Dimensione të kompleksuara

by

dimension

nga Dorina Bebja

Hapësirë, ndonëse orët e brendshme kanë ngelur në një moment që askush nuk e vendosi, por diçka që ndjehet, nuk preket e nuk shihet ka gjithnjë kapriçot e saj. Një gur është nxehur kaq shumë sa procesi i një plasaritjeje të çuditshme sapo ka filluar, a thua se ky gur paska një fuqi te brendshme që askush më parë nuk e paska kuptuar. Brenda kufijve të së zakonshmes koncepti i plasaritjes së gurit nuk ka ekzistuar asnjëherë. Po kush tha qe ky gur në të vërtetë quhet “gur”, pse të mos quhet “qelq”?

Në Bibël është lënë të kuptohej se djalli ishte i keq, por një gjë e tillë nuk është thënë kurrë në të, njerëzit kanë dashur të besojnë se ai ishte i tillë… Çështje perceptimi apo jo? A do të na shërbente dhe a do ishte e mundur t’i shembnim të gjitha perceptimet tona, bashkë me një riciklim të ajrit dukshmërish të padukshëm ,të rëndë apo të lehtë. Në qoftë se është e mundur, shtrohet pyetja: A është e nevojshme e gjitha kjo? Do ishte një kaos total. Madje dikush do të thoshte që s’mund të eksperimentohet gjithnjë dhe s’mund te hidhet poshtë çdo gjë e ngritur, do na duhej te ndërtonim nga fillimi një botë tjetër që nuk është e sigurt në do ishte më e mirë se kaq. Ndoshta qenia njerëzore ka nevojë gjithnjë të mbështetet diku edhe pse vetë mbështetësja mund të jetë një realitet i sfumuar. Pse një pikturë që ka vetëm një sfond të zi nuk ju pëlqen? Ajo mund të ishte piktura më e bukur, por thellësitë nuk pëlqehen zakonisht… e lodhshme apo jo? Kështu them dhe unë, edhe pse e mendoj ndryshe. Ndoshta koncepti i thellësisë nuk ekziston ose ne nuk e konceptojmë siç duhet. Thellësisë i preket fundi? Pak i frikshëm dhe turbullues fakti që gjithçka është relative…Gjithsecili në ndërgjegjen e tij e kërkon diçka absolute që të mos i duhet të ndërtojë dhe hedhë poshtë kala mendimesh pa fund, madje dhe një sfond i zi t’i duket si ndër pikturat më të bukura të para ndonjëherë. Është njësoj sikur të pyesësh: pse të mos jemi Zoti? (që në fakt nuk jemi të sigurt në ekziston). Më ndjeni për dijet e mia të ngushta, as për këtë s’kam një përgjigje…

Advertisements

Tags: , , ,

3 Responses to “Dimensione të kompleksuara”

  1. Bleri Says:

    me pelqeu shume kendveshtrimi. vetrtet teper interesant. dhe me pelqeu shume pyetja qe mbyll paragrafin e pare… komplimente autores.

  2. ehe... Says:

    Dorina, kesaj rradhe do te luaj rolin e bebes. S’mora vesh gje. Mos valle e ka fajin ora e dites ? Ndofta duhet lexuar esell ? Kushedi. Me ka ndodhur dhe njehere tjeter, nuk e mbaj ku, por di qe kam bere vetem nje pyetje : po c’ka ndodhur xhanem, pse nuk ma thote askush ? Vone e kam marre vesh se kishte qene fjala per nje tubim spontan, asnjeri nuk e njihte tjetrin.
    Po qe se do te zbrisje nga keto ane, a mund te besh nje shtjellim me dy-tre rreshta ? Sepse ndofta ideja ia vlen qe te diskutojme, por halli se s’kemi nga ia ngjitim. Falemnderit.

  3. dori Says:

    🙂
    Gjerat jane kaq relative dhe shpesh njeriu ka nevoje te mbeshtetet ne dicka te qendrueshme ,por nga menyra si funksionon bota ka shume konfuzion tek mendja e tij ne ditet e sotshme,dhe pjesa kete filozofi mbart ,filozofine e konfuzionit prandaj dhe ti je bere kaq konfuz ,spretendohet te kuptohet cdo gje qe na jepet mundesia te kuptojme 🙂

    Faleminderit per komentet !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: