Zbritëm!

by

Hëna

Hëna ka paraqitur gjithmonë kuriozitet për tokësorët. Shpesh herë i është bashkangjitur çmenduria (nga ku fjala lunatik) dhe herë të tjera është vënë përkrah mistereve të pashpjegueshme të kohës. Një mollë e ndaluar që rrotullohej rreth tokës.

Përpjekjet Ruse kishin bërë të mundur vetëm uljen në Hënë të “objekteve” të ndërtuara nga njeriu, dhe këto me shumë vështirësi teknike. Kur stafetën e mori NASA në 1966, guna mbi tela ishte hedhur, mungonte vetëm pak kurajo dhe hapat e parë në Hënë nga një njeri do mund të bëheshin të mundur. Kennedy kishte filluar propagandën në ’61 duke deklaruar se përpara fundit të dekadës Amerika duhej të kishte çuar njeriun e parë në hënë dhe ta kish kthyer atë sërish në tokë. Projekti Apollo ishte kristalizimi i ëndrrës të Kennedy-t. I studiuar në çdo detaj dhe me një rritje të habitshme, dukej sikur ishte gati që përpara dhe kishte nevojë vetëm për t’u aplikuar. Pushtimi progresiv i orbitës të tokës dhe asaj të hënës e bëri emrin Apollo sinonim të kurajos dhe fuqisë ndërmarrëse të Uncle Sam. Tanimë viti  1957 dhe Laïka ishin vetëm një kujtim i largët dhe simpatik i përpjekjeve të Hrushovit. Amerikanët me blue jeans dhe duar me kallo orbituan 16km larg sipërfaqes hënore me misionin Apollo 10 dhe në 16.07.1969 misioni Apollo 11 i komanduar nga Komandant Neil A. Armstrong del nga orbita e tokës me mision Lunar Landing.

Për shkak të pamjaftueshmërisë të karburantit moduli Apollo 11 bëri ulje manuale të detyruar të drejtuar mjeshtërisht nga komandanti Armstrong. Disa minuta më vonë, ndërsa bota kishte ethe për mbërritjen e ekuipazhit në sipërfaqen e hënës, Armstrong thoshte me ndrojtje “Ky është një hap i vogël për një njeri, por një kërcim prej gjigandi për njerëzimin”. Aventura zgjat rreth 22 minuta. Aldrin luan rolin e paracaktuar, fotografon sipërfaqen e hënës dhe sigurisht hapat e parë të komandantit. Flamuri me yje dhe vija valëvitej në Detin e qetësisë, në tokën e askujt.

Në 40 vitet që vijuan : Kubrick stiloi “Clockwork Orange”, Pink Flyod publikuan “Dark side of the moon”, Kasparov mundi Deep Thought, Armstrong është mbyllur në botën e tij me konferenca universitare, peshkime buzë liqenit me kapele kashte dhe heshtje shtypi. Buzz Aldrin ka ulur të ndenjurat në çdo karrige intervistash dhe ka parë kamerat e gjithë dokumentarëve mbi hapsirën. Dikush në Montmartre shikon hënën të pasqyruar në ndonjë pellg uji, e kështu me rradhë. Diçka është e sigurtë, hëna na shikon gjithmonë!

Tirana Calling, nga ana e errët e Hënës!

Tags: , , , ,

5 Responses to “Zbritëm!”

  1. harold Says:

    e ke myt andi !!! shkurt bukur …

  2. Enkelejd Lamaj Says:

    Mire mire, po si i behet fakit qe njeriu nuk ka zbritur kurre ne hene? ose, nese na paska zbritur para aq vitesh, pse nuk zbret me dot?

  3. Darien Levani Says:

    Keto jane dyshime qe qendrojne, keto qe thote Enkelejdi. S’do ishte – per mua – e çuditshme sikur te kishte qene nje manover fallco, ishte lufta e ftohte dhe ishte realisht Lufte.

  4. andinh Says:

    Misioni i fundit qe ka zbritur ne hene ka qene Apollo 17 ne 1972. Ne ditet e sotme nuk paraqet me interes zbritja ne hene sepse materialet per studim i marrin me menyra te tjera dhe s’ka me nevoje as te rrezikohen jete njerezish dhe as te tregohet epersi.

  5. harold Says:

    ka dhen discovery channel 1 emision ku shpjegonte cfar manovrash mund te ken perdorur amerikanet per te simuluar artificialisht zbritjen ne hene

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: