Korriku ne Tirana Calling

by

Të bombarduar nga të gjitha anët me fushatën elektorale e me numërimin e votave që duket sikur nuk do mbarojë kurrë, gjejmë kohë për tu marrë edhe me misionin tonë në këtë sit që tani quhet http://www.tiranacalling.com ( flm Mili )

Flasim, si çdo muaj, për argumentet më të ndryshëm. Këto ditë del më në fund artikulli mbi kthimim e grupit Djemte e Detit, ri-kthim madhështor me Epos.

Më shumë për atë që konsideroj një plagë në shoqërinë shqiptare, një program qesharak si Portokalli, që javë mbas javë masakron të kaluarën tonë pa pikë mëshire. Është shpejt për të folur për projektin madhështor të Cameron, filmi Avatar. Por do flasim natyrisht për një film që po bind si Public Enemy, dhe për serialin Harper’s Island, për Ray, film besnik mbi jetën e Ray Charles.

Muzikisht këtë muaj një artikull i bukur mbi personazhin e Zenel Gjolekës në këngën popullore. Coldplay dhe operacioni i tyre shume inovativ mbi albumin live LeftRightLeftRightLeft.

Pastaj tregime, ese, poezi, si gjithmonë.

Këngët për shkarkim si çdo muaj rreth datës 25.

Një kërkesë e vogël. Për fat të mirë ka gjithmonë njerëz me vullnet që punojnë e shkruajnë në këtë sit, por në vorbullën e internetit disa artikuj të vlefshëm nuk lexohen mjaft. Për këtë ju kërkojmë që ti shpërndani sa më shumë, natyrisht artikuj që ju duken të vlefshëm, e të na kritikoni kur nuk janë të tillë. Por besoj se me Facebook, me Twitter apo edhe me mail mund të na ndihmoni në këtë pikë.

Ju urojmë një muaj të mbarë!


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: