Lutja e Shkrimtarit

by

FaikKonica

“Ati yne që je në qiell, jepna fuqine të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjër të thë! Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë mprehtë drejtësisë flasim jo vetem me paanësi, por dhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembimet e gjuhës dhe lajthitjet e shtypit. Ashtu qoftë!”

– Faik Konica

Tags: , , ,

5 Responses to “Lutja e Shkrimtarit”

  1. skllufi Says:

    Duà t’ju tregoj dy histori te shkurtrà te jetes se Fàik Konices (u kerkoj ndjese àtyre qe i dine) si diplomàt i Shqiperise ne Angli. I kàm me te degjuàr dhe nuk jàm i sigurte per vertetesine e tyre, megjithàte po i tregoj. Konicà mbànte leksione pàrà elites intelektuàle te vendit ku ishte (nuk e di ku, mbàse ne Londer dhe kà shume mundesi àty) dhe kishte mjàft àutoritet ne kete fushe, me nje fjàle cmohej ngà intelektuàlet àngleze. Kur mbàronte leksion, thoshte gjithe kete fràze: “Edhe diçkà kishà per t’ju thene, zonjà e zoterinj: une jàm shqiptàr!” Historià tjeter: Konices i duhej te fitonte mbeshtjetjen e nje diplomàti te làrte ànglez mbi nje ceshtje te shtetit shqiptàr, por kjo mbeshteje ishte e veshtire te jepej. C’ben Konicà? Sesi i kishte rene ne vesh se gjyshi i diplomàtit, ne rinine e tij ishte màrre me kompozime pjesesh klàsike, mirepo nuk kishte pàsur àsnje lloj suksesi ne kete fushe dhe nuk ishte màrre me. Pàrtituràt e tij (me duket) gjendeshin ne nje àrkiv. Konicà shkon ne àrkiv, rremon, i gjen pàrtituràt (qe ishin pjese per piàno), pàguàn nje piànist duke i dhene t’i mesoje àto, fton per dàrke ne shtepine e tij diplomàtin bàshke me piànistit dhe ne nje moment te dàrkes zbulon surprizen: diplomàti degjon i befàsuàr nje pjese per piàno te shkruàr ngà vete gjyshi i tij ne rini, per te cilen ài nuk kà dijeni se ekziston. Pàs kesàj eshte e kote te tregohet se diplomàti firmos “vetetimthi” qe te nesermen per ceshtjen qe kerkonte te zgjidhte Konicà. Sikur te ishin gjithe diplomàtet kàq te zgjuàr dhe kàq pràktike! Edhe kete shprehje te Càbejit: “Ne fushen e kultures, mendjet me te ndriturà shqiptàre jàne Noli, Konicà dhe Fishtà.”

  2. Alket Bushi Says:

    Nuk e dijà se skllufi mund t’i dinte dhe keto gjerà! E pershendes!

  3. Alket Bushi Says:

    (Keto shprehje i kàm mbledhur nder vite. Mund edhe t’i hiqni ngà komentet dhe t’i botoni.)

    Unë ec ngadalë, por kurrë nuk bëj hapa prapa.

    Abraham Linkoln

    Është më mirë t’i meritoni nderet dhe të mos i gëzoni ato, sesa t’i gëzoni e të mos i mertoni.

    Mark Tuein

    Kur keni filluar të mos jepni më kontribut, keni filluar të vdisni.

    Eleanor Rusvelt

    Më e mira është armike e së mirës.

    Volteri

    Njeriu arrin madhështinë për diçka pa e kuptuar, ndërkohë që punon për një qëllim tjetër.

    Ralf Valdo Emerson

    Besimi lëviz malet, por ju duhet të vazhdoni t’i shtyni ato ndërkohë që kryeni lutjen.

    Meson Kulej

    Vetëm ata që guxojnë të humbasin shumë, mund të arrijnë shumë.

    Robert Kenedi

    Bëni atë që mundeni, me atë që keni, aty ku jeni.

    Teodor Rusvelt

    Mos kini frikë të ndërmerrni një hap të madh nëse është e nevojshme. Nuk mund të kaloni humnerën me dy hapa të vegjël.

    David Llojd Xhorxh

    Sa barrë e rëndë është një emër që është bërë shumë i fashmëm!

    Volteri

    Bota, si një kamariere me përvojë, tregon më shumë vëmendje për ata që do t’i harrojë shumë shpejt.

    Xhon Çerton Kollins

    Të besosh në atë që mendon, të besosh se ajo që është e vërtetë për ju, thellë në zemrën tuaj, është e vërtetë për të gjithë njerëzit: ky është gjeniu.

    Ralf Valdo Emerson

    Në republikën e mediokritetit, gjeniu është i rrezikshëm.

    Robert G. Ingersoll

    Publiku është jashtëzakonisht tolerant. Ai fal çdo gjë, përveç gjeniut.

    Oskar Uajlld

    Disa herë njerëzit quhen gjeni, në të njëjtën mënyrë që një insekt quhet njëqindkëmbësh, jo sepse ai ka njëqind këmbë, por sepse shumë njerëz nuk mund të numërojnë mbi katërmbëdhjetë.

    G. C. Lihtenberg

    Thuhet se çdo njeri ka ambicjen e tij të veçantë.

    Abraham Linkoln

    A nuk duhet që dhënësi i lëmoshës t’i jetë mirënjohës marrësit të saj? A nuk është nevojë dhënia e lëmoshës? A nuk është mëshirë marrja e saj?

    Fridrih Niçe

    Edhe djalli vetë është i mirë, kur është i kënaqur.

    Tomas Fuller

    Nëqoftëse një mik ka ndonjë shqetësim, mos e mërzisni atë duke e pyetur nëse mund të bëni ndonjë gjë për të. Mendoni diçka të dobishme dhe bëjeni.

    Edgar Uotson Haui

    Është e vështirë të bëni gjëra të mëdha, por të komandoni gjëra të mëdha është më e vështirë.

    Fridrih Niçe

    Shumica e shqetësimeve në botë shkaktohen nga njerëzit që duan të jenë të rëndësishëm.

    Tomas Stërns Eliot

    Kur heronjtë largohen nga skena, atëherë hyjnë kllounët.

    Hajnrih Hajne

    Asnjëherë mos prishni atë që mund të zgjidhni.

    Zhozef Zhuber

    Duartrokitja është nxitje për njerëzit fisnikë, fundi i qëllimit për të dobëtit.

    Çarls Kaleb Kolton

    Disa cilësi janë tepër të mira për t’ua prishur shijen me lëvdata.

    Ralf Valdo Emerson

    Gjysma e së vërtetës, ashtu si gjysma e tullës, ka gjithnjë më tepër forcë si argument sesa e vërteta e plotë. Ajo zë vend më mirë.

    Stefan Likok

    Çdo gjë i përulet suksesit, madje edhe gramatika.

    Viktor Hygo

    Nuk mund t’ju jap formulën e suksesit, por mund t’ju jap formulën se si mund të dështoni: përpiquni të kënaqni çdo njeri.

    Herbert Bajard Suop

    Nuk ka vlerë të thoni: “Ne po bëjmë më të mirën që mundemi”. Suksesi arrihet duke bërë atë që është e nevojshme.

    Uinston Çurçill

    Njohuritë mund të transmetohen, por jo zgjuarsia.

    Herman Hese

    Një njeri i zgjuar përfiton më shumë nga armiqtë sesa një budalla nga miqtë.

    Baltazar Graciani

    Kush është i zgjuar? Ai që mëson nga të gjithë.
    Kush është i fuqishëm? Ai që zotëron pasionet.
    Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur.
    Po kush është ky? Asnjeri.

    Benxhamin Franklin

    Të mos dish disa gjëra të caktuara, është një pjesë e rëndësishme e zgjuarsisë.

    Hugo Grotius

    Çdo njeri është një copë budalla për të paktën pesë minuta në ditë. Zgjuarsi është ë mos e kaloni këtë kufi.

    Elbert Hubard

    Është shumë e vështirë të jeni efiçent pa qenë kundërshtues.

    Kin Hubard

    Për të arritur gjëra të mëdha, duhet të jetojmë sikur nuk do të vdesim kurrë.

    Vovernazh

    Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë.

    Xhorxh S. Paton

    Vlera qëndron pikërisht në mes të rrugës midis guximit dhe ndrojtjes.

    Migel Servantes

    Barku i mban këmbët dhe jo këmbët barkun.

    Migel Servantes

    Stili është një mënyrë e thjeshtë për të thënë gjëra të komplikuara.

    Zhan Kokto

    Unë nuk e meritoj ketë medalje, por unë gjithashtu kam reumatizëm dhe as këtë nuk e meritoj.

    Xhek Beni

    Përpjekja për të arritur majën, mjafton për të mbushur zemrën njerëzore. Sizifi duhet të konsiderohet i lumtur.

    Alber Kamy

    Një njeri i madh nuk humb zotërimin e vetes nga një e keqe që i ndodh, ashtu siç oqeani nuk bëhet me baltë ngaqë i takon brigjet.

    Pankanatra

    Ata që njohin furtunën, sëmuren nga qetësia.

    Doroti Parker

    Kur bota na trajton keq një herë, më pas do të vazhdojë të njëjtin trajtim, me më pak skrupull apo ceremoni, siç bën burri me një prostitutë.

    Xhonatan Suift

    Mos harroni kurrë atë që dikush jua thotë kur është i zemëruar.

    Henri Uord Biçer

    Nuk ka pasion që nxjerr në pah sinqeritetin e gjykimit më shumë sesa zemërimi.

    Montanj

    Ruajuni nga zemërimi i një njeriu të durueshëm.

    Xhon Draiden

    Mos mendoni se dikush ju thotë ndonjë gjë që ia vlen derisa ju nuk e keni kundërshtuar.

    Xhorxh Bernard Shou

    Kurrë në jetën time nuk kam mësuar ndonjë gjë nga dikush që ka qenë gjithnjë dakord.

    Dudlej Fild Malone

    Ciniku është ai njeri që ndërsa u merr erë luleve, kërkon përqark ndonjë arkivol.

    H. L. Menken

    Ç’është ciniku? Një njeri që di çmimin e gjithshkaje dhe vlerën e asgjëje.

    Oskar Uajlld

    Ju mund të zbuloni se nga çfarë ka më shumë frikë armiku juaj, duke vrojtuar se ç’mjetë përdor ai për t’ju frikësuar.

    Erik Hofer

    Njerëzit duan të mësojnë të notojnë duke mbajtur njëkohësisht njërën këmbë në tokë.

    Marsel Prust

    Asgjë nuk është më e ulët sesa respekti nga frika.

    Alber Kamy

    Kur s’ka mbetur shpresë, nuk ka mbetur frikë.

    Xhon Milton

    Edhe sikur njëqind milion njerëz të thonë një budallallëk, ai mbetet përsëri budallallëk.

    Anatol Frans

    Mungesa e urrejtjes është një barrë e rëndë për ta mbajtur.

    Martin Luter King (i vjetri)

    Urrejtja më e keqe, më pak e shërueshme, është ajo që zëvendëson një dashuri të thellë.

    Euripidi

    Pacifisti është dikush që ushqen një krokodil, me shpresën se krokodili do ta hajë të fundit.

    Uinston Çurçill

    Nëse nuk mund të mburrem që di diçka, atëherë mburrem që nuk e di atë. Sido që të jetë, mburrem.

    Ralf Valdo Emerson

    Të mos kesh mundësi të ndjehesh i rëndësishëm për diçka, është pothuaj tragjedia më e madhe që mund të ketë një njeri.

    Artur E. Morgan

    Të rinjtë të fyejnë shpejt, por edhe e harrojnë shpejt fyerjen. Të vjetrit janë më të ngadaltë në të dyja.

    Xhozef Adison

    Disa njerëz mund të duken aq të zënë duke mos bërë asgjë, sa duken të domosdoshëm.

    Kin Hubard

    Vetëm dy gjëra janë të pafundme: gjithësia dhe budallallëku. Por i sigurtë nuk jam për të parën.

    Albert Ajnshtajn

    Është fatkeqësi e madhe të mos i duhesh asnjeriu, por është pothuaj e njëjta gjë t’u duhesh të gjithëve.

    Baltazar Graciani

    Njeriu mund t’i rezistojë pothuaj gjithshkaje, përveç kalimit të ditëve të zakonshme njëra pas tjetrës.

    Gëte

    Mësoni të thoni “jo”. Do t’ju vlejë më tepër sesa të mësoni latinisht.

    Çarls Hadon Sperxhen

    Ndërgjegjja është si një kone që do t’ju lejë të kaloni, por nuk do t’i shpëtoni lehjeve të saj.

    Anonime

    I vetmi njeri që mund të ndryshojë mendje është ai që e ka një mendje.

    Eduard Nojes Vertkot

    Vetëm të mençurit zotërojnë ide. Pjesa më e madhe e njerëzimit është e zotëruar prej ideve.

    Samuel Tejlor Kolerixh

    Le t’jua lemë gratë e bukura burrave pa imagjinatë!

    Marsel Prust

    Intelektuali është dikush, mendja e të cilit përgjon vetveten.

    Alber Kamy

    Konkluzioni është vendi ku ju jeni lodhur së menduari.

    Artur Blloh

    Intuita është një aftësi shpirtërore dhe nuk shpjegon, por thjesht tregon rrugën.

    Florens Skovel Shin

    Për atë që është dëgjues i mirë, mjafton dhe një gjysmë fjale.

    Thënie spanjolle

    Trupi u reziston vetëm furtunave të tanishme, kurse mendja atyre që kanë kaluar, të tanishmeve dhe të ardhshmeve.

    Epikuri

    Ajo që hyn në mendje nëpërmjet arsyes, mund të korigjohet. Ajo që pranohet nëpërmjet besimit, kurrë.

    Santiago Ramon a Kajal

    Vizitorët e mbrëmjes, nëse nuk do të mund të shohin orën, mund ta shihnin atë në fytyrën time.

    Ralf Valdo Emerson

    Nxito ngadalë.

    August Cezar

    Dy gjëra nuk mund të fshehë njeriu: që është i dehur dhe që është i dashuruar.

    Antifani

    E di që ky është sekret, pasi pëshpëritet gjithandej.

    Uilliam Kongrijv

    Të gjitha njohuritë që unë zotëroj, mund t’i fitojë çdo njeri tjetër, por zemra ime është e gjitha e imja.

    Gëte

    Një i sëmurë që flet për veten, një grua që flet për fëmijën e saj, apo një autor që fillon të flasë për librin e tij, nuk dihet se kur mbarojnë.

    Oliver Uendell Holms

    Ne gjykojmë veten nga motivet tona, ndërsa të tjerët nga veprimet e tyre.

    Duajt Morrou

    Nëse i vendosni një çmim të vogël vetes, të jeni të sigurtë se bota nuk do të ua rrisë çmimin.

    Anonime

    Njeriu i lumtur është ai që i di kufizimet e tij dhe, megjithatë, nuk u përulet zotave të rremë.

    Robert Servis

    Mos e bëj veten kaq të madh! Ti nuk je kaq i vogël!

    Thënie hebraike
    Sapo i bëni njerëzit të qeshin, kjo tregon se ata po ju dëgjojnë dhe ju mund t’ju thoni pothuaj çdo gjë.

    Herbert Gardner

    Mosha e mesme: kur po rrini në shtëpi të shtunën mbrëma dhe kur bie telefoni, shpresoni se nuk është për ju.

    Odgen Nesh

    Së pari harroni emrat, pastaj harroni fytyrat, më pas harroni ta mbyllni zinxhirin e pantallonave dhe, më vonë, harroni ta hapni atë.

    Leo Rozenberg

    Po u kthye fati kundër jush, edhe qulli të thyen dhëmbët.

    Thënie persiane

    Konservatori është ai që beson se asgjë nuk duhet bërë për herë të parë.

    Linud L. Xhakomini

    Më të rrezikshëm në këtë jetë janë ata që duan të ndryshojnë çdo gjë, ose asgjë.

    Ledi Astor

    Zinxhirët e zakonit janë shumë të dobët për t’u ndjerë, derisa bëhen shumë të fortë për t’u këputur.

    Samuel Xhonson

    Përvoja është emri që kaq shumë njerëz u vënë gabimeve të tyre.

    Oskar Uajlld

    Ajo që vlerësoni vërtet është ajo që ju mungon, jo ajo që keni.

    Horhe Ljuis Borge
    Përvoja është mësuesja më e keqe. Ajo të bën testimin përpara shpjegimit të mësimit.

    Vernon Llo

    E urrej dhënien e dorës kur njeriu nuk të ka dhënë veten bashkë me të.

    Ralf Valdo Emerson

    Sekreti i lumturisë nuk është të bëni atë që ju pëlqen, por të pëlqeni atë që duhet të bëni.

    Xhejms M. Berri

    Ç’është skëterra? Unë mendoj se është vuajtja nga paaftësia për të dashuruar.

    Fjodor Dostojevski

    Jeta është e gjitha kujtesë, përveç çastit të tanishëm që ju kalon kaq shpejt, saqë vështirë se mund ta kapni duke ikur.

    Tenesi Uilliams

    Jeta është ajo që na ndodh ndërkohë që bëjmë plane të tjera.

    Tomas la Mans

    Njeriu që nuk ka një jetë të brendshme, është skllav i atyre që e rrethojnë.

    Henri Frederik Amiel

    Tragjedia e jetës nuk është aq shumë ajo që vuan njeriu, por më shumë ajo që i mungon.

    Tomas Karlil

    Optimisti është ai që beson se ajo që ka ndodhur do të shtyhet.

    Kin Hubard

    Pesimisti është ai që është i detyruar të jetojë me një optimist.

    Elbert Hubard

    Pesimisti: ai që kur duhet të zgjedhë midis dy djajve, zgjedh që të dy.

    Oskar Uajlld

    Moda ekziston për gra pa shije, kurse etiketa për njerëzit e paqytetëruar.

    Mbretëresha e Rumanisë, Maria

    Ju thoni që koha kalon? Ah, jo! Koha qëndron, ne kalojmë.

    Henri Ostin Dobson

    Ekzagjerimi është një e vërtetë që ka humbur gjakftohtësinë.

    Kahlil Gibran

    E vërteta është e ashpër, por atë mund ta duash dhe ajo i ka bërë të lirë ata që e kanë dashur atë.

    Xhorxh Santajana

    Nuk ka të ngjarë që ndonjë gjë të nxisë mosmarrveshjet midis njerëzve, ose vendeve, më tepër sesa një marrveshje.

    E. B. Uajt

    Të të besojnë është një kompliment më i madh sesa të të dashurojnë.

    Xhorxh Makdonald

    Është barku arsyeja përse njeriu nuk e merr veten lehtë për zot.

    Fridrih Niçe

    Mungesa i zhduk pasionet e vogla dhe i forcon të mëdhatë, ashtu si era shuan një qiri dhe nxit zjarrin.

    La Roshefuko

    Më doni sepse jam i bukur, apo jam i bukur sepse më doni ju?

    Oskar Hamershtein, II

    Kënaqësi për një orë: një gotë verë. Kënaqësi për një vit: martesa. Kënaqësi për të gjithë jetën: një kopësht.

    Thënie kineze

    Të arrish të përdorësh në mënyrë inteligjente kohën e lirë, do të jetë produkti i fundit i një qytetërimi inteligjent.

    Bertrand Rasell

    Nuk ka dashuri më të sinqertë sesa dashuria për ushqimin.

    Xhorxh Meredit

    Nëse e pyetni një njeri të uritur sa bëjnë dy dhe dy, ai përgjigjet: katër simite.

    Thënie persiane

    Nëse do të na thonin se të gjithë ne kemi vetëm pesë minuta kohë për të thënë gjithshka që kemi dashur të themi, çdo kabinë telefonike do të ishte e zënë nga njerëz që u telefononin njerëzve të tjerë, për t’u thënë se sa i kishin dashur ata.

    Kristofer Morlej

    Dashuria e papjekur thotë: “Unë të dua sepse kam nevojë për ty.” Dashuria e arrirë thotë: “Unë kam nevojë për ty sepse të dua.”

    Erih From

    Lumturia më e madhe në jetë është bindja se ne jemi të dashuruar.

    Viktor Hygo

    Dashuria nuk qëndron në vështrimin ngultas të njëri-tjetrit, por në vështrimin sëbashku në të njëjtin drejtim.

    Antuan de Sant-Ekzyperi

    Lumturia vjen, më tepër kur dashuron, sesa kur je i dashuruar nga dikush, dhe, shpesh, kur duket se afeksioni ynë i plagosur është vetëm hemoragji e kotësisë. Të dashurosh dhe të lëndohesh dhe të duash përsëri, kjo është jeta e guximshme dhe e lumtur.

    J. E. Bakrouz

    Një njeri është i mirë vetëm aq sa dashuron.

    Saul Billau

    Dashuria e bën budalla edhe burrin më të zgjuar dhe gruan më budallaqe e bën të mençur.

    Moris G. Safir

    Poligamia është që një burrë të ketë shumë gra. Monogamia është e njëjta gjë.

    Erika Jong

    Martesa ka shumë dhimbje, por beqaria nuk ka kënaqësi.

    Samuel Xhonson

    Kur një burrë i hap derën e makinës gruas së tij, ai ose ka një makinë të re, ose një grua të re.

    Princi Filip

    Një burrë dhe një grua martohen ngaqë nuk dinë çfarë të bëjnë me veten.

    Anton Çehov

    Çfarë është një studiues? Është ai që ka gjetur diçka më interesante sesa femrat.

    Edgar Uollis

    Bukuria në statujë është e vetmja bukuri e burrit.

    Montanj

    Burrat ngrejnë ura dhe ndërtojnë hekurudha përmes shkretëtirës, e megjithatë ata konstatojnë se nuk kanë aftësi për qepjen e një kopse… Burri në moshën 20 vjeçare është një pallua, në 30 vjeç është luan, në 40 vjeç është gamile, në 50 vjeç është gjarpër, në 60 vjeç është qen, në 70 vjeç është majmun, në 80 vjeç është asgjë.

    Baltazar Graciani

    Gratë nuk çarmatosen asnjëherë nga komplimentat. Burrat gjithmonë.

    Oskar Uajlld

    Burri është një person që paguan dy dollarë për një send që e do, por që vlen vetëm një dollar. Gruaja do të paguajë gjysmë dollari për një send që nuk e do dhe që vlen dy dollarë.

    Uilliam Binger

    Qenia prind mbetet streha e madhe dhe e fundit e amatorëve.

    Alvin Tofler

    Bota është një komedi për ata që mendojnë dhe një tragjedi për ata që ndjejnë.

    Horac Uollpoul

    Asnjë femër nuk martohet për para. Ato, që të gjitha, janë aq të zgjuara sa para se të martohen me një milioner, të bien në dashuri me të.

    Çezare Paveze

    Gratë mund të bëjnë çdo gjë. Burrat mund të bëjnë atë që mbetet.

    Thënie ruse

    Një grua nuk shikon asnjëherë se çfarë bëjmë për të, por sheh vetëm çfarë nuk bëjmë.

    Xhorxh Kuertelin

    Të gjitha rrobat e femrave janë thjesht variacione të luftës së pafund midis dëshirës së pranuar për t’u veshur dhe dëshirës së papranuar për t’u zhveshur.

    Lin Jutang

    Nëse mund të bëni një femër të qeshë, mund të bëni çdo gjë me të.

    Nikol Uilliamson

    Nuk ka asgjë të përhershme, përveç ndryshimit.

    Herakliti

    Fshati është tërheqës vetëm për ata që nuk janë të detyruar të jetojnë aty.

    Eduard Meins

    Rraca njerëzore ka përmirësuar gjithshka, përveç rracës njerëzore.

    Adlai Stivenson

    Momenti kur duhet të pushoni së foluri është kur personi tjetër tund kokën duke miratuar, por nuk thotë asgjë.

    Henri S. Haskins

    Miqësia është dashuri, minus seks dhe plus arsye. Dashuria është miqësi, plus seks dhe minus arsye.

    Meson Kulej

    Mos u mbështetni plotësisht te ndonjë njeri tjetër, sado i dashur. Të gjitha provat më të mëdha të jetës ne i përballojmë vetë.

    Egnis Makfeil

    Mik është ai, para të cilit mund të mendoj me zë të lartë.

    Ralf Valdo Emerson

    Dashuria kërkon shumë më pak se miqësia.

    Xhorxh Zhan Natan

    Respektoj vetëm ata që më rezistojnë mua, por nuk mund t’i toleroj ata.

    Sharl de Gol

    Mëkati më i keq ndaj të tjerëve nuk është t’i urresh ata, por të jesh indiferent ndaj tyre. Ky është thelbi i jonjerëzores.

    Xhorxh Bernard Shou

    Ne besojmë rrallë tek ata që janë më të mirë se ne.

    Alber Kamy

    Njohja: një person që e njohim mjaft mirë për t’i marrë borxh, por jo aq mirë për t’i dhënë.

    Embrouz Biers

    Xhelozia nuk është asgjë më shumë se ndjenja e vetmisë përballë armiqve që zgërdhihen.

    Elizabet Bauen

    Gjuha ka shpikur fjalën “vetmi” për të shprehur dhimbjen e të qenit vetëm dhe fjalën “i veçuar” për të shprehur krenarinë e të qenit vetëm.

    Pol Tillish

    Vizitat gjithnjë të sjellin kënaqësi. Nëse jo mbërritja, largimi.

    Thënie portugeze

    Janë gjithnjë pakicat ata që mbajnë çelësin e progresit. Gjithnjë nëpërmjet atyre që nuk kanë frikë të jenë ndryshe vjen përparimi i shoqërisë njerëzore.

    Rajmond B. Fosdik

    Unë kurrë nuk do të jem dakord me atë që thua ti, por deri në vdekje do ta mbroj të drejtën që ti ta thuash atë.

    Volteri

    Gjithë shpirtërat e zbrazur priren drejt opinioneve ekstreme.

    Uilliam Balter Jits

    Arti i progresit është të ruash rregullin në mes të ndryshimit dhe të ruash ndryshimin në mes të rregullit.

    Alfred North Uajthed

    Njeriu i arsyeshëm ia përshtat veten botës. Njeriu i paarsyeshëm këmbëngul duke u përpjekur që t’ia përshtasë botën vetes. Prandaj i gjithë progresi varet nga njerëzit e paarsyeshëm.

    Xhorxh Bernard Shou

    Ajo çka vjen në botë për të mos sjellë asnjë shqetësim, nuk meriton as respekt, as përkrahje.

    Rene Çer

    Është diçka shumë delikate të falësh dikë, pa ulur vlerën e tij ose tënden.

    Xhosh Billings

    Heshtja është shprehja më e përsosur e arrogancës.

    Xhorxh Bernard Shou

    Çdo brez është një shoqëri sekrete që ka entusiazëm, shije dhe interesa të pakomunikueshme, që janë mister si për paraardhësit, ashtu dhe për pasardhësit.

    Artur Çepmen

    Ka katër lloje tipash në shoqëri: të dashuruarit, ambiciozët, vrojtuesit dhe budallenjtë. Më të lumturit janë këta të fundit.

    Hipolit Teni

    Vetmia është po aq e dobishme për imagjinatën, sa ç’është shoqëria për karakterin.

    Xheims Rasell Louell

    Çdo njeri dëgjon vetëm atë që kupton.

    Gëte

    Një qytet i madh nuk duhet ngatërruar me një qytet të populluar.

    Aristoteli

    Sa më shumë i duam miqtë, aq më pak i mburrim. Dashuria e vërtetë e tregon veten duke mos justifikuar asgjë.

    Molieri

    Nuk ka libër të moralshëm apo të pamoralshëm. Librat janë të shkruar mirë apo keq.

    Oskar Uajlld

    Komitet ideal është ai me mua si kryetar dhe me dy anëtarë të tjerë që ndodhen me grip në krevat.

    Lord Milverton

    Është thënë që demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç gjithë formave të tjera që janë provuar kohë pas kohe.

    Uinston Çurçill

    Kur liria, që athinasit e vjetër filluan ta duan më shumë, ishte liria nga përgjegjësitë, atëherë ata pushuan së qeni të lirë dhe nuk qenë më kurrë të tillë.

    Edit Hamilton

    Burokracia, sundimi i askujt, është bërë forma moderne e despotizmit.

    Meri Makarti

    Është më mirë të kesh një luan në krye të një ushtrie delesh, sesa një dele në krye të një ushtrie luanësh.

    Daniel Defo

    Me “liri shpirtërore” unë kuptoj diçka mjaft të përcaktuar: vullnetin e pakushtëzuar për të thënë “jo” aty ku është e rrezikshme të thuash kështu.

    Fridrih Niçe

    Kur një njeriu i keni marrë gjithshka, ai nuk është më në dorën tuaj. Ai është përsëri i lirë.

    Aleksandër Solzhenjicin

    Kur liria shkatërron rendin, etja për rregull do ta shkatërrojë lirinë.

    Uill Durant

    Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë.

    Nikita Hrushov

    Njerëzit zotërojnë një zgjedhje të pandërgjegjshme për t’u influencuar.

    Tomas Stërns Eliot

    Të mos besosh tek forca, është njëlloj si të mos besosh te gravitacioni.

    Leon Trocki

    Bota nuk ka asnjëherë paqe të qëndrueshme, për sa kohë që njerëzit ruajnë për luftën cilësitë më të mira njerëzore.

    Xhon Foster Dalles

    Burrat e duan luftën pasi u jep mundësinë të duken seriozë. Ajo është e vetmja gjë që i bën gratë të mos tallen me ta.

    Xhon Faulles

    Vesi nxit luftën. Virtyti lufton.

    Vovenarzh

    Nuk do të ketë veteranë të Luftës së Tretë Botërore.

    Uollter Mondal

    Reklama është një përzierje e arsyeshme e lajkës me kërcënimin.

    Nortrop Fraj

    Ata që munden, bëjnë. Ata që nuk munden, mësojnë. Ata që nuk munden të bëjnë asnjërën, administrojnë.

    Kolet Kalverlej

    Njeriu shfrytëzon njeriun. Në komunizëm është e anasjellta.

    Thënie ruse

    Kur dy njerëz në një punë janë gjithnjë dakord, njëri prej tyre është i panevojshëm.

    Uilliam Eringlej (i riu)

    Tortura e të qenit i pasur është se duhet të jetosh me njerëzit e pasur.

    Logan Piersell Smith

    Gjumi, pasuria dhe shëndeti, që të shijojnë vërtet, duhet t’i ndërpresësh për pak kohë.

    Zhan Pol Rihter

    Nëse do që një punë të bëhet mirë, zgjidh një njeri që është i zënë: të tjerët nuk kanë kohë.

    Elbert Hubard

    Shumica e njerëzve punojnë pjesën më të madhe të kohës për një jetesë të thjeshtë. Ajo liri e pakët që u mbetet i shqetëson kaq shumë ata, saqë përdorin çdo mjet për ta hequr qafe.

    Gëte

    Dëshira për të nxituar nuk është zell.

    Seneka

    Amatorët shpresojnë. Profesionistët punojnë.

    Garson Kanin

    Aktorët janë të vetmit hipokritë të ndershëm.

    Uilliam Hezlit

    Të mos shkosh në teatër është si të bësh tualet pa pasqyrë.

    Artur Shopenhauer

    Nuk mund të automatizosh në art. Që nga shekulli XVI nuk ka ndryshuar numri i njerëzve që duhen për të luajtur “Hamletin”.

    Uilliam T. Vajli

    Kur aktorët fillojnë të mendojnë, është koha për zëvendësim. Ata nuk janë të përshtatshëm për këtë gjë.

    Stefan Likok

    Aktori është një skulptor që gdhend dëborën.

    Edvin Buth

    Një film nuk është asnjëherë vërtet i mirë nëse kamera nuk është si një sy në kokën e një poeti.

    Orson Uells

    Duke zmadhuar vrimën e bravës, dramaturgët e sotëm ka rrezik që të heqin fare edhe derën.

    Pjetër Ustinov

    Të luash Shekspirin është shumë e lodhshme. Ju nuk uleni kurrë edhe pse jeni mbret.

    Xhozefin Hull

    Teatri është, thjesht, ajo që nuk mund të shprehet me mjete të tjera: një kompleks fjalësh, lëvizjesh, gjestesh që shprehin një kuptim për botën, që nuk mund të shprehet në mënyrë tjetër.

    Eugen Jonesko

    Përvoja e gjatë më ka treguar se në Angli askush nuk shkon në teatër po të mos ketë bronshit.

    Xhejms Agat

    Puna e shfaqjes është si seksi. Kur është e mrekullueshme, është e mrekullueshme. Kur nuk është shumë e mirë, përsëri mirë është.

    Maks Uoll

    Arkitektura është një dialog i vazhdueshëm midis brezave, që krijon një mjedis me kalimin e kohës.

    Vinsent Skulli

    Të jesh arkitekt duhet të kesh një zë tëndin, që flet me një gjuhë përgjithësisht të kuptueshme të formës.

    Robert A. M. Stern

    Arkitektura është një skulpturë e banuar.

    Kostandin Brankusi

    Arkitekturën e quaj “muzikë të ngurtë”.

    Gëte

    Arkitektura fillon kur vendos dy tulla bashkë me kujdes.

    Mies van der Rohe

    Arkitektura e mirë e lë natyrën brenda.

    Mario Pei

    Ne u japim formë ndërtesave tona, pastaj ato na japin formë ne.

    Uinston Çurçill

    Për dyzet vjet arrita të zbuloj që mbretëresha e ngjyrave është e zeza.

    August Renuar

    Nëse artistët nuk janë të lumtur, kjo vjen ngaqë lumturia nuk u intereson atyre.

    Xhorxh Santajana

    Interpretimi është hakmarrja e intelektit mbi artin.

    Suzan Sontag

    Një nga gjërat më të vështira për t’u bërë është të pikturosh errësirën, që megjithatë të ketë dritë në të.

    Vinsent van Gog

    Pikturimi është poezi e heshtur dhe poezia është pikturë që përdor dhuntinë e fjalës.

    Simonidi

    Po të mund të thuhej me fjalë, nuk do të kishte arsye për ta pikturuar.

    Eduard Hoper

    Të gjithë duan ta kuptojnë pikturën. Pse nuk përpiqen të kuptojnë këngën e zogjve? Njerëzit duan natën apo lulet, çdo gjë që i rrethon, pa u përpjekur t’i kuptojnë.

    Pablo Pikaso

    Unë e ëndërroj pikturën time dhe pastaj pikturoj ëndrrën time.

    Vinsent van Gog

    T’i thuash piktorit se natyra duhet marrë siç është, është njëlloj si t’i thuash pianistit se ai mund të qëndrojë mbi piano.

    Xhejms MakNeill Uistller

    Të gjitha ngjyrat janë miqtë e fqinjëve të tyre dhe të dashurat e të kundërtave të tyre.

    Mark Shagall

    Studiuesi kërkon, artisti gjen.

    Andre Zhide

    Kur e pyetën Mikelanxhelon si e bëri statujën e Davidit, thuhet se ai u pergjigj: “Është e lehtë. Ju thjesht duhet të hiqni atë pjesë të gurit që nuk duket si Davidi.”

    Mikelanxhelo

    Të gjitha veprat e artit, vërtet origjinale, duken të shëmtuara në fillim.

    Klement Grindberg

    Artisti, ashtu si Zoti krijues, mbetet brenda, ose pas, ose tutje, ose sipër veprës që ka bërë, i padukshëm, i sjellshëm, jashtë ekzistencës, indiferent, duke fshehur duart.

    Xhejms Xhisi

    Vallëzimi është arti i vetëm për të cilin ne vetë jemi lënda e parë.

    Ted Shon

    Arti fshin nga shpirti pluhurin e jetës së përditshme.

    Pablo Pikaso

    Arti dhe vetëm arti! Ne kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta.

    Fridrih Niçe

    Një artist kurrë nuk e përfundon punën e tij. Ai thjesht e braktis atë.

    Pol Valeri

    Sa më tmerruese bëhet kjo botë, aq më abstrakt bëhet arti.

    Pol Kli

    Çdo fëmijë është një artist. Problemi është si të qëndrojë artist ndërkohë që rritet.

    Pablo Pikaso

    Arti nuk është diçka me të cilën martoheni, është diçka që ju e përdhunoni.

    Edgar Dega

    Artisti është përcaktuar si një neurotik që vazhdimisht e kuron veten me artin e tij.

    Li Simonson

    Karikatura është e vërteta irrituese.

    Xhorxh Meredit

    Arti jo vetëm që imiton natyrën, por plotëson gjithashtu mangësitë e saj.

    Aristoteli

    Nëse nuk do që të harrohesh sapo të vdesësh, ose shkruaj gjëra me vlerë për t’u lexuar, ose bëj gjëra të vlefshme për t’u shkruar.

    Benxhamin Franklin

    Asgjë nuk i lidh njerëzit më tepër sesa kalimi tek njëri-tjetri i librave për t’i lexuar.

    Uollter Sikert

    Fakti që di si të lexosh nuk është asgjë. E gjithë puna është të dish çfarë të lexosh.

    Entoni Trolloup

    Makina me teknologjinë më efiçente që njeriu ka shpikur ndonjëherë është libri.

    Nortrop Fraj

    Librat nuk japin zgjuarësi atje ku ajo mungon. Por, aty ku ka, leximi e shton atë.

    Xhon Harrington

    Disa libra duhet të shijohen, të tjerët të gëlltiten dhe, disa të paktë, të përtypen dhe treten.

    Frensis Bejkon

    Letërsia është orkestracioni i thënieve.

    Thornton Uajllde

    Dy dhe dy vazhdojnë të bëjnë katër, pavarësisht nga psherëtima e amatorit për tre, ose nga bërtitja e kritikut për pesë.

    Xhejms MekNeill Uistller

    Ka të drejtë të kritikojë ai që ka zemër të ndihmojë.

    Abraham Linkoln

    Kur kritikët nuk bien dakord, artisti është në rregull me veten.

    Oskar Uajlld

    Për të gjykuar të tjerët, njerëzit janë gati të punojnë jashtë orarit pa pagesë.

    Çarls Edvin Karruters

    Ajo që nuk më bën të vdes, më bën më të fortë.

    Fridrih Niçe

    Për t’i shpëtuar kritikës, mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë, mos ji asgjë.

    Elbert Hubard

    Kritikët janë si eunukët në harem: ata e dinë si bëhet, e shohin të bëhet çdo ditë, por nuk janë në gjendje ta bëjnë vetë.

    Brendan Behan

    Nëse edukoni një burrë, ju edukoni një person; por nëse edukoni një grua, ju edukoni një familje.

    Rudi Meniken

    Gjërat e mësuara në shkollë nuk janë arsimim, por mjete për t’u arsimuar.

    Ralf Valdo Emerson

    Jepi njeriut një peshk dhe e ke ushqyer për një ditë. Mësoje të peshkojë dhe e ke ushqyer për gjithë jetën.

    Thënie kineze

    Nuk jam aq i ri sa të di çdo gjë.

    Oskar Uajlld

    Ne po mbytemi në informacion dhe po vuajmë për njohuri.

    Radherford D. Roxhers

    E qeshura është rruga më e shkurtër midis dy njerëzve.

    Stefan Likok

    Është shumë më e rëndësishme se ç’lloj pacienti është sëmurë, sesa çfarë lloj sëmundjeje ka ky pacient.

    Uilliam Osler

    Trupi nuk gënjen kurrë.

    Marta Grehem

    Bethoveni mund të shkruajë muzikë, falë Zotit, por ai nuk mund të bëjë asgjë tjetër në këtë botë.

    Ludvig von Bethoven

    Muzika e Moxartit na jep leje të jetojmë.

    Xhon Apdajk

    Pas heshtjes, ajo që shpreh më mirë atë që nuk shprehet, është muzika.

    Aldus Hakslej

    Notat unë nuk i luaj më mirë se shumë pianistë. Por pauzat midis notave, ah, aty qëndron arti!

    Artur Shnabel

    Botuesi është një person i punësuar në gazetë, detyra e të cilit është të ndajë grurin nga egjra dhe të shohë që egjra ka dalë në shtyp.

    Elbert Hubard

    Duhen mendje shumë të pazakonta që të merren me analizën e asaj që është fare evidente.

    Alfred North Uajthed

    Filozofia e një shekulli është mendimi gjërësisht i përhapur i shekullit pasues.

    Henri Uord Bicer

    Shkrimtar quhet dikush që mund të bëjë një labirint në vend të një përgjigjeje.

    Karl Kerej

    Jeta e një shkrimtari është tragjike: sa më shumë ecim përpara, aq më tutje duhet të shkojmë dhe sa më shumë kemi për të thënë, aq më pak kohë kemi për t’i thënë.

    Gabriel Roj

    Të shkruash letërsi është e lehtë. Gjithshka që duhet të bëni është të uleni dhe të nxini fletën e bardhë të letrës derisa të formohen mbi ballin tuaj pikat e gjakut.

    Xhin Fauller

    Shkenca është ndërtuar nga faktet në atë mënyrë që një shtëpi është ndërtuar nga tullat, por akumulimi i fakteve nuk është më tepër shkencë sesa një grumbull tullash është shtëpi.

    Henri Punakare

    Tragjedia e madhe e shkencës: vrasja e hipotezave të bukura nga një fakt i shëmtuar.

    Tomas Hakslej

    Kërkim shkencor do të thotë të shohësh atë që kanë parë të gjithë dhe të mendosh atë që nuk e ka menduar njeri.

    Albert Sent-Xhorxhi

    Në shkencë meritat i merr njeriu që bind botën, jo njeriu të cilit i lindi të parit ideja.

    Uilliam Osler

    Amerikanët kanë një tmerr të veçantë për t’i lënë gjërat të ndodhin në mënyrë spontane, pa ndërhyrje. Ata do të donin të hynin brenda stomakut të tyre, të tresin ushqimin dhe të nxjerrin jashtëqitjen.

    Uilliam Burrofs

    Nuk e pëlqej jetën këtu në Nju Jork. Nuk ka gjelbërim. Edhe një gur do të sëmurej.

    Nikita Hrushov

    Kanadaja nuk ka unitet kulturor, as unitet gjuhësor, as unitet fetar, as unitet ekonomik, as unitet gjeografik. Gjithë çfarë ka ajo është uniteti.

    Keneth Baulding

    Ndryshimi midis egoizmit të një francezi dhe të një anglezi duket të jetë ky: i pari mendon se çdo gjë që është e saktë, është franceze, i dyti mendon se çdo gjë që është e gabuar nuk është angleze.

    Uilliam Hezlit

    Dhoma e lordëve është një model i kujdesit që duhet treguar për të moshuarit.

    Frenk Filld

    Jo vetëm Anglia, por çdo anglez është një ishull.

    Novalis

    Nga të gjitha krijesat e Zotit, është vetëm një që nuk mund të bëhet skllave e kamxhikut. Ajo është macja. Nëse njeriu do të kryqëzohej me macen, kjo do të përmirësonte njeriun, por do të dëmtonte macen.

    Mark Tuein

    Mendoj se një arsye përse i admirojmë macet është mjeshtëria e tyre për të qenë në avantazh. Ato gjithnjë duken të jenë më të përsosurat, çfarëdo të jenë duke bërë ose pretendojnë se bëjnë. Rrallë mund të shihni një mace të papërqëndruar. Ata nuk kanë ndërgjegje dhe kurrë nuk shprehin keqardhje. Mbase fshehtas ne i kemi zili ato.

    Barbara Vebster

    Kam shumë simpati për amerikanin që ishte tmerruar kaq shumë kur kishte lexuar mbi efektet e pirjes së duhanit, saqë hoqi menjëherë dorë nga leximi.

    Henri G. Shtraus

    Qielli është buka e përditshme e syve.

    Ralf Valdo Emerson

    Tërësia e natyrës është zgjedhimi i foljes “me ngrënë” në trajtën veprore dhe pësore.

    Uilliam R. Inxh

    Universi është si një kasafortë që e ka një kombinacion, por kombinacioni është harruar brenda kasafortës.

    Piter de Vrie

    Më pëlqen të lundroj vetëm. Deti është për mua tamam si një vajzë: unë nuk do doja njeri tjetër pranë nesh.

    E. B. Uajt

    Vjeshta është si kafshimi i një molle të këputur.

    Kristina Petrovski

    Si të gjithë udhëtarët e mëdhenj, unë kam parë më shumë sesa më kujtohen dhe më kujtohen më shumë sesa kam parë.

    Benxhamin Dizraeli

    Rreziku dhe kënaqësia rriten në të njëjtin kërcell.

    Thënie angleze

    Çdo gjë që është nuk bëhet, çdo gjë që bëhët nuk është.
    Fridrih Niçe

  4. AnaBlu Says:

    Shume “Konice” lutja e shkrimtarit, e shume interesante historite e skllufit.
    Shprehjeve te mesiperme ju bera copy, ja vlenin!

  5. xhane Says:

    hhahahahah biografin qitne more

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: