Pse?!

by

Sterjo Spasse, Botuar më 1935

Ç’është jeta për ty?-e pyeta.

-Flluska sapuni,-mu përgjigj

Po vdekja?

-Shpërblimi i jetës!

Ç’është bota?

-Një pikë helm në hapësirë!

Ç’është me e kuptuar në botë?


-Vdekja.

Cila është kafsha me e egër?

-Njeriu.

Po më e butë?

-Ajo që s’ka lindur.

Cili njeri ju duket më i poshtër?

-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen.

Ç’është budallallëku?

-Të duash një gjë që s’e ke dhe të kujtosh se je ai që s’je.

Po puna me e mençme?

-Te gëzosh të tanishmen.

Ç’është më e afërme?

-Vdekja!

Po me e largët?

-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i Hiçit.

Çfarë është e pavdekur?

-Hapësira!

Çfarë është më e bukur?

-Fantazia!

-Po me e shëmtuar?

-Sëmundja!

-Më e hidhur?

-Jeta.

-Më e ëmbël?

-Hiçi.

-Ç’gjë e është më e madhe?

-Libri i Botës!

-Po me e rëndë?

-Fjala.

-Më e pamundur?

-Të ndryshosh veten dhe formën,dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam  njeri dhe të bëhem pëllumb.

-Kur shpërblehet njeriu?

-Kur e kujton veten të lumtur.

-Çfarë gjë ju duket me e mërzitur?

-Çdo send është më i mërzitur se njëri-tjetri.

-Çfarë gjë ju duket më e vështirë?

-Të jesh njeri…

-Po me e lehtë?

-Te krijosh krijesë njerëzore.

-Cili është ngushëllimi i të pasurit?

-Pesha e qeses

-Po i të vobektit?

-E ardhmja…

-Nuk ju kuptoj-i thashë për së dyti.

-Vdekja -mu përgjigj serioz

-Po ç’përmban jeta e njeriut?

-Vetëm dyshime!-këto tha, dhe heshti…

Tags: , , ,

One Response to “Pse?!”

  1. yummania Says:

    flm per kete post

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: