Do njihni shpejtësinë tonë

by

Bibloteka në kokën time

nga Darien Levani

Imagjino një tavoline në tarracën e një pallati shumëkatësh. Unë jam ulur në tavoline,më cigare, ujë, kafe.

Në pallat ka një rremuje të jashtëzakonshme, nënpunes që vijnë e shkojnë, telefona që bjenë çdo moment, mijëra ashensorë në levizje. Është bibloteka e së kaluarës sime.

Nëse Visi më thotë “ E mban mënd atë ditë që ju bëmë copë në futboll sepse morrëm Klodin”, unë ngre telefonin, kërkoj të më sjellin dosjen Futboll > Visi > Klodi, më arrin nëmë pak se një sekond dhe pergjigjem “ Po ai Klodi s’mbahejmër vella!” Nese më miqte po diskutojme mbi komunizmin apo mbi 1997, bej të njëjtën kërkesë dhe jam gati.
Funksionon, edhe pse shumë dosje humbasin. Askush s’arrin të më gjeje shumë dosje nga tetëvjeçarja, diçka nga gjimnazi e kështu më radhë.
Ka një problem tjetër, shumë të bezdisshëm. Ndodh që herë pas here ngre koken dhe shoh një nënpunes që më le një dosje në tavolinë dhe më thotë “ Zotëri, besoj se duhet ti hidhni një sy.” Shikoj. Kujtime të këqija, 1997, 1988, lexoj, atë herë që u zumë më komunistët në gjimnaz, lexoj, atë herë që u detyruam të flinim jashtë në Tiranë e u dhamë cigare të gjithë atyre që flinin rrotull një fuçije me dru.
Jane dosje që më bezdisin, që s’dua ti lexoj. I kthej mbrapasht por s’ikin, pas një sekondi ma shtyjnë në tavolinë.

Zoteri, jam i sigurt që duhet ta lexoni më mirë!

Ato që ndoshta do lexoni më poshte janë dosje që më kanë prurë nënpunës të padisiplinuar të kokës sime. Nuk pretendoj që të kenë ndonjë vlerë, apo ndonjë antivlerë.

Evropa nuk lind në Nicë apo në Maastricht, Evropa lind në Stalingrad

megjithatë, Stalin ka qënë e ngelet një vrasës kriminel. Putin është pasardhës i denjë i tij
Shqipëria ka vuajtur nën komunizëm
Shqipëria është shkatërruar nën komunizëm
Shqipëria është ndërtuar nën komunizëm
janë të treja të vërteta. Nuk ka asgje të thjeshtë. E vërteta nuk është e thjeshtë. Nëse është e thjeshtë atëhere është e vërtetë sui generiis. Këtë duhet t’a evitoni
rruga do mbarojë një ditë para votimeve dhe do quhet si lideri. Thotë – Prit kur të quajnë ndonjë qytet Saligrad!
idealet tona janë gjithmone e më të vakëta
shumë kanë vdekur për atdheun. Boletini, Qemali, Spiro. Këta kanë emër, mbiemër, datë. Mijëra të tjera nuk kanë as kaq. Por janë bërë rrugë.
Mund të shkruaja “syresh”, por s’e kam kuptuar kurrë se ça do të thotë saktësisht.
v.f / l.p
nuk besoj se Shqipëria do mbijetojë në këtë shekull. Nëse po do bëhet diçka tjetër, Shqipland, Shqipistan, një dreq e di se çfarë, por s’do jetë më Shqipëri.
fajet e prindërve do bjenë mbi bijtë, e anasjelltas. Meritat thjesht do bjenë.
Epos nuk është keq, por nuk është ashtu siç e prisja.
nuk besoj se do votoj as këtë vit
duhet të korrigjoj një liber por s’kam deshire, duhet ta lexoj po s’kam dëshirë, mendoj se do rri këtu në këtë qytet në këtë tarrace e do pres pëllumbin. Pëllumbi u kthye, korbi nuk u kthye
kërkojmë bashkëpunetorë për këtë blog. Na shkruani te tiranacalling@gmail.com
Enkelejd Lamaj shkruan shumë tepër mirë dhe ju ka shpjeguar se pse letërsia shqiptare është ndalur. Askush nuk do e provojë shpejtësine tonë
Radiohead janë futur në studio, po përgatisin një album tjetër
vera është gjithmonë e vështirë per ne meshkujt, e tmerrshme do thoja
Nuk e dua atdheun tim,  shkëlqimi i tij abstrakt është i pakuptueshëm. Por (  edhe pse s’është e bukur  për tu thënë)  do jepja jetën, për dhjetë vende të tij, për ca njerëz, ca porte, pyjet me pisha, kështjella, një qytet në shkatërrim, gri, si bishë, disa personazhe të historisë së tij, male, ( e nja tre a katër lumenj ) José Emilio Pacheco.
Rembo ja bëri mirë. Hodhi penën, mori shpatën. Sa trimëri duhet për t’a bërë këtë?
pyes veten se sa shkrimtarë në Shqipëri jetojnë vetëm më atë që shkruajnë, pa bërë punë tjetër? Ndoshta vetëm njëri, zoti Kadare. Si thoni ju?
le të shkojmë në Londër, shkojmë në Milano, shkojmë të shikojmë TECH-in që do sjelli turistë, shkojmë në Sarandë e shkojmë në Mitrovicë, shkojmë të vëmë ca bomba andej, shkojmë ti heqim bombat e ti vëmë këtej, presim të krijojmë një rend të ri botëror, shkojmë të mbrojmë kufinjtë tonë, shkojmë të shkruajmë e të mësojmë, shkojmë të shkruajmë e të mësojmë, shkojmë të shohim kishat edhe teqetë, shkojmë në Laç te Shën Antoni e shkojmë në Berat të Tomorri të sakrifikojmë kafshë për një të ardhme më të mirë, shkojmë në pabe e shkojmë në qebaptore të Lymi, shkojmë lëvizim miku im.
boll, s’duhet të imitoni më filmat amerikanë, s’duhet të vini hekur në trup e të beni orgji në oren e Fizikës, s’duhet të na zhgenjeni më. Gjithçka që kemi investuar e kemi investuar për ju, gëlqeren dhe bankat e reja. Si na përgjigjeni? Na pergjigjeni si evropian, si amerikanë, si grek e si italian. Por pyetja jone ishte një tjetër.
sipas Iglit kujtesa e peshqëve të kuq zgjat vetëm tre sekonda. Ata që gjenden në akuariume nëpër shtepi që kërkojnë të tregojnë një mirëqënje që nuk kanë, nuk e dinë se ku ndodhen, plasen tek xhami dhe mendojnë se janë në oqean. Tani, unë pyes veten : po nëse nuk e mbajnë mënd as oqeanin, si mund të mendojnë që janë në oqean?
Në këtë moment i kam zili. Jo, s’dua që kujtesa ime të zgjasi pak sekonda, as të jem peshk i kuq. Thjesht i kam zili. Finding (n) Emo s’ka shumë kuptim tani.
jemi të gjithe të shkërrmoqshëm, edhe pse se di se çfarë do të thotë tamam e nëse egziston si fjalë
shpresoj të mos votoni për të, e kam dëgjuar duke folur. Thotë Montesquie në agimet e demokracisë “ Por në këtë sistem e keqja më e madhe është që një person inteligjent, i bukur dhe i ëmbël mund të gënjejë popullin dhe të kthehet shpejt në tiran.” Rreziku këtu është më i vogel, Personi nuk ka asnjë nga këto veti, përkundrazi, përzjen të gjitha mungesat më arrogancë dhe me jo-eksperiencë. Korrupton mëndjet e brishta dhe duhet të ketë studjuar mirë fjalimet e udhëheqesve të kaluar sepse gjithçka që thotë është Asgje.  Fuqia, në duart e këtyre njerëzve bëhet strument i verbër që përdoret vetëm për të sjellë fuqi tjetër akoma më të madhe e kështu me radhë. Një fantazëm sillet në Shqipëri

( shënime për një libër që mund të titullohet Bardhyli dhe batalioni që nuk egzistonte, ) Të gjithë në kemi një moment të jetës sone në të cilin na mungojnë këshillat. Si të ndalesh në një udhëkryq në një vend të panjohur, ulesh e pret dikë që të vijë e të të shpjegojë se nga duhet të shkosh. Në jetën time ky moment ka mbërritur para pak vitesh  vetëm se rreth e rrotull udhekryqit ka vetëm shkretetirë. Koha kalon, kam ndërtuar një barrakë aty afër, kam hapur një kioskë, kam shpikur dike me të cilin mund të flas. Dhe tamam kur nuk doja më të lëvizja, kanë ardhur, pushtuesit. Këshilltarët. E dija që ishte vonë për këshillat e tyre, edhe ata e dinin, por duhet ti dëgjoja e duhet të flisnin. Secili besnik në rolin e tij. Jam akoma aty.

( p.s
ideja e pallatit të kujteses është interpretuar/vjedhur  lirishem  nga Dave Edggers, nuk është imja.)

Advertisements

Tags: , , , ,

4 Responses to “Do njihni shpejtësinë tonë”

  1. Enkelejd Lamaj Says:

    Me pelqeu, me pelqeu edhe rremuja…dhe mos harxho leke e energji kot te paguash punetore per te te sistemuar biblioteken se me teper rremuje do te te bejne… me pelqeu shume ideja e bibliotekes se kujtimeve… pak a shume, dicka te ketille kam perdorur ne nje tregim [po ta them qe tani qe mos me thuash qe ta vodha ty qe e kishe vjedhur per vete…hahaha ;-)))) ] vetem se pa punetore, por me fotografi te zbehta, apo fletore me shkrim qe u eshte zbehur boja, ose qe nuk lexohen me fare, e gjera te ketij lloji…nuk e di ne e ke lexuar (apo pare film me Morgan Freeman) “L’acchiappasogni” te S.King. edhe aje ka nje ide shume interesante te vendit se kujtimeve, qe aty quhet ‘magazine’…

    PS. Dhe nxirre nga rafti ate dosjen me shenimet e “Bardhylit dhe batalionit qe nuk ekzistonte” para se ndonje punetor i inatosur me ty ta degdise ne ndonje cep te paarritshem ku te kthehet ne ushqim per stomakun e palodhshem te pluhurit. ta thote nje ka nderruar kush e di se sa fshesa me korent per te hequr pluhurin nga ato cepa dhe s’ia ka dale dot. 🙂

  2. dori klosi Says:

    kjo shprehja jam aty akoma me kujtoi ca vargje te Kadarese

    jashte vetetin, bie shi..
    une te udha kam dale e rri…

  3. Rina Says:

    komenti eshte si fjalia e pare e komentuesit te pare….(po vazhdoj dhe une me zjedhje ideshe :P)
    dmth “””” me pelqeu, me pelqeu edhe rrumuja”””
    …ej arrin ta shohesh nga kioska jote, pallatin tim???? :PPPPPP

  4. Darien L Says:

    Nuk mendoj se eshte aq shume koka ime, kam pershtypjen qe eshte nje proces normal qe u ndodh te gjitheve.

    Per Enkelejdin : tamam, edhe nje here tjeter ke te drejte. Por une u mundova ta qartesoja zerin e protagonistit qe donte te dilte, e tamam ne ate moment heshti. S’eshte gati, a ndoshta s’jam une. Arkeolog miku im, we are nothing but arkeolog!

    Per fat te mire, ndersa mbaja qetesi per ta degjuar, foli dikush tjeter. Me tregoi nje burim te vogel dhe une e futa koke e kembe, e ndoqa derisa burimi me çoi ne lume, ne lumin nga i cili ne te gjithe shkojme te peshkojme, amen, e me ne fund ne det. Tani lundroj ne det te hapur, ne nje histori tjeter, por them Faleminderit, eshte nje det i mire dhe here pas here kur dal ne kullen e rojes kam pershtypjen se shikoj portin qe me pret. Drejtimi eshte ai i duhuri, nese vazhdon kjo ere – ne lundrojme vetem me ere, jo me djallezi teknologjike – pra nese vazhdon rreth nje muaj e besoj se do zbres ne fjalen Fund.

    Ne pergjithsi jam i kenaqur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: