Ray, the man himself.

by

Në fillim doja të përshkruaja filmin Ray dhe te flisja për të. Po kjo gjë është aq e zakonshme saqë më duket ofenduese për një hors d’oevre si ky i Jamie Foxx. Vendosa t’ju jap arsyet pse ta shihni këtë tabllo perfekte të një të madhi!

Jamie Foxx u zgjodh sepse kishte muzikën nën lëkurë dhe me ndihmën e mjeshtrit dorës vetë do ishte aktori perfekt për të lujatur Ray Charles. Duke filluar nga lëvizja e shpatullës kur luan piano e deri tek theksi në të folur.Pa frymë, pa frymë nga mimikat e Foxx, nga mënyra si i prek pulset e femrave. Kur ai këndon “I can’t stop loving you” duket si Ray i vërtetë dhe kjo më le me gojë hapur saherë e rikthej atë skenë. Jamie-it i kanë hequr shikimin, e kanë ç’armatosur, dhe pavarsisht kësaj Ray doli nga personazhet më të arritur të një filmi biografik për një këngëtar. Vite dritë larg nga Cobain-it të Gus Van Sant dhe disa shkallë më sipër se Morrisoni i Oliver Stone (me Val Kilmer në rolin e tij më të arritur), ky Foxx-Charles duket sikur është një i vetëm. Ray duhet të ketë qënë krenar dhe xheloz për alter-egon e tij. Jamie mori më shumë nga çfarë Charles kishte planifikuar t’i jepte gjatë xhirimeve.


Kurrë muzika nuk është martuar kaq mirë me një skenar filmi. I montuar mbi një rregjistër soul/jazz, nuk bëhet asnjëherë i mërzitshëm edhe pse zgjat mbi dy orë. Ndërthurja e ngjarjeve dhe këngët tek-tuk janë si një puzzle i formuar me kujdes. I pranishëm është dhe miku më i mirë i Hackford, surrealizmi (shiko skenën e “Hit the road jack“) i cili e çon Ray-n shpesh në të shkuarën e tij. Ray drogohet, tradhëton (deri këtu s’ka asgjë që nuk shkon) dhe cilësia e muzikës së tij nuk ndikohet nga këto. Këngë dashurie mbi motive gospel, rikthimi tek country me një prekje jazz-i, gjëra që shqetësuan jo pak Amerikën e atëhershme dhe sërish Ray Charles mbetet në kokat e klasifikimeve!

S’dua t’ju tregoj më për Ray!  Merrni 4 orë kohë dhe shumë kokoshka, ju premtoj që nuk do dilni të pakënaqur.

Tirana Calling on my mind!

Tags: , ,

6 Responses to “Ray, the man himself.”

  1. xUNDER Says:

    cold black memories:
    ishte nate. ndodhesha ne pisten e qytezes veriore per te provuar patinazh ne akull. nuk isha aspak i zoti, nuk i ndjeja me gjunjet po te mos ishte per deshiren time per te ndjekur kercimin terheqes dhe hedhjet e kembeve (me sa lehtesi, o Zot!) te nje vajze afro-amerikane, e cila, njekohesisht, tundej nen ritmin swing/soul ne sfond te gjurmes “What’d I Say”, nga Ray Charles (1959)…

  2. ujku i humbur Says:

    Film shume i bukur, nje biopic nga me te miret qe kam pare.
    Vetem per dy gjera nuk jam dakort:
    E para, nuk me duket se qendron me lart se sa ai per Jim Morrison, me duken ne te njejten shkalle per nga menyra e veshtrimit ne brendesi te shpirtit te nje gjeniu.
    E dyta, pa kokoshka, zhurma e tyre nuk te le te perqendrohesh ne muziken e filmit.

  3. Darien Levani Says:

    Dakord per ato kokoshkat bo bo sa zhurme bejne ato. Edhe pse Andi e ka pas ne kuptim figurativ.

    Veshtire me gjyku mbi krahasim R.Charles – J.D.Morrison apo nese preferon Foxx – Kilmer. Te dy kane bere nje interpretim te jashtezakonshem per dy figura te medha te muzikes, dhe te dy jane perfekt ne rolin e tyre. Do veçoja Ray ama, jo aq shume per interpretim po per skenarin. Besoj se Stone, siç e ka zakon, ka bere shume gabime te Doors, apo me sakte, zgjedhje qe per mua kane qene te gabuara, ka nxjerre ne pah nje Morrison si donte ai. Mjafton te mendoj per figuren e indianit qe shfaqet pa kuptim andej-ketej neper skenat kyçe. Nje J.M. shume hyjnore dhe fare pak njerezor.

    Arsye per te cilen besoj se, edhe pse krahasimi eshte disi i veshtire, Ray eshte me besnik kunder Rayt se sa Doors kundrejt Morrisonit.

  4. ujku i humbur Says:

    Des,
    e kisha me shaka ate te kokoshkave, harrova te ve nje fytyre te qeshur.

    Persa i perket biopic te J. M. me pelqen menyra e interpretimit te Stone-t te karakterit te kengetarit, pra ai i dha vetes nje fushe te lire veprimi per temat qe donte te araqiste ne film, halucinacionet nga droga, dyzimi i realitetit dhe fantazive. E vertete, J.M. i tij ishte nje mit i personit te vertete, por me pelqeu qe ai dha interpretimin e vet, per te bere njerez te tjere te interesoheshin per J.M..
    Taylor Hackford, nga ana tjeter, vendosi te mbeshtetej shume ne biografine e Ray-t, Foxx luante duete ne piano me Ray-n gjate periudhes qe studionte filmin.
    Per mua, jane te dy filma te mrekullueshem, sesi mund ta nterpretosh biografine dhe arritjet e nje personi ne film. Per kete arsye them qe jane te dy ne te njejten shkalle. Te dy filmat te intrigojne, aktoret jane te magjishem, njeri film i mbeshtetur tek jeta, tjetri me shume tek vepra e nje kengetari. Dy kendveshtrime fantastike per ne fansat e filmit.

  5. Lufta e Ftohte Says:

    Edhe filmi mbi jeten e Cash

    https://tiranacalling.wordpress.com/2009/03/12/walk-the-line/

    nuk eshte keq.

  6. andinh Says:

    Darieni e ka pershkruar shume mire si pikenisje per te njohur njeriun CASH dhe jo si dicka plotesuese. Pra eshte film qe i kushtohet atyre qe Cash-in nuk e kishin hasur perpara.
    Ray eshte me ndryshe, Ray eshte per te gjithe, tek ata qe nuk e kane njohur ate perpara filmi sjell nje imazh te plote te kengetarit/njeriut ndersa tek ata qe e njohin dhe e duan filmi ploteson shume detaje dhe krijon shume emocione.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: