Aty kishte art (?)

by

K’tu ka art nr. 10 mbyllet për këtë vit në një bar të vogël quajtur Mojo, pranë ambasades amerikane, fshehur mire në mes baresh të tjera, ashtu si dinë ti fshehin vetëm në Tiranë.

Duhet të fillojë rreth ores 19.00, po me vonesa e me vështirsi teknike të shumta, në një farë mënyre ja dalin mbare diçka me vonë. Koncerti fillon me rreth dy ore vonese, aty nga ora 21.00, ndërsa pi një Becks që është gjithçka por vetëm Becks nuk është, dhe respektoj ndalimin për të pirë cigare brënda lokalit, vetëm më vonë kujtohem që në Tiranë shenja është thjesht simbolike.

Inaururojnë Germs, dhe edhe kilometra larg kuptohet që tre djemtë nga Elbasani merren vesh mrekullisht me njëri tjetrin, gati përmendsh. Këngëtari belbëzon diçka të tipit ” Tu japim ca të drejta edhe gejve!” . Eshtë periudha – 5 gusht – kur flitej shumë për të drejtat e gejve në Shqipëri dhe të gjithë të pyesnin se si e mendoje e të gjithë kishin një opinion të cilin duhet ta dëgjoje patjetër. Tani jo më.

Por boll fjale.

The Germs bëjnë një grunge-rock te thjeshtë, nga ai që do u pëlqente edhe atyre që nuk e ndjekin këtë muzike, kanë një forcë gati shpërthyese në skenë dhe nuk kursehen në asnjë moment, ideja është që s’ka rëndësi nëse para ke një spektator apo njëqind mijë, bëj gjithmonë me të miren e asaj që mund të besh. Nuk kursehen edhe pse s’bëjnë më shumë se 5-6 këngë.  Gjynah për tekstet, më së shumti në anglisht, që e bëjnë të vështire të kuptosh mire se për çfare po flasin, por kjo me sa duket është një mode e pjesës më të madhe të grupeve shqiptare, e dikush duhet të më shpjegoje se pse.

Batëria jep shenjat e fundit të jetës ndërsa Germs këndojnë këngën e fundit, me pjatat që vallëzojnë për qejf të tyre dhe që do krijojnë probleme gjatë gjithë pjesës tjetër të koncertit.

Kalojnë, midis të tjerëve, Chaos-in-Order, gjithmonë grunge-rock-alternative, quajeni si të doni. Ndryshe nga sa thotë emri, për momentin grupi eshtë me afër fazës Kaos, por duket se rruga drejt Order është ajo e drejta, nëse vazhdojnë keshtu e nëse fillojnë të korrigjojnë disa keqkuptime.

OOGenti nuk ka nevojë për shumë prezantime, zapton skenën që në sekondin e pare dhe është ndoshta i vetmi që arrin tu japi personalitet këngëve të tija, ti bëjë më të afrueshme e më të vërteta. Me atë shqiptimin e çuditshëm të shqipes, është gjithashtu i vetmi që ve në shitje albumin e tij, “Art magjik i dores se djathtë”, batëria shkon akoma për qejf të vet derisa një pjatë bje përtokë. Midis të tjerave 00 Genti këndon shqip dhe si gjithmonë mua më duket se kur këndojnë në shqip gjithçka merr kuptim. Përveç kësaj është ndoshti i vetmi me të cilin këndon edhe një pjesë e mirë e publikut, apo të paktën buzë i lëvizin. Na akuzon biles që jemi aty sepse s’kemi pasur lek për të parë Dj Tiesto ( batute qe une kuptoj mbas tre ditesh kur me shpjegojne qe ky DJ Tiesto qeka i di xhei i famshëm që, shiko ca fati që kena, ndodhej ne Shqiperi ato ditë e ne e paskemi humbur për te pare këtë koncert. )

Impianti audio dëshiron të vdesi por s’është e mundur, ka akoma grupe që duhet të këndojnë, në një fare menyre koncerti vazhdon. Nuk është aq shumë çështja të problemet tëknike. Koncertë të tilla duhen më se shumti për të bërë praktikë dhe probleme të tilla janë të zakonshme, do ishte shqetësuese vetëm nëse vazhdojnë kështu edhe në koncertet e tjera.

The Room janë ndoshta grupi që ka me potencial, ndër ata që shkelin skenën. Këngëtari ka një zë të mrekullueshem gjysëm blues e gjysëm brit-pop, grupi funksionon mire edhe pse insiston në një rock agresiv që ndoshta nuk është rryma më e përshtatshme duke parë.

Linda në botën e çudirava prezantohet si grupi më i pritur i gjithë mbrëmjes por për fat të keq këndon në një orë të vonë ( rreth ores 1.00 ) në të cilen publiku përbëhet më se shumti nga grupet që kanë mbaruar e disa kamerierë të lodhur. Jo se shkurajohet, është e aftë ta ringjalli publikun, të paktën per sa publikuështë i aftë të ringjallet. Por të nesërmen është edhe e Ejnte dhe mund të imagjinoni që shumë janë në punë e kanë filluar të braktisin barin që nga mesnata. Dhe s’mund te mos mendoj qe nëse koncerti do kishtë filluar në orar, do kishin pasur të gjithë publikun që meritonin. Por mund ta imagjinoj se sa mund e  sakrifica kërkon qoftë edhe organizmi i një koncerti te tille ( jo, ju gënjeva, ne fakt s’mundem po doja tëe ndihesha me afër jush ) kështu qe për fat te keq vonesat janë normale.

Advertisements

Tags: , , , , , ,

24 Responses to “Aty kishte art (?)”

  1. Twitted by tiranacalling Says:

    […] This post was Twitted by tiranacalling […]

  2. Net Isveizi Says:

    Djemte qe jane lart ne foto i njoh.
    Nese nuk do te besonin se muzika qe bejne eshte me e mira dhe nese vertete do t’i kushtonin kohe kulturimit muzikor, po te kemi parasysh pasionin e tyre per rrokun, sigurisht do kishim nje cilesi tjeter muzikore. Me vjen keq qe “fryma” qe i pershkon nuk ka kurrgje shqiptare-ashtu si e shumices derrmuese te grupeve rrok tek ne.
    Tjeter gje: ende nuk kane dale nga ndikimi i Nirvana’isteve te gjithbotshem.
    Nje gje e lashte: tekstet! as anglisht e as shqip nuk perfaqesojne ate qe e ngre fjalen ne nivelin e poezise-si te gjithe ma.
    Sa per te tjerat grupe pas tyre, mund te thuhen po te njejtat fjale, ani pse une nuk isha aty.
    E fundit: ne nje sistem FSHATAR te qeverisjes dhe te administrimit te artit ne pergjithesi, per mua keta krijues pa perjashtim jane HERRONJ dhe meritojne nje brohorime te madhe…

  3. Rina Says:

    shkova ke Bookmarks dhe klikova ke Tirana Calling, sapo pashe foton hapa syt , dhe u futa gjith kurjozitet per te lexuar. Tani e mbarova dhe me duket sikur kete e ke shkruar sa per te shkruar. Shum e prere ,shum e jashtme, shum siperfaqsore, ndoshta ashtu sic je ti me ato per te cilet shkrove, por ishte shum therese, tpakten per mua.
    Nuk dua te shkruaj me shume, nuk prisja me shume por do them vetem nje dje….ATA KANE PUBLIKUN E VETEM QE I MERITON ,DHE ATA NUK DUAN ME SHUME….Me ato mbremje ata duan vetem ushqejn shpirtin e tyre, as timin as tendin,,ky eshte qellimi i tyre.
    As nese flitet ne Top channel nuk i i ntereson atyre,keshtu qe mos kujto se te jane borxhlij se i permende ketu!!
    Me fal per tonin po se di pse u indinjova kaq shum…..
    JU nuk i kuptoni!!! kjo eshte e gjitha!!!

  4. 00Genti Says:

    hi…

    un jam 00Genti, njeri prej atyre “fajtoreve” te asaj nate …mund te them me plot gojen artikulli i pare me i drejte dhe menyra me cool e te shkruarit per diqka kaq joformale qe ndodhi ate nate …kshu 10 per gazetarine…gjithashtu shume sakte ne shume aspekte te muzikes duke marre parasysh edhe faktin qe nuk njeh personalisht as pjestaret e grupeve qe luajten…per nje moment po me dukej si nje review nga NME ne Shqip. Gjera kaq sporadike siq thua vete edhe une mendoj qe jane thjesht flluska sapuni edhe pse ne organizuam 10 te tilla dhe prape eshte tmeresisht pak…por e gjithe ideja e ketyre liveve ishte qe grupet vete te edukoheshin me idene qe te organizosh nje live nuk eshte ndonje shkence ne vete dhe qe ne Shqiperi kjo gje eshte ne dore te grupeve sepse nuk ekziston nje sistem qe te kujdeset per to…qe ne nje fare menyre ( si grup) esht edhe cool pasi ti mund te besh car te doje kari vete e nuk ke te tjere te te tregojne se car duhet te besh ose ku te luash. ti i zgjedh vendet, oren organizimin etj etj por kjo vjen si nje pakete e plote me nete pa gjume ore te tera duke ngjit postera, promovim, transport instrumentash si dhe ajo me kryesorja vetem pizza ke laguna mund te blesh me leket qe mund te nxjerresh nese je me fat te mos paguash nga xhepi jot etj etj por ne fund te fundit ajo gjysem ore qe luan te ben ti harrosh te gjitha…is called rock n roll and nothing beats it … dhe me beso pas 3 muajsh qe ndejta ne Shqiperi duke u marre me K’TU KA ART u ndjeva sikur isha shtyp nga ndonje tren por a do e beja prape…pergjigjja eshte QE NESER po te isha aty…

    Shpresoj qe keta grupe te mos shuhen po te shtohen e te vazhdojn e te permiresohen deri sa nje dite te prodhojne materiale qe ti rezistojne viteve dhe keto live mos te mbesin si nj tip nostalgjije …ejjj na ishte nje here ..ose te kujtohet K’TU KA ART.

    ok nuk po zgjatem me por thanx per postimin e dhe shpresoj te asistosh ne live te tjera e te shkruash fiks ate qe mendon siq bere kete here..

    klm 00g

  5. Tedi Says:

    Mua me vjen mir qe ka njerez qe marrin mundimin te jene aty dhe qe marrin mundmin te bejne nje review si kjo ….credits for the guy…po hej 1 sekonde…e a keni iden me te vogel se si organizohen ato live..pa absolutisht asgje…per tbere dicka….ti pyet a ka art aty ? …pytje jo shum e menduar mendoj un…nqs aty ska art nuk e di ca mund tke tjeter…sepse e gjjith kjo …gjith grupet krijohen vetem per kenaqesine qe te jep krijimi artit dhe pa asnje perfitim tjeter….normal qe do kete probleme…dhedo duhet kohe sa te edukohet populli fshatar….poq enjs ska rendesi…por un do sfidoja te gjith grupet e tjera jo pjesemarrese ne KKA te benin dicka me shum….sdo benin gje…u po jane te zene per te fituar dy lek te qelbeta ne ndonje lokal duke luajtur kovera super te shpifura komerciale per 5 veta…

    Nje keshille tjap plako…ti ske as idene me tvogel se si funksionojn gjerat ketu…jo per fajin tend ndoshta

  6. Rina Says:

    tamam sic tha Tedi!!!
    cudi qe nuk eshte permendur qe hyrja ishte falas, qe ajo birra qe piu nuk bente 100 mije lek sac ben kur eshte ciljeta, dhe se albumi (00 Genti i vetmi qe ve ne shitje albumin e tij) kushtonte vetem 2 mije lek !!!!
    pastaj ai qe ka shkruj kete nuk e degjoi linden, prandaj nuk e kupton pse ishte “grupi me i pritur i gjithe mbremjes).
    Dhe se “””00 Genti eshte ndoshta i vetmi që arrin tu japi personalitet këngëve të tija, ti bëjë më të afrueshme e më të vërteta”””…..eshte komplet budallik ta thuash, sepse personalitet kane te gjithe ata qe luajten.
    Por sigurisht qe po te vish tek ktu ka art, VETEM me qellimin qe neser te shkruash nje artikull per ta ARTIN sta kap syri dot.
    Dhe mund edhe te permendet mosha mesatare e atyre qe luajn…dhe qe……ah leje fare……KUSH NUK GJEN ART TEK “KTU KA ART” DMTH QE NUK E NJEH CA ESHTE ARTI!!!!

  7. Darien Says:

    M’brema te gjitheve 1 here.

    Net, po, e kam vene re edhe une e me vjen keq qe vuajne shume/teper nje influence grunge apo pre-grunge, ne disa raste e tepruar. Sa per gjuhen e teksteve pastaj, tamam siç e them ne artikull.

    Hi Rina, shoh qe qenke me shpate ne dore e ben mire!
    Ti thua ATA KANE PUBLIKUN E VETEM QE I MERITON ,DHE ATA NUK DUAN ME SHUME…, por sipas meje, per arsye shume te gjata per tu shpjeguar, nuk eshte e drejte as thenja e pare e as e dyta.

    “Me ato mbremje ata duan vetem ushqejn shpirtin e tyre,”, natyrisht, kjo eshte pike mberritja e pare, po si çdo gje qe Jeton, edhe kjo Ballafaqohet, eshte e paevitushme, ” as timin as tendin,”…jo, çdo gje do perplaset, eshte e thjeshte, …ky eshte qellimi i tyre.

    As nese flitet ne Top channel nuk i i ntereson atyre,keshtu qe mos kujto se te jane borxhlij se i permende ketu!!

    Kete shprehje nuk e kuptova!

    Gento, m’rema lal e fm per nderhyrjen & per vleresimin. Ej ça eshte ” NME ne Shqip. ” …ça eshte NME-ja njehere.

    Jam dakord me ty. Shume mendimeve negative nga shume miq qe perçmojne mbremje te tilla u pergjigjem duke thene thjesht qe te besh diçka te tille eshte nje fare fitoreje ne vetvete, pavarsisht se si shkon. Problemet teknike pastaj s’jane ndonje gje e madhe, gjera qe ndodhin, kam pa sa e sa grupe te medhenj qe fillojne me ore vonese e eshte me se normale, me pelqen edhe ideja qe Diku duhet me fillu, e nese ka mberritur deri ne 10 mbremje dmth qe ndonje vlere e ka, pavarsisht asaj qe mund te thone.

    Me shprese takohemi te Ketu ka Art 11.

    Tedo, ne po flasim per ju e jo per ata qe per te fituar dy lek te qelbeta ne ndonje lokal duke luajtur kovera super te shpifura komerciale per 5 veta. Thjesht me kete merret vesh qe as na interesojne asnjegje, le te shkruje ku-e-di-une-se-kush, per ta.

    Rina, me je qepur keq dhe me vjen keq qe e ke marre kaq keq ( perdora 3 keq e 1 kaq ne nje fjali, jo keq ) …

    Birra kushtonte 300 lek po sa kushton te Ciljeta se di se skam shku asnjehere, keshtu qe se shkruaj dot.

    Me fal Rina nje pyetje, sa kushtonte ” Arti magjik…” Une se bleva se mendoja se kushtonte 2000 lek te reja, mos me thuj qe kushtonte 200 lek te reja.

    Linden e degjova se isha jashte duke pire cigare, e prape s’e kuptoj arsyen e nje prezantimi te atille, e jo artistin ne vetvete. E kap ndryshimin?

    Per Gentin nuk them qe ” eshte i vetmi qe ka personalitet ” por ” eshte ndoshta i vetmi që arrin tu japi personalitet këngëve të tija,”, jane dy gjera te ndryshme.

    Gjerave te tjera Rina, kuptome, s’mund tu pergjigjem sepse jane komplet pa sens.

  8. Rina Says:

    as un nuk te pergjigjem me,,,,,sidomos pas kesaj qe shkrujte !!!!!
    Arti magjik idores se djathte kushtone 200 lek te reja!!!! dhe vlen 200 ore te reja kenaqsi!!!!
    Ti kujton se ishe atje!!!! Ti nuk ishe atje!!!!

  9. VK Says:

    Plako vazhdo tbesh review per ne….po mos bej pytje pa lidhje…..se ne bejm art…per ata qe se kuptojn kan tdrejt ta quajn ca te duan

    Problemet e tjera sllogariten perderisa ti dhe sh tjer sbejn noi gje per tna ndihmuar si moralisht edhe ekonomikisht.

    Edhe leji detajet e vogla se sna e ha k*** fare neve….po tipaske qen i cuditshem se snxorre i fjal tmir nga goja…flet sikur tjemi tgjith grupe mtv-je…harrove ku po behej live me ooooooooooo SHQIPTAR

    ps: mos perdor kaq shum sarkazem .si duhet njeriu

  10. 00Genti Says:

    eemmmmm !!! NME nje reviste, nga me te njohurat indie-rock ne UK http://www.nme.com/home

  11. Net Isveizi Says:

    Me sa po shoh, pyetja kryesore tek te gjithe diskutantet, edhe pse nuk permendet drejtpersedrejti askund, eshte:
    Behet apo nuk behet art, sado pak ART, tek organizimi i ketyre live’ve?
    Me aq sa e njoh une kete lloj arti qe me ka “vjedhur” gjithe jeten, kam te drejte te them, pa fyer njeri, as krijuesit dhe as interpretuesit e rrok’muzikes shqiptare: ketu ka vetem grimeza arti.
    Pasioni eshte tjeter gje, mundesite tjeter, mbeshtetja krejt tjeter dhe qellimi i mire tjeter e tjeter gje.
    Arti ekziston vetem ne momentin e shenjte te sjelljes te dickaje te re e te pa qenë me pare ne fushen perkatese te tij.
    Ej, rrokiste, as talenti nuk mjafton nese nuk ben dikure e dikund “bingo”.
    Nuk di qe nje grup apo nje individ shqiptar te jete thirrur ne redaksite e ndonje reviste te njohur rroku, te kete publikuar nje kenge ne tregun nderkombetar te rroku, te njihet e te permendet qofte edhe per diçka te paperseritshme sjelle ne lemenjte e rrokut.
    T’u bej nje propozim?
    Behuni bashke!
    E para pune qe duhet bere eshte te investoni te gjithe ju nga pak, qe te keni nje studio modeste ku te rregjistroni krijimet tuaja. Mos te endeni me miliona ne duar-sado shpesh nuk i keni, per te bere “te gjalle” nje realitet qe duke mos e konkretizuar ne disk, shpesh nuk ekziston, pervecse ne endrrat tuaja.
    Dhe tjetra-behuni partnere me nje radio shqiptare qe te publikoje krijimtarine tuaj me te fundit, ne menyre qe vertete “te ekzistoni” jo vetem per vete por edhe per nje publik qe vertete ju meriton dhe e meritoni. Ata qe ju duan jane mijera me shume se sa ju pandehni.
    Dhe nje verejtje te vogel: diku lart ne diskutime jane perdorur fjale KALORSIAKE. Mos pandehni se ky eshte modernizem muzikor?!!!
    E fundit:
    Nuk ka muzike pa tekste. Nese doni te keni fjale te shkrira mire me motivet muzikore, edhe nese nuk dini te shkruani vete, pavaresisht se e beni kete, lezoni te paktet ne mos tekstet fantastike te poetrrokisteve boterore-poetet e shqipes, jo per gje por thjesht per t’i dhene vlere perkushtimit tuaj ideor.
    Dhe: pershendetje pa fund devotshmerise dhe sakrificave tuaja rrokiste…

  12. Darien Says:

    S’isha atje?

    Rrofsh Gento, nuk e njihja kete NME. …sa inat, thuje mer burre qe cd ben 200 lek te reja.

    Mr. Vk…te pakten firmosu me emrin tend mer lal.

    Kam fol mire per Genti, Germs.

    Kujton se me plas trapi, se kam qejf me ju sha eee, se gezohem kur ju shoh cope e shkoj me e spiunu ne rrjet?

    S’kam shkrujt per shume te tjere sepse nuk do flisja mire per ta, keshtu qe e evitova.

    E di edhe ku po behet live Vk. Ndersa prisja te fillonte jashte, afer nje koshi plehrash, nje tip i moshuar u fut ne kazan per te kontrolluar kerkonte ndonje kanaçe a ku e di une. Askush nga ju nuk fliste per kete fakt.

    Keshtu qe lal, une edhe mund t’ju kisha lavderuar e pike, por kjo nuk i duhet askujt, e sidomos, nuk ju duhet juve, nese je nder ta.

    Nuk flas per veshtirsite, nuk i njoh, ju qe i njihni bujrum, blogu eshte i hapur, shkruani per to nese keni qejf.

    Net, e mendoj shume si ti, si Drejtim qe duhen marre, por jo si Menyra. Per fat te keq ne jemi nje realiteti i vogel muzikor, e shume gjera jane te pamundura. Per fat te keq asnje nga keta çuna nuk do firmosi nje kontrate milionere me Geffen a me Emi, shpresa e vetme eshte qe krijojne nje supergrup e te pushtojne rrjetin, nen shembullin e A.Monkeys apo A.Fire. Por s’ka shume alternativa, mjafton te shikosh/degjosh ça behet me C.Babulja, grupi – sipas meje – me i mire shqiptar i viteve te fundit.

    https://tiranacalling.wordpress.com/2009/03/20/cute-babulja/
    https://tiranacalling.wordpress.com/2009/05/12/687/

  13. VK Says:

    ok ok ti respekte per te gjith kete dhe vazhdo keshtu ne te ftojm ne live-t e tjere .kaq.

    Tani ti pse prezantohesh iher vete ta marrim vesh kush je ?

  14. Lani Says:

    kot ziheni sesht se kjo review e jotja esht per tu marr parasyh se duket qe nga larg qe ky tipi se ka haberin cdo tthot rock n’ roll dhe se kupton frymen qe gjendet mes grupeve te KKA qe kan marr persiper te jen pioneret e rock-ut te vertet ne Shqiperi .Para ca vjetesh as qe behej fjal te ekzistonin kshu grupesh….ti ske len gje pa u kap…

    Jam sh dakort per cute babulja.

  15. Darien Says:

    Lani alias Vk.

    Quhem Darien, shkruaj ne kete blog, me se shumti ne pjesen muzikore, ndryshe nga sa thua ti diçka nga muzika e di

    https://tiranacalling.wordpress.com/category/muzike/

    kaq. Besoj e shpresoj qe nuk te interesojne thashethemet/gossip mbi mua keshtu qe s’po ti them, lexo artikujt a – Kush jena

    https://tiranacalling.wordpress.com/kush-jemi/

    Me kaq ju pershendes para se ky diskutim te kthehet ne nje zenke internet pa fillim e pa fund.

    P.S
    Kishte Net, te pakten 4-5 element teknikisht shume shume te mire sipas meje, nese ti flet per nje supergrup. Nje çun qe nesoj quhet Bledi Boraku si kitarist, Ledio ne bateri qe eshte edhe ne foto, Genti apo Erlindi + Linda ne ze, nje djale i ri ne bas sinqerisht s’ja di emrin po ishte basisti gati i te gjitheve…nje supergrup do ishte vertet interesant si projekt paralel.

    P.S.2
    Lani, meqe paske deshire me me sha me shkruj te dario@egnatia.org qe te mos shkaterrojme kete diskutim ketu, mos ki merak, i lexoj ne mail.

    Flm.

  16. Net Isveizi Says:

    Dar’,
    supergrupet nuk behen me elemente te “huazuar” nga banda te ndryshme. Mendoj se duhet t’i bashkoje nje mentalitet muzikor e ideor per krijimtarine, rryma qe perkrahin e sidomos “hapesira” ku do enden intelektualisht per te krijuar e ngjizur muziken e tyre.
    Kur me flet per elemente teknikisht shume te mire, mos m’a merr per keq por, me vjen per te qeshur. Ka me qindra te tille qe studiojne nder shkolla ne mbare boten dhe behen absolute ne instrument. Por, por, por…
    Behet fjale per rrok vella. Dhe me e rendesishmja eshte ajo qe ben, pavaresisht nivelit instrumental. Teknikat fitohen-te krijuarit e muzikes-kurre.
    Eshte e lindur, e lindur…
    Me thua dot emrin e nje shkolle qe edukon krijues?
    Eshte nje ze qiellor qe jehon ne vesh per t’a riperseritur artistikisht dhe hiperbolizuar ne kendveshtrimin personal, dhe jo thjesht nje deshire per te inkuadratuar pasionin “anarkisht” ne rrok. Rroku shpesh e me shpesh eshte kulmi i harmonise dhe duke qene i tille eshte dhe kulm disiplinimi ne universin e çdo autodidakti.
    Nese merr iniciative per te bere nje supergrup, se pari duhet te gjeshe supersperktatoret. me vjen fort keq por edhe nje pjese e atyre qe bejne rrok, jane degjues te keqinj te vete rrokut…

  17. Rina Says:

    jam dakort me kete lart!!!! shum dakort,,,dakort fare fare!!!!

    Vetem nje gje skuptoj un, Darieni ulur para pc dhe me ane te tastave te kompjuterit hedh sugjerimin atyre “qe sjane aq te mire” qe te bejne nje supergrup, se kshu mendon Darieni,se atij i duket interesante!!!!
    Nuk e kuptoj si e lejon veten te japesh sugjerime???
    Dhe te percaktosh kush eshte mire teknikisht dhe kush jo, dhe se cila eshte rryma e pershtatshme qe duhet te luaj nje grup????
    Ai luan se ka qef, ate deshiron ate ndjen,,,ti ske as edhe nje te drejte fare fare te japesh vlersime te tilla!!!!
    Dhe sa per ate punen qe Erlindi e tha me ze te ulet ” Tu japim ca të drejta edhe gejve!” , e para njeher qe nuk tha ashtu por ishte ” me ekte kenge mbeshtesim gejt”, dhe e dyta nuk e tha fare me ze te ulet, madje kenga titullohej “gay kid”, dhe ze me te larte sesa te besh nje kenge se besoj se mund te kete”,,,por sigurisht ,po ta kesh mendjen ke pjata e baterise apo ke teli kitares, sdo kuptosh asgje!!!
    Dhe si nuk “te vjen turp” e thua linden e degjova nga ajsht ndersa pija cigare!!!!
    ti smer as mundimin te rrish brenda ndersa per te vene 1000 pikpytje rreth saj nuk heziton asnje minut!!!!

    Dhe shum mire qe se more diskun e Gentit, do ishte nje disk i quar ne plera!!!

  18. Isufi Says:

    O Darien, ia ke fut kot plako. Vetem budalliqe shkruan!

  19. Mateo Says:

    Pyetemi pak, pse rroku shqiptar i grupeve amatoriale ka influenza grunge, kur stili grunge la aq shume pak mbas tij ne skenen nderkombetare, sa dhe vete grupi grunge qe filloi gjithqka, beri pak albume the pastaj BAM! (kush do ta kuptoje kete loje flalesh ka gjithe respektin tim)

    Rrokut shqiptar i duhet njohuria dhe hapesira qe sipas meje s’ka akoma.

    Dhe, per te qene pak koerent, do fillojme te kendojme shqip apo ç’fare?
    Muzika ne pergjithesi dhe kenga ne veçanti, tregon nje histori: po s’e kuptove ça thote treguesi, te iku koha kote. Apo jo?

  20. Darien Says:

    S’besoj se eshte çeshtje albumesh Mateo, por muzike te re e influencash. Grunge edhe pse jetoi pak pati e ka akoma nje influence te padiskutueshme, qofte edhe te zhvilluar ne rryma te tjera.

    Por fakti qe qe nje pikethyerje, dhe Nevermind albumi/gjeja me interesante qe po i ndodhet muzikes mbas daljes se Heartbreak Hotel ( Elvis ) krijon padyshim nje Para Nirvana dhe Mbrapa Nirvana. Ca ketej e ca andej, te gjithe kane te drejte e te gjithe bejne si te duan.

    Pastaj grunge eshte i çuditshem. Eshte e sigurt qe nje grup do bej nje album grunge e nje çun do e degjoje e mbas 20 vitesh edhe ky do beje nje album grunge e nje çun tjeter do e degjoje e keshtu me radhe deri sa bota te behet shkrumb e hi.

    Nga ana tjeter, duke pare situaten politike-sociale ne te cilen jetojme, e kryesisht ne te cilin jeton rinia shqiptare, grunge e punk jane rrymat me te pershtatshme…

    Ah, “bam” besoj e ke fjalen per kengetarin e Nirvana qe vrau veten, humor i zi!

    Besoj se rroku shqiptar nuk i ka mundesite, ashtu si thua ti, sa per njohurite nuk e di nese i kane e ne fund te fundit nuk e di se sa te rendesishme jane keto.

    P.S
    O Mateo ke qene te Buskers Ferrara lal, e pashe ne FB. Pse s’bene nje ze, takoheshim e pinim noj birre!

  21. loer kume Says:

    rock i vertete ne shqiperi? e kush do e beje? imituesit? degjoni ketu, mund te beni c do lloj diskutimi, po rock te vertete ne shqiperi mos tja lejoje vetes asnjeri ta citoje si shprehje…
    sepse, arsyeja madhore eshte qe ne kete moment, ne bote, cdo grup rock ne rastin me te mire perserit veten, ose tjetrin… se ka dhe me keq, kur imitojne. e ky rasti me i keq eshte tamam ne shqiperi, nga nej brez qe frymezohet nga radiohead psh, qe esht egrup me muzike aq specifike, sa nuk mund te te frymezoje,por vetem te t einduktoje… e jo vetem radiohead por tere grupet e brezit te tyre…
    shihni te dashur miq muse, grupin me te mir erock sipas meje ne tere historine e pas 2000. albumi i fundit esht emix i muse me queen dhe me clasic…
    eh more djem, veshtire te bejne muse muzike te re, jo mo neper skutat e shqiperise..
    une kam bere vete muzike, dhe kur te me kundershtoni, duhet te flisni ne kete rast, me eksperience muzikeberese mbi supe, e jo teorikisht…
    rock ne shqiperi, rock origjinal nuk ka.
    bojkeni tentoi dicka, po vdiq rruges…
    qelbanix nisen me ca kenge, por perfunduian ne muzike kampion qe as vete s edinin c benin…
    dhe kur s bene dot gje qelbanix qe pe rmua jane grupi me i mire rock shqipetar, duhet ca kohe te vijne te tjeret… pionieret…

  22. Tedi Says:

    Ju vetem vrisni …

  23. para kazan Says:

    shihni te dashur miq muse, grupin me te mir erock sipas meje ne tere historine e pas 2000. albumi i fundit esht emix i muse me queen dhe me clasic…

  24. Darien L Says:

    para kazan, tallesh?

    e di qe loeri do me urreje per kete por edhe me Black Holes & Revelations Muse kishin arrit me be nje album te padegjueshem e bosh, por me Resistance ja kane dale mbare mire qellimit te tyre i cili ishte padyshim me be albumin me te padegjueshem, me pop, me bosh, me te keq te shekullit te ri.

    muse jane kapitull i mbyllur, s’kane me asnje gje per te thene.

    per fat te keq e di qe duhet te pres edhe nja 10 vjet karriere me albume te tilla, sa per te nxjerr inat me b.spears te ciles tashme i bejne konkurrence.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: