I vdekuri i gjallë

by
 
ORA 04.00
Kur koha ndalet.
 
Zombi

E kanë thënë shumë kohë më parë, por askush nuk e ka besuar. Ndoshta sepse ai që e ka thënë nuk ka qënë shumë i njohur, ose ndoshta sepse njerëzit kanë qënë tepër të zënë për të menduar vetëm mbi ato që ka thënë Nostradamusi.

Shumë kanë guxuar dhe kanë shkruar rreth saj, por të paktë kanë qënë ata që e kanë lexuar.

Akoma edhe më të paktë ata që e kanë besuar.

Ka nga ata që i kanë dedikuar filma, por sytë që kanë parë ata filma, nuk kanë arritur të shikojnë përtej figurave, të lexojnë midis rreshtave, të mbushin mendjen që një ditë… që një ditë toka do të revoltohej dhe do të villte jashtë çfarë kish ngrënë.

Dhe ajo, koha, në të vërtetë, ka ardhur. I vdekuri është ngritur prej varrit dhe ka filluar të ecë nëpër rrugë. Tamam sikur banesës së fundit, ku e kanë përcjellë, t’i ketë dalë pronari dhe ta ketë përzënë.

Jashtë!

Mjaft më në gjumë!

Jashtë!

Në jetën e të gjallëve.

Ka ardhur koha.

Më në fund!

Kështu, i vdekuri është zgjuar. Ka shtrirë krahët e tij, diku ende të mbuluara prej mishit, diku thjesht kockë e, diku, fole krimbash dhe vermesh. Me duar ka çarë arkivolin e kalbur. Me gishta ka gërrmuar dhèun. Pllaka e mermertë është lëkundur, pastaj është rrëzuar; korniza e rrumbullaktë është çarë dhe fotografia që ajo mbartte ka rënë përmbys; lulet e vendosura në korrispondecë të kokës së tij, janë përpirë prej tokës që u hap. E kështu, ndërsa hëna ishte duke shprehur refuzimin e saj për të qënë dëshmimtare, duke u fshehur mbas një grushti resh, ai ka ardhur sërish në jetë.

Zombi.

I vdekuri i gjallë.

Në rrugët e qytetit ka filluar të ecë.

I uritur.

Në fillim çdo gjë e gjallë që i afrohet pranë, kthehet në ushqim. Çdo gjë kurioze që ecën e që merr frymë e që i afrohet më shumë nga ç’duhet, ai e kafshon.

E, mbasi e kafshon, e kafshon përsëri.

E përsëri.

E përsëri.

Gjersa i gjalli të kthehet në të vdekur.

E pastaj, në qoftë se i gjalli i kthyer në të vdekur është me fat (nëqoftëse kemi të bëjmë me fat), kthehet në një të vdekur të gjallë, që do të thotë se është gati për të kafshuar çdo gjë kurioze që ecën e që merr frymë e që i afrohet pranë; në të kundërt – po qe se fati, ato momente, është i zënë diku tjetër – pjesët e trupit të tij fillojnë të lëviznin nëpër rrugë, secila prej tyre për hesap të vet, ose, më keq akoma, në qoftë se i vdekuri i gjallë, në fillim, i ka ngrënë kokën, atëhere ai (i gjalli që kthehet në të vdekur), është i destinuar të hahet i tëri, derisa t’i ngelen vetëm pjesët e patretshme: kockat.

Po. Sepse i vdekuri ka kohë që nuk ha.

Është i uritur.

Shekuj pa përtypur gjë.

Por, sidoqoftë, kjo gjë ndodh në fillim. Më vonë – jo shumë vonë – i vdekuri që jeton, ndalon së kafshuari kuriozët që ecin e që marrin frymë e që u afrohen pranë.

Fillon të kafshojë të frikësuarit që ecnin e që marrin frymë.

Po. Sepse të gjallët fillojnë të mos afrohen më.

Kurse ai, i vdekuri i gjallë, fillon të kërkojë të afrohet.

Fillon të mundohet të afrohet.

Në fillim i vetëm, por pastaj, sikur ta kuptojë se ashtu nuk ka për t’ia dalë dot, fillon të organizohet. Gjen një shok, dikë të sojit të vet dhe fillon t’i qëndrojë pranë. Në dy, e kanë më të lehtë të gjejnë të frikësuarit që ecin e që marrin frymë; jo dhe aq shumë të lehtë, por sidoqoftë, më të lehtë sesa kur janë të vetëm.

Por edhe në dy janë përsëri pak. Ata që ecin e që marrin frymë janë më të fortë, prandaj dhe, nga dy bëhen tre e pastaj, nga tre bëhen katër e kështu me rradhë, gjersa bëhen grupe të mëdha.

Sepse në grupe, është më e lehtë të sulmosh.

Në grupe, është më e lehtë të ushqehesh.

Dhe kjo gjë, fillon të përbëjë me të vërtetë një problem të madh.

Shumë të madh.

Mos më thoni që nuk jua thashë.

Tags: , , , , ,

6 Responses to “I vdekuri i gjallë”

  1. Mjaft me kaq Says:

    Psikopat!
    Kjo eshte letersi vampirash!

  2. loer kume Says:

    jo e ke gabim, kjo eshte letersi e bukur, por e kemi pare njehere, dyhere, 10mijehere kete peisazh… dhe, i vdekuri i gjalle nuk egziston. pse? sepse tretet robi i shkrete shpejt e shpejt… nuk ka kohe fare qe te rrije te mendohet te cohem apo jo… me shume mundesi ka te egzistojne mumjet skeletike se sa zombie. degjome enkelejd, eshte me mire tema e gogolit, se sa e zombit. te dy jane bere per te trembur femijet, jane te dy njesoj infantile, por gogolin se ka shkruar njeri🙂

  3. Darien L Says:

    Fakti eshte qe “Kjo eshte letersi vampirash!” mban brenda fjalen ” Kjo eshte letersi …” Kaq duhet te te mjaftoje.

    Loer : ketu flitet…apo me sakte, kur flitet per horror, po e quajme horro, flitet per mendime, endrra te keqija. Ne e pranojme qe po shkojme ne nje toke ne te cilen kjo egziston.

  4. loer kume Says:

    o darien, te lutem, te dy e dime qe kjo eshte letersi ne detaje, e po te dy e dime qe subjekti eshte lere mos e nga… ler ehorrorin ne pune t evet, do flasim per se mbari tani, apo do flasim te yshtur nga vrulli i momentit?
    enkelejdi ka shume talent, por nuk eshte i ushqyer mire… nuk me jep horror, me jep vetem pjese ku edhe pse tregohen bukur, mila jovovic me te drejte mungon… pse mungon? sepse eshte te filmii saj, ska pse vjen te nje dicka e ngjashme… me kupton drejt ti…

  5. milial Says:

    Loer, sa fiksim qe e ke gogolin aman!!!
    Pastaj kush te tha qe per gogolin s’ka shkruar njeri, apo e kemi vetem ne ?!?!?
    Pastaj, nese duhet te bazohemi gjithmone ne gjera te verteta kur shkruajme, i bie qe fantazia ndalon aty ku syri nuk shef më….
    Nejse, mua personalisht (paçka me frige kur i lexoj) me pelqejne shkrimet e Enkelejdit, menyra e pershkrimit si dhe shtjellimi. If futesh ne google dhe kerkon me boogey boogeyman te dalin plot shkrime,poezi tip gothic apo edhe film.

  6. Arian Dizdari Says:

    Te vdekurit nuk mund te ngjallen.Por nje virus ose epidemi dhe shume i fuqishem i cili rikthen ne jete ate pjese te trurit per levizjen,te ushqyerin e njeriut,i cili shkakton histeri ”rabie” terbim.Eshte nje arme biologjike.Te tilla eksperimente jane bere nga nazistet gjate luftes se dyte boterore per te krijuar ushtarin e pavdekshem.Ky mund te jete dhe nje rast horroro-apokaliptik lufta me ushtri e teknologji te avancuar kunder zombie si ne shume filma horror.Kjo gje mund te jete e mundur.Shikoni ne you tube”zombie attack man in russia”.Sh.b.a kerkon te krijoje gjithashtu super ushtarin me kete virus i cili ne filmin resident evil korporata umbrella e quante virusi-t dhe antivirusi-g.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: