Man Booker Prize 2009

by

man booker prize

Trembëdhjetë libra për çmimin “Man Booker”

Trembëdhjetë libra arritën të futeshin në listën e gjatë të çmimeve Man Booker Prize 2009 për romanet, e rritur me një hyrje të re nga 12 të zakonshmet, në atë që gjyqtarët e përshkruajnë si një nga fushat më të forta të konkurrimit.

Dymbëdhjetëshja e “Man Booker”, siç njihet ndryshe kjo përzgjedhje, përfshin edhe dy fitues të mëparshëm, katër shkrimtarë favoritë të listuar herët, dhe tre romancierë debutues.

Çmimi vjetor i romanit më të mirë në gjuhën angleze të shkruara nga britanikët, irlandezët apo shkrimtarë të vendeve anglishtfolëse të Commonwealth, është i rëndësishëm pasi ndihmon që libri fitues të shesë dhjetëra mijëra kopje më shumë.

Shfaqja e titullit në listën e të nominuarve përkthehet në disa mijëra shitje më shumë.

Kryetari i gjyqtarëve, transmetuesi i BBC dhe gazetari James Naughtie, tha se lista tregonte për një “përhapje të stileve dhe temave që e bëjnë këtë një përzierje mjaft të pasur trillimesh”.

Naughtie, i cili i përshkroi ofertat si “një nga listat më të forta të viteve të fundit”, tha se këto ishin librat të cilët lexuesit do të kërkonin të shtinin në dorë.

“Ne vazhdojmë të zbulojmë talent të ri si dhe të rinjohim shkrimtarët e njohur, dhe në përfundim dolëm me ndjenjën se ky ishte një vit i veçantë”,- shtoi ai.

Naughtie e përshkroi listën si “të të gjitha fushave … duke na sjellë që nga oborret e Henry VIII deri tek xhungla e Hollivudit, me ndalesa në azilet e shek. të 29-të të Essex, zona të luftës në Afrikë dhe një qytet të së ardhmes në Brazil.

Lista e të nominuarve 2009 do të njoftohet më 8 shtator në selinë e sponsorit kryesor Man Group në Londër. Zgjedhja e fituesit do të transmetohet direkt më 6 tetor, në darkën e sallës Guildhall në Londër.

Çmimi do të gjykohet nga paneli që do të përfshijë një kritik letrar, një akademik, një redaktor letrar dhe një novelist.

AS Byatt, i cili ka fituar në 1990, dhe JM Coetzee, fitues në 1983 dhe 1999 janë dominuar për romanet e tyre “The Children’s Book” (Libri i fëmijëve) dhe “Summertime”(Koha e verës).

11 romanet e tjerë janë: “Labirinti i përshpejtuar” nga Adam Foulds; “Si të pikturosh një të vdekur” nga Sarah Hall; “Natyra e pyllit” nga Samantha Harvey; “Unë Cheeta” nga James Lever; “Ujku” nga Hilary Mantel; “Dhoma e qelqtë” nga Simon Mawer, “Jo e pavërtetë, jo e pasjellshme” nga Ed O’Loughlin; “Heliopolis” nga James Scudamore; “Brooklyn” nga Colm Tóibín; “Dashuri dhe verë” nga William Trevor dhe “I huaji i vogël” nga Sarah Waters.

Burimi: Gazeta AGON

Për më shumë, shikoni faqen zyrtare të The Man Booker Prize 2009.

el

Advertisements

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: