Një udhëtim në botën shpirtërore të Arvanitasve II

by

nga Pilo Zyba

Përsa i përket pjesës së dytë, asaj të Veshjes Kombëtare (sa bukur e thotë populli) të veshjes Kombëtare, të veshjes që përfaqëson Kombin. Studjuesit tanë gjithjë e kanë të pagëzur me fjalën e huaj “Ethnografi”. Për veshjen Kombëtare kisha vendosur të bëja një shkrim të veçantë, por, parë nga këndvështrimi i mëparshëm, si një nga këmbët që mbajti urën e ecjes së tyre, e pashë se ajo nuk mund të shkëputej nga trupi dhe qëllimi që i kisha vënë vetes. Pra, ashtu si janë të lidhura në të vërtetë ashtu dhe do të analizohen.

Kam shkruar dikur për një veshje të tillë që e kam pare nga afër.Që në fillim të kësaj analize mund tu them se veshja jonë, (Arvanitase në rastin tone) është mahnitëse.Ajo bie në sy në tre drejtime:

– Është shumë e pasur në koloritin e saj, në kontrastin e thekësuar të ngjyrave dhe të formës vizuale.

– Kombinimi i qëndisjeve, mënyra dhe harmonizimi, kanë një force, që here here të lënë me gojë hapur për mjeshtërinë dhe forcën e shprehj- Kjo veshje pak e studjuar, është krejt e veçantë nga forma, modeli dhe prerja.

Një veshje e tillë të imponohet që në shikimin e pare.Krijuesit e saj, si rrallë në botën e veshjes, kanë një kolorit që të mërr sytë.Po ta shikosh me vëmëndje, ka një kombinim të ngjyrës së kuqe me të bardhën e të florinjtën njëkohësisht.

Njeriu që ka në trup një veshje të tillë, arrin deri atje sa të tjerëve tu duket si areal.Ai kthehet në ëndërr, në mit.Ngjet sikur lëviz një trup i pikturuar nga një dorë mjeshtërore.Këtë e shprehin dhe studjues të huaj dhe më tej thonë: “Në luftë ata ngjajnë si zogj legjendarë”.

Një vëmëndje e veçantë i kushtohet kombinimit të veshjes me armët që ai mban me vete (nga rastet e rralla në botë)Ilirët, Arvanitasit në rastin tone, i stolisin armët aq me merak dhe dashuri sa të mahnisin me mënyrën e gdhëndjes së dorezave, qytave etj.Vëndi ku ato vihen në brez, majtas, djathtas atje ku është më e lehtë përdorimi i shpejtë dhe i saktë.

Forma e prerjes e bën njeriun më fisnik, më serioz, e mbi të gjitha i jep pamjen e një heroi, përpara të cilit tundohesh dhe e ndjen veten inferior.

Kjo veshje nga forca goditëse e ngjyrave, qëndrimit, lëvizjes i jep ambjentit në lëvizje e sipër ngjyra e të bën të jetosh në një botë ëndërrash. Nuk e di sa u ka rënë në sy studjuesve tanë por, në të gjitha fushat e betejës ( nga piktorët botërore) bie në sy një veçori e ambjentit, qoftë edhe të gurëve. Nën rrezet goditëse të diellit, gjithë fusha e betejës mërr ngjyrën e zjarrit që bubulon dhe flaka në çdo moment krijon figura të mahnitshme .Kam parsysh se kur Ata hidheshi në sulm me vrullin që i karaktarizonte, thirrjet e fuqishme, e ndiznin fushën e luftës dhe me prezencën e ngjyrave që të trëmbin, të kujtojnë flakët, zjarrin dhe gjakun.

Të gjithë piktorët e këtyre tablove kanë një nuance të veçantë që është e njëjtë për të gjithë, e kuqja në kontrast me të bardhën, me thirrjet dhe lëvizjet. Të gjithë së bashku pa e kuptuar kanë dhënë të njëjtën tablo. Në atë tablo që Arvanitsit e kishin në mënyrën dhe dëshirën se si shkonin në luftë.

Çudi! Cili popull në botë shkon në luftë i veshur me të bardha si në dasëm? Vetëm Arvanitasit!

Fakti që në varret Ilire gjënden dhe armë si rrallë kudo në botë, tregon se ata jetën dhe lufën e quanin një “dasëm” që bën pjesë në jetën e tyre. Sa krijuan dhe mitin e veçantë se arma duhet me vete dhe në varr, pasi dhe atje njeriu nuk mund të flërë i qetë. Ka të drejtë Pukvilli kur shprehet. “Vetëm me prezencën e tyre ata të bëjnë për vete” apo “Në fushën e betejës, valvitja e krahëve dhe rrobave të tyre të trëmb”.

Shikoj me vëmëndje të madhe tablonë e rënies së Marko Boçarit.Kali i kuq, po i kuq flamuri që valvitet ne sfond (pse ai nuk është grek?).

Vrasja e Marko Bocarit

Të pranishmit vëllezrit e tij, me fustanellat me bardhësinë e tyre që ua përkund era, qielli përflaket.Dhe gurët e shprehin dhimbjen për të.Mbi këtë det të pafund fustanellash, Markua përkundet, shoqëruar nga duart e të gjithëve që e ngrejnë lart mbi kokat e tyre, atje ku kishte vëndin kapedani, trimi.

Mos kujtoni të dashur lexues se këto piktura u bënë thjesht.Arvanitasit ato kohë iu imponuan botës, tërhoqën vëmëndjen e saj, pra ajo nuk mund të bënte ndryshe, veçse ti ngrinte në pjedestalin e kultures botërore.

Shikoj këto tablo dhe mendohem këtu në zëmër të Arvanitasve në Poloponez.

Shikoj detin dhe dallgët që me vine te këmbët, përplasen në brigjet e gurtë e ngrihen si dhjetra fstanella në një valle masive apo qoftë dhe në fushën e betejës.Qëndroj një çast dhe pyes vete: “Pse grekët, e shkurtuan, e shkurtuan fustanellën, sa e bënë si veshja e balerinave të Çaikovskit te “Liqeni i mjelmave”? Pse do pyesni edhe ju? Është e thjeshtë! Ata nuk donin të përçmonin veshjen por ata që i vishnin. Një fustanellë minifund do ti bënte ata qesharakë në sytë e botës.Por çfar ndodhi? Piktorët botërorë e pane nga afër luftën e Mesollogjit, Tripolicës, Nafplios, dhe e shprehën me imtësi atë në pikturat e tyre. Pra grekët në vend që të arrinin qëllimin e tyre u diskredituan.

Studuesit e huaj, më tepër italianë e francezë, thonë se kjo veshje ishte shumë e kushtushme. Asgjë për tu habitur e çuditur. Dihet nga të gjithë që mbajtësit e saj, ishin njerëz puntorë, krijues dhe dashamirës të së ardhmes. Këtë e kuptojmë që nga Ilirët, Skëndërbeu, Ali Pasha. Në kohët e tyre zhvillimi ekonomik arriti kulme. Mehmet Pasha me reformat e tij krijoi Egjiptin e sotëm.

Ndonse ishin gjithnjë nën presoin të luftës dhe shpenzimet më të mëdha shkonin atje, ata dinin dhe të luftonin, dhe të jetonin e krijonin.

Deri tani nuk fola aspak për veshjen e grave.Ashtu si te burrat dhe ato janë shumë të pasura nga forma dhe forca shprehëse.Në muzetë e Greqisë ka një fakt të çuditshëm, që atyre u ka shpëtuar nga syri i mëndjes keqdashëse.

Në muze janë disa piktura apo fotografi me veshje arvanitase ku në to thuhet.”Veshje arvanitase nga Suli (Janinë) Viotia (pranë Athinës) Korinth, Salamina (pranë Athinës), Idhra (Peloponez) Argos (Peloponez)

Athinë, Arta etj.Unë që i shikoj shtroj pyetjen: “Nëse në të gjitha këto vëndbanime përdorej veshja e tyre (këto zona nuk paraqiten me veshje të tjera), nënkuptoj që arvanitasit përbënin ¾ e gjithë Greqisë, dhe pa u habitur fare, gjithë pjesën detare të saj.

Ja dhe një fakt i pa njohur por kokëfortë.

Bubulina

Kjo pikture e Bubulinës është bërë në vitin 1827 nga Adan de Friedal.Kjo pikturë është e njëllojtë me veshjen e Zadrimës (pranë Shkodrës) Kam jetuar në ato zona dhe e kam parë me sytë e mi.(Megjithatë analistët le të japin mendimin e tyre).Atje në Zadrimë, ishte dhe zëmra e Ilirisë.

Duhen më tepër fjalë?

Ja, dhe një fakt tjetër i historianit grek Egonopulos. Kur bën analizën për historinë e Kretës ai, thotë. “Lira,(vegël muzikore) vjen nga fjala Iliri. “Kënga është një zog i lirë.” Bën një analizë për gjakmarrjen dhe krahasimin e Kretës me Veriun e Shqipërisë dhe, nxjerr ngjashmëritë. Me të vetmin ndryshim që i leverdis, “Ilirët u nisën nga Kreta”.Qesharake, kur dihet që Ilirët zbritën poshtë në kohën e luftës Iliro -Romake (168 p.e.s lufta e Shkodrës).

Të tjerat nuk duan komente, nuk është as qëllimi i këtij shkrimi.

Përsa pamë dhe analizuam, Arvanitasit me të dy këmbët që përmënda, lëvizën, punuan, luftuan dhe krijuan kulturën e tyre.Atë kulturë që është e veçantë jo vetëm nga ajo greke por e veçantë ndoshta dhe në kulturën e veshjen botërore.

Kjo kulturë, e këngës, e veshjes nuk japin të kuptosh se ata mbijetuan si një komb më vete në thellësi të kombeve të tjerë dhe jashtë truallit të tyre( kjo e fundit kërkon analizë pasi unë mendoj se jane vendas ).

Unë them, po!

Nuk janë këto që përmënda, fakte që çojnë në burimin e rrjedhës së kulturës së tyre dhe pastërtinë e ujit të tij? Nuk ka dyshim!

Pra historia ka shumë dritare nga mund të lexohen gjurmët e kulturës që nga e kaluar deri të ditët tona. Historia është një rrugë që ka dhjetra mënyra leximi për të të nxjerrë në rrjedhën e pastër të burimit.

Tags: , , ,

3 Responses to “Një udhëtim në botën shpirtërore të Arvanitasve II”

  1. Genci Says:

    Cfare kenaqesie ka te kopjosh nje atikull?

  2. tiranacalling Says:

    Hm
    Po ua drejtoj pyetjen tende disa siteve qe e di qe kopjojne Genc, kur te pergjigjen po e shkruaj ketu.
    T.C.

  3. egzona Says:

    shum bukur sepse te ne nuk veshet kjo veshje e burrave dhe e grave

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: