulsonte herë pas here sinjale malli. Por duhet të presë. Të presë pa xhelozi. Nje yll tjetër më ka bërë për vete. Në mendjen time, ku, këtë natë rrahin me mijra kamzhike të rrëmujshem, me një viziopati të çuditshme, vetëm një dritare shoh të hapur. Dritaren e dhomës tënde, ku drita (e natës) ishte e ndezur!

Dhe mjegulla vazhdonte legjendën e saj…


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , ,

4 Responses to “Dhe mjegulla ra..”

  1. Uncle Walt Says:

    nje nder shkrimet me te bukura te Loer Kumes!!!

  2. Last man on earth Says:

    Nuk arrij ta kuptoj kete shkrim, jo deri ne fund. Ka nje protagonist apo eshte mjegulla protagoniste?

  3. loer kume Says:

    uncle walt, faleminderit🙂
    net isveizi, bohh, ti e di he burre, respektoj shijen tende te estetikes gjuhesore, dhe pavaresisht se reagon ne menyre groteste deri ne moslexim, une e di qe ti ke te drejte.
    last man on earth, te lutem, more mundimin ta lexoje nje shkrim timin, eshte sederperkedhelese kjo gje, po pyetja qe ti shtron, e prish punen komplet🙂

  4. loer kume Says:

    ja dhe nje buseqeshje per darienin s eai i ka qejf keto… mos qesh me te qeshuren time se kam pire vere ore dariennnnnnnnnnnnnnnnnnnnn…🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: