Çast!…

by
* * *
Çast” m. sh.
1. Një periudhë kohe shumë e shkurtër, grimë, imtë, minutë.
Nga (Fjalori Elektronik i Gjuhës Shqipe (FESh)

cast

Dëgjon zilen që bie dhe ndërsa pret t’i dëgjojë zërin mundohet të përsërisë edhe një herë të fundit atë që ka menduar të thotë ndërkohë që gjunjët janë gati ta tradhtojnë dhe zemra gati t’i dalë prej kraharorit sepse ka kaluar kohë tashmë që nuk i ka dëgjuar zërin në telefon dhe në vend që të përsërisë fjalët që ka menduar e zë frika se mos nuk do i njohë zërin dhe e zë frika se mos gjuha do i ngjitet pas qiellzës dhe nuk do mund t’i thotë dot asnjë prej atyre fjalëve dhe e zë frika se ngaqë nuk do i njohë numrin nuk do i përgjigjet fare dhe Po? pyet veten me zë të lartë dhe të qartë por nuk ka folur fare dhe zëri që e pyet i flet dhe jo nuk i flet brenda kokës dhe në çast e kupton që zilja e celularit nuk është duke rënë më sepse e ka hapur dhe thirrjen e ka pranuar kështu që fillon të thotë gjithçka që ka menduar të thotë duke menduar se patjetër që është duke e thënë sepse buzët po i hapen dhe po i mbyllen dhe kur buzët hapen e mbyllen lëshojnë tinguj në formë fjalësh dhe ja tani që është duke lëpirë buzën e tharë duhet të ketë mbaruar së foluri dhe Po? dëgjon të pyesë veten përsëri dhe dëgjon t’i thotë vetes disa fjalë që s’kupton ndërkohë që është duke gëlltitur lëmshin e formuar në grykë dhe e kupton që as kësaj here nuk i ka thënë gjë vetes sepse nuk mund të flasësh me veten ndërsa je duke kërkuar taban për këmbët dhe je duke kërkuar ajër për mushkëritë ndaj dhe me dorën që i kullon djersët si çezmë mundohet të mbajë celularin sa më pranë veshit dhe gojës dhe provon të hapë dhe mbyllë sërish buzët në disa fjalë që i kupton dhe nuk i kupton dhe kur mbaron pret të dëgjojë diçka edhe nga ana tjetër dhe në njëjtin çast që nga ana tjetër dëgjon vërtet diçka që e kupton dhe nuk e kupton ndjen që gjunjët nuk i ndjen më dhe dëgjon që rrahjet e zemrës nuk i dëgjon më dhe shikon që çdo gjë përreth nuk shihet më dhe engjëlli që gjithmonë ka ruajtur vetëm një zgjatje dore larg e pushton me krahët e butë të mungesës së ngurtë dhe ndërsa lotët bëjnë ritin e tyre të zakonshëm që shpirti të mos plasaritet mbyll komunikimin dhe bie për të vdekur edhe një herë tjetër.

* * *

Qëndro në këtë çast.

Dhe nëse ke akoma pak kohë, mund të ndalesh edhe një çast tjetër për një çast, por të paralajmëroj: ky është vetëm për ata që janë të ngeshëm për delire. Nëse i tillë je, hidhi një sy.

Nëse ky çast të pëlqeu, tregojua edhe miqve tuaj në Facebook

Tags: , , ,

4 Responses to “Çast!…”

  1. milial Says:

    Dhe i sati here ishte ky çast, edhe sa here te tjera do e perjetoje?Kur vdiq heren e pare nuk e kuptoi qe ta rijetosh perseri te njejtin çast do ishte vdekjeprurese?
    Natura njerezore sa e mrekullueshme aq edhe e çuditshme.
    Te pergezoj Enkelejd , gjeta shume gjera te shkrimi yt.

  2. Bleri Says:

    Enkelejd, po ti nuk zhgenjekerke as atehere kur zhgenjen🙂

    Natyrisht eshte e kote te them se cfare prisja kur pashe se shkrimi mbante firmen tende, por kur e mbarova, nuk e di ne u zhgenjeva pse me doli krejt tjeter gje, apo ne u zhgenjeva ngaqe s’u zhgenjeva qe me pelqeu…

    Ajo qe shpenzova ketu ishte vertet nje cast i…nuk di c’te them…i vecante? i bukur? apo thjesht i mrekullueshem?… edhe une gjeta ca gjera tek ky cast, ca gjera qe mendoja se i kisha varrosur pergjithmone, ti mi solle ne jete me ato pak rreshta dhe me po te njejtat rreshta bere te vdisnin prape… ne fund te fundit a nuk eshte gjithsecili nga ne, pak Feniks ne jeten e tij? Pak me shume se pak, do thoja une.

  3. ehe... Says:

    Forma : Simone de Beauvoir “Monolog”.
    Permbajtja : e castesishme.

    De Beauvoir ka mbushur nja 50 faqe keshtu : eshte nje grua brenda ne shtepi dhe fillon te flase me vete per gjithcka ne jeten e saj. Flet per borite e makinave jashte, per karagjozet qe shesin mend me kabrioletet e tyre, me vellain e vet qe eshte nje tokmak, me kunaten qe di vec te pjelle femije, me te emen qe i mban krahun te vellait, e keshtu e keshtu, pa presje, thjesht diku ndonje pike.

  4. Darien Says:

    Jam i kenaqur qe Enkelejdi provon te beje nje eksperiment duke u larguar ( pak, te pakten per sot, per neser nuk garantoj ) nga Letersia E Tij.

    Ne radhe te pare me se e kapur zgjedhje per te mos perdorur pika, me pelqejne shume historite qe zhvillohen me nje fryme. E ri-lexova ashtu si nje shahist, para se te levizi, i hedh edhe nje sy kutise per te pare se mos i ka shpetuar diçka. Nuk e di nese ka qene qellimi i Enkelejdit te ruante ndonje gje per lexim te dyte, sepse une gjeta diçka qe me pare se kisha kuptuar, po ndoshta jam une lexuesi-pak-i-vemendshem.

    Pres te nesermen me besim.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: