Djemte e Detit – Eposi ashtu si nuk e keni dëgjuar kurrë

by

nga Darien Levani

Ndonjëhere koinçidencat habisin.

Grupet kanë bërë albumin mbas shumë vitesh pushim. Një album që po presim prej të paktën 10 vitesh. Të dy ishin në maksimumin e tyre, ishin përfaqsuesit më në ze të një skene me të gjerë që shkatërruan me suksesin e tyre. Pastaj lindën problemet brenda , vonesat, zëra për shkatërrim bashkim ri-shkatërrim ri-bashkim, një farë telenovele  rock. Më në fund rikthehen, ndërsa publiku i tyre ka ndryshuar.

Ishte viti 1996 apo diku aty afër, albumi duhet të quhej Chinese Democracy. Ndërkohe prisnim edhe Djemte e Detit. Duhet të kalonin mbi dhjetë vjet për të dëgjuar këto dy albume, që dalin pak muaj mbas njëri tjetrit. Dashje pa dashje, DED vazhdojnë t’u ngjajne GnR edhe në vonesat e tyre.

Epos nuk është i thjeshtë, as për gjykim as për degjim. Ata që ngelen nga Djemtë e Detit – Gentian Demailiaj dhe Valentin Markvukaj – kanë marrë përsiper një album amicioz dhe shumë të vështire për tu realizuar, një koncept album mbi eposin, siç titullohet edhe disku, ndoshta të influencuar nga Ballada për Jakup Ferrin, këngë e cila për shumë veta,  ngelet interpretimi i tyre më i mire, ndër këngët e pakta që përfaqsojne denjësisht rockun e pastër shqiptar.

Një album sa intim aq edhe publik. Një interpretim historik, një zhytje në të kaluarën e largët në stil rock. Shumë gjëra kanë ndryshuar në këtë copë toke. Ashtu si edhe zëri i i Gentit. Ka humbur arrogancën e rockstarit, është bërë diçka më e prekshme, me një doze vuajtje që nuk e shoqëronte në këngë si Mos qaj, ku ishte me thjesht një spektator i dhimbjes. Nuk është me keshtu, është brënda saj nëse është e nevojshme, e ndjen dhe e përcjell.

Ka, perveç kësaj, një sensibilizim të çunave për historine e atdheut dhe mbi historinë e këtij, që kohët e fundit është sa e rrallë aq edhe e nevojshme. DeD  firmosin një homazh për Shqipërine, një album që lind diku nëpër bjeshka, një kryevepër që herë pas herë arrin maja që prekin punen kolosale të Mitrush Kutelit. Thërrisni një prift për Markvukaj, ky djalë ka një djall brënda, një krijesë të papërmbajtshme që shfryhet mizorisht mbi tastjerë për të na dhënë tinguj hyjnore, padyshim në rritje në krahasim me vite më para.     Ndonjëherë përshtypja është ajo që grupi i ka kuptuar kufinjtë e tij dhe ka rënë në paqë me to. Dhe, edhe pse here pas here kitara  duket sikur  e tepron, sikur po mundohet të tregojë se sa i mirë është, ky është një detaj i anashkalueshem, sidomos duke parë që behet fjale për një kitarist premtues siç duket Sokol Keci, lead and ryth guitar për gati të gjithe këngët përveç Përrallë dashurie  ku për tu zbavitur e kanë radhën Arjan Gjeci me Markvukaj që luajnë e kënaqën teksa gjenden e lihen. S’është e veshtire ti imagjinosh ndërsa gjatë rregjistrimit shkëmbejnë shikime  mirëkuptimi.

Akoma, deri me sot, nuk ka shifra mbi shitjen e albumit. Duke parë situatën në Shqipëri, frika është që një album i tillë, i vetë prodhuar, me vështirësi do arrijë të nxjerri shpenëzimet e veta. Të jetë kjo vallë arsyeja për të cilën djemtë kanë pritur kaq shumë për tu rikthyer në skenë? Kam frikë se po, ndaj këshilla më e vështirë e me e vlefshme është kjo : ndihmojini këta çuna që bejnë art, fikini ata dreq kompjuterash e shkoni blijeni në një dyqan disqesh. Si njëhere e një kohë. Për veten tuaj, për Djemtë e Detit, për kulturë, për tu dhënë një shpresë atyre grupeve të tjerë qe në hije sakrifikojnë për të rregjistruar edhe një këngë të vetme sepse, siç thonë këtej, Kultura nuk të jep pasuri, përkundrazi, t’a kërkon.

Djemtë e Detit – Epos.
Tekstet : Gentian Demaliaj, Timo Flloko, Mimoza Ahmeti
Muzika : Valentin Markvukaj
Këngë speciale : Djemtë e detit, Beteja e dhimbjes, Përrallë dashurie
Zgjat : 45 minuta 39 sekonda

Faqja zyrtare e fansave te Djemte e Detit ketu


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook fb

Advertisements

Tags: , , , , , , , ,

6 Responses to “Djemte e Detit – Eposi ashtu si nuk e keni dëgjuar kurrë”

  1. Rina Says:

    fjalia e fundit eshte e perkryer….
    personalisht vetem nje kenge kam degjuar nga albumi,,,
    nuk e kam shkarkuar….po pres ta blej…..ose nuk e degjoj fare!!!
    sa per krahasimin me chinese democracy personalisht me duket pak si pa lidhje, per nga lloji, koha ,vendi,niveli….ne kuptimin qe nuk puqen askund…megjithate….
    🙂

  2. Einar Says:

    Djemte e Detit jane Gunsat tane, Metallicat tane, Iron Maidenat tane,

    eshte e lehte te shkarkosh nga interneti, por te kesh nje Cd Origjinal te jep me te vertete nje kenaqesi tjeter qe i shtohet asaj te degjimit te muzikes se tyre… tregon qytetari dhe dedikim ndaj muzikes, ashtu sic dedikohemi ndaj gjerave qe na pelqejne…

    Une me siguri do e blej, jo thjesht per hir te fjaleve mesiper, por me vone do kem kenaqesine e pasurit te diskut te tyre ne koleksionin tim…

    Ikona te tilla duhen patur patjeter 🙂

  3. yummania Says:

    me gezoi shume ky lajm 😉

  4. Interes Maestër! « Tirana Calling Says:

    […] Ketu Ama, që filan këngëtare ka bërë gjoksin dhe një këngë të re… këtë e dimë të gjithë! Kjo e fundit nuk na kërkon ta sponsorizojmë. Kjo e ka gjetur tregun dhe sponsorët e saj me investimin e vet. Unë nuk pres, e as nuk dua që Djemtë e Detit të bëhen “mainstream” – grupi a muzika e pëlqyer nga të gjithë – e as të spostojnë turbo-folkun nga moda. Unë thjesht dua që ata dhe arti i tyre, sikurse dhe i shumë artistëve të tjerë pa gjoks të bërë, të mbijetojnë. Dhe për këtë, duhen vetëm 1000 fans! 1000 vetë që të duan dhe që janë gati të shpenzojnë për ty, duke blerë CD-të e t’ua apo bileta për në koncertet e shfaqjet e t’ua. Me kaq, shpirti i kantautorit shpëtohet, ai nuk detyrohet të vjedhë. […]

  5. desaparacidos Says:

    Sa me shume e degjoj, aq me shume jam i bindur qe eshte nje album me se dinjitoz.

  6. Intervistë me grupin legjendar, Djemtë e Detit « Tirana Calling Says:

    […] Recension mbi Epos, këtu […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: