“Big brother” si një filozofi kuruese!

by

Big Brother Albania

Nga Dr.Përparim Kabo

Fenomeni i formatit televiziv Big Brother është zgjeruar në një gjeografi kontinentale dhe i mediatizuar brenda funksionit, shpërfaq sot kontaktin më të gjërë dhe më të ndjekur të shoqërisë me vetveten, të komunitetit me vetdijen, me përgjegjësinë dhe detyrimin e vetkurimit.Për të dytin vit ne jemi pjesë aktive.

Në shoqërinë post-tradicionale një nga tiparet është afirmimi i modeleve publike që sfidojnë në një sens pozitiv, autoritetin politik apo finaciar, si dhe autoritete të dogmës apo pushtetit.

Një ballafaqim i tillë nuk është konkurencë përjashtuese, përkundrazi; vetëm në këtë mënyrë ndjehen të gjithëpërfshirë edhe ato shtresa të shoqërisë që janë të margjinalizuara ose të nënvleftësuara, për shkak të indiferences, moskonsiderimit ose kompleksit inferior që ata kanë si tipar i njeriut empirik.

Shpejtësia e komunkimit në momentin e dhënë virtualisht i shpie të gjithë atje ku nuk kanë qenë ndonjëherë dhe realizon takimin me ata njerëz që në rrugë të tjera nuk do kishte qenë kurrësesi e mundur. Të shpërfaqurit publikisht i shëndron ata në persona publik jo thjesht mediatik, por të njohur dhe bashkëjetuar me ta (si brenda shtëpisë ,kjo ndodh realisht) edhe nga publiku që i bashkëshoqëron në këtë aventurë të vështirë psikologjike.

Ata që e ideuan këtë format antropopsikik nuk janë nisur nga fuqia e medias televizive. Prej tyre është zbuluar që mardhënia e ndërthurur dhe dinamike në një funksion antropomediatik të gjallë dhe të mbikqyrur, ndihmon të eksperimentohet jo thjesht mbi ata që ngujohen por mbi të gjithë shoqërinë. Pra media jepë mundësinë e kontaktit, të mbikqyrjes, të dëgjimit dhe gjykimit për të gjithë ata që janë jashtë. Banorët e ngujuar detyrohen të seleksionojnë njëri tjetrin, duke e nominuar si të mundshëm për t’u larguar nga shtëpia, veçse gjithçka nuk varet prej tyre por prej publikut.

E kur ndodh që publiku nuk e nxjerr kjo tregon që shtëpia e “vëllait të madh” duhet të ridimensjonojë raportet, anëtarët e kësaj familje me bazë jo lidhje gjaku, pra të ndryshëm por të barabartë si të ndryshëm, kanë për detyrë të risocializohen, duke thelluar njohjen, duke ju larguar pasioneve, duke lënë më një anë interesat e çmimit, si dhe duke kuptuar se ata vet gjithësejcili do të duhet ta njohi më mirë veten në raport me të tjerët.

Në aspektin sociologjik, kjo duhet ravijëzuar si “shoqëria për shoqërinë”(lexo publiku për banorët).

Duhet mbajtur parasysh se ka një parahistori të të ngujuarëve.

Ajo është personale, komunitare familjare, institucionale, ëndërore, pasionesh hobish dhe dështimesh. Por i gjithë ky “arsenal” që relievizohet në vite jetë, në kontribute dhe realizime, në një farë kuptimi është privat, është personal, njihet dhe dihet nga pak njerëz, si familja, miqtë, shokët në brez e mosha të ndryshme, apo bashkëpunëtorë. Ndërsa nëse pranon të hysh atje në shtëpinë e rëfimit 24 orë në 24, ndaj kamerave dhe në një audiencë milionëshe, fillimisht duhet të “dorëzosh privasinë” dhe duhet të rëfehesh pa censurë dhe vetcensurë, sipas parimit:”çdo gjë që thuhet duhet të jetë e vërtetë, por jo çdo e vëretë mund të thuhet”!

Sorioziteti për këtë ekuacion njerëzor-mediatik-shpirtëror, është elementi bazik i përgjegjësisë. I fshehur je i humbur dyfish sepse kurrë nuk mund të jesh fitues në fund; dhe e dyta, humb një rast ndryshimi si vetndryshim, ku edukatorti yt është mendimi demokartik i publikut, që nuk mund të niset nga interesa të ngushta sepse është i gjërë si numur, dhe nuk mund të jetë subjektiv në gjykim, pasi voton individualisht në mënyrën më demokratike në një sistem referendar elektronik shumë i zhvilluar në “Vendet e Ulëta”(atje ku edhe lindi Big Brother”) dhe në ato skandinave!

Ecuria e ditëve të ngujimit është një garë për fitues moral, për karakter të qëndrueshëm dhe jo të luhatur, për një marrëdhënie të sinqertë dhe jo hipokrite, për një aftësi socializuese në klimën e Robinsonizmit-kolektiv që rrallohet deri tek fituesi, tek “Robinsoni” që ka treguar aftësi mbijetese dhe optimizëm ndryshimi përmes vlerave për vete dhe shoqërinë.

Ai shfaqet si modeli i njeriut mesatar (average people) që përbën shumicën e shoqërisë kudo në botë. Misioni i këtij tipi social është ritja e vetëdijes për të ndërtuar dhe kuptuar identitetin dhe vetëndryshimin brenda rregullave civile, qytetare, morale, institucionale, të kulturës së ambjentit dhe hapsirës antropologjike të vendit por dhe në raportet me tregun e në veçanti me paranë!

Në thelb ç’farë ndodh?!

Të seleksionuar në një audiencë profesionale ku marrin pjesë në juri, psikolog, antropolog shoqëror, terapistë, futrolog, mediatarë, mjekë psikiatër, punonjës socialë, etj, kërkohet që nga “oqeani njerëzor” të përzgjidhet një “basen” që vlenë si ‘kampion’ mbi të cilin mund të hulumtohet strukturalisht mbi shoqërinë në ecurinë aktuale. Kujdesi është profesional, për të përfshirë të gjitha zonat, pra atë që quhet “antropo-gjeo-jetëhapsira”.

Përndryshe uniformiteti qoftë edhe i një pjese të grupit kufizon hapsirat e komunikimit dhe shkakton monotoni ku humbet thelbi dhe qëllimi i aktivitetit.
Socializimi jashtë diversitetit është njëtrajtëshmëri që të largon nga njohja e thellë. Këtë vit, psh në edicionin e dytë të “Albania Big Brother” u korigjua mangësia e vitit të shkuar, sepse shtrirja është më e gjërë në një gjeogarfi hapsinore, antropokulturore dhe etnokulturore. Ndërsa vitin e kaluar në masë dërmonjëse kishte studentë. Gjithësesi ende ka vend dhe nevojë për ndryshime sepse anatomia e “kampionit” të përzgjedhur, nuk shërben thjesht për të sjellur “tipologji plurale” por njëkohësisht edhe pluralitet të problematikës antroplogjike (njerëzore).

Themi antropologjike dhe jo shoqërore, jo për inkosekuencë fjale. Antropoindividi është njeriu në kuptimin jashtë institucioneve, por brenda institucionit të parë ekzistencial njeriut(vetvetes). Ata pra kalojnë këtë rrjet përzgjedhje.Në Itali në edicionin e sivjetëm të 9 të Grande Fratelo (më pëlqen shqiptimi i tyre në gjuhën kombëtare, ndaj edhe ne duhet ta quajmë si edhe ndodh edhe ne vende te tjera në gjuhën tonë “vëllai i madh”) konkuruan mbi 90.000 veta për rreth 20 konkurentë. Kjo punë paraprake është parakushti i suksesit që përcakton ecurinë e jetës brenda në shtëpi, dhe ofron mundësinë e një jete intensive domethënëse dhe spektakolare në ditët, orët dhe çdo çastë të ngujimit.Ata janë të barabartë në raport me kohën e të qenit të monitoruar, me haspirën jetike, me kushtet jetësore, dhe mardhëniet me “vëllanë e madh”.

Detyrimi i tyre është ta masin këtë kohë me rendiment, ta jetësojnë atë hapsirë si jetike dhe të “paanë duke e virtualizuar brenda vetes”, të dinë të kenë koherencë logjike dhe sinqeritet të palëkundur me vëllanë e madh; për ndryshe, ajo që rëndom quhet lojë, mund të dështojë që në hapat e para.

Brenda të “treguari real” (reality show) të kontrolluar nga televizioni dhe përmes tij nga audienca, vërtetë ka edhe lojë, por si thotë psikologu Italian Zoti Meluci, i ngarkuar në monitorimin e Grande Fratelos, “loja duhet të jetë e sinqertë dhe koherente”, sepse në ndryshim nga para-ardhësit tanë majmunoidë ky komunitet që kufizohet të jetojë në pak mardhënie atje brenda (ndaj lindin dashuri apo kryhen edhe mardhënie seksuale ) duhet të përdorin si armën më të forte arsyen dhe mirëkuptimin.

Ata brenda rregullave të lojës janë të barabartë sepse të gjithë kanë të drejtë të nominojnë të gjithë. Pikërisht tek nominimi i fshehur në dhomën e rëfimit është “zemereku i lojës”, sepse banorët janë të fshehur ndaj njëri tjetrit, dhe kur dalin prej saj janë në siklet se mos u “lexohet sekreti” se kë kanë nominuar.

Por se, fakti se kë nominojnë dhe përse atë , pra motivacioni argumentiv (dhe jo arsye si thuhet) për publikun që është “gijotina demokratike” pikërisht bëhet vlerësimi jo për atë që TI banorë nominon por për TY që nominon, në kuptimin se sa bindës je, sa i çliruar je nga ethet e çmimit të majmë.

Nominimet e pamotivuara janë difekti atyre që luajnë keq!

Kjo procedure që tanimë ka filluar të bashkëshoqërohet edhe me nominim të hapur apo me caktimin herë pas here të individit më të mirë të javës që gëzon imunitet, e ka ritur intensitetin e mardhënieve dhe ka ndihmuar në transparencën dhe mundësinë më të mirë të njohjes së pjesës së erët, apo të fshehur të banorëve ndaj njëri tjetrit. Kjo ndodh në ata vende ku ka eksperiencë më të gjatë.

Gjithashtu kjo marëdhënie njerëzore me fillesën nga Delfi,”njeri njih veten” që sot në shoqërinë e multikulturalizmit dhe indivdit të tregut përball dilemave dhe sfidave e ka sjellur atë në detyrimin ; “njeri ji vetvetja”; i jep mundësi drejtuesve dhe kuratorëve profesionistë të shfaqjes televizive një herë në javë, si dhe emisioneve speciale apo të tjera forma institucionale që e rokin këtë imazh të dokumentuar, që të ndihmojnë në evidentimin e problematikës shoqërore, si në një tërësi strukturore ashtu edhe të artikuluar në fenomene konkrete apo dukuri specifike.

Le ta lëvizim fokusin zmadhues tek banorët e këtij viti në Albanian Big Brother No 2. Janë evidentuar, problematika si: “fëmijët e braktisur të ritur me një prind”, që është sot një problem në shoqërinë mbarë botërore dhe që deformon fëmijërinë e milionavë adultë të nesërm. Eshte bere prezente jeta e mbytur nga mungesa e lirisë individuale për shkak të inkubacionit që vjen nga fanatizmi, nga besttytnitë, nga konvertimi konjuktural, si dhe mos kuptimi për privasinë, apo më keq akoma, nga e “drejta e padrejtë” për të poseduar jetën e tjetrit në emër të një morali kolektiv si tipar i shoqërive provincialiste. U evidentuan mardhëniet në çift për familje që krijojnë raporte krushqie dhe martesore bazuar në të drejtën zakonore. U bënë prezente marëdhëniet mes brezave kur një çift i ri në një familje të re përfshihen në konflikt. Problematika e një njeriu që i është larguar drogës dhe ringrihet për ta rindërtuar jetën larg veseve dhe shëmbulli që jep për të tjerë përdorues apo ata që luftojnë t’i largohen vdekjes së përditëshme nga ky ingredient që ta merr jetën përmes një mazoizmi të pabesë të fuqisë për pafuqi! Jemi ndeshur me një problem crucial të raporteve mes shqiptarëve që janë larguar nga atdheu dhe dëshirojnë të kthehen por që pengohen nga “cultural gap”(distance kulturore) me bashkëatdhetarët, sepse dallojnë me ta në sensin progresiv nga niveli kulturor, nga principet për jetën dhe nga kuptimi që ata kanë dhe administrimi që i bëjnë lirisë. Duket si izoluar e periferik por u ndeshëm edhe me problemin e patologjisë së sotme të “boshit shpirtëror” që vjen nga konsumizmi kur çdo gjë ekonomikisht e ke nga të tjerët dhe je i bezdisur nga vetja, ndaj në çdo rast kundërshton, nuk pranon vërejtje, apo më keq bën “tutorin e mendimit”,(haron që këtë atribut e ka vëllai i madh pas të cilit janë vlerat humane dhe civile të një shoqërie të shëndoshë) dhe pasi e zbrazë këtë jerm, ndjehesh i lodhur dhe shprehesh pa teklif, se “unë jam i tillë i përkëdhelur”! Ky mozaik problemesh nuk mund të spjegohet nga dashëmirë të medias apo nga individ provokativ pozitiv që mendojnë aty për aty. Ata nuk janë pjesë e spektaklit televiziv.

Në formatin origjinall Ata(apo ai) janë pjesa e dukshme por e pa shpallur e Big Brother. Mendimet dhe gjykimet e tyre janë me peshë dhe ndiqen edhe nga audienca edhe nga banorët.

Profesionalizmi i Zotit Sinjorini tek Grande Fratelo, në çdo mbrëmje të takimit të përjavshëm ku ndodhte eleminimi, si dhe analizat e pyetjet e tij, orjentonin audiencën, shmangnin mjegullën e emocionit dhe shpinin në pikën fundore çdo mosmarrëveshje brenda apo jashtë shëtpisë mes banorëve, duke i qartësuar publikut, principin moral që se si duhet të njihet dhe se si duhet vlerësuar personi apo situata, si duhet kuptuar zgjidhja që është dhënë apo trendi i prognozës në ditët që pasojnë.

* * *

Kurimi i njeriut përmes talking terapie( bisedës kuronjëse) dhe mediatizimi përmes imazhit televiziv e ndihmon njeriun të ndryshojë botëkuptimin spontan. Fillimisht duke treguar çdo skutë të vetes, pastaj duke u shprehur ndaj marrëdhënieve familjare dhe më gjërë, si dhe duke mbajtur qëndrimin ndaj dashurisë njerëzore.

“…Karakteri aktiv i dashurisë bëhet i dukshëm me faktin që ajo nënkupton gjithnjë elementë të caktuar bazë,të përbashkët për të gjitha format e dashurisë. Këto janë, përkujdesja, përgjegjësia, respekti dhe njohja.”(Erich Fromm,”Arti i të dashuruarit” faqe 38, botimi shqip,enti botues prince 2208).

E nëse ky edicion i dytë i Big Brother në Shqipëri, i ka emetuar këto vlera misioni është i kryer.

Unë personalisht besoj se po!

Tags: , ,

4 Responses to ““Big brother” si një filozofi kuruese!”

  1. ehe... Says:

    Ehe… ehe… mire e keni ju, zoti Perparim, mire, shume mire madje.

    Fut pak bisede kuronjese, tre rreshta Frommi, ca llomotitje shkallesh pallati, dhe ja tek na del nje ligjerim filozofiko-shoqeroro-postmodernisto-allasoj.

    Te merresh me shfaqje te tille ku idiotesia sundon si mbretereshe (edhe si mbret, sigurisht), do te thote qe ne jemi dorezuar tashme ndaj derdellitjes pa kufi. Ne vazhden e te gjithe atyre qe ndihen pa kufi (mjeke pa kufi, avokate pa kufi, miqesi pa kufi) dhe ja shoqata e fundit : derdellitje pa kufi.

    Celesat dhe vulat e zyres : z. Kabo.
    Regjistrimi : qe tani.

    Nxitoni : kemi shume kerkesa, vendet jane te numeruara. Derdellitesit kane zene tashme rradhen. Nxitoni !

  2. Darien Says:

    E lexova te gjithe ne fakt, po qe ne fillim kam dyshime duke qene se e dine te gjithe qe tashme kjo loja apo si duam ta quajme, eksperimenti, eshte bere nga aktore qe recitojne nje pjese, e jo me nga njerez spontan.

    Pra s’eshte me jeta normale, perkundrazi, eshte recitimi qe ndersa reciton mundohet te tregojne realitetin.

  3. Rina Says:

    Ndersa un mendoj qe edhe nese do ishin spontan ,po njesoj do ishte, sepse jane thjesht njerez qe pervec thashethemit sna japin gje tjeter!!!
    po te fusnin nje piktor, nje aktor, nje kitarist, nje shkrimtar, nje vrases, nje besimtar etj etj kjo po qe do ishte interesante, por njerez te perditshem,,,hmmm

  4. Darien Says:

    Njerezit nuk i duan keto Rina, apo me mire, perveç tyre duan edhe mediokritetin me te cilin jetojne. Duan fitoren e njeriut te zakonshem, te atij pa asnje cilesi e pa asnje perpjekje. Kjo eshte – sipas meje – baza e suksesit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: