Shiu i Marrë

by

poezi nga Dritëro Agolli

Dikur na bridhte qiejve një shi,
Që veç poetët çmendte po t’i lagte.
Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerëzi,
Poetët u lajthitën pas një nate.

Filluan të kopjonin veç një varg,
Të kishin të përbashkët veç një metaforë,
Për shembull: “Jam Homeri, jam bust në park,
Jam Sofokli, Eskil e Pitagorë.

Jam rrugë vetëtimash e rrufè,
Jam dhe kostelacion në qiell,
Jam rrap me rrënjët pleksur nëpër dhè,
Jam udhëtar që kam në sup një diell…”

Po nga ky shi s’u lag veç një poet,
Se ishte fshehur në një pyll të dendur,
Poetët e lajthitur në qytet
E qeshnin dhe i thoshin: “Je i çmendur!”

Dhe u mërzit poeti në vetmi,
Se talleshin të çmendurit, poetët,
Dhe luste zotin që të binte prapë ky shi,
Që dhe ai të çmendej si të tjerët.

Tags: , , , ,

3 Responses to “Shiu i Marrë”

  1. darienlevani Says:

    Izolimi seshte aq i bukur sa mendohet. Eshte nje peshe e madhe.

  2. Darien Levani Says:

    Ah, se harrova ta them ne komentin e meparashem : komplimente per foton e gjetur, shume shume e bukur dhe e pershtatshme. Shpreh nje fare lirie te afert e te pakonceptueshme qe me pelqen.

  3. AnaBlu Says:

    Nder poezite e mia preferuara nga Dritero Agolli. Shume aktuale edhe sot, per shume poete e shkrimtare shqiptar, por jo vetem..
    aktuale edhe per cdo individ qe ngrihet mbi komunitetin dhe s’ka frike te jete unik.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: