Për ata që nuk…

by

në bashkëpunim me Ervin Mile.

Ne cdo shtet normal dhe demokratik pajisja e qytetareve me nje dokument identifikimi autentik eshte nje nga detyrat themeltare. Kjo se pari sepse mundeson identifikimin e qytetareve, ndihmon ne mbarevajtjen e puneve te tij si dhe te gjitha proceseve burokratike. Ne cdo vend evropian me kulture dhe standarte perendimore zoterimi i ketij dokumenti eshte nje nga te drejtat paresore te qytetareve.

Nje shoqeri me standarte e bazuar ne respektimin reciprok te rregullave te vendosura prej saj nuk mund te konceptoje pranimin e dikujt qe keto rregulla nuk i njeh aspak. Si mund te pranojme ne dike ne shoqerine tone nqse menyrat e reagimit apo karakteri i tij nuk perputhen aspak me tonat. Per kete arsye nqse Shqiperia deshiron ti bashkohet familjes se madhe evropiane duhet te mesoj te respektoje te drejtat e qytetareve te vet e te sillet si nje vend i emancipuar.

Pergezojme nismen shume te vonuar per rregjistrimin e qytetareve ne nje rregjister kombetar elektronik, punen e madhe per realizimin dhe pajisjen e shtetasve shqiptare me karta dhe passaporta biometrike. Ngritjen e strukturave zgjedhore per te plotesuar standartet e kerkuara nga BE. Mos harroni se pajisja e qytetareve me nje dokument identifikimi apo plotesimi i standarteve zgjedhore eshte vetem fillimi dhe jo mbarimi i kesaj gare te gjate. Keto jane detyrat e shtepise jo provimi perfundimtar.

Degjojme cdo dite trumbetime arritjesh madheshtore apo sharje kundershtaresh, ndryshime qe premtohen apo ndryshime qe do te sillen. Por nuk reshtim se konstatuari shkeljen e vazhdueshme te te drejtave te qytetareve. Nje vend qe nuk mundeson standartet e vendosura nga shoqeria ne te cilen deshiron te marri pjese, nuk tregon gje tjeter vecse nivelin ne te cilin ndodhet dhe vetperjashtimin e tij. Keto standarte zoterinj bazohen ne respektimin e te drejtave te qytetareve.

Ku ndodhet sot shteti shqiptar ne bote? Sa i sherben ai sot qytetareve te tij ne keto vende? Sa i mbron dhe respketon keta qytetare ky shtet sot? Pergjigjen e leme ne doren tuaj. Cilin njohim ne si perfaqesuesin e shtetit tone ne vendet ku jetojme? Te gjithe do te me pergjigjeni nje zeri AMBASADA. Cilat jane detyrat e saj me cfare merret ajo? Nje nga te drejtat themelore eshte e drejta e votimit. Si qytetar shqiptar dua qe sot ne kete dite te rendesishme vendimmarrjeje te ushtroj te drejten e votes dhe te ndjej me te vertete se ka nje shtet qe na perfaqeson. Ku jane kutite e votimit sot ne ambasadat shqiptare ne bote? Ku eshte shteti shqiptar sot?

A jane te sinqerta thirrjet tuaja ndaj votes se emigranteve zoterinj pozitare dhe opozitare apo thjesht demagogjia e radhes? A ju intereson vertet kjo pjese e popullsise? A jeni ju ata qe do te drejtoni shqiperine neser? A jeni ju ata qe do te beni zgjdhjet e duhura dhe efikase per kete vend? Shpresoj qe po perndryshe e mori lumi shqiperine. Eshte me e lehte apo efikase tu thuhet shqiptareve kudo jashte vendit te kthehen ne shqiperi apo dhenia e nje direktive ambasadave shqiptare per vendosjen e kutive te votimit? Eshte me i lehte kthimi i qindra mijera emigrantesh me kosto dhe shpenizme te pallogaritshme apo urdheri per zbatimin e funksioneve te shtetit ambasadave perkatese?

Mungesa e kesaj direktive shkon ne kundershtim te plote me deklaratat e zjarrta per emigracionin. Perse mungon ajo sot? Cila eshte frika? Cfare mendesie ka kjo pjese votuesish dhe perse perjashtohet ajo?

Mos eshte valle shikimi me nje sy ndryshe i kesaj politike? Nje opinion politik te bazuar ne programe sesa ne sigla politike. Nje opinion i bazuar me shume tek aftesite dhe meritokracia sesa tek premtimet dhe demagogjia. Njerez qe mendojne per te miren e vendit sesa tek siglat dhe militantizmi i cmenduar kuq apo blu.

Vetëm në vendet fqinje Greqi dhe Itali llogariten me shume se një milion shqiptarë, që punojne studjojne dhe investojne per zhvillimin e shqiperise. Gjithmone te interesuar per jeten politike dhe ekonomike te memedheut duke u informuar rregullisht nëpër web-faqet shqip apo nepermjet telefonatave te rregullta me të afërmit e tyre. Kjo popullsi perben rreth 1/3 e votuesve potencialë, sot per sot e perjashtuar padenjesisht.

Kjo force e jashtezakonshme punetore dhe intelektuale me kontribute te vazhdueshme ne rimekembjen e ekonomise se ketij vendi meriton me shume sesa e drejta e votes. Vendosja e nje kutie votimi do te ishte gjeja me e vogel qe ky shtet do te mund te bente, por edhe sot ajo mungon.


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: