Vëllezërit e mëdhenj në shekullin e sotëm.

by

Ndoshta Orwell  gabohej. Apo ndoshta Orwell ishte shumë optimist.
George Orwell. Shkrimtar anglez. Antikomunist, apo anti-totalarist më mirë. Bashkë me viktimat dhe kufinjtë, lufta e dytë boterore na lë edhe ca libra të medhenj. Dy mbi të gjithë “ 1984” dhe “ Ferma e kafshëve.”


Ferma është ai liber që duhet lexuar për të kuptuar historinë e Rusise deri ne 1954. TVSH-ja e tranzmetonte shpesh, s’ka mundesi të mos e keni parë.
“1984” është gjë tjetër.  Po aq i famshem dhe mizor, kohët e fundit është kopjuar nga një sere televizoresh për një program që titullohet “ Vëllai i madh.” Të ngrejë dorën kush nuk e ka parë të paktën një here, edhe pse, me sa thotë, nuk i pëlqen.
Por ndoshta Orwell ishte optimist. Romani flet për një sistem i kontrolluar nga një njeri i vetëm, i cili përgjon gjithçka, sheh gjithçka, di gjithçka, vendos gjithçka.
Aspekti më i tmerrshëm i historisë është natyrisht spiunimi. Të tjerat i kemi parë që të gjitha, dhe tashmë nuk na bëjnë më përshtypje. Kemi kaluar diktatura, i kemi mirëpritur e përshëndetur. S’kemi bërë të njëjtën gjë me spiunimin. Thotë Orwell, dhe thotë inteligjenca mesatare që informazioni është fuqi. Nëse unë, firmë tregetare apo diktator, di se çfarë po ndodh/do ndodhi në një vend të caktuar në një moment të caktuar, reagoj, vras, pres, korruptoj. Ndryshe jam i humbur, ngadalë por në mënyrë të paevitueshme, jam i destinuar të rrëzohem.  Jo me kot të gjithë sistemet e medhenj bazohen mbi sherbime sekrete po aq të mëdhenj, nga Ali pasha deri tek Brezhenev, e me tej. Por që të funksionojë akoma edhe më mirë duhet diçka tjetër : duhet që i spiunuar të përzihet me spiunin, të bëhen një e pastaj të ndahen përsëri, askush të mos e dijë se kush spiunon kë, askush të mos e kuptojë rolin e  tij, për të krijuar atë klim terrori dhe pasigurie që është themeli ku bazohet çdo sistem jo demokratik.
Per ca kohë menduam  që Vëllai jone i madh është televizori. Ishte e natyrshme.  Mbas një periudhe fillestare relativish demokratike, që shkon nga krijimi i kësaj makine,  e deri tek Nikson, vitet 80, mbas një periudhe tranzacioni treguan fytyrën e vërtetë të televizionit, kushdo e kudoqofte ky. Nëse unë, tv, jetoj me reklamat që bëj, do bëj programe që të tërheqin shumicën dhe ne mes të këtyre do fus reklamat. Nuk të interesojne luftërat në Afrikë, unë fus programe gatimi. Dhe reklama. Nuk të interesojnë ty shumicë filmat e Murnaut, unë fus programe me kurva dhe futbollistë që të bëjnë të qeshësh. Dhe reklama. Dhe procese në televizor. Dhe inaugurime politikanesh që qeshin. Dhe qesh edhe ti. Reklama. Dhe lajme.
Lajmet ishin keshtjella e fundit. Edhe kjo ra shumë kohë me parë, ndoshta që nga zbatimi i teorise se Linkoln.
Cfare shpiku Linkoln gjate luftes civile amerikane? Një teori të thjeshtë, matematike. Nëse ti gazatar do një lajm, nuk është më e nevojshme që të shkosh edhe t’a verifikosh. Lajmin t’a jap unë, dhe ti mund t’a shkruash i qetë. E perfeksionuar me disa rregullime gjeniale, kjo teori bën që:

1)zyra e shtypit i jep lajmin gazetarit
2) gazetari nuk e verifikon dhe t’a jep ty ashtu siç e ka marre
3) ti as nuk e verifikon dhe as nuk e përpunon dhe e merr ashtu siç është
4)gazetari bëhet drejtor.
5)reklama, mos i harroni këto te fundit, janë të rëndësishme

Dhe është kaq e përpunuar dhe perfekte kjo teori saqë tashmë askush nuk kujton më se si ishin lajmet apo se si duhet të jenë.  Është një teori që ka funksionuar të paktën që nga lufta e parë botërore, dhe tani është akoma në formë shumë të mire. Kapni një gazetë apo shihni një rubrike lajmesh. Mes reklamave të maskuara si informacion( ka dalë makina e fundit iks, ka dalë filmi i fundit iks, filan verë po shkon mirë, filan politikan tha këtë apo bëri atë ) , ndoshta do gjeni edhe ndonjë lajm të denjë për këtë emër. Mundohuni të kuptoni se kush është burimi, dhe bëhuni edhe ju zinxhir I ndergjegjshëm  i teorisë së Linkolnit, me ndryshimin e vogël dhe të parëndësishëm që tani do dini se çfarë po ndodh.
Alarm i lëshuar nga shumë. Një mbi të gjithë, një rregjizor dhe gazetar peodofil, Pasolini. Është i pari që thotë që televizioni që po shohim është i mbrapsht. Sepse nuk është me tv që pasqyron shoqërine ashtu siç e sheh, por e kundërta. Është shoqeria e cila sheh tv dhe sillet sipas asaj që i tregon ky. Është tv që të thotë ty se si të sillesh, si të mendosh, se si të vishesh, se çfarë pezervativësh të përdorësh, në vend që të jesh ti që ti që i thua  që unë vishem kështu dhe mendoj ashtu.

Por ka diçka që nuk funksionon. Nuk është tv vëllai i madh, maksimumi binjaku idiot. Jo, vëllai i madh duhet të lindi akoma. Ndoshta është interneti.
Shumë e kanë pritur kete të fundit si demokraci. S’është e thënë të jetë apo të mos jetë i tille, koha do e tregoje. Sa për tani vetëm disa konsideracione.
Nëse liria është pjesëmarrje, atëherë internet është liri. Nëse liria-demokracia është liria e mendimit ( jo e veprimit ) , atëherë interneti është përsëri demokraci. Nuk ka rëndësi se çfarë do të thuash, dhe nuk ka fare rëndësi nëse deshiron të thuash vërtet diçka ( shih këtë artikull )  Mund ti marrësh një album shokut tënd nga Indonezia  dhe të ndihesh fajtor për nja 10 sekonda, mund të karikosh gang-bangun tënd të fundit për të gjithë botën, mund të lesh një të dashur ne Msn për pune minutash, dhe të gjesh një tjetër tek Second Life.  Shiko modën e momentit : My space. Mund të rrish së bashku me 180 milion të tjerë, thotë. Ca dreqin do me thënë? Une nuk i flas komshiut që kam përballë, ça më duhen 180 milionë? Unë bëj teste idiote ditë për ditë në Facebook dhe ditë për ditë njerëz që nuk njoh më ftojnë te aktivitetet e tyre që bëhen në Tiranë ndërsa une jam bje fjala në Amerike. Di se ça bëjnë të gjithë në momentin që e bëjnë apo, sipas rasti, edhe para se ta bëjnë. Ky sonte do shkojë në atë lokal, tjetri ka futur fotot e dasmes së motrës së tij. Është e paevitueshme, është në fund të fundit natyra njerëzore që pretendon të ngrejë kokën përtej turmës, e turma ngre kokën si ai dhe ngaterrohen përsëri në një mori informacionesh komplet te panevojshme.

Dhe fjalë, fjalë, fjalë. Ja që, nëse do të gjesh Vëllain e madh nuk duhet të shkosh shumë larg. Askush nuk të spiunon, dhe pikërisht kjo të bezdis. Kështu që bëhesh tregues i vetvetes. Nëse ke  një sit, blog a çfarë të duash, je ti që tregon moshën, emrin, fenë, idetë politike, seksuale, muzikën që dëgjon. Avantazhi është që miku jot indonezian të dërgon albumin e Quicksilver Messenger Service që nuk e gjeje në asnjë dyqan. Disavantazhin e thamë. Avantazhi është që për pak sekonda gjen një adresë, një numër telefoni, një album që kërkoje apo lajmet e fundit mbi Meksiken. Vëllait të madh tani pak i intereson se çfarë bën me jetën tënde, dhe informacionet që jap nuk i duhen shumë për të të nënshtruar sesa për të nisur reklama.  Pak si me stil, por ngelesh gjithsesi një përdorues potencial që thith reklama. Dhe nëse nuk di gjë për ty, nuk e di thjesht sepse nuk i intereson më, duke qënë se informacionet janë aty. Nuk mund të rezistoje, duhet ti flisje komunitetit virtual për të dalë nga neutraliteti anonim. Miliona vetë që tregojnë, dhe pak që lexojnë. Citojmë një tjetër intelektuar part-time “ Nuk duroj dot ata që mendojnë që janë qëndra e botës, dhe nuk e dinë që qendra e botës…jam unë.”
Me një sit mund të bëhesh  qendra e botës! Nëse ke ndër mend t’a marrësh, të paktën na bëj një nder e merre tek albstudent.eu/emri jot.
Reklamat, po, ato nuk ndryshojnë. Ca shifra : në tremujorin e dyte të ketij viti Google ka marrë diçka si 3.87 miliard, duke fituar  1 miliard dollarë. Fitimi është 28% me shumë sa sa e njëjta periudhë një vit me parë. Sukses?
Çfarë suksesi. Nëse rritesh kaq ngadalë, në internet falimenton. Duket si fabula që Carroll tregon tek “Liza në botën e çudirave”. Me dy fjalë  : Liza çuditet që të gjithë vrapojnë në këtë botë të çuditshme. Atëhere dikush – Hampi Dampi e ku e di unë, se kam parë kurrë – i thotë që në atë botë toka lëviz shpejt, dhe nëse dëshiron të ngelesh në të njëjtën pikë, duhet të vraposh me të gjitha fuqitë që ke, për të qëndruar gjithmonë tek e njejta pikë.
Gjithashtu edhe Google. Mbas kësaj rritje të “vogël”, vetëm 28% në një vit, titulli në bursë ra nga 548$  në 542$.  Nëse nuk vrapon aq shpejt sa Liza, nëse ti nuk i blen prodhimet që ai të këshillon…

Jo,Orwell nuk gabohej. Ishte thjesht tepër optimist. Nuk ka një Vëlla të madh. Po ta na numërosh jemi me miliona.

Tags: , , ,

2 Responses to “Vëllezërit e mëdhenj në shekullin e sotëm.”

  1. gjergji Says:

    Ajo qe po ndodh me lajmet, pra transformimi nga “news” ne “infotainment” eshte kryesisht per shkak se agjensite e lajmeve kontrollohen nga biznese, dhe bizneset i trajtojne si profit-centers. Pra edhe departamenti i lajmeve ka per detyre te sjelli nje fare fitimi per kompanine. Transmetimi i thashethemeve mbi njerez te famshem sjell me shume teleshikues sesa lajme nga kasaphana e fundit ne Kongo. Si rrjedhim do shofesh me shume gjera mbi femijen e shtate te Brad/Anxhelines, e pothuajse asgje mbi perleshjet midis Ujgurve dhe Hanve ne Kine.

    Me pelqeu ai citati i Myspace “..sebashku me 180 milione.” Ne nje nga blogjet e nje agjensie marketingu qe ndjek, qe perqendrohet ne Social Media (Twitter, Myspace, Facebook, MMOG …etj) kishte nje artikull qe titullohej “Te gjithe, bashkerisht vetem!” edhe fliste per aspektin “shoqeror” te dickaje kaq individuale sa nje faqje Fejsbuku apo Majspesi. Ka vertet nje aspekt “big brother” ne mediat sociale — dhe ke te drejt kur thua qe big brother jemi ne.

  2. Patetikja te “1984″ e te “I huaji” « Tirana Calling Says:

    […] Sepse, perveç vlerave letrare, janë dy libra politik. Shumë i thjeshte ai i Orwell, pak më i vështirë I huaji. Orwell të pakten na lajmeron për atë që mund të ndodhi nësë një tiran merr pushtetin, por dinim gjithçka që më para, dhe e dimë akoma. Sidoqoftë Orwell gabon. […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: