Harper’s Island

by

Harper’s Island është një tjeter seri e CBS, një televizion që po ashtu si HBO tashmë ja kanë marre dorën si me serialet ashtu si edhe me këtë punën e ishujve. Seriali ambientohet në një ishull.   Është një film që ua keshilloj të gjithëve edhe pse imagjinoj që shumë prej jush tashmë e shohin dhe vrasin mendjen se kush është vrasësi.
Prodhuesit gjuajnë për lart. Premtimi ishte një serial frymëzuar nga “10 indianë të vegjel” i Agata Christie – një liber që është sot, 70 vjet  mbas botimit gjykohet libri i verdhë perfekt – dhe gjithashtu Scream, një horror i sukseshem i viteve 90.
Qe të dy premtimet janë mbajtur, të pakten deri  në episodin e 11. Harper’s Island nuk është Lost ku që të ndodhi diçka duhet të kalojnë tre-katër episode : si çdo i verdhë që respektohet premton të pakten një të vdekur çdo episod, dhe e bën. Për më shumë në websitin e CBS-së, ndersa ky transmetohej akoma kishte edhe një fare loje në të cilen merrje pjesë në një sondazh dhe gjeje personazhin që do vdiste në episodin tjeter. Nuk e di se çfarë fitohej. Çdo vrasje shton një mister tjeter mbi identitetin e vrasësit, një shenjë më shumë derisa ngadale ngadale dyshimet bëhen më konkrete. Premtimi që fliste për Agatha Christie është mbajtur.
Pak më i vështirë  krahasimi me Scream. Shpeshherë për të shtirë frikë përdoren teknike banale tip ” sheh pasyren / është vetem / ul kokën / ngre kokën / në pasqyrë perveç saj sheh edhe një tjetër” apo ” del naten / ka frike / shikon që kishte frikë nga një mace a një qen / shplodhet / del i keqi tamam sapo ajo është shplodhur”. Gjera të tilla. E për më shumë në shumicen e rasteve ai që e ka trembur është një shok, po kjo s’ka shumë vlerë duke qënë se këtu të gjitha janë miq e të gjithë mund të jenë vrasës.
Historia është shumë e thjeshtë : një çift që duhet të martohet mendon që është ide e mirë të martohen në ishullin ku janë rritur e nga i cili kanë ikur shumë vjet më parë sepse një vrasës serial, Wakefiled,  ka bërë namin duke vrarë mizorisht gjashtë veta, derisa ka gjetur vdekjen nga sherifi i ishullit. Thua të ketë vdekur vërtet ama? Mister. Ndoshta jo sepse po vriten një nga një – One by one, recitohet në fillim të çdo serie –  dhe teknika duket ajo e Wakefield. Ndoshta po sepse duket qartë që është dikush tjetër që po e imiton, dikush mes miqve që i shoqërojne. Dhe edhe pse hapin varrin për të qene të sigurt që kufoma është aty, prapë nuk arrijnë të binden.
Ambienti i mbyllur është vendi ideal për filma të verdhë, ashtu si Lost. Vështirë të vish në ishull, vështirë të ikesh.
Një anë tjetë e mirë e Harper’s Island është që nuk ka ndër mend të vazhdojë për vite të tëra. Zgjat vetëm një stinë, 13 episode mbas të cileve, teorikisht, shpjegon gjithçka. Për fat të keq ama personalisht kam ngelur pak i zhgënjyer nga fundi i filmit dhe nga shpjegimi i të gjithë vrasjeve. Seriali premton më shumë se sa mban, deri në serine e 11 u afrohet katër yjeve,  ndërsa dy serite e fundit ku shpjegohet gjithçka bjenë, e jo pak. Por më mirë të mos flasim për këtë për të mos ju prishur kënaqesinë e kuriozitetin, secili do e gjykoje sipas menyres se tij.
Dy  fjale për ishujt mbi të cilet shkruaja diçka sipër, gjithmonë e më shumë terreni ideal për serial. Deri diku është një zgjedhje e lehtë për vetë karakteristikat e ishujve, teatër pak i abuzuar kohët e fundit. Twin Peaks i Lynch, babai i të gjithë serialeve, nga X-Files deri të Harper’s Island s’kishte nevojë të bazohej në një ishull për të krijuar frikë e kuriozitet. Lost po. Harper’s Island po. Scorceze po xhiron Shuttar, duhet të dali në Pranverë, film bazuar në romanin e Lehane, dhe ngjarjet zhvillohen në një ishull. Fringe, seriali i ri i J.J.Lost fillon në një ishull. Përshtypja është ajo që ka një abuzim konstant.
Boll, dilni, merrni pak ajër. E shikoni Harper’s Island.

Tags: , , , , , ,

One Response to “Harper’s Island”

  1. skllufi Says:

    ca ajri mor mik! plasem nga vapa gjithe diten. hahaha shaka boj se me ka hip ni dell humori qe cte te them!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: