Quoth the Reaven, “Nevermore”

by

Korbi – Edgar Allan Poe

(perkthyer ne shqip nga Fan Noli, botur ne Adriatic Review/ Rivista Adriatike”, viti 1918)

Nje mes-nate te bezdisur
Tek kendonja i zalisur
Disa pralla dhe magjira
Te nje shkence te harruar,
Tek dermitnja i kapitur
Befas vjen nje e trokitur,
Me ngadale e goditur
Permi dere t’ odes sime.
“Dikush eshte, thashe, jashte
Qe troket mi deren time –
Vetem kjo, dhe asgje me.

Ah, e mbanj ner ment fort mire,
Ishte dimr’ i ftoht’ i ngrire,
Dhe n’ oxhakun shkrump te nxire
Uret shuheshin ne hi.
Desha te gedhihej dita,
Se me kot nga librat prita
Te me ngushellonte drita
Per te lumuren Lenore,
Vajz’ e rralle dhe rezore,
Q’ i thon Engjejte Lenore,
Permi dhe pa emer me.

Era frynte qe perjashta,
Rrihte perdet e mendafshta
Dhe me ngjethte dhe me derthte
Tmerre qe s’i ndjeva kurre.
Dhe tani qe te pushonte
Zemr’ e mjere qe leftonte
Goja po me belbeconte,
“Dikush do te hynje brenda;
Nonje vizitor i vonet
Qe kerkon te hynje brenda.
Kjo do jet’ e asgje me

Mblodha veten menjehere
Edhe frike me pa ndjere:
“Zot, i them, a Zonje, fajin
Ndjemani, ju lutem shume,
Se per Zotin po dremitnja,
Aq’ e holle ish trokitja,
Aq’ e lehte ish goditja
Permi dere t’ odes sime
Sa me-zi ma zuri veshi.”
Dhe e hapa deren sheshit,
Erresir’ e asgje me.

Syrin thelle n’ erresire
Shume ndenja ne drithtire,
Enderra duke shikuar
Qe njeri s’ ka enderruar;
Mirpo nat’ e erret heshtte
Edhe tjater gje s’ me theshte
Vec nje emer qe me deshte
Peshperitur si “Lenore!”
Kete un’ e peshperita,
Dikush m’ u –pergjeq: “Lenore.”
Vetem kjo, dhe asgje me.

N’ ode prape me te kthyer
Shpirti ndezur, zemra thyer
Perseri vjen nje trokitje
Pak m’ e forte se me pare.
“Pa dyshim pa fjale thashe
Dikush eshte aty jashte,
Duhet vajtur, duhet pare
Qe te zgjidhet ky mister.
Hesht, moj zemer e zhuritur,
Qe ta zgjith kete mister.
Era esht’ e asgje me.”
Hap ahere xhamen time
Kur me shume ferfellime
Brenda hyn nje Korb i mvrojtur
Madheshtor i kohes vjeter.
As u-fal as pershendoshi,
As ben tjater pune boshi
Po si zot me shkon trimoshi
Dhe qendron mi deren time –
Ngjitet mi nje bust Pallade
Mun mi dere t’ odes sime –
Ngjitet, rri, dhe s’ ben gje me.

Me zu gazi, me shkoi tmerri
M’ ate Korb te zi si Ferri,
Qe po mbahej aq’ i rende
Aq’ i larte dhe I thom:
“Ndonese je perce-prere,
S’ka dyshim, je trim i ndjere,
Korb i mvrojtur, i vrerosur,
Arratisur zall me zall;
Thua-m’ emrin tente me nam
Anes detit Plutonian!”
Thote Korbi: “Kurre me,”

U-cudita fort, pa mase
Kur degjova Korb te flase
Ndonese ajo pergjigjie
S’ kishte as kuptim as lidhje;
Se asnje s’ munt te me thote
Qe nonje njeri ne bote
Gjer tani ka pare shpende
Mun mi dere t’ odes tij,
Shpend’ a shtaze mi statuje
Mun mi dere t’ odes tij,
T’ emeruar “Kurre me.”

Mirpo Korbi rrinte shtruar
Permi bustin e latuar
Dhe thosh vetem ate fjale
Qe nga shpirti plot me flage.
Asnje pende me s’ leviste
Asgje tjater s’ murmuriste,
Edhe zemra me therriste:
“Miqt’ e tjere ikn’ e shkuan;
Neser edhe ky do t’ ike
Si dhe shpresat qe m’u-shuan.”
Thote Korbi: “Kurre me.”

I habitur nga pergjigja
Qe me dha kur nuk e prisnja,
“Pa dyshim, kjo fjale, thashe,
Esht e vetema qe di,
Q’ e mesoj nga i-zot’ i mjere,
Dere-mbyllur, dere-sterre,
Qe e ndoqi, e dogji zia,
Dhe e shojti lebetia.
Gjer sa vaj’ i shpreses tij
S’ qe vec deshperim i zi
Dhe kurre, kurre me.”

Edhe Korbi me mbertheu
Dhe ne gas buzen ma ktheu.
Shpejt, pra, nje kolltuk rotova
Edhe deres iu-afrova;
Dhe i ndenjur enderronja
Dhe me mendjen po kerkonja
Qe te gjenja, te zbulonja
C desh te theshte Korb’ I zi,
Korb’ i mvrojtur, i vrerosur
Arratisur zall me zall
Me dy fjalet “Kurre me.”

Kete desha te ckoqitnja
Po as fjale nuk i flisnja
Korbit qe me sy prej prushi
Zemren si me zjarr ma mbushi;
Keshtu rrinja i trallisur,
Pshtetur kryet mi perkresen
Kadifeje te qendisur
Qe e ndritte llamba siper,
Mi te cilen ah, e mjera
Do mos pshtetet me persiper
Do mos pshtetet kurre me.

Era u-dent permi qilimet
Me temjan nga Serafimet
Qe u tingellinin zilet
Posht’ e lart ne dysheme.
“Ja, me Engjej, mor i mjere,
Te coj Zoti kete here
Prehje, prehje dhe nepenthe
Te harrosh Lenoren lart.
Pi, gelltit kete nepenthe
Dhe harro Lenoren lart!”
Thote Korbi: “Kurre me”

“Profet, thashe, neme-rende,
Po profet, qofsh djall a shpende!
Qofte, se te coj shtergata
A Shejtan’ i Ferrit zi,
Te perhumbur, te patrembur
Tek ky vend I shkret’ i dhembur
Tek ky burg me tmerr i shembur,
Thuaj-me, vertet, te lush:
A ka ne Gallad ballsam?
Thuaj, thuaj-me, te lus!”
Thote Korbi: “Kurre me.”

Profet, thashe, name-rende
Po profet, qofsh djall a shpende!
Per nje Qjell dhe Perendi
Qe po lusim un’ e ti,
Thuaj-m’i zemres qe mban zi
A do shoh n’ Eden te shenjte
Vajzen a do kap te shtrenjte,
Q’i thon’ Engjejte Lenore,
Vajz’ e rralle dhe rezore,
Q’ i thon’ Engjejte Lenore?”
Thote Korbi: “Kurre me.”

“Mbyll-e gojen, dreq a shpende!
Ngrihem dhe therres me kembe,
Cporru prape mu ne djall,
Ne Sketerre dhe ne zall!
Pende mos me shkunt te zeze
Te me rrej’ e te me ndeze,
Mos ler shenje te genjeshtres
Qe me the, po shko prej deres!
Nxir-m’a qipin tent prej zemres
Thyej qafen jashte deres?
Thote Korbi: “Kurre me,”

Edhe Korb’ i zi I humbur
Qendron edhe i patundur
Mi te zbetin bust Pallade
Mun mi dere t’ odes sime.
Edhe syte i shkendritin
Si prej djajsh qe enderritin
Edhe llamba qe ndrit siper
Ia heth hien permi dhe;
Shpirti im nga ajo hie
Qe valon atje mi dhe
Do mos ngrihet – kurre me.

Advertisements

Tags: , , , , ,

4 Responses to “Quoth the Reaven, “Nevermore””

  1. Twitted by tiranacalling Says:

    […] This post was Twitted by tiranacalling […]

  2. Enkelejd Lamaj Says:

    Madheshtore! Eshte padyshim nje prej majave te E.A.Poe. Dhe perkthimi i Nolit eshte thjesht i mrekullueshem.

  3. Alket Bushi Says:

    Bàshkohem me Enkelejdin! Eshte poezià qe duà me shume!

  4. ehe... Says:

    Once upon a midnight dreary, while I pondered, weak and weary,
    Over many a quaint and curious volume of forgotten lore,
    While I nodded, nearly napping, suddenly there came a tapping,
    As of some one gently rapping, rapping at my chamber door.
    “‘Tis some visitor”, I muttered, “tapping at my chamber door —
    Only this, and nothing more.”
    ________________________________________________

    Nuk e marr vesh pse Noli ka futur duart ne formen e poezise. Megjithese nje mendje me thote se e ka bere keshtu ngaqe ka qene i vetedijshem se po e perkthen per nje vend ku bejtja hasanzykokamberiane ka qene ligj.

    Noli, si perkthyes, nuk ka sjelle asgje te re per lexuesit e asaj kohe. Thjesht ka bere nje percjellje andonzakocajupiane. Kerkimi i rimave vend e pa vend, sepse ndryshe shqiptaret e asaj kohe nuk dinin ta lexonin. Po te mos ngjante me rubairat e Omar Khajamit, nuk quhej ndryshe.

    Shkurt, Poe vertete ka qene nje shkrimtar i madh, por ama i eshte dashur te kaloje ca vuajtje neper duart e priftit. Purgatori ka qene me i gjate per te. Prifti ia ka numeruar te gjitha, duke e qeruar kokoshin nje thele.

    Ka ardhur koha, madje ato po bertasin me te madhe, e po klithin, qe i duhet dhene fund ketyre atentateve qe kane vazhduar per shtate pale qejfe ne kohe te komunizmit, e qe vazhdojne ende dhe sot nga po te njejtet, tip nasilerian apo dianaculian.

    Shkurt, “mos bej zhurme e mbylle deren nga te dalesh”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: