Moonlight drive

by

nga Loer Kume

Gjithmone e kisha imagjinuar plot fantazi nje moment te tille dhe ja, tani po e jetoja. Ajo ishte para meje. Une pas.

I shihja prapanicen e lezetshme, pak te mbledhur e dobesuar qe nga hera a fundit. Ngjitej me nje sportivitet te plogesht. Shkembi ishte tere rremba e gremca grrices qe po me pelqenin shume. Ndihem egersire kur zhgerryhem neper shkembinj. Me transmetojne forcen e tyre, ashpersine, me grricin kembe e duar duke me treguar sa i dobet jam e me se duhet te matem per tu ndier gjalle. Arritem ne piken tone. Nga aty do hidhemi ne det. Eshte e rrezikshme. Mund te thyesh qafen me kuptimin e vertete. Ishte shume lart. Ajo s’donte t’ia dinte. Nuk i behej vone per asgje. Une e dashuroja ate trup te bukur. Cdo skute te tij qe kisha eksploruar jo me larg se nje nate me pare. Une e dashuroja. Ajo kishte tjeter raport me trupin e saj. Ajo e respektonte dhe urrente. E respektonte sepse i pergjigjej me se miri cdo komande te saj, dhe e urrente se ne te ishte vendosur shtruara nje mase tjeter, nga nje bote e erret, nga nje dimension paralel, nga ferri. Dhe ajo mase e huaj donte ta hante ate trup. Dhe trupi i saj e kishte bujtur te huajin armiqsor dhe nuk po e hiqte dot qafe tani. Une isha nje nga te paktet qe e dija per tumorin. Ishte ne kurim e siper. As familjaret nuk e dinin.


Kishim kohe qe njiheshim. Nje njohje fare rastesore neper ca kanale shume te reja kontaktesh. Ishim njohur. Ishim shkeputur. Dhe ishim rikerkuar pas shume kohesh. Nuk kishim ndonje lloj raporti pas asaj njohjeje te rastesishme, po u kerkuam pas ca kohesh, pa e kuptuar asnjeri pse. Ishte njohje e cuditshme, pa u zgjatur shume. Po une nuk dija pothuajse asgje per te. Raporti yne nuk ishte aspak social, nuk dija asgje per familjen, shoqerine. Shume pak per punen e saj. Asgje per te kaluaren. As mbiemrin nuk ia dija. I dija vetem emrin. Nje emer te pafe. Ashtu dhe ajo per mua.
Kishim nje nga raportet me te vecanta qe egzistonin midis njerezve. I ishim dhene njeri tetrit pa pergjegjesi. Thjesht, te lire. Ne cdo plan. Perqendruar vetem ne botet tona shpirterore. Dhe fizike. Secili nga ne te dy kishte nje jete te tijen per te cilen tjetri nuk dinte asgje. Dhe as qe na interesonte. Ne donim vetem universin perceptues te tjetrit. Dhe ate fizik. Nuk ishte vetem seks. As miqesi. Fjale e plote do ishte dashuri e lire. Pa pyetje. Pa kerkesa. Merr c’te japin. Merr c’te mundesh. Mos kerko. Keto i perserisja vetes kur kisha te beja me te dhe me pushtonte egoizmi dhe xhelozia.. Dhe ma do mendja qe edhe ajo bente te njejten gje. Ishte njeri i forte. Mundohej te behej e pashpirt, po ishte zemerembel. Dhe tani semundja e kishte bere shume te paqendrueshem humorin. Qeshte pak. Dhe une mundohesha tere kohes ta beja per te qeshur. Po humori me dilte me sforcim, si dicka e deturuar. Ndaj, kisha hequr dore. I shkoja pas ne c’me kerkonte. Isha gati per cdo papergjegjshmeri. Ne ate moment po rrezikoja jeten me te, duke shkelmuar tere te mirat dhe pergjegjsite shoqerore qe kisha.
Me pa ne sy.
Gati? – Me tha. Ishin rreth 15 metra lartesi.
E sigurt…? Do thyejme qafen.
Fillove ti? – Me pa me inat. – He, do besh me si qaraman apo si…
Ne rregull. Hidhemi. Me koke e? Mos provo te hidhesh me kembe se … (e mengova mire, ne njejes apo shumes vazhdimin e fjalise. Duhej te ishe diplomat keto kohe me te.) …do ngulemi ne rere e do vdesim. Madje po te vdesim gjysma e se keqes. Do ngelim sakate. I thashe.
Mire. Gati?
Gati.
Po me perpelitej zemra si qen. Ia dhame nje ulerime te njezeshme dhe fluturuam nga shkembi me koke drejt e ne det. Ishte nje shkarkim i tmerrshem. Nje ndjesi e larte. Po mendoja se isha Piter Pani. Vetem ai mund te bente nje aventure te tille. Uji me mbushi hundet, sic me ndodhte zakonisht, dhe djegesira e kripes me beri te nxitoja te ngjitesha. Ajo kishte nxjerre koken siper dhe qeshte si femije. Pashe fytyren e saj te ctensionuar. Edhe une ashtu duhet ta kisha. Ndihesha i lehte, i qete. Duart dhe kembet kishin marre nje dridhje te lehte. E kapa dhe e zhyta. Me terhoqi nga kemba dhe filloi nje kacafytje ku une humba me nderin qe me takonte. Dolem ne bregun me zall duke u zvarritur. Me zor merrnim fryme. E putha. Buzet i ishin fryre aq bukur! Pashe thithat e ngritur perpjete nga tere emocionet e forta qe kaluam. Mu erresuan syte. Ia zbertheva rrobat e banjes. E leshoi veten ne doren time. Po cmendesha duke i thithur. E lepiva pas veshit. Filloi te levizte duart ashtu si mua me cmendte. Kembet po i tensionoheshin. Filloi te bente levizje konvulsive. Kerkonte. Lepinte gishtat e mi. I shtrengova vithet deri sa bertiti. Ishim te eger. Thonjte i kishte ngulur ne gjoksin tim. Shtrengonte fort. Dhe une u zhyta ne te. Isha nje i cmendur. Tere gjoksin e ndjeja te me hapej. Zemra po me cahej. Po e perplasja fort. U drodh, bertiti, u perpelit, dhe une bashke me te, rame te keputur ne zall.
Kjo ishte mahnitese, – tha me nje buzeqeshje te lumtur ne fytyre. Femrat ishin te lumtura dhe bosh, vetem pas orgazmes. – e lave fajin e mbremshem.
Tani e prishe, – i thashe. Pse duhet te kujtosh momentet e dobesise se tjetrit? Asaj nuk i shkonte nder mend, se nje nate me pare as qe ndjeja fijen e eksitimit. Isha i mbytur ne mendime tere merak per te.
Mbreme me le pergjysem, – vazhdoi ajo.
Nuk me eksiton me, i thashe. Me ke dale nga qejfi.
Po e di, tha. E pashe tani. qeshem. Ishim ne, zhurma e detit, qielli, mali, pemet…
c’do besh? Prisha heshtjen.
Kur?
Pas kesaj.
Pas kujt? – tha.
Pas pushimeve tona.
I ra nje hije e zymte ne sy. U pendova qe e kisha pyetur. Iu kujtua serish AI. Nuk i dilte ta kishte ne trup, po te mbinte dhe ne mendje. Aty bente shkaterrimin me te madh. Dhe asaj i ishin dobesuar nervat. C’nuk kisha bere. Duhet ta luftoja. Kisha bindjen se une mund ta sheroja per aq pak dite sa e kisha. Pastaj do me dilte nga kontrolli. Nuk do e kisha me ne kujdesin tim. Ndaj, duhet ta sheroja per aq kohe sa e kisha ne dore. Vetem. Une.
Kishim bere tere magjirat e budallalleqet e mundeshme. Qe perpara se te kthehej, une me bindjet e mia kisha ngritur nje rrjet te tere energjish pozitive nga njerez te ndryshem, te vecante, te cileve u besoja dhe kisha bindjen qe ishin te fuqishem per te bere nje gje te tille. Dhe ne qender te ketij rrjeti ishte ajo. Tere ajo energji, si nje shigjete e drejtuar nga ajo, do ta gjalleronte.
Diten e pare, duke udhetuar, me kerkesen time mbajtem makinen ne nje tip minipylli. Isha i eksituar, dhe ideja e te berit seks aty mu duk shume e pershtatshme dhe ngacmuese. Ne moment, mu duk sikur dhenia ime ndaj saj gjate momenteve i jepte nje ngarkese te pafund energjie pozitive. Dhe ashtu ishte. Dhimbje nuk kishte pasur gjate tere kohes.
Pastaj, filluam te flisnim per ATE si per nje dicka shume konkrete. E beme dicka te gjalle. Talleshim me te. E quanim idioti. Gomari. Plehra. Rri aty ne barkun tend e fshihet.
Une e kuptoj qe eshte i dashuruar me ty, dhe eshte egoist i madh, po jo me shume se une ne rradhe te pare e pastaj tere te tjeret me rradhe. – I thoja.
C’pune ke ti mo? Qeshte ajo. Ti e di shume mire qe egoizmi yt eshte fare pa lidhje. Une nuk te perkas. Nuk ka c’te duhet ca behet me mua. Te shkon dem o rrote!
Ate pune e di une, ti nuk je e imja, po e askujt tjeter nuk je. Pastaj ti e di ne c’perendi besoj une, – i thashe. – Une besoj ne zotin e ri, Akilin. Une i besoj arbitraritetit. Dhe aftesise per te qene arbitrar. Ndaj une te marr per vete, sepse zgjas doren i pari, dhe sepse kujtdo tjeter do ia pres duart po ti zgjase. Qeshem te dy.
Ne fund te fundit, ndaj te dua… Sepse nuk te kam asgje, nuk je e imja, nuk kemi rregulla, detyrime, as per hir te dashurise. Jemi totalisht te lire. Dhe te cmendur. Jemi dy budallej…Qeshem.
Ne darke beme nje zjarr, dhe tape te pire morem letra te medha, shkruam emrin e tij, morem kopjen e skanerit, dhe duke u hedhur e sperdredhur ne breg te detit rreth zjarrit, I dogjem me ceremoni. Duhet te kishim djegur origjinalin e skanerit, tha ajo. Iku tani. e dogjem – thashe. Sipas besimit woodoo AI vdiq. Qeshnim si dy budallej. Pasi beme dashuri deri ne mesnate, ate e zuri gjumi. Ndersa une, i bindur totalisht ne vete se kisha trasheguar fuqite e mistershme te mamase time per te bindur, dhe sheruar njerezit, ndejta tere naten duke i berbelisur ne vesh qe e prisnin perpara edhe 60 vjet te tjere jete. E pyesja ne gjume se c’do bente me ata 60 vjet te tjere? E beja te mendonte ne gjume se cdo bente me jeten qe i mbetej. I perserisja me rregullat e hipnozes qe ishte mire. Qe floket i shkelqenin, syte i shkelqenin, lekura i shkelqente, buzet kerkonin mish per te puthur. I perkedhelja cdo pjese te trupit duke i folur per te e duke e bere te dashuronte serish trupin e saj. Je 26 vjece, i thoja me ze si peshperime. Ndjej ne tere trupin tend rinine. Ndjej te me japesh jete. Je kaq e fresket dhe e fuqishme! Pastaj, me nje bindje deri ne delir qe kisha aftesi te cliroja biorryma nga gishtat, dhe qe qenia ime emetonte sinjale pozitive, e mbuloja me trup, pastaj i prekja barkun ne vendin e operacionit duke u sforcuar te sheroja me gishta. Keshtu kaloi nata. Te nesermen hengrem mengjes, dhe pasi beme not e zhytje pa fund nga shkembinjte, morem nje shishe (e zgjodha vete prej qelqi qe te thyhej) dhe e vume per shenjester. Keshtu eshte thyer ai brenda teje i thashe. Dhe e merrnim shenje. Goditem, une kot ajo plot seri sa e thyejti vete me gurin e leshuar nga dora saj. Besoj se krisma e shishes se thyer dhe ndjenja qe e shoqeroi kane ndikuar mire brenda saj. Qe ate dite nuk e permendem me. AI nuk ishte me. Dhe ja, sot i ra kjo hije ne fytyre! Pse te ishte kaq frikacake?
Ca do besh? E pyeta. Pas kesaj? Nuk e di tha. Mos me pyet per gjera qe askush nuk i di.
C’dreqin ke qe rri ashtu? Ke frike? Akoma me ate histori? Ti e di qe operacioni shkoi mire. Ca dreqin ke? Po mor po, kam frike. Nuk lejohet? Po mire, ula tonet une, – C’frike ke? Qe do vdesesh? Po. Do vdesesh. Do ikesh per lesh. Edhe une, edhe plot te tjere. Te tere. e pse u dashka merzitur? Ja, ti do ikesh pak me shpejt se ne, edhe? Ce pastaj? C’do humbesh? Asgje. Si s’do humb asgje? Do i humb te tera. Kam njemije gjera te tjera per te bere. Dhe do ti besh. Do shkosh ne 1000 vende, duke u nisur nga Egjipti, do shkosh me 1000 njerez duke filluar nga une e femra e meshkuj te tjere qe te presin. Do besh 1000 gabime, qe do te te kushtojne. Do fitosh miliona leke per ti harxhuar prape. Do zihesh me prinderit e do pajtohesh prape me ta. Po Kolumbine do ta shohim? Ne Kube dhe Tibet do ikim bashke. E ke me detyrim. Te tjerat i ke te lira. Degjon? Ndaj, mos fol idiotizma tani. nese je e bindur qe do vdesesh, e di ca? Cohu e ulerija me te madhe tere njerezve nje gje te tille.
Po mendoja ta lija shtatzane. Ashtu do kishte per se te mendonte. Do i hapej psikologjia e zymte qe e kishte pushtuar.
Ca? Me pyeti me sy te shqyer. Qe do vdesesh, – I thashe pa mu dridhur qerpiku. Ketu nuk ka njerez. Ata qe jane. Thuaja peisazhit qe na rrethon.
Cohu! Bertit!
U hodh ne kembe. Po ore, – tha. E bej. Pa perqark… u ul prape. Ishte e deshperuar. Shume e ngrysur. Nuk mundem. Nuk mundem.
Ku dreqin e kishte gjetur semundjen kjo? C’pati? Nga i doli? Pse ty moj? Po e shihja. Ajo qenie… kurre nuk duhet te ikte. Nese do guxonte te ikte… nuk do e lija. C’eshte kjo. Kjo eshte jonormale. Shkon kunder deshires se universit. Apo universi e do prane tij? Jo. Nuk ia jap. Pse u semure moj? I thashe. Ajo ktheu koken. Isha i terbuar dhe nuk di c’pamje mund te kem marre qe ajo beri ate fytyre. C’te tha truri qe u semure? U cova. Po e shihja. Kjo pune vetem keshtu rregullohet, thashe me vete para se ta qelloja. Grushti goditi drejt e ne stomak. Ajo u palos. Me sy te kercyer. E qellova me pellembe. E zura per flokesh. E perplasa ne toke. E qellova prape me grusht ne bark. Ajo rrinte si e llahtarisur. Ne nje moment reagoi. Mu hodh ne fyt duke uleritur e duke me gericur me thonj. Me qellonte pa pushim. Ishte dicka shume e shpejte. Mbaj mend vetem syte e saj si te zoteruar. Mori nje gur me maje e me qelloi ne brinje. Gjaku rrodhi pa e ndjere fare ne lekuren time. Ate moment u keput. U ul ne breg dhe shpertheu ne te qara te deneshme. Ate moment e desha tmerrsisht shume. U afrova ta perqafoja. Po u kujtova. Ajo nuk mbaronte me kaq. Ishte prape e deshperuar. Kesaj rradhe nuk u tremb nga goditja. Floket i mbuluan fytyren dhe koka iu shmang anash. Po he? I thashe. Cohu. C’tu desh ty qe u semure? E? c’tu desh? Kush te dha leje? Kush? Ulerija. E godita perseri. Perseri. Perseri. Ajo rrinte duke qare si ne faj. Po erdhi kulmi i kulmeve. Mu hodh siper e u rrokullisem deri ne det.
Do te te vras! Uleriu. Do te te vras! Dhe me qellonte pa pushim. Me zhyti koken ne det, po ishte kunder natyres se saj femerore. Aty hoqi dore. U cua duke dihatur. Plaga ne brinje mu ftoh dhe me dogji nga uji i detit. U permenda dhe une.
Rrinim ne breg te detit. U afrova ta puthja. Me shtyu. U afrova perseri duke e kapur me zor per flokesh. Deri sa pranoi te me puthte. U shtrime ne breg e rrinim. Putheshim.
Ate darke, pasi hengrem mire e mire, pime vere te kuqe fshati dhe beme dashuri te embel, mblodhem plackat dhe u nisem. Lame deren e dhomes hapur me celsin brenda. I jepte makines shtruar. Ku? Tha.
Nga te ta thote sekonda. I qesha. Ishim lart, shume lart. Rruge malore. Ne krah kishim henen. Nuk jemi vetem, – I thashe. Hena na ndjek. Na do shume.
Qeshi. Ishte aq e qete, aq moskokecarese. Jeta brenda saj ishte kthyer ne rrjedhe normale. Ishte pak fresket. Dhe ai ajer i paster. Mora paketen e cigareve ne makine dhe e flaka.
E di ca duhet tani? I thashe. Vura Moonlight Drive.
Let’s swim to the moon, ah ha
Let’s climb through the tide
Penetrate the evenin’ that the
City sleeps to hide
Let’s swim out tonight, love
It’s our turn to try
Parked beside the ocean
On our moonlight drive…
Doors I adhuronim. Po shkonim, ne udhen e bukur, nen qiellin dhe henen e bukur, rruges te tere flinin, dritat fikur… e ne, si dy lugeter drejt se perkryeres…

Tags: , ,

44 Responses to “Moonlight drive”

  1. ina droboniku Says:

    loer ishte pergjithsisht e bukur.vecanerisht pragrafi i pare po duhen ripare fjalite efundit te tij.pastaj vazhdon pak monoton,po pak ama.paragrafi .po me perpelitej zemra ……..is i bukur dhe rrjedh shpejt ne nje ritem me emocionin qe percjell.
    dialogu is pak jo i vertete ,jo ne ate qe tregon po ne menyren i e te thenit te gjerave;them se duhet hequr ajo fjalia e cunit , me mire mos flasi fare dhe te beje vetm humor se nenkuptohe ca ka ndodhur edhe pa te ,dhe kur nuk i pershkruan cdo imtesi(te panevojshme)lexuesit is me mire-them une:)
    pastaj vazhdon mire po fillon te behet pak adoleshenciale dhe me doza te tepruara romantike(qe po qe se cuni do ish 40 vjec s’do ish keq se do i jepte pjeses pakdrite dhe rini ,po ne kete rast ato jane te dyja gjat gjith pjeses, sepse ke shkruar me aptimizem)qe mund te zbuten pak ne ndonji vend.
    pastaj pjesa merr sh energji qe rritet sh bukur dhe zbutet sh bukur gjithashtu. is nji moment qe vjen befasues, pak i forte ,po mua me pelqen.
    beautifull END ashtu si kenga ,po mos quhet kopjim kjo:)
    nice work
    P.S me fal ne se e kam tepruarme kritika si per here te pare po kij parasysh qe une nuk di te shkruaj……………

  2. loer kume Says:

    o ina moj ina droboniku🙂
    degjo, nese eshte hera e pare qe ti ben kritika, atehere je perfekte… ke thene pak a shume te njejtat detaje qe me kane sugjeruar njerez qe jane marre profesionalisht me letersi, shume njerez… po me bere kete kritike per cdo pjese timen, do te t ejem shume mirenjohes, e do te te llogaris bashkepunetore, dhe ti e di qe nuk po bej shaka po e kam seriozisht… pacim e ma puth zemren e vogel…

  3. Enkelejd Lamaj Says:

    Prsh Loer, po e marr dhe unë pak fjalën… [tani që më erdhe në dorë, hë hë…🙂 ]

    Seriozisht tani: para së gjithash, jam dakord me fjalinë e parë te Inës. Dhe ajo që më pëlqeu te ky shkrim është doza e madhe e lirisë që të injekton, por, nëse vetë trama ka dozën e vet, ti e ke çuar në mbidozë. Historia është e bukur, ka brenda tre nga katër gjerat themelore te jetës: dashurinë, lirinë dhe vdekjen… por duhej t’i kishte kushtuar me shume vëmendje dhe përkujdesje detajeve dhe vetë rrëfimit, ashtu sic duhet te kishe patur kujdes per detajet e teperta.

    Personazhet, për shembull: unë u njoha me ta në një mënyrë më shumë të rrëmujshme nga ç’janë ata vetë dhe, në të njëjtën kohë edhe në një mënyrë shumë sipërfaqësore. Ti rrëfen njohjen e tyre, por duket sikur e ke bërë me përtesë këtë gjë, sepse, në vend që të më lësh mua ta kuptoj vetë, i ke thënë gjërat prerë… Megjithatë, herë pas here arrita edhe të hyja në botën e lirë të tyre, vetëm se porsa kjo ndodhte, ja tek hyn ti me komentet e tua (batuta e femrave kur arrijnë orgazmën,– për mendimin tim –ofendon ndjenjën që më ke transmetuar deri në atë pikë të rrëfimit dhe bie edhe ndesh me atë që protagonisti lë të kuptohet se ndien për vajzën).

    Koha: edhe koha e rrëfimit është e rrëmujshme. Herë tregon diçka këtu, e herë diçka atje. Në fakt, ajo që në letërsi quhet ndërthurja e “radhës kronologjike të ngjarjeve” me “radhën e tregimit të ngjarjeve”, duhet të ketë, në vetvete, edhe një sens logjik, ku ngjarjet që tregohen për të na njohur me karakterin e personazheve, mendoj se duhet t’i paraprijnë ngjarjeve të shkuara që tregohen dhe vihen në shërbim të ngjarjes kryesore (që është duke ndodhur tani). Në këtë mënyrë kuptohet sjellja e personazheve në ngjarjet e shkuara dhe, si rrjedhojë, edhe ngjarja kryesore bëhet më e kuptueshme.

    Dialogët: këtu, që të mos përsëris Inën, s’po them gjë.

    Së fundi do them vetëm një gjë e cila nuk i përket përmbajtjes së rrëfimit, por që ndikon në perceptimin e saj. Loer, në fund të fundit jemi njerëz dhe për të lexuar përdorim sytë. ‘Scroll’ këtë faqe ca më lart dhe hidhi një sy gjithë rrëfimit, pa e lexuar. A nuk të vriten e dhe ty sytë nga rrëmuja e paragrafëve, e dialogëve, e rreshtave dhe hapësirave boshe që herë mungojë e herë janë me shumicë? Mua po. Dhe, desha apo s’desha, bëri që leximin e rrëfimit ta nisja me një minus e të mos e bëja plus gjer në fund. Çfarë të bëja më parë, të përqendrohesha tek rrëfimi, apo të ndaja fundin e një paragrafi me fillimin e një dialogu?

    Kaq. Se më duket sikur e teprova. Dhe i kam thënë vetes njëqind milion herë që nuk duhet t’i ekzagjeroj gjerat…😉

    (P.S. Lexova dhe ca komente tek peshku pa ujë (si dhe Ina më lart), nuk e di çfarë duan te thonë me ‘adoleshenciale’, sinqerisht, sikur s’vura re te kishte ndonjë ‘Benz’ apo ‘Hummer’ dhe ngjarja nuk ndodhte në Bllok, përveç kësaj, kam frikë që adoleshentet e sotëm, kur të shkonin në fund të rrëfimit tënd e të lexonin Doors, do thoshin: e ç’hyjnë dyert këtu? dhe pse e ka lëne në anglisht ketë fjale xhanëm?)

    P.S.S. Ah dhe diçka të fundit fare, unë do e kisha titulluar Moonlight Dive.

  4. loer kume Says:

    moonlight dive…🙂
    thanks enkelejd, sinqerisht qe me je shume i dobishem me komentet e tua… jane ajo cka duhet te jete realisht nje kritike letrare… tregimi eshte i paperpunuar, dhe kur ta perpunoj, do kem parasysh komentin tend dhe te ines…
    lexohemi neper tregime serish🙂

  5. Alket Bushi Says:

    Si kà mundesi Loer qe duke e ditur qe s’kà àsgje te re nen kete diell, vàzhdon te shkruàsh, prà te thuàsh gjerà te vjetrà shume nen kete diell? Kà mundesi qe kete shkrim tà gjesh edhe ne muràlet e vjetrà pàleolitike. Historià eshte ciklike (keshtu kà thene Plàtoni, gjithàshtu mesuesi i tij Sokràti kà thene edhe budàllàllekun me pesimist te njohjes qe “di àte qe s’di àsgje”) àpo spiràle, domethene qe gjeràt perseriten, si ne nje spiràle, por ne nje nivel tjeter (i cili mund te jete edhe regres, siç ishte mesjetà pàs làrtesise ende te pààrritur te kultures se àthinàsve)? Keshtu prà mos nà thuàj gjerà teper te vjetrà nen kete diell, se jemi lodhur duke i degjuàr (kjo sipàs teje, sepse muà tregimi si nje i tere me pelqen, veçse me vràsin syte fjàlite ku citohet dhe nuk futen ne thonjezà, por i mvishen nàrràtorit.) Eh, mor Loer, vàzhdo dhe kendo gjithe deshire “smooth criminàl” dhe te shkosh ne plàzh, sepse jetà eshte vertet edhe e bukur dhe ià vlen te hàrrohesh ngànjehere ne ereràt e sàj. Edhe une pàs pàk do shkoj ne plàzh dhe do mendoj vetem per detin…

  6. aurora Says:

    …me duhet te lej dhe une nje gjurm prezence. me pelqeu,mjaft dhe pik.
    nisjen,presjet dhe imagjinaten (?) i ke shtruar ti.

    ndonjeher nje shkrim te perqafon,🙂

  7. loer kume Says:

    hah! pse shkruaj une? shkruaj nga halli more Alket…
    po te kerkosh ne blogun tim nje pjesez me titullin “gjyqi i hijeve”, do e kuptosh disi… shkruaj se me shkruhet, njesoj si ha se me haet, por kjo
    s do te thote qe une s po them gjera paleolitike.
    ej, aman, mos gjej bosht jetese Nietzschen o burre i dheut, shih cdo gje qe te rrethon ty, jo cdo gje qe te rrethon ty e pare nga Nietzsche, se te betohem qe dhe ai kendonte smooth criminal🙂
    Hitler e degjonte e bente moonwalk🙂
    nga moonwalk, Wagner kompozoi the Walk Of Walkyries.. e Bet’hoven Moonlight Sonata…🙂

  8. loer kume Says:

    faleminderit aurora! te perqafoj gjurmen …🙂

  9. Alket Bushi Says:

    Boshti im i jetes jàm une! Une ketu po shfàq pjesen time intelektuàle dhe profesionàle. Po te duàsh tàkohemi per qejf diku, pijme birrà, i kerkojme ndjese njeri-tjetrit per ndonje gje jo te mire qe kemi thene dhe une, nderkohe qe pime birrà mund te te tregoj ty mbi tre mije e cà bàrsoletà jo fort te degjuàrà, àq sà t’i te shkàperderdhesh duke qeshur, sepse njoh dhe àktrimin dhe àto qe me njohin ngà àfer e prànojne se i tregoj shume bukur. Me gjithe respektin te pershendes!

  10. loer kume Says:

    great! >>>
    mos mendo se te mungoj nga respekti alket… atyre qe nuk u ofroj respekt, nuk u ofroj fjalen.
    thjesht po diskutojme mbi ceshje te jetes…
    pershendetje… birra eshte e mirepritur… sa me e ftohte!🙂

  11. aurora Says:

    dear bushi , edhe ti nej big new(s) entry nuk esht se na tregove jo … so,mund te t’japim çmimin per pikat e shiut qe i hedh zanores ‘à’ . congrats!

  12. Alket Bushi Says:

    Zonjushà Aurore! Fàleminderit per propozimin e ketij çmimi, por nuk e meritoj, duke qene se eshte nje problem teknik i làp-topit tim, te cilit nuk i punon butoni “à”, ndàj me duhet te perdor à-ne me theks qe kà tàstierà. Pàstàj, nese per pikàt mbi àne e hedh làrg e làrg per skllufin, kush deshi tà fshihte qe ài ishà perseri une? Kurse per hyrjen “e re te màdhe” (se kàm àntipàti gàti fizike te perdor fjàle te huàjà kur shkruàj shqip, bile per te qene i sinqerte vetem kete gjuhe njoh) ky mund te jete perceptimi i te tjereve mbi muà. Ne fàkt keto shkrime te miàt ne komente qe berà keto dite jàne veçse nje rrjedhoje e nàtyrshme e àsàj çkà me erdhi te bejà dhe ndoshtà duhet te kesh àq besim tek une sà te me besosh se nuk kàm pàsur qellim te àrrij diku, qofte edhe nje perceptim làvderues te te tjereve. Megjithàte une prej origjines sime jàm mirditor dhe krenàrine e kàm ne gjàk, ndàj pàvàresisht ç’mund te mendojne te tjeret, une jàm krenàr per àq dije sà zoteroj dhe per àte çkà une jàm ne pergjithesi. Nese ju kàm treguàr vetem gjerà qe ju i dini tàshme, te pàkten kjo kà vlere qe duke i perseritur i rifreskoni. Nese mendon se nje njeri si une, me profesion regjisor, 26 vjeç, me deshire teper serioze per te shkruàr letersi dhe meditime (po flàs hàptàs: nuk e di perse Dàrieni nuk iu tregon mendimin e tij mbi librin tim, qe u bene dy-tre muàj qe ià kàm dhene, se une librin e tij “Vràsesi i qymyrit” e lexovà brendà dy ditesh dhe ià thàshe menjehere pershtypjet e mià), kà nevoje qe te tregoje ne nje blog se kush eshte, àtehere i mjeri une per veten! Te uroj gjithe te miràt!

  13. aurora Says:

    une u merzita se s’me ofrove dhe mua nje birre te ftoht , ti ku e ku del🙂
    ti pse merzitesh ?

    une thjesht pelqeva ç’lexova – shije t’mija,si i thuhet! s’lavderova njeri…leqe si synor ky lavderimi me duket paksa i ekzagjeruar dhe komik.
    ne bote s’ka asgje origjinale – ne plot kuptimin e fjales.
    edhe ajo birra qe shpresoj t’me ofrosh do jet e ftoht,si çdo birre tjeter,nje dite tjeter,ne nje moment tjeter,me dike tjeter. por prap nje shije te fresket ne nje mbasdite tjeter…

    p.s fakti i asaj ‘à’s me zhgenjeu ; me zhduke gjith kte keshtjell kuptimi. ncncnnc

  14. Alket Bushi Says:

    Fàkti qe ne kete bote s’kà àsgje origjinàle, nese eshte i vertete (ne fàkt ne bote thelbesisht kà vetem gjerà dhe veprime unike qe ndodhin vetem nje here àshtu dhe kurre me, por pervijimet bàze te gjeràve jàne te ngjàshme dhe krijojne iluzionin sikur veç perseriten), nuk duhet tà shqetesoje dhe tà ngryse njeriun e ri, njeriun qe ende s’e kà mbàruàr jeten e tij, bile mund te jete ende shume heret per mbàrimin. Nese Adàmi dhe Evà ishin te pàret qe bene seks, mos ndoshtà gjithe te tjeret qe e bene pàs tyre ishin thjesht imitues dhe duhet te jene te deshperuàr qe nuk jàne te pàret? Nejse! Duhet besuàr tek hieràrkite, perndryshe mbreteron kàosi, nuk di me ç’te zgjedhesh dhe ç’te lesh. Birràt mund t’i pijme ku dhe kur te duàm! Une ti dhe Loeri, meqe i ofrovà dhe àtij mund te pijme sà te behemi thumb! Ku? Le tà vendosim bàshkàrisht…

  15. Darien Levani Says:

    Si ishte ai muhabeti i birrave?

    Besoj se eshte shume i thjeshte dhe adoloshent muhabeti i asgje-e-re-nen-diell. Ka gjithmone diçka te re nese i ri eshte personi qe e ben dhe nese te reja jane ndjenjat qe e shoqerojne. Shembulli i Adamit dhe te fejuares se tij, sjelle nga Alketi, eshte me se i pershtatshme. Fakti qe e ka bere dikush para apo do e bej dikush mbrapa. Shume jane puthur e pershperitur si ne, s’eshte ndonje gje e re dhe eshte gje e re. Bota eshte esencialisht nje eksperience personale.

    P.S
    Desha me fut ate komentin tend Alket po nuk e gjej me se ku ma ke nis.

  16. aurora Says:

    po mire kush te tha ty qe origjina (ose ajo fjala qe perdore ti!) esht tek adami dhe eva? kush,mamadhia?
    he,ma verteto me nje te vertet te pertypshme … mos mu ngatrro me fjale siper fjalve duke mbuluar boshllikun.

    njeriu i vjeter,njeriu i riu … une s’shoh shum ndryshime;njeriu mbetet me t’njejten uri dhe zakone.

  17. ehe... Says:

    Fort pa lidhje. Per mua, kjo eshte letersi gjimnaziste. Jemi ne zbulimin e vetvetes : meqe une s’mund te jem kriminel dhe absurd ne jete, a mund te jem ne shkrim ? Ok, po e provoj. Dhe fillohet te llomotitet pa lidhje per grushte, gjak dhe brecka, do bejme keshtu e do bejme ashtu, sorry, por kjo nuk eshte letersi. Ose dhe eshte, por ama e lehte. Peshe e lehte, pesha e puples.

    Mirepo lind pyetja tjeter : a nuk kemi te drejte te bejme letersi pupel ? Kemi, sigurisht. Por ama duke qene te vetedijshem per kete. Dhe jo te fluturohet me samar ne shpine qe gjoja beme letersi te madhe. Megjithate, autori i tekstit, ne kete rast, eshte thjesht nje mashtrues : ai e di fort mire qe teksti eshte i dobet por do qe publiku te mendoje se eshte i forte. Dhe kjo do te thote se autori, ne fakt, as qe e can koken c’mendon lexuesi mbi pjesen e tij. Ai e di mire se s’ben nje lek, por ama nuk mund ta pengoje veten te qeshe pas perdes me mahnitjen e ndonje lexuesi te humbur.

    Keto punet e lexuesit me autorin jane me te nderlikuara se c’mendojne ca fillestare shkrimesh. Por ajo qe di mire eshte kjo : nuk ka shkrues ne bote qe nuk e di cilesine e shkrimit te tij. Vetem ndonje qe eshte debil mendor sheh endrra ne diell. Te tjeret thjesht luajne nje rol shitesi : dalin ne treg dhe mundohen te shesin. Gjithkush e di si e ka domatet e veta, por puna eshte qe ato te shiten dhe te cohen parate ne shtepi.

    Ne kete kuptim, autori, ne afatgjate, eshte krejt i humbur. Kjo sepse, ne letersi, nuk ka monopol si ne tregti ku dikush ua ze frymen te tjereve, edhe pse ka domate te kalbura. Ne letersi, lexuesi ia ben nje hehehe… dhe hap deren e largohet, pa e kthyer koken pas.

  18. Alket Bushi Says:

    O Aurorà, shembulli i Adàmit dhe Eves u mor ne kuptimin simbolik. Une jàm àteist dhe sigurisht e di (bile me vjen turp qe me duhet tà evidentoj) qe àtà nuk kàne ekzistuàr kurre. Njeriu i ri kà kuptimin: njeriu me moshe te re. Cfàredo gjeràsh te kete kàluàr botà, njeriu vjen ne bote me deshiren per te pire gji dhe i shijon ose nuk i shijon pergjàte jetes se tij te gjithà vleràt àpo àntivleràt e vjetrà ngò pikepàmjà e memories historike, qe i kàne perjetuàr miliàrdà e miliàrdà te tjere pàrà tij, por krejtesisht te rejà per memorien e tij. Por mund te ndodhe qe ky njeri, brendeson gjeràt bàze te njohjes se deritànishme te njerezimit dhe i çon àto pàk me tej, si krijues, pàstàj vdes dhe kàq. Sikur Ajnshtàjni te kishte menduàr qe s’kà às mund te kete àsgje te re nen kete diell, nuk do te ishte shtyre te zbulonte teorine e relàtivitetit dhe energjine berthàmore. Kur flàsim per krijim, flàsim per diçkà te re, e cilà nuk eshte puro e re (si nje tekst letràr i cili fjàlet qe perdor nuk i kà te rejà, te shpikurà ngà hiçi, por risià qendron tek rràdhitjà e tyre, qe s’kà qene kurre me pàre àshtu), por megjithàte kà nje pjese risie àty. Jà çfàre kàm shkruàr tek pàràthenià e librit tim me meditime me titull “Te rilindesh mes germàdhes se ideàleve”: “Edhe sikur në një moment njerëzimi të arrinte një konkluzion të tillë: “Mjaft! S’ka ngelur asgjë tjetër për t’u thënë.” njerëzit do vazhdonin të shkruanin sërish, qoftë edhe duke stërthënë gjërat e thëna me pretendimin e ligjshëm: “Le ta kenë thënë të tjerët pak a shumë këtë, dua ta them dhe unë! Dua të kem dhe unë rradhën time!”

  19. loer kume Says:

    bravo, u evidentove … kritika jote letrare ishte shume serioze dhe e detajuar… tani te tere do degjojne fjalet e xhevahirta qe ti shkruan e qe godasin embel neper trute e njerezve qe me lexojne mua, e per kuriozitet u hedhin nje sy atyre qe shkruan ti poshte meje, ne funksion te shkrimit tim, per mua🙂
    just like a creep parasite🙂

  20. Bleri Says:

    Nuk di c’me rrembeu me shume, tregimi vete apo komentet pas saj, nejse (dhe ‘rrembeu’ te mos nenkuptohet ‘pelqeu’)… po te them mendimin tim ne lidhje me tregimin, do perdorja fjalet e ‘ehe’: teksti eshte i dobet. Por jo domosdoshmerisht edhe letersi gjimnaziste (sepse personalisht nuk me peqen te pergjithesoj, prandaj).jam dakord edhe me Inen dhe Enkelejdin ne vecante (ngaqe eshte zgjatur ca me shume) ne analizen qe i kane bere elementeve te tregimit.mund te duket sikur nje lexues nuk do t’ia dije per elementet e nje shkrimi, ndoshta edhe nuk i njohin (pa ofenduar njeri, madje une vete nuk i njoh aq mire), por ajo qe mendoj une eshte se pavaresisht se nuk i njohim mire, letersi-beresit, duan apo nuk duan, duhet ti kene parasysh, sepse eshte nepermjet tyre qe arrihet tek lne exuesit, eshte nepermjet tyre qe i jepet force nje shkrimi dhe lexuesi, ne menyre te pavetedijshme ndikohet pozitivisht apo negativisht nga kjo teresi elemenetesh…

    edhe nje here tjeter i bashkohem Enkelejdit kur flet per dozen e lirise qe ka ky shkrim, por i bashkohem edhe ‘ehe’-s per cilesine e transmetimit te kesaj, por edhe te ndjenjave te tjera qe kerkon te transmetoje autori.

    dhe nje gje te fundit, per ta mbyllur: vete autori (loeri) thote ne nje prej komenteve te tij qe “tregimi eshte i paperpunuar”. mjafton kaq per te kuptuar qe (me fal qe e them, shpresoj mos te te fyej loer) autori nuk e ka shume seriozisht qofte shkrimin e tij, qofte perqasjen qe do te beje ai me lexuesin…jo, nuk mund te shkruash dicka, ta etiketosh letersi, te ma japesh per te lexuar dhe mbasi une ta kem lexuar, tia bej (duke perifrazuar ehe-ne) nje hehehe… dhe te hap deren e te largohem pa e kthyer koken pas, ti te vish e te thuash, eh, por nuk eshte i perpunuar,po kur ta perpunoj do e shofesh qe do te te pelqeje… nuk e di, qofsha e gabuar por personalisht nuk me duket…si i thone…politically correct!

    kurse, per sa i perket debait te hapur me lart, eshte thene s’eshte thene, esht e re, s’eshte e re, me duket i kote, mjafton te shikojme qe te gjithe ne vijme ketu tek ky blog, lexojme dicka dhe kur e ndjejme, shkruajme nga nje koment,me ane te se cilit japim mendimin tone. nuk e di ju, po une nuk shoh te bejme ndonje gje qe nuk eshte bere edhe dje…madje edhe tani qe jeni duke lexuar keto fale eshte duke u bere vetem nje karrige pas teje…;)

  21. eno Says:

    shume interesant tregimi.

    kishte momente shume elektrizuese. e gjeta shume vehten brenda dhe me la nje shije te kripur (por jo te hidhur) dhe te ngrohte ,si vera , si gjaku.

    dola ne nje tip konkluzioni : pertej trupit dhe shpirtit fshihet natyra e vertete njerezore..e eger, pa rregulla, por dhe e brishte ne cmendurine e saj.

    *nje verejtje e vogel: personalisht do t’me pelqente me teper sikur fundi te mbyllej vetem me vargjet e kenges

    “Let’s swim out tonight, love
    It’s our turn to try
    Parked beside the ocean
    On our moonlight drive…”

    Nderkohe qe i gjithe fragmenti i fundit mbylles ndoshta mund te shkonte me teper direkt pas “E di ca duhet tani? I thashe. Vura Moonlight Drive.” ,perpara fillimit te vargjeve .

    -Uroj mos keqkuptohemi ,ky ishte thjesht nje mendim personal i imi.

    urime
    te pershendes!

  22. Darien Says:

    Nuk e kuptoj mire se çfare do te thote ” tregim gjimnazist” apo ” adoleshent” nese preferoni. Qe flet per te rinj? Qe eshte shkruar per te rinj? Qe eshte shkruar nga nje i ri – besoj qe Loeri e ka kaluar briskun ne fytyre ketu e 10 vjet, s’eshte shume i ri – apo çfare tjeter?

    Me duket pak kritike parciale.

    Nuk besoj qe shkrimi eshte i paperfunduar. Eshte historia qe nuk pranon qe mbaroje. Eshte shume e veshtire ti japesh nje forme perfundimtare nje historie te tille dhe kjo, – e jo pertesa e Loerit – eshte arsyeja.

    Loer, ca <> s’bejne kurre keq.🙂

  23. loer kume Says:

    faleminderit darien, eno dhe bleri per verejtjet. une gjithmone dhe per cdo tregim te publikuar bej dicka. marr dhe regjistroj tere kritikat dhe verejtjet, dhe i perdor per te pare me shume filtra dhe detaje e riperpunuar tregimin, i cili, ky i mesipermi, eshte i paperpunuar.
    ndaj vertet jua di per nder kur me jepni kritika edhe te forta.

    ndersa abuzimet e tipit “ehe” me siper me ngrene qimet perpjete. eshte abuzim injorant.
    mund te jete tregim gjimnazist ky, por pse?
    pse ti kur merr pergjegjsine dhe kenaqsine te besh nje kritike, abuzon me fjalet ne kete menyre te hidhur e provokuese sikur te kesh nje maraz ndaj meje personalisht?
    ndaj, cdo fjale e jotja, e kujtdo provokuesi do hidhet ne kosh te plehrave.
    faleminderit…

  24. Darien L Says:

    Edhe kjo ka shume rreziqe Loer, duhe ta perdoresh me kujdes kritiken qe te behet, e mundesisht ta kesh parasysh por te mos ta merresh parasysh.

    Per nje shkrimtar eshte tragjedi qe lexoje mendimet e komentuesve sepse pasta mund te shkruaja ate qe kerkojne komentuesit ( copyright Daniela )

  25. ehe... Says:

    Ehe… ehe…

    Zoteri,
    Ti mund te fshish jo vetem postimin tim por edhe gjysmen e internetit, kjo ska asnje lidhje me gjerat qe jane ashtu sic jane. Inate vetjake te miat, jo, nuk kam. Kam inate prej lexuesi. Dhe kete lloj inati, ska shkrimtar ne bote qe e heq. Lexuesi eshte sovran ne inatin e vet. I fut nje shqelm Nabokovit dhe adhuron Beckettin, dhe s’i jep llogari askujt.

    Teksti ka tipare gjimnaziste ne kuptimin e moshes se shkrimit. Dmth, shkrim adoleshencial, i papjekur. Kur te degjosh shkrim zoterinjsh, atehere kupton qe ke te besh me shkrime te rriturish, dmth shkrim prej te rrituri dhe jo se autori eshte vertete nje 98 vjecar. Ndajini gjerat dhe mos u mbytni ne nje pike uje.

    Une nuk kam lexuar shume gjera ketu, dhe ka shume mundesi qe ta nderpres leximin. Kam pelqyer nje tregim per nje ore historie, dhe nuk kam pelqyer fare nje tregim per nje Mulholland Drive a dicka e tille. Problemi i kritikave eshte goxha problem ne Shqiperine tone socialiste. Nese nuk e keni marre vesh, nga pikepamja letrare, ne jetojme ende ne vitet 70-80, ne nje atmosfere shkaterruese socialiste. Kete mund ta shikoni gjeresisht ne kritikat e botuara neper gazeta shuteriqesh. Me kritika te tilla, qe me duket se qenka ne mode dhe kendej, me vjen keq por nuk shkohet gjate.

    Une nuk mund te gjykoj shijet artistike te autorit, temperamentin e tij, apo jeten e tij. I pelqen te shkruaje per delet ? It’s OK. Per incestin ? Why not ? Puna eshte qe ky shkrim te behet bukur.

    Richard Ford, nje shkrimtar amerikan qe nuk ka ecen ne Ford, thote diku se atij aq i ben per historite, e per moralet e per blablabla. Ai mendon se e vetmja gje e rendesishme per te eshte qe ta kape lexuesin per zverku dhe te mos e leshoje me, nepermjet rreshtimit te hijshem te germave.

    Sigurisht qe une nuk jam ndonje fordian i thekur dhe s’mund te jem aq dakort me te. Por ama mund ta kuptoj fort mire idene e dikujt qe t’i nenshtrohet metodes se tij. Mirepo, ne kete shkrim, une nuk pashe as shkrim te bukur, as rrefim te bukur, dhe as ndonje histori per te qene. Me teper m’u duk nje orvatje per te gjetur nje stil, ose per t’u habitur me trurin sesi i mendon ai gjithe keto gjera.

    Nese Kume eshte shkrimtar i ri (as qe e kam idene sa ka shkruar dhe ku), atehere i keshilloj qe te shkruaje sa me shume, ne sa me shume menyra, lloje, regjistra, me fjalore sa me te larmishem, por pa pretenduar kurrsesi per arritjen e tij. Te gjitha keto do te jene prova. Dhe pas ca kohesh, ai do ta shohe vete se ne cilen rryme futet, ne c’stil, dhe per c’histori eshte i prere. Vetem atehere kur te kete zgjedhur udhen e vet, ai do te mund t’i shtoje kerkesat ndaj vetes dhe te pretendoje per gjetjen e lexuesit qe i pershtatet.

    Deri atehere, kritikat merri edhe me te lehte, edhe me te rende : mos dil mendsh dhe mos rri duke gjetur fjale me lexuesin, dhe nga ana tjeter shto reflektimet ne vetvete, dhe hulumto ku ka mbetur ndonje pasuri pa u nxjerre.

    Suksese.

  26. eno Says:

    pershendetje Ehe..
    me falni per nderhyjen jashte radhe (pasi ju i referoheshit autorit mesa pash)..por do doja te ndaja nje shqetesim..

    …se pari une jam mese dakord me shpirtin e kritikes, vleresoj kritikat tuaja, me duken te analizuara dhe serioze..

    por realisht nje gje e e vetme me shqeteson , nje gje qe e shoh tek ju e rendom kudo persa i perket kendveshtrimin ndaj arteve (por jo vetem): ne i meshojme logjikes, teknikes, metodes, rregualla, stile, eksperience, pjekuri etj. a thua se arti eshte i percaktuar me kohe dhe ne na duhen sisteme e formuala per ta sistemuar e per ta bere te kompletuar, te bukur apo te pjekur…cdo lexues ,sikurse cdo artdashes ka te drejte te kritoje por me vjen keq qe pothuajse asnjehere ne nuk perpiqemi te perjetojme thelbin e krijimit, ne mendojme shume, perpiqemi per ta analizuar e perpunuar ne koke dhe nuk kuptojme se keto mendime te nisuara prej nje pozicioonimi te caktuar na pengojne te shohim me qarte dhe te shohim ‘driten’…
    pse duhet te kategorizojme, ky-adoleshent, ai-i pjekur, ai tjetri-gjenial…secili gjen jete dhe shijon te bukuren kudo nqs ai eshte i hapur ndaj saj…nese kategorizohet e bukura , atehere me fatlumi do mund te gjeje vetem nje fragment te saj ne nje prej kategorive qe ai simpatizon, te tjerat do i shperfilli, pasi perbejne kategori te papelqyeshme…

    pa dashur te zgjatem e te behem i bezdisur po kapem pas asaj qe thate ju..le ta quajme kete shkrim adolesht, mua me pelqen sic eshte, adoleshent, madje do doja te ishte akoma me femijenorm, me i cilter, me i brishte, me i paster ..jashte kesaj bote, jashte kesaj shoqerie…

    fakti qe ky shkrim kritikohet tregon qe smund te jete i pavlere..ai eshte nje krijim, pjese e shpirtit njerezor, gjithekush eshte i hapur per tu strehuar tek aty..

    lutem qe te mos keqkuptohem
    te pershendes

  27. loer kume Says:

    atehere, me ne fund “ehe” u kthyem ne seriozitet he? shume mire…
    dy probleme te medha kam une me ty nga ana ideore, se kete ane po prezantojme ketu ne…
    e para, kategorizime neper dollape stilesh e xhaketa moshe shkruesish une nuk pranoj, jo mbi vete, mos me keqkupto,por mbi artin.
    mbi artin tend, mbi artin e tij, e saj, ti veme moshe e ta klasifikojme ne skedare, nga ana ime eshte gafe.

    e dyta, ti mund te kesh ne bagazhin tend me becket, e me nabokov, e me freud, e me ford, por kjo dituri nuk te jep te drejten ty fare te vish e te na “ndricosh” ne me shqiperine socialiste, e me shkrimet shuteriqe, e me gazetat lidhjeshkrimtarore. sepse, i, e dashur, ketu jemi ne tirana calling.
    dhe nese ti nuk e ke vene re, gjerat ecin, vrapojne, kohet ndryshojne, edhe pse mllefet e vjetra behen ankthe ne disa njerez, jeta ecen me nje ritem marramendes, lindin perdite shkrimtare t erinj, piktore fantastike, kritike akute, njerez te bukur, njerez te zgjuar, …
    mos te t engece rrota te kritika shqipetarore, shqiperia ne fund te fundit po ndryshon kendon saliu, e ai kengen e ka te djathte, jo socialiste, c ke ti,🙂
    dhe dicka te fundit, vleresoj dhe kritiken tende, sidoqofte, dhe perkushtimin tend karshi shkrimit tim, por do te t esugjeroja te lexoje kritiken e bere nga Enkelejd Lamaj dhe Ina Droboniku me siper, per te kuptuar e patur parasysh nje kritike te vlefshme e te zgjuar…

    bleri, puna eshte qe ndodh shpesh te shkruaj nje tregim, dhe ne eufori e siper, por dhe per te pare kritikat e lexuesve, e botoj online. sigurisht, vijne kritikat, une ftohem, ulem, i marr te tera, i lexoj, i filtroj, dhe i kaloj dhe nje here siper tregimit duke rregulluar dobesite, qofte dhe ortografike, qofte dhe frazeologjike. mendoj qe nje shkrim eshte i gjalle, e per sa kohe ai nuk eshte i botuar ne nje liber, rritet, zhvillohet, pulson…
    mbase e kam gabim, mbase do ndryshoj ne te ardhmen e mund edhe te ankilozoj nje tregim sapo ta shkruaj, por… ne te ardhmen… diten e neserme… se di… duhet te diskutojme dhe c eshte ritrajtimi…
    ( jo rishkrim, por ritrajtim )

  28. ehe... Says:

    zoteri,

    Une nuk di qe te kem qene qesharak qe qenkam kthyer tani ne serioz. Por ska gje, fjalet jane aty, gjithkush lexon cka te deshiroje.

    Me vjen keq por une nuk e kuptoj kembenguljen e askujt per te mos pranuar se Shqiperia letrare (dhe letrat shqipe ne pergjithesi) jetojne ende ne vitet 70-80. Sa me pare qe ta kuptojme kete, aq me mire eshte per ne.

    Kritikat letrare, zoteri, jane dy llojesh :

    – ose kritike teorike, dmth ajo qe e bejne teoricienet e letersise, permes formulash dhe shprehjesh qe duken kinezce per ne te tjeret,

    – ose kritike praktike, dmth ajo qe bejne lexuesit e zakonshem.

    Tek e dyta, ka pastaj nje larmi kritikash. Ka nga ata qe lexojne 0.5 libra ne vit, e ka nga ata qe lexojne 55 te tille. Interesi yt si shkrimtar eshte qe te degjosh kritikat e ketyre te fundit. Nese ti vendos te mbash afer nje keshilltar nga te sojit te pare, I’m sorry, por betejen e ke te humbur. Me mire degjo nje grindavec qe i ka rremuar librat mbare e prape sesa dike qe te do shume si njeri. Ne letersi, zoteri, je i vetem, ishull, pa asnje lidhje “zemerbutesie” me te tjeret.

    Qe te mos hallakatem kot, shkruesit mund te dallohen dhe nga leximet qe bejne, dhe nga autoret qe pelqejne. Kur 95% e lexuesve shqiptare iu pergjigjen anketave se libri me i mire qe kane lexuar eshte “Harku i Triumfit” apo “Nje tragjedi amerikane”, me vjen keq por ne kemi nje problem te madh. Terreni letrar eshte thare dhe shkretuar prej kohesh, pa asnje dyshim. Dhe ky shkretim do te zgjase sa kohe qe shkrimi mendohet si :
    1. rast per te fituar para
    2. rast per te fituar fame.

    Edhe ne Perendim ka plot shkrimtare qe i ndjekin keto dy pika, por ketu ndryshon puna sepse ka aq shume shkrimtare saqe ka dhe nga ata qe vdesin urie apo mbyllen kullave pa e vrare aspak mendjen per turirin tim apo te tjetrit. Ai shkruan sepse ka idete e tij, dhe steka qe i ka vene vetes eshte mjaft e larte.

    Kritika letrare shqiptare perfaqesohet ende nga gazetaret e gazetave qe kane mbaruar nje Filologjik apo qe kane shoke e shoqe Cimin, Turin dhe Gonin qe punon ne TV Han, Tup Canal apo tjeter. Shto ketu dhe armaten e babezitur te pseudointelektualeve ne kerkim te nje fame kryeqytetase te tipit “piva sot nje gote vere ne restorantin me te shtrenjte te Tiranes”.

    Shkurt, bomba atomike qe ka qene komunizmi rrezaton ende uranium, i cili, ne rastin tone, e ka emrin FODULLEK dhe SKAMJE.

  29. aurora Says:

    dhe si perfundim i dashur alket bushi ti na the nej gje t’re ose origjinale me komentin, ose me mire,ne fjalet e nderthurura ne nje kombinim germash ?

    u bera e merzitshme por t’pershendes me kte kengen qe po degjoj ‘we know what you mean – Soft Machine’ . esht ne gjuh te huaj,jo shqiptare,por mua me pelqejn dhe s’me interesojn ‘kufijte’ .
    te jeni mire dhe me mire,
    pershendetje!

  30. Alket Bushi Says:

    Zonjushà Aurore, ose me mire zonjushà Gjithedije! A ke qene ndonjehere nje shpirt shume i màdh dhe ke zbritur prej tij ngà perbuzjà qe ndjeve per te? A ke degjuàr ndonjehere per “filozofine e mengjesit” qe kà si koncept bàze kete: duhen pàre gjeràt sikur i sheh per here te pàre? Ke qene ndonjehere shkrimtàre dhe mund tà dish ti sà ià vràsin syte nje shkrimtàri perzierjà e gjuheve vend e pà vend (them perzierje, prà o flit krej shqip o krejt ànglisht)? A ke màrre ndonjehere pjese me gjithe shpirtin tend tek krijimi i nje vepre àrtistike derisà shpirti yt te jete gufuàr àq shume sà mend po pelcet? A e di dàllimin thelbesor midis instikit màshkuror dhe àtij femeror (ky i fundit nuk permbàn àspàk deshire per filozofi, njohesit e vertete e dine mire kete, duke qene se femràt dhe te feminizuàrit jàne qenie te lindurà per te qene subjekte)?A nuk mendon se lexove gjerà te pàrà ne kenveshtrime (pàvàresisht ç’dine gjithe te tjeret) qe personàlisht ti nuk i ke hàsur àsnjehere? A e di se te luftosh keq me nje luftetàr te sprovuàr e ke gàti te sigurte humbjen dhe duhet te luftosh ne àte fushà ku me te vertete ndihesh e zonjà? Sà vjeçe je?

  31. Alket Bushi Says:

    Jàm kryesisht dàkord me ehe-ne ne komentin e fundit. Veçse. ehe, perderisà merr persiper te besh nje krike te kàq “te rende”, do te ishe me etik po tà shkruàje emrin e tend reàl. Une te pàkten keshtu e konceptoj: futem ne “lufte” me gjithe personin tim qe eshte i mundur te shfàqet ne nje ekràn kompjuteri (perjàshto foton qe s’kà àsnje vlere ne kete ràst). Kushdo qofsh, te them sinqerisht se i respektoj dijet e tuà dhe menyren tende te te menduàrit!

  32. ehe... Says:

    Alket Bushi,

    Emrin tim te vertete nuk e shkruaj sepse ska asnje rendesi. Ne diskutime, nje gje ka rendesi : e verteta. Por sic thoshte shkrimtari i madh, Borges, nuk ka kurrfare rendesie se nga goja e kujt del kjo e vertete. E rendesishme eshte qe ajo te ngacmohet derisa te filloje te shndrise.

    Nese idete e mia te pelqejne, eshte OK. Do te thote qe ne trurin tend eshte shkaktuar, ndoshta, nje proces qe ka mundesuar nxjerrjen lakuriq te nje te vertete, ose te pakten, ka ndihmuar qe ju vete ta nxirrni kete te vertete.

    Emrat kane kuptim vetem kur personat jane publike. Dmth njihen nga te gjithe. Sepse nuk ka te njejten ngarkese nje fjali e mencur e imja me nje fjali te mencur te Borges. E perderisa une kam pelqyer te jem ne anonimat, do te thote se me pelqen t’i ndaj mendimet e mia nga emri im.

    Sic eshte e njohur tashme, e rendesishme eshte revolucioni, jo prijesi. Ky i fundit eshte rastesor, revolucioni eshte thelbesor.

    Gjithsesi, edhe pozicion yt eshte i mbrojtshem dhe ka arsyet e veta te jete.

    Pershendetje gjithashtu.

  33. loer kume Says:

    koncepti i parendesise se prijesit te revolucionit eshte logjika me e gabuar qe kam lexuar prej teje more “ehe”…
    nuk eshte asfare e njohur tashme, ne mos po vetem prej teje.
    nuk ka revolucione po nuk pati prijes te denje per revolucion.
    gjithmone ka nje thelb qe misheron idealin, e rreth te cilit te shtjellohen ngjarjet, e ai thelb eshte nje person ose nje grup personash. gjithmone. dhe keta persona nuk jane rastesore. asgje ne kete bote nuk eshte rastesore. dhe ti qe citon apo i referohesh borgues duhet ta dish mire tashme, sepse supozohet te kesh lexuar “kopeshti me shtigje te bigezuara”
    gjithcka eshte shkak pasoje. gjithcka. pastaj, ceshtja se sjell sh. p. apo p. sh. eshte ceshtje konceptesh kohe hapesire dhe relativiteti.
    me keto qe po shkruaj nuk dua te t embush mendjen ty, sepse kam vene re nje mungese te theksuar fleksibiliteti dhe nje kockezim mendimesh qe nuk t ele shikim t elire, por ama te pakten do te te ngjall minimalisht kuriozitetin per tu thelluar ne teme.

    kemi nje sebep, nje date, nje kohe X qe eshte caktuar per nje feste te shenuar.
    revolucioni eshte nje torte e madhe trekateshe qe do ta haje populli, e do kenaqet.
    por duhet qe dikush ta gatuaje kete torte, nje guzhinier i mire me ekipin e tij…

  34. ehe... Says:

    Zoteri,
    Qe te mos kthehet ne patetike :

    “Revolucioni ha bijte e vet” Nuk ka ndodhur ndonjehere qe ai qe e nis revolucionin te jete i njejti me ate qe e perfundon. Do te thote se nuk ka kurrfare rendesie kush e shkrepi i pari, rendesi ka qe revolucioni t’ia arrije qellimit te vet, dmth permbysjes dhe rivendosjes.

    Revolucioni nuk eshte plenum, as lufte e shpallur me dekret. Revolucioni eshte rremuje par excellence. Ne kete rremuje ngjizen dhe nxjerrin krye ca ide qe nje zot e di kush i ka thene i pari. Anonimati eshte emri i dyte i revolucionit. Levizja prin mbi motorin. E rendesishme eshte te levizet, por jo me cfare mjeti.

    Nejse, une po te le ketu qe ta cosh stafeten me perpara. Sic e sheh, nuk deshiroj kurrfare dekorate ne fund te revolucionit. Hije kam qene e hije mbetem.

  35. Darien Says:

    Nuk e di se si dolem te Revolucioni por jam dakord me Ehe.

    Ne thelb eshte vetem nje thyerje e dhunshme, siç na mesojne Offlaga Disco Pax.

    Nuk jam shume dakord per Anonimatin, nese me kete e ke fjalen te Udheheqesit. Keta duhet te kene emra mbiemra floke.

    Baza pastaj natyrisht qe mund te mos i kete. Eshte vetem nje grumbullim mishi.

  36. loer kume Says:

    se di c mund te them per kete menyre mendimi, sipas meje ju ngaterroni revolucionin qe eshte dicka shume e madhe, me luften, dhe mishin per topin qe do shkrepet per kete revolucion.
    e sa per faktin qe ha bijte e vet, kjo nuk eshte argument qe mbeshtet tezen qe revolucioni nuk duhet te kete eter e bij…

  37. aurora Says:

    ha ha – 2 minuta buzqeshje per ty,alket

    mund edhe t’me thrrasesh nasqufe por ktu ,i dashur alket, s’po flitet per ty;s’kuptoj pse kritikon te tjeret per ‘origjinalitet’ kur je i pari qe citon,citim mbas citimi,thenie dhe dije/shkrime te te tjerve.
    s’kuptoj as menyren qe perdor per tu vetpershkruar ; ç’hyn? kuptoj faktin qe vetvetja esht vetem nje piknisje…por ti nisesh,perpunon dhe vetperdor fjal mbas fjale vetem per te arritur tek pershkrimi jot. dhe perseris faktin qe ndoshta nuk je Ti te pakten ne kte cep qe duhet te flasesh dhe t’na shohesh nga lart ne menyre vertikale , kur ktu jemi duke lexuar dhe shkruajtur ne lirin vetjake dhe pa asnje lloj tabu ose qellim tjeter – te pakten une.

    sa per ato perlat e tuja mbi feminizmin dhe perdorimi i senseve tek mashkulli … aaaaahhhh,jan aq te merzitshme dhe disi qesharake sa s’kan as dhe nje lloj interesi ose kurjoziteti per te vazhduar. je i lutur te flasesh dhe mbi te gjitha t’me flasesh/shkruash si njeri,i cili je. se je mashkull o femer,i moshuar o i ri fringo vertet s’me intereson. mosha ime? -dhe fakti qe jam femer (gje e dyshimt per ty) ,s’jan aspak interesante per nje komunikim ne menyre orizontale.

  38. Alket Bushi Says:

    Aurorà, une nuk jàm nje qenie e tràshe per te mos kàpur ironine qe ti ke perdorur, keshtuqe, perderisà te pergjigjem edhe une me ironi, do te thote se te konsideroj si nje qenie tjeter njerezore siç jàm dhe vete, prej mishi, gjàku e mendimi. Une citoj qe ç’ke me te dhe me krenàri, sepse e kàm kete te drejte, sepse perpos qe kàm lexuàr kryesisht vetem kryeveprà, kàm shkruàr edhe vete, keshtu qe une nuk jàm vetem pàpàgàll i te tjereve dhe nderlidhjen e gjeràve qe them i krijoj vete àty-per-àty (por une sigurisht nuk mund te te detyroj ty t’i lexosh shkrimet e mià, àshtu siç ti nuk mund te me vleresosh muà ne teresi vetem ngà çfàre them ne nje blog. Une deshà te te bej te qàrte kete: qe ke te besh me nje “peshe te rende” ne fushen e letersise dhe filozofise dhe kete ti e ndjen, pàvàresisht se nuk do tà prànosh. Sà per àte qe te thàshe per femràt, nuk eshte e nevojshme tà vertetoj une: ne fushen e mendimin filozofik, prà te mendimin qe persos vetveten, femràt às qe duhet te llogàriten. Kjo eshte e vertetà, historià e njerezimit e tregon kete, sàdo qe medemek njerez “pà tàbu” duàn te nà thone qe kà bàràzi midis gjinive ne te gjithà fushàt e veprimtàrise njerezore. Ne fushà te càktuàrà kàne “monopol” gjini te càktuàrà dhe kjo s’kà dyshim! Pershembull, femràt, nuk do te àrrijne kurre te tejkàlojne àrtin letràr te Dostojevskit, edhe sikur t’u lihet ne dizpocicion e gjithe perjetesià. Gjithe te miràt!

  39. Alket Bushi Says:

    Dhe per àte punen e origjinàlitetit, une nuk po e kritikojà Loerin ne komentin e pàre, ku me sà dukesh ti bàzohesh me siper per te thene qe “s’kuptoj pse kritikon te tjeret per ‘origjinalitet’ kur je i pari qe citon,citim mbas citimi,thenie dhe dije/shkrime te te tjerve.” Une po mbrojà ekzistencen e origjinàlitetit ne fàkt dhe komenti ishte si kunderpergjigje e komentit qe kà shkruàr Loeri poshte komentit tim tek shkrimi “Keshtu foli Zàràthustrà”. Lexoje komentin e tij qe te kuptosh çfàre kàm dàshur te them tek komenti im i pàre ketu.

  40. aurora Says:

    po normal qe ne fushen e letersis dhe te mendimit filozofik kan meshkujt monopolin ; tu nejt me kom perpjet n’shpi,normal.kohen bosh si do e shtyni ju? – me nje boshllik tjeter,shum origjinale.
    kur s’keni pun tjeter me ato lojrat e luftes – me ndarjen e tokave. ‘jo,kjo o e imja’!
    lol

    p.s me shtyn te shkruaj kto budalliqe? vertet qe besoj ne nje barazi NJERZORE ; por duke len menjan thelbin e njerzimit,ndryshimet e siperfaqes kompletojn,ose ndonje her shkatrrojn duke lidhur o fshehur veten/dobsin e tyre, njeri tjetrin.

    para ca ditesh po ecja gjith thartsi ne sy …duke kaluar semaforin (ha ha) nje art i MADH vogelsie,bebush i logel sa nje gogel ne karroce,me buzqeshi – me ndryshoj humorin e nje jave ajo krijes.
    si feministe qe s’jam (dhe qe kto synore jan soooo ridiculous [sa per te te inatosur me kto te jashtmet lol]) do te thoja qe ai fmi esht ‘kompletuar’ fal nje lidhje.
    ke luajtur ndonje her beach volley? esht fantastike!
    sa e merzitshme esht te luash ‘Solitario’ ?
    edhe ti nese shkruan,shkruan per te pasur nje form komunikimi me te tjeret – ç’rendsi ka nese jan femra o meshkuj? e rendsishme esht mesazhi!🙂

    n.b boo sa pergjumesh qe jam😀

  41. loer kume Says:

    femrat nuk kane shkruar kurre, e nuk thone asgje, sepse nuk u intereson ta bejne nje gje te tille.. jane shume kompleksisht komplete per te kaluar kohe te vlefshme duke zhgarravitur mbi letra apo shtypur ne tastiere…
    femrat jane shume… hmm
    i kane ne tera (pak a shume :))
    sepse femrat jane.. femra🙂

  42. Alket Bushi Says:

    Me ty Loer jàm dàkord. Dhe fàkti qe femràt nuk kàne àrritur dot làrtesine e shkrimit te meshkujve, nuk i ben àto me te pàvlerà, às qe behet fjàle kjo! Femràt kàne nje pushtet themelor: àto lindin dhe rrisin qenie njerezore (çdo krijim àrtistik àpo joàrtistik eshte nje vogelsi pàrà nje krijimi te tille), kini pàràsysh “femeroren e shenjte” si koncept. E ç’u duhen femràve pushtete te tjere kur kàne nje pushtet kàq themelor? Pikerisht me pjellorine àto e ngopin shume deshiren per krijim (pàrà se te behen nenà instikti i tyre krijues kà te beje me persosjen e sjelljeve per t’u pelqyer ngà meshkujt, gje qe vàzhdon edhe pàsi behen nenà, por ne nje menyre disi me te çinteresuàr) dhe u mbetet pàk energji krijuese ne fushàt e àrtit, shkences etj. Meshkujt, duke qene shterpe ngà pikepàmjà biologjike, kerkojne tà ngopin instiktin krijues ne keto fushà dhe jàne me te zotet jo sepse jàne domosdo me te zgjuàr, por sepse nevojà per krijim, prà per te perligjur egoizmin ekzistenciàl te tij, i detyron àtà te jene me te zotet. Une nuk jàm às màskilist, às feminist, por besoj tek uniciteti gjinor, prà qe àsnje gjini nuk eshte me e mire àpo me e làrte se tjetrà, por secilà duhet te ece ne kerkim te instiktit te sàj mbizoterues. Une nuk e kàm zgjedhur te jem màshkull, por meqe m’u dhà kjo gjini, une kerkoj tà persos màshkulloritetin tim, duke i penguàr vetes çdo feminizem te mundshem qe tenton te me injektohet (i cili kryesisht injektohet tek meshkujt ngà nenàt dhe kà efekte shkàterruese mbi tà nese behet mbizoterues), jo sepse feminizmi eshte i keq ne vetvete, por sepse tipàret e frymes feministe nuk jàne te pershtàtshme per gjinine qe nàtyrà me kà càktuàr muà. Niçe thoshte: “Nuk duhet deshiruàr pàjtimi dhe àfrimi i sekseve, por duhet germuàr sà me thelle greminà. Duhet zhvilluàr àjo qe eshte tipike.” Me behet qejfi qe Aurorà ne komentin e fundit nuk me cenoi personàlisht, àndàj une nuk ndihem i detyruàr prej instiktit te flàs per veten. Ju uroj gjithe te miràt te dyve dhe sinqerisht do te kishà deshire t’ju tàkojà ngà àfer (dhe pse jo t’i pinim àto birràt per te cilàt u fol ne komentet e mepàrshme).

  43. loer kume Says:

    kjo me pelqen🙂

  44. aurora Says:

    t’gjithve na pelqeu

    me ushqen kureshtjen te lexoj diçka nga ty,alket

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: