U.n.ë e u.r.r.e.j P.o.r.t.o.k.a.l.l.i. – n.ë

by

nga Darien Levani

apo Pornokallinë, siç e thërrasin miqtë që e mendojnë si unë.

Eshte urrejtje që vjen prej larg, ndoshta prej herës së parë që i kam parë, të lumtur në humorizmin e tyre, me më shumë imunitet së sa ministri ndërsa nëpërkëmbnin gjithkënd e gjithçka.

Po a nuk është ky rregulli i parë i humorit? Fakti që një aktor përdor të gjitha veglat që ka në dispozicion për të na bërë për të qëshur a për të qare, pa pasur frikë se lëndon këdoqoftë? Thonë që po, edhe pse unë nuk jam shumë i bindur. Fare mire dikush mund të indinjohet si puna ime ndërsa shikon se si tallen me autoritetet fetare tek të cilët besojnë, siç ka ndodhur para disa vitesh në Shqipëri kur dikush, besoj Llakaj-Bejko imituan – keq – Papën e mëparshëm, Gjon Pali II.  Sa protesta mër, gjithë ata katolik që nuk i njihja dolën si kërpudha mbas shiut, zhurmë, protesta, sepse, thoni ça të doni, po mos guxoni t’na prekni fenë edhe Papën.

Nuk e di nëse ju bën për të qeshur ky emision. Spektatoret e tij qeshin gjithmonë, si me komandë. Qeshin edhe shumë miq që më marrin kompjuterin me prepotence, kërkojnë në internet dhe më detyrojnë të shoh me forcë se si shkatërrohet historia.

Thonë që të shkatërrosh edhe shumë më e thjeshtë se sa të ndërtosh, dhe kanë të drejtë,  të ndërtosh një kështjellë me letra bixhozi duhen të paktën dhjetë minuta, ta shkatërrosh pak sekonda.

Në një nga majat e artit shqiptar në këtë emision, shikojmë Ismail Qemal beun dhe Isa Boletinin tek takojnë kryeministrin anglez, Winston Churchill edhe pse ndërkohë Qemal beu ka vdekur po pune e madhe, arti nuk pyet për këto detaje historike. Ismail Qemali flet me celular, Boletini ankohet sepse i ka harxhuar lek, i bëjnë edhe pak reklamë një shoqërie telefonike shqiptare se s’ben kurrë keq, takojnë kryeministrin anglez, beu i Kanines ankohet sepse i kanë marrë ca toka në Kashar, Boletini nxehet me atë që ka sharë Ismail Qemalin, pinë qeshin e kështu me radhë.

Nëse ju pëlqen kjo kryevepër e realizmit demokratik, atëherë s’mund  të humbisni vazhdimin, me Skënderbeun, Sulejman Vokshin, dhe atë me vëllezërit Frashëri që vënë baste mbi kampionatin italian e që na përshkruhet kështu ;  Naimi esht ber drogaxhi , Samiu esht ber bixhozxhi dhe Abdyli mundohet ti rikthej vellezerit e tij ne njerez normal …(The Best)

Nëse doni me i pa kërkojini vetë sepse mua s’më bën zemra që t’ju ve lidhje këtu.

Ngushëllimi i vetëm është që në një farë pike, për fat të mirë, edhe heronjtë tanë mbarojnë.

S’kam ndonjë gje kundër këtyre çunave që imitojnë, deri në një fare pikë kanë edhe talent. Më vjen akoma më keq që aktorë kështu detyrohen të ulin veten deri këtu sepse nuk xhirohen filma, nuk ka projekte etj etj. E më vjen keq për publikun, të cilët përbehen më së shumti nga mosha e vogel, ajo që e shikon për herë të pare Ismail Qemailin  e Gjergj Kastriotin jo nëpër librat e historise, mbushur më kthime legjendare së bashku me me 300 luftatare a me helm italian, por duke folur në celular e duke u zgërdhire me Agron Llakaj.

E nuk mund të mos rikujtoj estradën e viteve të diktaturës, atëherë kur për të qeshur mjaftonte një ngatërresë e vogël tek fotografi, pa sharë njeri, pa pirë cigare e pa përdorur celularin.

Sa për ti kujtuar vetes sime, e juve nëse deshironi, se kush ishte Ismail bej Qemali e Gjergj Kastrioti.

Sa për t’ju kujtuar ça ishte humori

P.S
Ideja ishte që ky të ishte një artikull i dyfishtë, në të cilin dikush tjetër përshkruante anët e mirë të Portokalli-së. Askush nuk e morri përsipër ta shkruante. Nëse keni dëshirë e vullnet Tirana Calling është e hapur për të botuar përgjigjen tuaj.


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook fb

Tags: , , ,

12 Responses to “U.n.ë e u.r.r.e.j P.o.r.t.o.k.a.l.l.i. – n.ë”

  1. Kristi Says:

    Ky artikull nuk me pelqen.

    Kjo pjese eshte shkeputur nga Wikipedia.Besoj se eshte rreth ligjit ne U.S per kete ceshtje:
    An impersonator is someone who imitates or copies the behavior or actions of another. There are many reasons for someone to be an impersonator, some common ones being as follows:

    * Legally: An entertainer impersonates a celebrity, generally for entertainment, and makes fun of their recent scandals or known behavior patterns. Entertainers who impersonate multiple celebrities as part of their act are typically called impressionists.
    * Illegally: As part of a criminal act such as identity theft. This is usually where the criminal is trying to assume the identity of another, in order to commit fraud, such as accessing confidential information, or to gain property not belonging to them. Also known as social engineering.
    * Political decoy, used as a form of protection for political and military figures. This involves an impersonator who is employed (or forced) to perform during public appearances, to mislead observers. This is also legal.

  2. Eri Says:

    Pse nuk te pelqeu Kristi? Se eshte e vertete ajo qe thuhet mesiper?

    Une jam i te njejtit mendim me autorin! Portokallia si emision mund te jete i vetem ne llojin e saj ne televizionet shqiptare por nuk do te thote qe eshte cilesor ne permbajtje!

    Personalisht mendoj qe shumica e “humorit” ne kete emision eshte banal… Ne kemi patur humoriste me kuptimin e plote te fjales…

    Me kujtohen vitet e kaluara kur per cdo vit te ri prisnim me padurim humoristet, artistet e merituar, sofren Shkodrane, parodistet e Vlores, humoristet e Durresit etj etj.

    Ata po ishin me te vertete Artiste, ata po ishin humoriste…

    shikoj qe ke sjelle disa rrjeshta nga wikipedia, ku na ve ne dukje se cfare eshte e ligjshme apo e paligjshme ne interpretimet…

    Nuk mendoj qe autori po na pyet ne ju duket e ligjshme apo e paligjshme menyra se si ata po “interpretojne” personazhet e tyre… mendoj qe autori deshiron te vere ne pah qe situata e humorit shqiptar nuk eshte ajo e dikurshmja e cila perbehej nga artiste te merituar… dhe qe gjendja ku jemi katandisur eshte per te ardhur keq, kjo serish theksuar me siper nga autori jo per faj te interpretuesve por ndoshta per faj te investimeve qe mungojne ne kete drejtim, dhe problemi gjithashtu qendron tek fakti qe shikuesi argetohet edhe me kete situate aktuale dhe qesh me komande “megjithese ne shume raste, mos te them ne shumicen e tyre” ska asgje per te qeshur….

  3. Kristi Says:

    Mendimi im ishte qe autori po na thoshte qe keto personazhe shtremberojne historine.
    Edhe per mendimin tim Portokallia eshte shume banale.
    Eshte e vertete qe kemi pasur humoriste shume me te mire por,tani kemi keto dhe duhet te kenaqemi me kaq sa kemi.

  4. Enkelejd Lamaj Says:

    Prsh. miq!
    Nuk besoj se problemi qëndron tek fakti nëse ky artikull është shkëputur nga Wikipedia apo nëse humori i tyre është i ligjshëm ose jo… (në fund të fundit sa e hollë është vija që ndan të ligjshmen nga e paligjshmja në Shqipëri? ose mbi të gjitha, ç’ngjyrë ka kjo vijë ndarëse?) Problemi – mendoj unë – nuk qëndron tek marrja nëpër gojë e personaliteteve të ndryshme apo tek fakti që portokallia është duke shtrembëruar historinë… në Shqipëri historia është bërë shesh për përshesh me kohë, ‘personalitetet’ nuk kanë atë personalitet që kanë personalitetet e vendeve të tjera, nuk e di nëse jam ndopak i qartë, gjithsesi, mjafton të sjell ndër mend si spostohen monumentet pa të keq, si konceptohet ndërrimi i emrave të universiteteve, për të mos folur pastaj për dilemën tashmë “shekullore” se kur ka ikur gjermani i fundit nga Shkodra, më 28 apo 29? etj. Dhe kur tallja vjen nga ‘lart’ atëherë hajt të bëjmë ca humor dhe kjo, për mendimin tim është fair play. Unë nuk jam kundër të bërit humor, qoftë edhe me personalitete. E edhe të tallesh me këta personalitete, kur këta bëhen për tu tallur. Se si e bën këtë humorin pastaj, ky po që është problemi i vërtetë; nëse këta personalitete janë bërë për tu tallur, apo jo – edhe ky po që është një problem më vete.

    Por, po të dëgjosh atë që të shesin për humor tek portokallia dhe atë që të japin falas për humor nëpër bare e lokale kanë vetëm një ndryshim: kamerën televizive. Më kujtohet “Një fabul” nga Mark Twain ku kafshët e pyllit shkonin të shikonin një pikturë që piktori e kishte vënë përpara një pasqyre dhe çdo njëra prej kafshëve shikonte veten e vet dhe morali i fabulës sipas maçokut që ishte: “Në çdo vepër arti mund të shikosh vetëm atë çka ti fut në të, po qe se qëndron midis asaj dhe pasqyrës së imagjinatës tënde. Ti mund të mos i shikosh veshët e tu, por të jesh i bindur se aty janë.”

    Tani unë nuk e di se çfarë shohin Portokallistët tek ato që bëjnë, por ajo që shikoj unë është që, për të bërë humor, ata, shpesh herë zgjedhin personalitetet e gabuar, shumë shumë shpesh herë ‘numrat’ e tyre janë të kopjuar, po ashtu edhe personazhet e tyre janë të kopjuar; ajo që shikoj unë është një imitim i shëmtuar, por jashtëzakonisht i shëmtuar ama, i ‘Zelig’ dhe personazheve të tyre; ajo që shikoj unë është Ale e Franc në versionin e tmerrshëm ‘gjiganti-shkurtabiqi’, shikoj atë që qan për Fatos Nanon teksa imiton atë që qan për Berluskonin (dhe është kaq i paaftë saqë e imiton dhe në batuta); shikoj monologë tipikë italianë, të jetës tipike italiane, tipikë të ‘Zelig’ në versionin shqiptar… dhe nuk ka se si të mos jetë version i shëmtuar; shikoj Eddie Murphy dhe batutat origjinale të filmave të tij që shtrembërohen nga disa ‘të fortë made in albania’… (nuk e di pse pjesa më e madhe e humoristëve shqiptarë, rolin që arrijnë të bëjnë më mirë është ai i ‘të fortit’, mund të ma thotë dikush?) … nejse, është e kotë të vazhdoj më tej, duhet bërë një artikull i veçantë për të numëruar gjithë kopjimet e shëmtuara që bëjnë këta çuna – disa prej të cilëve janë vërtet shumë shumë të talentuar dhe – duhet pranuar – që disa (por fare pak ama) prej personazheve të tyre janë vërtet shumë të goditur (psh. Nasi dhe menaxheri, që për mua janë personifikimi perfekt i biznesit muzikor në Shqipëri (dhe nëse nuk më besoni, shikoni për vetëm dhjetë minuta TV të tilla si BBF, Tirana TV, apo simotra të tyre).

    Po të vini re, pak më lart thashë ‘çunat’ sepse seksi femër aty… të thuash që lë për të dëshiruar është si tu kesh bërë komplimentin më të madh. Por duket se, si në politikë që partitë duhet të kenë një 30% të seksit femër, edhe Portokallia mban ca femra (ku gjysmën e tyre e imitojnë vetë ‘çunat’ ) dhe, ashtu si edhe partitë, pak rëndësi i kushton talentit të tyre. Kështu, me ‘nxënëset tona’ duket sikur industria-Portokalli kërkon të sfidojë humorin anglez dhe më lejoni të mos sjell ndër mend ato monologët degjenerues të Ponjës-fëmijë që edhe sikur familja e saj (personazhit) të jetonte dhe ajo vetë të kishte lindur në një shtëpi publike, besoj se do kishte të tjera gjëra me se të qeshte… jo, sinqerisht, pavarësisht disa këndvështrimeve të ndryshme tek-tuk, edhe unë jam dakord me Darienin dhe miqtë që e mendojnë si ai, kur Portokallinë e thërrasin Pornokalli.

  5. P.Trungu Says:

    Urrejtja është ndenjë përtejcaku që shpesh të çon larg e ta errëson mendimin.Që të mos pëlqesh një shfaqje artistike e ta kritikosh është normale por ta u.r.r.e.sh. është mëkat ndaj punës mundit dhe talentit të ketyre artistave që më e pakta punojnë.Artistë të tjerë kërkojnë rrugë më të lehta jasht artit ;në politikë p.sh.Është e vërtetë : që ka banalitete me tepri po kjo është pasqyrim i nivelit të shikuesit;ka shtembërime të historisë por kush nuk po e shtembëron historinë të shkuar e të sotme në Shqipëri, me të qeshur të paktën tërheq vëmendjen e të gjithëve ndaj atyre që e bëjnë gjoja për njëmend e shkencërisht(plotsisht e urrejtshme ).Po, portokalli ka edhe kopjime imitime të shkallëve të ndryshme e kritikueshme por jo kaq për tu urryer mendoj unë .Të gjithë imitojnë tek ne politikanë, gazetarë (fevziu,balla, krasta, gjebrea,çani,etj ),historianë,shkrimtarë këngëtarë , etj deri në pështirosje por portokalli bën disa njerës për të qeshur ; të paktën e mjaftueshme për një trupë humori.Nuk është urrejta por përpjekja për tu përballur në këtë fushë me krijime cilësore , portokalli tregon se talente aktrimi ka e të fuqishëm por krijimi cilësor e përballës çalon.
    Përkujtuesit e humorit të mëparshëm (ku bëj pjesë dhe unë )harrojnë që në kujtesë mbetet ajka ,më cilësorja dhe më e arrira të tjerat koha i ka fshi.Kështu dhe nga portokalli do mbeten më të arrirat
    që koha dhe njerëzit do përzgjedhin.Kështu portokallme gjithë vërejtjet dhe pritshmëritë e çdokujt
    është larg shumë larg cakut të u.r.r.e.j.t.es.

  6. Bora Says:

    Kisha kohe pa u kthyr ne vendin tim.
    Ishte e djele ate mbremje, nje e djele pak e fresket, tipike per qytetin tim.
    Kisha degjuar per Portokalline,ate mbremje do ta ndiqja.
    Zura vendin tim ne kolltukun prane mamase, perballe qendronte im ate,kishte edhe te aferm te mij.

    Portokallia hapi siparet…

    Nje e skuqur me mbuloi fytyren, u ndjeva ne siklet.
    Ishte e rende per mua te degjoja batutat e aktoreve, ne prani te prinderve te mi.
    Kisha me teper se shtate vjet, qe i kisha harrua formen aparatit televizi.

    Pata nostalgji per “Vitin E Ri “, kur qeshja me prinderit e mi.

    Sa ndryshe….

  7. Alfons Mamo Says:

    Mirmbrema te gjitheve .
    Fakti qe ky program imiton personazhe te nryshem historik o te kohes, politikan ose pseodo politikan, nuk do te thot qe ky i fundit duhet denuar .
    Por fakti se si interpeton nje personazh per ate qe ai perfaqeson eshte per tu kritikuar.
    Me kujthet nje monolog i bere nga nje humorist i fierit o lushnjes , nuk me kujtohet mire , qe duke udhetuar me tren dikush i tregoi nje barsalete . Nga ai moment filloi te qeshte aq shume sa nuk mund te ndalonte , zbriti nga treni dhe vazhdonte te qeshte . U fut ne shtepi dhe vazhdonte te qeshte . Familjaret u shqetesuan dhe per kete u drejtuan tek nje psikolog i cili i keshilloi ta dergonin ne teater per te pare nje humor . Por nga momenti qe hyri mbaroi se qeshuri .
    Morali qe per te bere per te qeshur eshte art shum i rafinuar dhe nuk eshte aspak i lehte .Eshte me lehte te emocionosh nje individ ne deshperim se sa per te bere per te qeshur .
    Drejtuesit e ketij programi duhet te hyjne ne zemrat e telespetatoreve jo me nje gjuhe te banalizuar . Duke deshiruar qe te te bejne per te qeshur me zor . Jo ky nuk eshte humor eshte aktorizem i fallsuar .
    Megjithate dua te jem i sinqerte jo gjithcka e ketij programi eshte per tu denuar . Jane dhe shume pjese ku eshte per t’u lavduruar .
    E po keto momente duhet te zgjidhen nga organizatoret dhe te ruhen si nje linje kryesore te programit . Le te mos harrojme se per te bere satire ne Shqiperi nuk ka nevoje per tu sforcuar .

  8. eni Says:

    bashkohem me shqetesimin e autorit rreth kesaj ceshtjeje.eshte nje nga emisionet me banale dhe trushplarese (me tendenca injoruese dhe c`edukuese te shoqerise) qe transmetohet ne tv tona.

  9. BB Says:

    Just chill the fuck out!

    Edhe mua ma shpif, po kam vite qe nuk e shof keshtu qe nuk kam pse ankohem.🙂

    Ka me miliarda probleme te tjera me te renda. Mos harxhoni neuronet me banalitete.

  10. El Perro Del Mar Says:

    I HATE pordhTOkALLi
    po ajo qe nenvizoj me shume jane turmat e bagetise qe e ndjekin neper lokale dhe un i shikoj kur u kaloj prane neper trotuare…
    me te vertete…kjo eshte e fuckin’ frikshme

  11. Buqi Says:

    Une mendoj se televizionet tjera kane deshtu qe nuk kan formu nje spektakel humori se ku ka konkurenc edhe cilsiaja nuk mungon. hëëëëmm

  12. Last Man On Earth Says:

    Vazhdon akoma ky emisioni? Agroni ka ikur te Vizion +, edhe ajo Joni.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: