Duket sikur ka kaluar kaq shumë kohë Nancy

by
Lennard

Lennard

It seems so long ago Nancy nuk është kënga më e bukur e Cohenit, dhe as më e famshmja e tij. Këto mund të jenë respektivisht Famous Blue Raincot/Democracy dhe Dance me to the end of love. Jo, Nancy është më e fshehur nëpër albume e ndërgjigje. Eshtë kënga që Cohen donte të na këndonte kur të ishte i vjetër dhe i zgjuar, por pastaj, kushedi se si, diçka ndryshoi kuptim dhe dikush iku dhe tani nuk është më e mundur.


Një ndër arsyet që e bën Nancyn të jashtezakonshme është fakt që është kënga ma coheniane e Lennard. Nancy, se bashku më Death of a ladie’s man, është kënga ku Cohen  mbledh të gjitha fuqitë per të prekur të gjitha temat më të cilat është marre gjithmonë. Problemi është që të përmbledhura në një këngë të vetme këto të masakrojnë. Nancy të le pa energji si një ndeshje e luftuar a si një provim i veshtire. Dhe të komentosh tekstin – gjë që dua të bej – është thjesht qesharake sepse teksti është një, nuk mund të ndahet e të mblidhet perseri. Por për hir të…
Të gjithë elementet e Cohen, natyrisht. Kujtesa ( duket sikur ka kaluar kaq shhumë kohe Nancy ) vetmia ( Nancy ishte vetëm, duke parë shfaqjet e vona, në një gur gjysëm të vyer ) liria ( në Shtëpinë e Ndershmërise dhe të Misterit, i ati i saj ishte në gjyq ), rinia ( asnjë nga në nuk ishte i fortë ) dashuria ( Nancy vishte corape jeshile/ dhe flinte më të gjithe/ nuk tha kurre që na priste, edhe pse ishte vetem, por besoj se u dashuria më në / në njemi e nenteqind e gjashtedhjet e njishin ) dhe pastaj perseri pyetja e lashte Si mund të jemi të lire? Nancy ishte vetem ( një 45 mbas kokes se saj, një telefon i mbyllur.)  Ndoshta  sepse ( i thamë që ishte e bukur, i thamë që ishte e lirë, por askush nga ne nuk e takonte, në shtëpine e Misterit. )
Dhe arrin, si shpesh kur flet monsieur Cohen, arrin edhe pendimi e falja. ( Tani kur shikon rreth e rrotull, e shikon kudo, shumë përdorin trupin e saj, shhumë i krehin floket, dhe në boshllikun e natës, kur je i ftohte dhe i ngurtë, e dëgjon tek të flet lirishem, i bëhet qejfi që ke ardhur, i bëhet qejfi që ke ardhur. )

Nuk është një këngë komplet e shpikur. Cohen thotë që “ një ditë Nncy u fut në banjo, morri pushkën e vëllait dhe vrau veten. Ishte 21 vjeç.” Po, Nancy e vërtetë vret veten në 10 mars 1965, e lodhur nga kalimi nëpër spitale psikiatrike. Ndoshta pyetja se si mund të jesh i lirë por është një mëngjes i bukur dhe s’dua t’ju çoj më tej.

Por kënga është gjë tjeter, është diçka aq e madhe saqë as vete Cohen s’do mundohet më të shkruajë diçka të tillë. Është sikur e ka pare se sa larg mund të shkojë, dhe nuk i ka pëlqyer aspak. Kthehet mbrapsht dhe vazhdon të merret më “gjerat e zakonshme”

( come back to nothing special,
such as waiting rooms and ticket lines,
silver bullet suicides,
and messianic ocean tides,
and racial roller-coaster rides
and other forms of boredom advertised as poetry
. )
E megjithatë, nëse dy strofat e para jane thjesht historike, ngelen rreshtat e fundit. E sheh Nancyn kur bëhesh Nancy. I bëhet qejfi që ke ardhur sepse shkon kur bëhesh ajo.  Dhe ndonjëhere, nëse je pak pa fat, e kupton.

Nancy nuk është një femer, është një periudhe e jetës të disave prej nesh. Nancy është një TT mbas koke, një telefon i fikur, një dashuri e humbur në mënyre të pariparueshme e shumë gjëra të tjera si këto.

Advertisements

Tags: , , ,

6 Responses to “Duket sikur ka kaluar kaq shumë kohë Nancy”

  1. ehe Says:

    Qenka dobesuar goxha. Sidoqofte, me vjen mire qe ka shqiptare te cilet cmojne dhe vleresojne Leonard Cohen, njeri nder artistet me te medhenj ende gjalle. Ka shume qe nuk e njohin, por ai qe ka degjuar njehere “Dance me to the end of love”, e pamundur ta shqise nga mendja.

    Gjithsesi, Cohen ka shume e shume kenge te tjera te bukura. “Suzanne”, eshte shume e bukur. Por edhe nga keto te fundit, kolona zanore e “the sopranos” (woke up this morning) eshte shume e bukur.

    Cohen eshte thjesht nje artist, sic nuk kane mbetur shume ne bote.

  2. kamomila Says:

    Duke mos perseritur “ehe” me siper, dua te them qe Leonard Cohen eshte nje nga te preferuarit e mi dhe nga kenget do vecoja “haleluja”
    Artikulli i mesiperm eshte interesant, por nuk kuptoj nese eshte perkthim apo shkrim origjinal. Pls, vini referencat 🙂

  3. andinh Says:

    Akoma s’e kam kuptuar pse Lennard…

  4. Darien Levani Says:

    Miredita.

    E, po, Cohem eshte dobesuar po eshte edhe ne forme te papare, leviz si nje 20 vjecar.

    Per Kamomilen, po, eshte, le te themi “origjina”, e ke aty edhe autorin.

    Per Andi Nh : pergjigja eshte e njejta me @ Pse Roger e jo Syd?

  5. Xixellonja Says:

    Darien nuk e di nese e ke degjuar ndonjehere versionin qe i ka bere De Andre kesaj kenge. http://www.youtube.com/watch?v=f9AFsaqivkg

    Them se Cohen eshte nje nga ata qe ka influencuar me shume De Andre si ne poezi ashtu dhe ne tinguj. Te dy studiohen neper shkolla sot, te dy mbahen si poete te medhenj moderne dhe pse mijera km larg njeri tjetrit, kane shume paralelizma. Njeri s’eshte me mes nesh per fat te keq 😦

    Me pelqen si e sheh De Andre, Nancy-n e Cohen-it. Nuk di sa i perputhet origjinalit Nancy e vetmuar, ndoshta e abuzuar nga ai babai i pafajshem per drejtesine, qe bente profesionin me te vjeter ne bote, qe kerkon ‘qetesine’ me nje gjest ekstrem. Nancy enigmatike, qe i donte te gjithe e asnjerin. De Andre eshte me direkt me fjalet, duhet te kete lexuar dicka per te.

    ps. video qe ke vene eshte hequr nga youtube

  6. Darien Says:

    Gjes.
    Po, e njoh versionin e Faber, e duhet te jem i sinqerte qe s’me pelqen edhe aq shume. Dmth, nese po flasim per dy kenge te ndryshme, ok, por marre si cover, megjithese Faber ben gjithçka si duhet, eshte me shume muzika qe nuk te fut ne Nancy-n qe duhet. Perveç kesaj edhe versioni shume me i hapur i Faber qe te “tregon” gjithçka qe duhet te dish sikur si le shume vend imagjinates.

    Ajo qe me pelqen ama te Faber eshte qe s’ka pasur kurre frike te “vjedhi” kedo qe i pelqen. Nga Dylan te Cohen te Brassens te Antologjia e Spoon River, te Alvaro Mutis, te te bertiturat e Genova.

    Faber e njohi Cohen nga de Gregori qe ato kohe influencohej tmerresisht shume nga Lennard, aq saqe do e permendi, ku kuptueshem e ku fshehur, ne shume, ndoshta teper kenge.

    Ketu jane te dy versionet bashke, po zevendesoj edhe linkun, flm per spiunimin! 😉

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: