Gushti në T.C.

by

Linda në botën e Çudirave, këndon në K'tu ka art

Muaji i ngrohtë ka mbërritur edhe këtu, dhe si çdo vit është muaji më i mërzitshëm pvr ata qe nuk arrijnë të ndalen, ai në të cilin nuk ndodh asgjë.  Pak filma, pak libra, e me te drejtë edhe shumë prej nesh marrin pushime. Pushime apo jo, ne sidoqoftë jemi gjithmonë këtu.
Flasim, midis të tjerash, për figura historike si dokumente që mbajnë firmën Ismail bej Qemali. Në rrënjët e këngës popullore kthehet duke shqyrtuar një ndër figurat më interesante të Shqipërisë ne fillimin e shekullit të shkuar : Selam Musai, i ndarë ne dy pjese. Pjesa e parë, për botim ne 15 gusht,  flet per aktivitetin e tij gjatë vitit 1914. Ndërsa mbarojmë udhëtimin tonë në botën shpirtërore të arvanitasve.

Vazhdojmë me poezi, edhe pse këto janë të rralla ne Tirana Calling. Mos u ndal vrapin në Tiranë duket sa profetike aq edhe e parealizueshme. Pastaj një nder mjeshtrit e poezisë botërore, Leonard Cohen, Darien mundohet ( me pak sukses ) të interpretoje një ndër këngët e tij më të errëta, It seems so long ago Nancy.

K’tu ka art është iniciative interesante, një koncert me grupet më premtuese shqiptarë. Do flasim edhe për të, por nuk mund te mos na behet qejfi që edhe në Shqipëri, për ata që duan te shikojnë e të dëgjojnë, ka koncerte të vlefshem. K’tu ka art, kërkohet publik.

Dimensione te kompleksuara, është titulli i tregimit të ri nga Dorina Bebja, ndërkohë që Enkelejd Lamaj do ju tregojë për diçka atje jashtë.

E si çdo muaj, këngë falas e legale për shkarkim, recensione, ide, debate. Si ai mbi Big Brother e mbi Facebook.

Lexim e pushim të mbarë.

Tags: , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: