Ora e historisë

by

Profesori i historisë, Agron Agronaj po shpjegonte prejardhjen e tyre nga ilirët dhe organizimin social, kur u hap porta dhe hyri Burbuqja, mësuesja e matematikës dhe e dashura e tij sekrete. Nxënesit ngritën sytë nga librat dhe panë te habitur mësuesen e tyre. Më të mëdhenjtë shkëmbyen një vështrim kuptimplotë. Agronaj i hodhi një buzëqeshje të hijshme mikeshës së tij dhe i sigurt se ajo do ulej, urdhëroi pesë minuta pushim, ndërsa Burbuqja ulej pranë tij dhe këmbët e tyre prekeshin nën tavolinë.

Tani, duhet thënë se Agronaj ishte një njeri i respektuar dhe i stimuar nga kolegët e tij e biles edhe nga borgjezia e mesme e Libohovës. Përveç kësaj, mund të kualifikohej si një historian “ jo i keq”. Në moshen dyzet e tre vjeçare ndihej mjaft i realizuar. Vetëm nje vit më parë kishte kuptuar se po bënte profesorin e historisë në mënyre serioze dhe pa kthim mbrapsht, e jo më rastesisht, ndersa kërkonte një punë tjetër më të përshtatshme, ndaj kishte vendosur që të respektohej edhe për këtë. Çfarë mënyre më të mirë për ta bërë, nëse jo një kërkim shkencor. Komuna i kishte dhënë nje financim modest, dhe prej disa muajsh gjezdiste nepër Shqipëri duke kërkuar provat për studimin e tij më të rëndësishem : të tregonte se Gjergj Kastrioti ishte kthyer në Krujë në vitin 1439, dhe jo në 1443 siç besonin të gjithë. ( Kërkim i pasqyruar edhe me dy artikuj të lavdishëm në gazetën lokale.)
“Bëjme pesë minuta pushim!” kishte thënë duke parë Burbuqen me bishtin e syrit. “ Rrini nëpër vende dhe mos bëni zhurmë. Lexoni luftërat e ilireve ndërkohe, kështu mësoni diçka të re.”
Tani ishte kthyer drejt zonjës Burbuqe dhe po i shpjegonte tonet e ndryshme të zërit me të cilët qortonte nxënësit e tij. Sipas Agronaj kishte një ton te caktuar per t’u thënë çdo gjë nxënësve, e nëse ata nuk bindeshin nuk ishte faji i tyre, por i tonit që kishte përdorur. Ja, per shembull, toni me te cilin u kishte urdhëruar ato pesë minuta pushim ishte i tillë që të bënte të mendoje se kishte pasur një ndërhyrje hyjnore. Ata duhet ta kuptonin që kishte qënë diçka e jashtëzakonshme që u kishte dhuruar atë pushim, e ndaj duhet të vepronin me këtë mendim e t’a shfrytëzonin sa më mirë.

* * * Marku ishte më i madhi i klasës. Në Nëntor duhet të mbushte dymbëdhjetë vjeç dhe mezi po priste, ngaqë dinte me siguri tashme se gjyshja kishte vendosur t’i gatuante petulla me mjaltë per ditëlindje.
Marku qe edhe një nga më të pakënaqurit për pesë minutat pushim që profesori u dha. E urrente të rrinte ulur kot e ndaj vështronte rreth e rrotull në kerkimin e dickaje interessante për të bërë ndërkohë. Meqë nuk gjeti asgjë, vendosi që të rritej, vendosën të gjithë që të rriteshin derisa të arrinin moshen madhore e kështu të linin klasen pa lejën e mësuesit.
“ Mendoj se mund t’ia dalim!” thoshte nje letër që Marku i kaloi Engjëllit. “Provojmë!” thoshte një tjeter drejtuar Gentit.
“ Përhap zërin në të gjithë klasën!” thoshte urdhëri i fundit i Markut.
Tani letrat qarkullonin në rruge ajrore meqë Agronaj nuk vështronte më nga klasa. Në më pak se një minutë të gjithë e dinin atë që duhet te bënin, por kishin frike që të vepronin.
<< Unë nuk dua të rritem, jo, nuk dua të rritem.>> i tha Mira shoqes së bankes duke mbyllur me forcë grushtat e vogla. Kjo nuk u përgjigj fare e ndoshta nuk e dëgjoi, e përqendruar në atë që duhet të bënte.
Agronaj nuk e dinte akoma se çfarë po ndodhte ne klasë, e në momentin kur Marku shkruante letrat, po i shpjegonte mikeshës se tij se ndryshimi midis një sistemi juridik nga një tjetër qëndronte në një gijotinë të vendosur në qëndër të qytetit.
<< S’mund ta bëjme edhe ne? >> pyeti Burbuqja duke j’u riferuar rivolucionit.
<< Rivolucioni ështe diçka e madhe mikja ime,>> u përgjigj Agronaj. << nuk bëhet kështu, për një ditë apo dy.>>
<< Nesër unë kam mesim nga ora tetë deri në nëntë, e pastaj jam e lirë. S’kam vendosur akoma se çfarë do bëj me vonë, por ndoshta mund të gjejmë një gijotinë e të bëjmë revolucionin, nëse është një gjë aq e bukur dhe e drejtë sa thua ti.>>
“ E ku ta gjejme gijotinën?” mendoi Agronaj. “ Eshtë e veshtirë edhe të gjesh një dhomë gjumi ku të shtrihesh ne paqe. Nuk mund të shkojmë në hotelin që është në qëndër, do na shohin. Nuk mundem as ta marr në shtëpinë time, do e merrnin vesh të gjithë për dy minuta. Vendi është i vogël…”
“…njerëzit flasin,” mendonte ajo. “ sigurisht që nuk mund të bëjmë ndonjë gjë të madhe ne këtë qytet të vogël e provincial. Sigurisht, Libohova nuk është Tirana, por një rivolucion i vogël ndoshta mund të bëhet, po , do e bëjmë. Nesër në mëngjes ai do gjejë një gijotinë e unë do pergatis panine me mish e mbas rivolucionit do ikim ne pyll të bëjmë piknik. Apo ndoshta Agroni do ketë ndonjë punë?”
<< Cfarë bëhet mbas rivolucionit? >>
<< Mbas rivolucionit? >>, pyeti ai i habitur. Nuk e kishte menduar akoma e se dinte se çfare bëhej me vonë. << Mund të shkojmë të pimë kafe në shtëpinë e drejtorit, nëse nuk vrasim edhe atë gjate rivolucionit. >>
Burbuqja heshti e habitur. Nuk i pëlqente ideja që të vrisnin drejtorin.
<< Rivolucioni, >> tha Agronaj. << është një drekë, rivolucioni është një poezi, rivolucioni nuk është një akt dhune.( 1)>>
<< Shumë e bukur kjo shprehje, >> tha Burbuqja. << vërtet shumë e bukur, kështu bëhet. Dëgjo, duhet ta vrasim patjetër drejtorin? Ai ka gramafonin e kemi kaluar disa mbrëmje të bukura në shtepinë e tij. Pastaj, nuk më ke thënë akoma se ku do gjejmë gijotinën.>>
Po, gijotina ishte akoma problem. Nuk jetonin ne nje qytet të madh ku mund ta gjenin ne pazarin e gjërave të vjetra. Agronaj uli kokën dhe filloi të mendonte. Gijotine, nje gijotinë që punonte akoma. Ishte një problem i madh. Po ndoshta, në fund të fundit gijotina ishte një simbol e mund ta zëvëndësonin me diçka tjeter. Me kërpudha të helmuara për shembull, apo thjesht me një litar të mirë.
Sa për gramafonin, e kishte gjetur zgjedhjen. Konfiskim në emër të popullit, e kishte quajtur.
<< Çfarë po ndodh?>> bërtiti Burbuqja * * *

Agronaj pa nga klasa dhe shtangu në vend. Nxënësit po rriteshin me shpejtësi. Marku tashme ishte një djalosh që dridhte mustaqet dhe hiqte uniformën blu të shkollës. Berta u bë një punk me flokë jeshil dhe ishte pak e frikshme. Dy nxënës shembullorë po ziheshin me grushta ndërsa Engjëlli dridhte një cigare me hashash. Dhe pas pak, qetësi.
Të keqrehatuar në ato karrige të vogla, nxënësit kryqezuan duart e panë Agronaj duke e akuzuar për diçka qe ky nuk arrinte të kuptonte.
Ai i veshtronte i habitur e kërkonte tonin e përshtatshëm për tu thënë se pushimi kishte mbaruar.

(1) Me gjithë protestat e kërkimet e disa grupeve maoiste, askush nuk ka zbuluar akoma me siguri nëse Agronaj tha këtë sepse nuk i kujtoheshin mirë fjalët e Maos, apo sepse mendonte tamam të kundertën e Maos.


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook fb

Tags: , ,

6 Responses to “Ora e historisë”

  1. Shume bukur Says:

    Tregimi eshte shume i bukur. E kam thene dhe diku tjeter kete. Nese mund te ngulmohet ne kete lloj menyre te rrefyeri, dhe ne kete optike te te shikuarit te gjerave, atehere autori do te na dhuronte çaste te kendshme leximi.

    Shume bukur.

  2. loer kume Says:

    hey, great fare, ka shuem letersi ketu brenda, shume krijim, duket gjalle krijimi… shihet si hedh hapat neper shkrim… vetem punen e maos se moravesh, nuk e di kete batuten e maos, autori anarkist mund te na e sqaroje pls?

  3. Darien Levani Says:

    Aha, po qe se nuk kam qene dot aq i afte sa ta shpjegoj ne tregim eshte kot shpjegimi i mevonshem, si kofini mbas te vjelave!😦

    Ca eshte kofini meqe ta fjala!

  4. loer kume Says:

    ore dario, ma shpjego more, se revolucionin nuk e shpiku mao, ma shpjego si esht epuna…

  5. whisper Says:

    Me pelqeu, por kam lexuar edhe me te bukura prej ketij autori. Ketu me pelqeu loja e mencur qe behet me metaforen e revolucionit dhe te gijotines dhe perqasja e tyre me “revolucionet” e vogla te krevateve…lol Bukur Darien!
    Mendoj se prozat e tua deshmojne jo vetem talent artistik, por edhe nje element grotesku fin qe jo shpesh e gjen te realizuar ne menyre elegante ne letersine shqipe te ketij lloji…

    whisper

  6. dorina Says:

    Une u kenaqa kur e lexova ,me pelqeu nga fjalia e pare deri tek e fundit dhe stili i te rrefyerit gjithashtu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: