Skënderbeu – The warrior king of Albania

by

nga Darien Levani

The warrior king ( Mbreti luftëtar ) është një dokument interesant mbi Gjergj Kastrioti-n, një nga ata që po prisnim prej shumë muajsh, realizuar nga shoqëria Illyria Entertainment, me një operacion shumë të vështirë.
Është gjithmonë pak e vështirë për mua të  flas për prodhimet shqiptare, për arsyen e thjeshtë se dëshiroj natyrisht që të  jenë gjithmonë më se të  vlerësuar e shpeshhere mundohem që të  mbyll sytë  për gabimet e të  nxjerr në pah anët pozitive. Arsyeja për të  cilen është e veshtire të  flas edhe për ketë  dokumentar.

Duhet pasur parasysh, në radhe të  pare, që  The warrior king është realizuar për një publik të  huaj i cili nuk e njeh heroin tonë kombetar. më sa duket është kjo arsyeja për të cilën historianët që flasin për Kastriotin janë profesora universitetesh të  huaj, Cambridge, Nottingham, pra,  për ti dhenë më shumë besueshmëri dokumentarit. Ndoshta, po për të  njëjtën arsye, nuk gërmon thellë në histori. Faktet që na serviren janë të  njëjtët që di një nxënës gjimnazi i vëmendshëm dhe shumë më pak se ato që mund të  dijë një historian diletant. Ka pak vlera nga një anë historike, vazhdo e vazhdo po ngelemi prapë aty. Kërko, nëse dikush po kërkon, por historia e heroit permblidhet ne disa faqe. Dhe, edhe pse mund të  kuptohen arsyet e kësaj zgjedhje, është për të  të  ardhur keq sepse ky dokumentar, më një studim serioz, mund të  ishte një mundësi e mirë për të  shpjeguar më shumë mbi heroin. Ndihen të  njëjtat mungesa që ndjejmë në në librat e historisë. Vdekja e vëllezërve Kastioti, nëse kanë vdekur realisht të  mitur, siç na kanë treguar, raportet më princet e tjerë shqiptar, sidomos ato më Lek Dukagjinin, raporti më sulltanin, tradhëtia e Hamza Kastriotit, figura e Kont Uranit apo Vrana Konti, masakrat në fshatrat serbe e shumë aspekte të  tjerë të  fshehur më thellë ngelen mister për ne.
Deri diku edhe filmimi ka të  njëjtë t probleme. Tentativa duhet të  ishte ajo që Kastrioti të  interpretohej nga një aktor, i cili e bën mirë punën e tij, por Kastrioti nuk është një figurë që mund të  pranohet nga publiku nëse nuk ka mbrapa një film serioz, a nëse preferoni, nëse heroit nuk i jepet edhe një dimension njerëzor që në nuk e njohim. Herë pas herë në dokumetar përdoren edhe filmimet e filmit Skenderbeu, film i cili, edhe pse i mban mirë, ka  më shumë se pesëdhjet vjet.
Një ide tjetër e mirë ka qënë padyshim ajo që në dokumentar, në momentet kur Skenderbeu flet,  të  përdoret gjuha arkaike, arbërore. Përveç kësaj veçohet edhe një fotografi fantastike, e pak gjëra të tjera. Ndonjëhere montimi duket ai që do bënte një studenti kimentografie në vit të  pare, heronjtë  duhet të  mbajnë më një dore parukën e më dorën tjetër shpatën, gjera të  tilla.
E megjithatë, është një dokumentar që ju këshillojmë. E megjithatë , është një dokumentar që duhet parë, duhet përtypur e duhet mbajtur diku aty në zemër. Është historia jonë,  realizuar mirë apo keq është Kastrioti jonë.

Këtu mund të shkarkoni dokumentarin


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , , , ,

One Response to “Skënderbeu – The warrior king of Albania”

  1. shpresa Says:

    I pashe parvjet disa fragmente ne Boston ku isha ne takimin qe u organizua per dokumentarin dhe disa bashkebisedime te kesaj natyre.Ashtu mendova edhe une,po ishte vetem nje perpjekje e nje shqiptari,veroir profesor universiteti,lindur ketu qe e kishte marre kete iniciative.Vetem nga deshira per te bere te njohur kete figure qendrore.Skenat ishin diletante dhe filmin ketej neper pyjet e zbutura amerikane,ku e ku natyra jone e mrekullueshme, malore.Qellimi tjeter,sic e spjegoi ai ishte qe ta kalonte ne chanel historik ketu ne usa.Gjithsesi gje e mire.Po edhe une vazhdoj te pyes veten:”Pse nuk jemi te zotet te bejme nje FILM per kete figure madheshtore???
    Ketu ne usa bejne film edhe per nje KOLLE.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: