…Çast!

by
* * *
Çast” m. sh.
2. Kohë e shkurtër, në të cilën ndodh ose kryhet diçka; rrethanë e përkohshme, që ka ndonjë veçori; rast, koha e përshtatshme ose e papërshtatshme për diçka.
Nga (Fjalori Elektronik i Gjuhës Shqipe (FESh)

cast2

Ngre celularin para syve dhe pavarësisht se numrin nuk e njeh vendos të shtypë butonin që pranon thirrjen hyrëse me një Po?! të dyshimtë me anë të së cilës mendon të thyejë heshtjen shurdhuese që merr për një çast si përgjigje dhe ndërsa ndjen hapin t’i vdesë në ajër je një engjëll? a ke një engjëll? a pe një engjëll? dëgjon dhe është si të ketë prekur me dorë një fije të zhveshur korrenti dhe është si të qëllohet nga një rrymë e tensionit të lartë e cila depërton në çdo milimetër të asaj qenies komplekse që është dhe është e çuditshme që i mbijeton goditjes siç dhe është një mrekulli që ndjen veten të marrë frymë edhe pasi zemra kapërcen një të rrahur dhe kur në çastin e parë nuk kupton asgjë dhe kur njëkohësisht kupton gjithçka bëhet gati të ulë dorën e të verifikojë edhe një herë të dytë numrin por ende pa mbaruar mirë ai çast e kupton që nuk është aspak e nevojshme sepse ende pa filluar çasti tjetër koha humbet ndër kohë dhe gjithçka përreth çdo gjëje që i bën botën tretet si një shëmbëlltyrë dhe në asgjënë e boshatisur që e mbush përreth e gjen veten të kthyer në një flutur me ajrin e para stuhisë që i shtron lagështirën mbi flatrat e brishta ndërkohë që dëgjon nëse është një engjëll? a ka një engjëll a sheh një engjëll? dhe nuk arrin ta kuptojë mirë por kupton shumë mirë që goja i murmurin disa tinguj në formë fjalësh të pakuptimta dhe shumë kohë përpara se nga ana tjetër të shkarkohet sërish rrymë e tensionit të lartë flutura në të cilën është kthyer psherëtin dhe klith ndërsa tenton të shkundë prej krahëve ajrin e rënduar prej stuhisë dhe të gjejë një strehë ku të mund të futet e të mbrohet por nuk ia del dot sepse nuk ka kohë dhe stuhia e shurdhon me rrebeshin e fortë të tingullit të zërit dhe e verbon me imazhin që i ndriçon para syve dhe i merr frymën me vrullin e furishëm të aromës dehëse ndërkohë që nga ana tjetër pak përpara se të dëgjojë sinjalin e linjës së lirë i duket sikur dëgjon diçka mes një psherëtime dhe një ngashërimi dhe e kupton që fluturës është duke i ardhur çasti i fundit i jetës kështu që mbyll sytë e mbledh flatrat e njoma rreth trupthit të brishtë dhe resht përfundimisht së kërkuari strehën plot druajtje se porsa ka humbur përgjithmonë të vetmen strehë të mbetur.

# # #

Qëndro në këtë çast.

Dhe nëse ke akoma pak kohë, mund të ndalesh edhe një çast tjetër për një çast, por të paralajmëroj: ky është vetëm për ata që janë të ngeshëm për delire. Nëse i tillë je, hidhi një sy.

Nëse ky çast të pëlqeu, tregojua edhe miqve tuaj në Facebook

Tags: , , ,

3 Responses to “…Çast!”

  1. milial Says:

    Faleminderit

  2. Bleri Says:

    Hmmm… Enkelejd, kam nje ore qe qendroj ne kete cast, sa nga njera ane e tij tek tjetra. gjeta edhe ngene per ti hedhur nje sy ‘delireve’ te tua…sa per numrin 13 s’kam c’te te them. ti as nuk beson tek rastesia…

    persa i perket tjetres, ke shume te drejte kur thua qe eshte nje cast i vetem me dy anet e tij dhe sa per kete, pa frike them qe e ke sjelle ne menyren me ‘te castesishme’ te mundeshme (nese Ehe me lejon ti marr borxh kete fjale nga komenti i tij i djeshem), por (sic kam komentuar dikur ne nje tregim tendin, ‘ty’ ne mos gaboj), perseri, edhe brenda ketij “casti” pashe anen tende te pameshirshme ne trajtimin e lexuesit…qenka e kote te presesh “te merresh me te mire” ndersa lexon dicka tenden… “nje cast” thua ti, “nje ‘celular’ e ceshte kjo?dicka e rendomte eshte, apo jo?” “po pra”-them une dhe ja tek fillon ti…
    …cila eshte gjinia e ‘personazheve’ Enkelejd?ka nje djale e nje vajze me nje dashuri te lene pergjysem? apo jane dy shoqe a dy shoke me nje shoqeri te lene ne mes? apo eshte nje nene e femija e tij i humbur?…cili prej tyre ka vdekur dhe vazhdon te vdese prej prej mungeses? cili prej tyre ndihet i humbur?… oh eshte e kote te vazhdoj me tej. kjo eshte ana jote e pameshirmshme, or djale: Ti nuk tregon, ti nuk thua qe kjo eshte historia e iksit dhe ypsilonit qe une i kam shpikur me imagjinaten time qe une ta mbledh mendjen e te lexoj e qete. jo, ti, me hapesiren pa kujfij qe me le mua, lejon qe une te them kjo eshte historia ime, qe une te jem vajza qe njehere ka vdekur dhe nje here ka humbur dhe ti gjithashtu lejon qe une vajza te zgjedh edhe anen e atij casti, te jem ajo qe ben thirrjen, ose ajo qe pranon thirrjen… pra qe une jo vetem te gjej aty gjene qe me dhemb me shume por te gjej edhe menyren se si me dhemb me shume… dhe thone pastaj qe ke dale jashte “Letersise Tende”!

  3. milial Says:

    LAmaj, jashte “penes” se vet?! Jo, as sot as mot them une, por ka filluar dhe po na sjell penen e vet duke shkruar me boje te bardhe kete here. Bleri, me ty jam persa i perket anes se “pameshirshme” te Enkelejdit🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: