Muzika e re

by
00Genti.

00Genti.

Le ta zëmë sikur ti dëshiron të punosh në një libër. Le ta zëmë sikur ky libri flet për një kitarist që ka një grup në Tiranë. Le ta zëmë sikur grupi quhet Lufta-e-Ftohtë ose Buzz Aldrin Blues.

Le ta zëmë sikur për të pasur sa më shumë informacione pyet informohesh dëgjon muzikë shqiptare dhe falenderon Rina Germs që ka dhënë kontributin themelor. Le ta zëmë sikur dëgjon të gjithë grupet shqiptaret në myspace për tu futur në frekuencën e tyre. Le ta zëmë sikur ndërkohe ruan adresat e tyre në kompjuter derisa bëhen shumë, nje listë e mirë e grupeve më premtues në Shqipëri, e le ta zëmë që mendon se duhet ta botosh të Tirana Calling në mënyrë që edhe të tjeret të dëgjojne këto grupe, disa cilësor, disa punk, disa rock, të gjithë shpresat e reja e muzikantët e të nesërmes. Le ta zëmë se flitet për grupe që nuk bejnë art për të fituar para, por harxhojnë para për të bërë art. Le ta zëmë se e vetmja gjë që i mungon është paraja për tu promovuar ashtu siç e meritojnë, as mungesa e saj nuk i ndal, por më fort akoma i shtyn të derdhin gjithçka kanë në shpirt, në zë e në gisht. Le ta zëmë se gjithçka në këtë shkrim e në këto link-e ka të bëjë vetëm me dëshirën per tju treguar juve dhe vetes që nuk ka vetem BBF, që artistë të rinj të talentuar rriten përditë në Shqipërinë tonë aq të fshehur. Le ta zëmë se me ata përplasesh çdo ditë nëpër rrugët e saj, por modestia e tyre është po aq e madhe se talenti. Thjesht le ta zëmë…te paktën sa për tani. Le ta zëmë dhe që nëse ke harruar dikë, lexuesit mund ta shtojnë të komentet apo ta nisi me mail te tiranacalling@gmail.com, dhe ti premton që do ja shtosh kësaj liste apo nje liste të dyte.
Le ta zëmë sikur këta poshte jane grupet në fjale.
Le ta zëmë sikur ju uroj dëgjim të mbarë.

http://www.myspace.com/zerozerogenti
http://www.myspace.com/orchidtrip
http://www.myspace.com/permitofstayband
http://www.myspace.com/germsel

http://www.myspace.com/qelbanix
http://www.myspace.com/grupiink
http://www.myspace.com/theglassesofficial
http://www.myspace.com/grupicody
http://www.myspace.com/retrovizorja
http://www.myspace.com/gillespietheband
http://www.myspace.com/arberkrasniqi

http://bonbonband.weebly.com/

http://www.myspace.com/lindanebotenecudirave

http://muzika.albasoul.com/artist.php?id=74 (grupi ODA)


Tags: , , , , , , , , , , ,

4 Responses to “Muzika e re”

  1. Ledio Says:

    le ta zeme se ky artikull me pelqeu dhe le ta zeme se gjithcka qe eshte shkruar ketu qendron. le ta zeme edhe se ju falenderoj per kete shkrim kaq te bukur :))

  2. Bleri Says:

    Meqe e paskemi me te ‘zena’ le ta zeme se edhe mua me pelqeu si artikull, le ta zeme qe me shum me pelqeu ‘sjellja ne vemendje’ dhe le ta zeme qe shkova edhe ne youtube per ti pare…dhe (dhe ketu nuk e ze fare) pashe dike qe imiton Amy Lee dhe dike tjeter qe imiton Chris Martin (dhe po te shikosh foton me lart, te duhen nja dy sekonda per te kuptuar se nuk eshte marre nga nje koncert i Coldplay)…atehere, le te vazhdojme ta zeme se ka akoma shume per te bere muzika shqiptare…por te pakten (dhe serish ketu nuk po e ze fare) eshte ne rrjedhen e duhur… por nesje, e zeme se nuk e zeme fare dhe vihemmi ne pritje te zeme ndonje gje tjeter…😉

  3. Darien Says:

    Jam pjeserisht dakord me ty Blero. Dmth, ne gjithe kete rremuje qe eshte muzika, normalisht ka edhe ca qe bejne cover, qofte edhe ne menyre te pandergjegjshme. Por midis ketyre klloneve une kam gjetur edhe grupe te vlefshem, qofte edhe jo shume cilesor teknikisht, por sidoqofte njerez qe kane diçka per te thene.

    Me shume se çdo gje tjeter, besoj se ky artikull duhet sa per te bertitur ” Shikoni se ka nje skene te madhe edhe ne Tirane, shikoni se diçka e Re po zien aty!”

    Pastaj natyrisht jane me dhjetera grupe, jo te gjithe te mire, por te gjithe a-k-t-i-v-e.

  4. Mbi muzikën – përsëri, (mbi mitizime, keqkuptime, gabime, (shkruajtur pa lidhje logjike)) « Tirana Calling Says:

    […] më të mëdhenj Led Zeppelin apo Pink Floyd? Apo të shohim se ça po ndodh sot, duke filluar që nga lagjja jote e deri ku mund t’na çojnë ato shtatë nota të […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: