Tirana Calling Pak Shkodër

by

5heronjet

Gjergj Fishta “Çohi të Dekun”

E n’kjoftë se lypet prej s’hyjnueshmes Mni,

Qi flije t’bahet ndo’i shqyptar m’therore,

Qe, mue tek m’kini, merrni e m’bani fli

Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. –

Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë,

E nami i sajë përjetë u trashigoftë!

Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’Dri

E porsi krandja e that n’nji flakada,

U shoftë me arë, me farë me mal e vrri

Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me za,

Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me uzdajë:

Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!

^

Migjeni “Luli i vocërr”

Askush s’e njef Lulin. As shokët e tij, që përpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thanë se e njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe fëmijtë, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumë heret ke fillue me shikue punën tande!

Kur Luli hyn n’oborr të shkollës, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalë s’i thotë. Ecë ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecë deri sa të mbrrijë në cak të vet. Aty, te dera e rruginës shkollore, shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës. Mbështetet Luli për mur, grushtat e vogjël i shtje ndër xhepa, hundën picrroke të kuqun nga të ftoftit e mëngjesit ja sjell diellit dhe…shikon. Gjaja që ma tepër tërhjek vëmendjen janë çizmet që i kanë të veshun disa shokë të tij. Sa te bukura janë! Si shkëlqejnë! – mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnë sytë ndër tullumbat e veta, nëpër të cilat shifen fare mirë të pesë gishtat e kambëve të zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut që ka çizmet ma të reja. Ulet dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna – aq shumë shkëlqejshin çizmet!!! Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në diell, t’i ngrohi kambët. – Por kur s’ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnë hallin apostujt e mëshirës dhe të dashunis… Noshta, ndoshta…

Nganjiher i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrën e dlirë dhe pa puça, mësuesi ia ledhaton faqet, gushën, e Luli i afrohet, ja merr dorën, e shikon me sy pëllumbi, dhe kishte me dashtë t’i falë diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka. Veç në i faltë tollumbat e veta, që kanë hapun gojën si me dashtë me e hanger mësuesin. Po, po, tollumbat e Lulit të vocërr kanë me e hangër mësuesin.

^

Ndre Mjeda “Vëllavrasësi”

Neper terr qe leshonte nata

ngarkue teshat kaliboç

neper nji pyll ku s’ra kurr spata

ndiqte udhen nji djaloç

Landet e pyllit si nji ujk ju dukshin

qe prej ujet ne mal luron

cuba te rrebte qe ne prite u strukshin

gjethet e lisave kujton.

Oh Shqypni gjimonte i mjeri

pyjet mbushe me gjuetare plot

kesolle e bardhe ku porsi mbreti

shkon barija jete e mot.

O ju lugje te Prevezës

per ju zemra po m’vajton

te ju Hana me drite t’rrezes

shtigjt udhtarit ja kallxon.

Shpi e bardhe ku n’drite dola

afer detit te pa-pshtjellim

fis i ambel ku s’parit fola

ne krahet e nanes tue gjete pushim.

Njikshtu thote e me trimni

u nis rruges udhtari prap

fishklloj landa tue u përzi

e prej friket ngau djali vrap.

Por m’nji cub mbas gardhit hasi

“Ndalu”- i thote – “nuk ke kah mba”

nji kubure n’brinj ja rrasi

e pa fryme mbi toke e la.

“Oh nane shkreta” – i shuemi briti

e permbys u leshu mb’nji curr

“qe 3 vjet e shkreta m’priti

e tashma nuk me shef ma kurr”.

“Por jot amë” – si per qesti,

i thot vrasesi idhnim plot

“ti me difto ku rrin me shpi,

fjala e jote nuk humb dot”.

Ne skaj te Shqypnise shkon vorfenisht jeten

e pa djem e shkreta mbet

dy ma te medhajt ne luftra mbeten

e i treti qe ku po jet.

“Pat edhe nji” – fija e zanit

ju drodh djalit e gjimoj

u dridh vrasesi ai fare luanit

menjiher pushken ne toke e leshoj.

“Pat edhe nji qe ajo e donte

per mbi driten e syrit t’vet

kurr nga prehri nuk e leshonte

shoke nder cuba vojt e gjet.

“Vella” – i pergjegji zemerveshtiri,

njiktu t’vrava e njiktu po vdes

nuk kam sy me me pa ma nieri

bashke me ty ketu po mbes.

“Jo! Por ti fill tek shpija,

tek nane zeza fluturo

pa asnji femij e mbyt vetmia

e mbulon skami” – mos e lesho.

“E çka ti them une nanes se ngrate

ne qofte se me pvete per ty ndoj send”

“Thueji se mora nji rruge te gjate…

e bashke ne Qiell dikur xame vend!”.

^

Luigj Gurakuqi “Qëndresa”

Oh, jeta pernjimend me rrena e vaj

plot qenka n’ket bote t’lashte!

U shueka teper shpejt lakmimi i saj,

si zjarri i bame me kashte.

Vec nji qellim i nalte t’ban me durue

e zemren te forcon;

nder kundershtime s’vyen kurr me u ligshtue,

mjere ai qi nuk duron!

^

Ernest Koliqi “Katundi i fundit”

Shtegu qi con te kroni asht shetija e katundarvet. Buze mbramje me buljere ne krah, dalin gra e vajza per me mbushun uj ne krue. Ndeshen udhes shoqe me shoqe e shendrrojne dy fjale.

Dita asht e mundshme nder katunde e ato biseda mbramjeje disi jane nji pushim e nji argtim. E ndersa dielli prendon e hana del, kroni i mbushe buljerat nji nga nji tue kendue. Seciles vajze e seciles grue i kendon nga nji kange te vecante, perse kroni te tana i njef. Vajzat i njef te vogla e i pau dalkadale tue u rrite; grat i njef nuse e i pau dalkadale tue u plake. Pasqyra e qete e ujit mban kujtimin e te gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehte, i kendon gjithkuj kangen e mallengjyeshme te kohes se kalueme. Por pak kush din ta marre vesht… E shumta kalojne habitshem. Shuejne etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojne. Kjo, ndoshta, asht ma mire per to, sepse kanga e kronit shendrrohet ne vaj, tue jehue ne thellsit e shpirtit. Atehere ma mire mos me ndigjue.

Tags: , , , , ,

One Response to “Tirana Calling Pak Shkodër”

  1. Gjylbegajsh Says:

    oh Shkoder loce !! ti per mu je djepi i ditunis !! …MOS HARRONI Pashko Vasen (ose Vaso Pashen)

    O Moj Shqypni

    O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
    Kush te ka qitë me krye n’hi?
    Ti ke pas kenë një zojë e randë,
    Burrat e dheut të thirrshin nanë.
    Ke pasë shumë t’mira e begati,
    Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
    Gja e vend shumë, ara e bashtina,
    Me armë të bardha, me pushkë ltina,
    Me burra trima, me gra të dlira;
    Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
    Kur kriste pushka si me shkrep moti,
    Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
    Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
    E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
    Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
    I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
    Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
    Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.

    Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
    Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
    Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
    E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
    Si mal me borë, si fushë me lule
    Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
    E s’të ka mbetun as em’n as besë;
    Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
    Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
    Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
    Ca thone kam fè ca thonë kam din;
    Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
    Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
    Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
    Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
    Për me ju damun me ju vorfnue!
    Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
    Me ju turpnue me grue e motër,
    E për sa pare qi do t’fitoni,
    Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
    Baheni robt e njerit t’huej,
    Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
    Qani ju shpata e ju dyfeqe,
    Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
    Qani ju trima bashkë me ne,
    Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
    E s’i ka mbetun as bukë as mish,
    As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
    As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
    Por asht rrëxue e bamun trokë!
    Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
    M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
    Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
    Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
    Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
    Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
    Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
    Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
    Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
    Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
    Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
    Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
    Para se t’hupet kështu Shqypnia,
    Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
    Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
    Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
    E mos shikoni kisha e xhamia:
    Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
    Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
    Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
    Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
    Kush mos na e preki, se desim t’tanë
    Të desim si burrat që vdiqnë motit
    Edhe mos marrohna përpara zotit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: