Nezim Frakulla (Berati)
*
O shokë, mos na harroni,
se vemi në dhè të huaj,
një selam të na dërgoni,
bari në tre-katër muaj.
Do t’ju jap një amanet,
kur të shihni fush`e male,
të faleni me shëndet
prej meje më shumë halle.
*
A s’e shihni ju në dynja
Manushaqenë,
nëpër male, nëpër sahara
çeli faqenë?
*
Behari u lulëzua
U zbukurua dynjaja.
Jeta në shenllëk u mbulua,
gëzojnë fukaraja.
…
Sulejman Naibi
*
“Mahmudeja e stolisurë”
Këjo sevdaja e insanit
Gjallë njerinë ç’e përvëlon,
Mahmudeja e Sulejmanit
Me gazep sokakut shkon.
Jelek kadife veshurë
Si mosnjeri në këtë dhè,
me buzë duke qeshurë,
ç’të ka hije moj Mahmude!
*
“Si kandil i djegurë”
Cullufet e tua-lulet e zymbylit,
je vet’bukuria e kopshtit ku ke hyrë,
Pra, ka hak bilbili të shikonj’ me sy,
ta lër trëndafilin, të këndonj’ për ty.
Të këndoj për buzët të kuqe shafran,
të këndonj’ për ballin, që nuk zihet kurrë…
…
Hasan Zyko Kamberi
*
Nga “Bahti im”
Zu Hasani e zihetë,
me baht e tij po prihetë,
vallë, ku rri e fshihetë,
që s’punon, more bahti im.
*
Nga “Trahani”
Tetë muaj gjithë ç’janë
Që e zjejnë dhe e hanë
Fukarasë i mbanë hajanë
Dritë kush gjeti trahanë.
*
Nga “Paraja”
“Mbreti, q’urdhëron dynjanë,
Që ka vënë taraphanë
E i presënë paranë,
Ja di kimenë parasë.
Dhe veziri, q’është veqil,
Zë sikur të bënet’ adil
E mos thotë dot kaly-kil,
Ja di kimenë parasë.
Sheh Islami, q’ep fetfanë,
Që di qitapëtë ç’thanë,
Nukë kaçirdis paranë,
Ja di kimenë parasë.
Myfti edhe myderizë
Edhe kyrra e vaizë
Kanë ujdisur’ iblizë,
Ja di kimenë parasë.
Dhe kadiu i mehqemesë,
Që rri sipër sixhadesë,
Edhe shehu i teqesë,
Ja di kimenë parasë…
Dhe pashallarë, bejlerë,
Edhe avamë të tjerë,
Për para apënë krerë,
Ja di kimenë parasë…
Kadiut, t’i rrëfesh paranë,
Ters e vërtit sherianë,
Për para se ç’e shet t’anë,
Ja di kimenë parasë…”
Leave a Reply