Libri “Si u bëra i padukshëm”

by

Temën e padukshmërisë e gjejmë që nga legjendat, në përrallat, në romanet, si ato të Uellsit dhe sidomos sot në tregimet me figura “Manga” dhe filmave me kartona “Anima” japoneze, ne serit me atmosfere magjike si “Zotëria e Unazave” dhe “Heri Porter” si dhe në aventurat kozmike të “Star Trek” e tjera.

Në këto krijme padukshmëria realizohet në dy drejtime kryesore. Mënyra e parë është duke u kanosur mbi trupin e njeriut, me kimikate, rrezatime ose me magjira, që nuk i përgjigjen fare shkencës së sotme. Kurse në krijmet më të reja përdoren teori dhe hipoteza nga më të diskutueshme dhe akoma të pavërtetuara të shkencës dhe relativitetit, që mund t’i përkasin vetëm shekujve të ardhshëm.

Ç’thotë shkenca sot për padukshmërinë?

Japonezi Xing Zhang në laboratoret e Siatelit, në Kaliforni, na njofton shkurt, (kaq sa mund të thuhet, se tema është top sekret), se ka realizuar padukshmërinë e disa kristaleve mikroskopikë të metamateries, në saje të fenomenit të Kllokingut ( Devijmit të rrezeve të dritës).

Ç’do të thotë kjo? Kujtojmë, se për të parë një objekt duhet të vinë në syrin tonë rrezet e dritës, që reflekton sipërfaqja e tij. Nëqoftëse me ndonjë mënyrë, “devijojmë” rrezet që vinë nga sfondi prapa objektit dhe i nxjerrim para objektit, që të na vinë në syrin tonë, atëhere nuk shohim me objektin po sfondin e tij. Pra, objekti bëhet i padukshëm.

Kurse në literaturën mbi padukshmërinë kemi veprim mbi trupin tonë të kimikateve, të shkarkimeve elektrike, të rrezeve X. Në “Zotërinë e Unazave” padukshmërinë e realizon një unazë magjike. Në serinë e pafund me vizatime dhe filmave karton japoneze, që kanë pushtuar botën, heronjtë dhe bukuroshet seks, veshin tuta të zeza magjike fuqizuese, që i mbrojnë nga goditjet, lazeri dhe i bëjnë dhe të padukshëm gjatë luftrave me Alienët dhe vampirët, kurse tek “Herry Porteri” mantelin e padukshmërisë ia dhuron vdekja. Në serin e “Star Trek” anije të tëra bëhen të padukshme duke vepruar me deformime të fushës gravitazionale, duke ndryshuar rrjedhën e kohës në të kaluarën, deri në trasferimin në çast të trupit të njeriut prej një planeti në tjetrin nëpër kozmos, në saje të teletransportit, që zbërthen trupin në pjesë përbërëse dhe i rindërton në vendin e arritjes.

Gjithashtu, në të gjitha historitë e njohura mbi padukshmërine kemi të bëjmë me heronj që duan të sundojnë mbi të tjerët, të pushtojnë botën dhe aftësia e padukshmërisë përdoret për fuqizimin e tyre për të grabitur dhe deri në vrasjen e të tjerëve.

Në romanin “Si u bëra i padukshëm, të autorit Kostandin Leka, nuk ka as lëndë kimike, as magjira, as edhe hipoteza fantastike të së ardhmes së largët, lidhur me padukshmërinë. S’ka sigurisht as supernjerëz që duan të pushtojnë botën duke grabitur e duke vrarë.

Boshti kryesor i historisë në këtë roman, është puna shkencore normale modeste e një fizikani shumë të thjeshtë, Lirianit (mbështetur në eksperiencën personale të vetë autorit), në një vend të vogël, pak të njohur dhe të izoluar, që quhet Albas.

Gjatë rritjes artificiale të kristaleve, me qëllim të thjeshtë njohjen e këtij procesi krejt të panjohur në Albas, ndodh një e papritur e pashpjegueshme. Rritet një kristal, që në vëzhgimin në mikroskop paraqet disa veçori shumë të ndryshme nga ato që shiheshin zakonisht.

Për Lirianin, që ka vetëm disa njohuri fillestare mbi kristalet, ky kristal i ri, konsiderohet skarco, pa asnjë rëndësi, por ja që një fizikan i huaj e vlerëson shumë, por nuk e thotë pse-në. Dhe tani komplikohet jeta e Lirianit, se e ndjen interesin e fuqive më të mëdha shkencore botërore mbi punën e tij. Këtu sigurisht fillon fantazia. Fillon një linjë e re. Të gjithë duan ta ndihmojnë, por asnjëri nuk tregon, se çfarë të re të rëndësishme “shihet” në atë kristal.Atëhere dhe Liriani, që fillon t’i vijë keq që këtë zbulim kaq i rëndësishëm t’ja marrin të tjerët, fillon që disa nga sekretet kryesore të punës së tij, të mos ia tregojë askujt. Sigurish për të realizuar këtë linjë, si qendrat shkencore ashtu dhe Liriani, ballafaqojnë aftësitë e tyre duke përdorur të gjitha teknikat e përgjimit e lokalizimit GSP., GSM satelitar dhe kompiuteristik.

Me këtë linjë kryesore ndërthuret dhe linja e paranojës së persekutimit shoqëror, që vuan Liriani, i cili ka fshehur disa të dhëna biografike. Por sëbashku me keqësimin e situatave shoqërore në Albas, rritet dhe presioni dhe rreziku mbi Lirianin, duke e detyruar të marrë dhe vendime drastike. Në vazhdimin e kësaj linje shoqërore, kemi dhe përdorimin e një mënyre sa më të saktë për zhvillimin e zgjedhjeve të reja politike.

Së fundi një tjetër linjë, është ndihma që merr Liriani në punën e tij prej një shkencëtari shumë dashamirës dhe të ndershëm.

Të gjitha këto linja gërshetohen me njëra tjetrën, jo në mënyrë lineare, normale, por me të papritura dhe kërcime të herëpashershme, ku gjejmë dhe shpërthime të pasioneve të fëmijërisë së Lirianit, si piktura dhe muzika si dhe disa momente të lira sensuale të provokuara.

Duhet theksuar, se qëllimisht autori ka thjeshtuar në maksimumin e mundshëm të dhënat dhe sidomos shpjegimet shkencore gjatë punës së Lirianit, për të mos rënduar dhe coptuar vazhdueshmërinë e ngjarjeve. Ky nuk është një roman i “punës shkencore”, por një roman i ngjajeve të veçanta jo normale, që kanë ndodhur si rrjedhim të arritjeve në këtë punë shkencore.

Pra, Liriani punon dhe ka arritje të rëndësishme, mund t’i quajmë dhe “të rastit”, të paprogramuara, siç ndodh shpesh edhe në shkencën e madhe, por gjithmonë brenda logjikës dhe metodave të shkencës së sotshme mbi rritjen e kristaleve pa bërë “magjira” dhe pa zbatuar hipoteza fantastike të diskutueshme. Në këtë ambjent tejet të thjeshtë dhe në saje të eksperimenteve shumë modeste, ai arrin në rezultate shumë të rëndësishme.

Romani fantastiko-shkencor i Kostandin Lekës, “Si u bëra i padukshëm” të tërheq me zhvillimin e ngjarjeve dhe pasuron kështu letësinë tonë në gjininë e romanit fantastikor.

“Si u bëra i padukshëm” roman fantastiko shkencor

Autor: Kostandin Leka

Botim i Shtëpisë Botuese “Emal”

Çmimi: 600 lekë

Prezantimi nga vetë autori :

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: