Historia e vertete dhe e fshehte e Dritesjellesit

by

nga Loer Kume

E verteta eshte se, kater vajza, ne te njejtin vit te njezetenjete te jetes, lindur ne vende te ndryshme te botes, te katerta shtrire ne krevatet e tyre perkatese ne nje dhome konvikti, te nje korpusi universitar, te kater shtreterit vendosur ne forme kryqi, te sapokthyera nga nje feste kater vajzat, te pakenaqura qe ashtu veshur me kemisha nate te zeza, do rridhnin cdo mashkull, sado gay te ishte ai i ziu, e syte e te kater vajzave fiksuar ne hijet e tavanit qe vinin nga nata e erret, e tejdukshme nga nje hene e cuditshme e bardhe fare, qe hynte nga dritarja e gjysemhapurverore, pa perde, ne nje qetesi fantastike, e te kater pale veshet qe degjonin tik takun e ores se murit, e pipezonin ende nga “Black Devil Car” i Jamiroquai, kater vajza, qe kujtonin se ishin duke fjetur, e duart e tyre qe vibronin padurimisht ankthshem, kater vajza qe po enderronin sikur ishin duke fjetur, pane driten.

***

Dritesjellesi lindi pikerisht ne ate cast, ne nje kohe shume te larget, ne nje pallat tere drita, ne vendin me te vertete.

Ati i tij e pa, dhe u perfshi nga nje shkulm lumturie, e ngazellimi hyjnor i nje babai. Femija buzeqeshte embel, dukej sikur ndriconte, me lekuren si qumesht, arome te kalter, floket e zinj, kembkat e duart qe i luante ngacmueshem. Syte i kishte te bardhe. I vuri menjehere emrin Dritesjelles, para se Frymezimi Meme te mund ti peshperiste ne vesh ndonje emer tjeter me te qarte, me praktik.

Ne Toke dhe ne Lapenisulis, indianet keshtu formash e quajne njeri tjetrin, – iu justifikua vetes e askujt tjeter ai. Dikush nga ata qe ishin pas, mendoi ti kujtonte se indianet i kishte krijuar ai, ne cdo planet a vend qe te ishin, por pa admirimin jonormal per kete bir te ri, i ngeli veshtrimi ne syte e bardhe te foshnjes, dhe nuk e mori ate mundim te rrezikshem.

Babai shkoi akoma dhe me larg, duke e emeruar menjehere foshnjen, qe nderkohe u be me krahe, princ trashgimtar. Eshte ai qe prisnim, – vendosi mbi cdo bir tjeter ai, me ze si nje lumi ne vershim.

Te tere ishin kurioze te kuptonin si e percaktoi ati kete princ trashgimtar, por askush nuk pyeti. Askush nuk pretendonte te kuptonte vullnetin e babait. Askush deri ne ate moment. pervec vete Dritesjellesit, qe nderkohe ishte rritur. Te tere ishin deshmitare qe foli, e pane ashtu statik, nje i ri, i madh i fuqishem. Me floket ne te zeze thithese, sy te bardhe, shpatulla te frikshme, kembe te gjata, e krahehapur sikur perqafonte boten.

Po, – tha ai. – Une jam princi trashgimtar.

Ati shtangu nga afirmimi i papritur, i panevojshem, i palejueshem ne fund te fundit, i te birit, por i riu do te shkonte dhe me tej.

Une jam ai qe dhuroj driten, kujtdo qe e kerkon, kujtdo qe ka guximin te zgjase doren! Shpalli.

Ati u ngrys. Une nuk ta dhashe aftesine e drites! Foli me ze te shkembte ai.

Une e kam driten! U pergjigj i qete, me syte tjeterkund, biri trashgimtar.

Drita eshte e imja! Uleriu ati.

Jo… ! Driten e mbaj une vete. Eshte e dukshme. Mund ta kesh shume thjesht, nese zgjat e me jep doren.

Drita eshte e imjaa! Uleriu ati duke zgjatur doren drejt te birit te ri me sy te bardhe, e nuk arriti. Nuk e prekte dot driten. Ishte larg. Kuptoi se duhej patjeter ti nxirrte syte te birit per ta marre. Ati u cua ne kembe.

Me jep syte!

Syte jane te mite. Si mund te ti jap? Ti je babai im, nuk e di qe syte nuk jepen? Foli serish i qete, Dritesjellesi duke buzeqeshur me pafuqine e te atit per ta arritur. Me ler mua te drejtoj. Ti tashme je tejet i vjeter per te pare larg.

Ati, ashtu i madh si ishte, ngriti doren lart. I kolapsur ne rrufe e tmerre, kerkoi ta digjte birin e tij te ri, por nuk mundi. Pak me pare i kishte vene vulen e trashegimtarit. Dritesjellesi buzeqeshi.

Te thashe, une shoh me larg se ty!

Heshtje. Te tere u drodhen. Ftohte. Ngrice. I tere zjarri u mblodh ne zemren e babit qe urreu birin e tij. Ai shihte me larg!

U djegsh ne zjarrin e zemres time te plagosur nga arrogance jote! Mbreterofsh ne trashgimine time me te erret sa te jem une ketu! – Uleriu nga shpella pa fund e gjoksit te tij Ati kete sofizem te urdherit te meparshem mbi trashgimine, me zerin e tij pa fund, dhe shigjetoi me sy birin e tij, Dritesjellesin duke e flakur nga pallati ne qendren pikesore te universit, neper shtresat me te erreta te tij, kudo qe shtriheshin.

Te thashe.., te thashe.., bertiti Dritesjellesi me buzeqeshje te pikelluar tashme, nga dhimbja e kesaj te vertete te hidhur per zemren e tij te re. Shihte me larg se ati i tij. Nuk duhej te ndodhte kjo. Ai shihte pikerisht ate cka babai duhej te shihte, si at i bijve.

Keshtu, pasi ajo qe Dritesjellesi ndjente se ishte qellimi i qenies se tij, nuk u plotesua ne rrugen e trashegimise se drejtperdrejte, Atij i ra barra e madhe te ndriconte cepat e erreta te universit vetem duke u shkrire me to, ndaj beri te mundur rrezimin e tij nga pallati si rebel e atshkeles.

Ne renie e siper,nderkohe qe ajri i ftohte po i mpinte veshet, hunden dhe gishtat per here te pare, ndjeu se kurre me, nuk do ta shihte atin e tij urryes, sepse ata nuk vdisnin kurre. Ai tashme trashegoi, ishte princ ne erresire, nje hero i mallkuar, rol i tmerrshem… Buzeqeshja e tij e hidhur, zgjati aq kohe sa renia e tij poshte.

***

Pikerisht aty, fati, kjo gje pabesueshme, e solli te ndodhte perplasja, ne krevatet e vendosura ne forme kryq te vajzave veshur me kemisha te zeza, qe kujtonin se enderronin duke qene zgjuar.

Ato, me duar te dridhura, kontraksione muskujsh, floke te rena mbi fytyren ne gjume pothuajse, papritur pane nje mashkull te bukur e te zhveshur, te perplasej ne mesin e shtreterve te tyre. Ai kishte syte bardhe, po asnjera nuk deshi t’ja dinte per to.

Te kater vajzat e reja, secila ne mendjen e saj te rremujshme nga tiktaket, muzika, alkoli e epshi, u sulen, te rrembenin organin e tij riprodhues, ate organ te fuqishem per te cilin shihnin tavanin, e enderra zgjuar, qe kur u kthyen vetem, te merzitura, e u shtrine ne shtratet e fresketa, e te pastra, pa arome djerse.

Ato u zune, u kapen per flokesh, u rrahen, zvarriten, prene, gjakosen, e u lodhen, derisa mesuan te shijonin te katerta njeheresh te njejten gje. Derisa u shkrine ne dashuri te perbashket me organin qe munden te shkulnin egersisht si kanibale te llahtarisura, nga trupi i Dritesjellesit.

Ai u terhoq ne nje cep te dhomes, i plagosur e i tromaksur nga rrokullima e shpejte e ngjarjeve te papritura, degjoi tik takun e ores, u ndergjegjsua qe ishte ne Toke, qe ora peshonte mbi te pafundesisht, e qe keto vajza nuk donin driten e tij, e asgje tjeter vec asaj qe moren, qe rrembyen me dhune nga trupi i tij.

Keto jane vajzat pra… mendoi ai i shtremberuar nga dhimbja, e nuk kerkoi me tu jepte syte atyre kater vajzave kokekrisura, veshur me kemishat e zeza tashme te grisura, e gervishtje te gjakosura nga lufta e dashuria ne lekuren e bute e shkelqyese.

I bekoi me ate cka deshen, me gjakun qe rridhte nga plaga e tij e fresket, e doli nga dritarja pa frike se mos ato e ndalonin, te zena ashtu si ishin me penisin e tij, i habitur nga saktesia e Ekuacionit Universal qe beri te rridhnin ngjarjet…

I forte, tashme aseksual, nuk kishte me kufij fizike qe ta pengonin te futej ne jetet tona, te cdo forme qenesie, nisi te shkrihej me erresiren kudo qe ndodhej, e qe Ati i tij i Madh, plak patetik i fuqishem e i pafund, e shtonte pafundesisht, mbrujtur me zjarr, per te veshtiresuar perfundimisht sakrificen e te birit arrogant, te urryer e Dritesjelles.

5 Responses to “Historia e vertete dhe e fshehte e Dritesjellesit”

  1. ujku i humbur Says:

    Me pelqeu gjuha e tregimit, por m’u duk pak si perzierje e shume miteve bashke, pak i rremujshem per mua.

  2. Romy Says:

    Divergjenza e kontrasteve.Telajo bardh e zi
    Kendveshtrim interesant “…I forte, tashme aseksual, nuk kishte me kufij fizike qe ta pengonin te futej ne jetet tona”
    Kjo mund te interpretohet ne shume menyra , normalisht qe cdonjeri merr ate qe i pershatet me shume.
    Nje loje kontrastesh te forta si psh Dritesjellesi qe shkrihet me naten etj .
    Bukur !!!

  3. loer kume Says:

    pershendetje..
    tere mitet ujk, po te njejten gje duan te thone, e perpjekja ime mendjemadhe ishte ti sintezoja te tere ne nje personazh…
    faleinderit rommy qe ke vene re ato detaje qe i kurova me shume kujdes…

  4. ujku i humbur Says:

    pershendetje loer,
    faleminderit per pergjigjen,
    mos ma merr per keq, me kane pelqyer shkrimet e tua. Po ashtu edhe ky me pelqen shume. Me pelqen gjuha e tregimit, shtjellimi i temes. Por une i kam shume per zemer mitet e lashtesise, dhe m’u duk sikur ishin futur elemente nga te gjithe e m’u duk pak rremuje. Kjo nuk i heq asgje tregimit tend. Nuk desha te te fyej.

  5. loer kume Says:

    jo mo ujk, nuk u fyeva fare, madje jam i etur per kritika, dhe te detajuara, ketu ne fund te fundit jemi per kritika qe do te na bejne te ecim perpara me shume… ti faleminderit per leximin, dhe per pergjigjet… vertet, po pate dhe gjera te tjera per ti shtuar mi thuaj nese ke kohe dhe mundesi, … dhe nicku jot me pelqen meqe ra fjala, perkon dhe me single e fundit te shakires🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: