Barrett

by
Barrett

Barrett

-Wouldn’t You Miss Me?

Nëse dikush kërkon një arsye për të mos provuar LSD, këtu do e gjejë.

Në botë gjenitë e vërtetë numërohen me gishtat e dy duarve dhe çdo muzikëdashës i vërtetë do e shpenzonte një gisht numërim për Roger Keith Barret. E kemi njohur të gjithë si Syd Barret por në këtë artikull, për preferencë personale, do përdor emrin e tij zyrtar.

Kjo është historia e dikujt që askush nuk ia vuri shkopin nën rrotë derisa ia vuri vetë vehtes. Historia e një djali të talentuar që nuk pati shumë probleme të hapte rrugët e muzikës. Ai nuk vinte nga rruga, i kishte thonjtë e pastër dhe flokët e gjatë, gishtat e hollë dhe zërin pak të ndrojtur. Roger Keith Barrett mund të ketë qënë i vetmi 21 vjeçar që ka titulluar një këngë “Effervescing Elephant” dhe ka qënë gjurma e gishtave të Pink Floyd në 7 vitet e para të jetës të grupit. Pink Floyd janë ndjerë sistematikisht në faj për devijimin e  Barrett. Pavarsisht se në duart e Waters grupi mori famë botërore, “Shine on you crazy diamond” dhe “Wish you were here” dëshmojnë se Barret do kish qënë shtojca që do i kish shtyrë Floyd-at përtej çdo kufiri të imagjinueshëm.

Cmenduria e Barrett nuk ishte e menjëhershme, i ngjante më shumë një shpërthimi të brendshëm gradual. Që nga tekstet e tij të para ai ka dhënë sinjale të konflikteve me veten e vet. Syd Roger Barrett sigurisht dëgjonte jazz, blues dhe rock amerikan dhe si çdo rock’n roller britanik deklaronte Bo Diddley si influencuesin e tij kryesor. Por kitara e tij krijonte gjithmonë atë ambjent psikadelik, dramatik me kontraste të pazakonta. Krahasuar me Jeff Beck, Lou Reed (në fillimet e Velvet Underground) dhe Jimmi Hendrix, Barrett kishte më pak vetëm nivelin e koherencës në krijimet e tij.

Barrett solli risi në muzikë, ai nuk mori borxh stilin e dikujt tjetër siç bëri Eric Claptoni i ri. Krijimet e tij ishin vetjake dhe ektremiste në të njëjtën kohë. Shkriu ëndrrën dhe ironinë me thjeshtësinë, eksperiencë fëmije dhe konfuzion prej të rrituri. Muajt e fundit dhe ndarja nga Pink Floyd nuk ishin të lehta për Barrett, ai po bëhej gjithmonë e më pak i qëndueshëm dhe rregjistrimi i albumit kishte nevojë për një vijë pune konstante. E ndjeu, e vendosi apo iu kërkua? Nuk do e dimë. Thuhet që dhe pasi kishte lënë Floyd-at ai shpesh shkonte në koncertet e tyre si për të thënë : “Ej, ai aty është grupi im!”, si ata që e njohin tokën e tyre dhe pasi ia marrin.

Barrett ishte gjithnjë e më konfuz, LSD-ja vendoste për të. Ai që mund të kishte lehtësisht botën muzikore në këmbët e tij, pati aty vetëm barin e kopështit që e mbolli në izolim dhe e ujiti me heshtje për më shumë se 30 vjet. Syd Roger Keith Barrett, ai që ndërroi heronjtë me fantazmat!

Tirana Calling wishes you were here!

Tags: , , , ,

5 Responses to “Barrett”

  1. Darien Levani Says:

    Te nisemi ngadale ngadale, teme e rende kjo, flm Andi.

    Pak e veshtire me fol per Barret. Natyrisht nje gjeni i muzikes dhe themelues i The Tea Set qe do beheshin The Pink Floyd Sound. Nga te gjitha karrierat e djegura per nje arsye apo nje tjeter, ajo e Barret eshte me e dhimbshmja. Nuk besoj ama qe Barret dokish qënë shtojca që do i kish shtyrë Floyd-at përtej çdo kufiri të imagjinueshëm. Besoj se ka qene nje Cobain antik, nje nga ata qe ne momentin qe arrine suksesin nuk gjejne me arsye per te vazhduar sepse ky i shtyp ne menyre te pameshirshme. Jo me kot nderruan edhe emrin ne Pink Floyd, sepse grupi me Waters udheheqes ishte diçka tjeter pa Barret, qe leviz ne drejtin tjeter per tu kthyer aty nga vitet 80 ne gjurmet e vjetra. Por eshte e qarte qe Barret duhet te largohej, nuk ishte me i qendrueshem dhe, edhe pse kam nje antipati te lindur per Waters, beri zgjedhjen e duhur, ashtu si bje fjala Reed me Cale.

    Morrison e kishte gabim : teprimet nuk te çojne ne tempullin e njohjes por ne dhoma te pista e ne ca albume te kalueshme.

    Edhe diçka, qe me sa di une eshte me se e vertete. Kur Barret thote ” Ej, ai aty është grupi im!” nuk e thote per arsye afektive, e thote sepse nuk e di qe tashme nuk eshte me pjese e P.F. Aq saqe Barret ne nje moment ankohet me T-Rex sepse PF nuk i dergonin me leket qe duhet te merrte si anetar i grupit, dhe per shume vjet keto lek ja ka kaluar T-Rex, nga te tijat, duke i thene qe jane leket e PF.

    Kaq per momentin.

  2. ujku i humbur Says:

    Darien,
    Me sa di une, grupi Pink Floyd, u quajt i tille ne 1966, pasi provuan me pare emra si The Tea Set, The Spectrum Five dhe The Pink Floyd Blues Band. Kete te fundit e vuri Barrett, sepse ne ate kohe ata kendonin versione kengesh te njohura Rock dhe Blues. Kur Barrett filloi te kompozonte kenge nga mesi i vitit 1965 pasi eksperimentimit me LSD, atehere moren emrin Pink Floyd. Ndaj besoj e ke gabim kur thua se emrin e nderroi Waters, sepse ishte ai udheheqes. Ne ate kohe grupi kishte ende si frymezim dhe udheheqes Barret.
    Gjate kohes qe ishte ne grup , nga mesi i viteve 67, nen efektin e droges ai nuk mund te luante me shume se nje note gjate gjithe koncertit ose nuk vinte fare ne koncert (arsyeja pse u thirr ne grup Gilmour ishte te ndihmonte gjate koncerteve; nje fare marreveshje qe beri grupi ne menyre qe Barrett te perqendrohej tek berja e albumit te ri, si kompozitori kryesor i grupit. Gilmour ishte shok shkolle i vete Barrett.), sepse kishte filluar te merrte LSD thuajse perdite.
    Edhe pasi e detyruan te ikte, grupi perseri e mikpriste Barrett-in. Ata e ndihmuan te nxirrte albumin e tij te pare. Gilmour do te ishte producenti i albumit te dyte. Ne nje nga koncertet per te promovuar albumin ai luajti vetem kater kenge, hoqi kitaren dhe u largua.
    Barrett kishte nje shpirt tragjik e te brishte, i cili u thye teresisht nen efektin e droges. Disa qendrime ne spital nuk ndihmuan, me te dale jashte ai fillonte perseri drogen.

  3. Darien L Says:

    Sa per emrin, une e di qe emri i gjate tamam ishte The Pink Floyd Sound , Floyd e morren borxh nga Pink Anderson and Floyd Council nga bluesmanet qe degjonte Syd. Ka logjike qe ta kishte The P.F sound, dhe qe me vone, mbas daljes se tij ta benin thjesht P.F. Te pakten, une e di keshtu po s’besoj se ka shume rendesi.

    Nuk jam dakord per pjesen tjeter : me sakte, Waters e Mason, qe benin grup brenda grupit, donin vetem qe Syd te rrinte larg nga P.F, ndersa ndihma e Gilmour ishte personale. Nese se mbaj mend keq ne nje interviste te tijen thoshte qe ” ndihej ne faj sepse kishte zene vendin e shokut dhe per me teper donta ta ndihmonte sepse e dinte qe Syd kishte shume per ti dhene muzikes.”

    Sidiqofte, keto jane detaje. Siç thua ti, konkluzioni eshte qe ” Barrett kishte nje shpirt tragjik e te brishte, i cili u thye teresisht nen efektin e droges. Disa qendrime ne spital nuk ndihmuan, me te dale jashte ai fillonte perseri drogen.”

  4. Libellula Says:

    Se fundmi jam hutuar obsesivisht pas Barrett, enigma qe ujiti kopshtin e vet per me shume se 30 vjet. Paradoksalisht, aq sa presenca e tij ashtu dhe mungesa e tij do te influenconte PF per shume kohe akoma ne vitet me pas..

  5. Erold D Says:

    Lexoni librin “Lost in the woods” dhe shihni filmin “The Wall” ku ndodhen disa pjese ,momente te jetes se Barrett.Psh pjesa kur hyjne ne dhome dhe gjejne Pink perpara televizorit duke mbajtur cigaren ne dore e cila ishte bere hi ngaqe Pink(protagonisti kryesor) kishte qendruar ne nje pozicion per ore te tera perpara televizionit jane te verteta pasi waters e ka gjetur njehere Barrett-in ne te njejtin pozicion dhe ne te njejten menyre pasi eshte dhe nje nga efektet primare te LSD qendrimi ne nje pozicion per ore pa levizur.Sa per Waters Darien ai ka qene PF pa i hequr kreditet dhe Gilmour i cili gjithashtu ka dhene kontribut.Kthe back cover te albumit Dark Side of the Moon(per mendimin tim albumi me i mire qe mund te arrij nje muzikant ) dhe lexo emrat e autoreve te kengeve🙂 .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: