Che – Guerrilja

by

E kishim lënë ndërsa pinte një tjetër puro dhe përgatitej për tu futur në Havana, momenti kur kishin fituar të gjithë, Rezistenca ishte bërë Demokraci. Më vonë Demokracia do bëhej Diktature, por jo në atë moment, kjo do ndodhte shumë apo pak më vonë.

Flasim për Guevarën dhe për pjesën e dytë të filmit Che, interpretuar nga Benicio del Toro. Kemi folur mirë për pjesën e parë, Che,  sepse është një film i realizuar shkëlqyeshëm dhe interpretuar mirë, shume mirë, ndoshta tepër mirë nga del Toro.

Guerrilja nis me Guevarën që heq dorë nga detyra e tij si Ministër i Ekonomisë dhe nga çdo detyrë zyrtare në qeverinë kubane. Kërkon vetëm kohë dhe armë për të organizuar çetat që më vonë do hidhen ne Bolivi. Bolivia, peër amerikanët ka qënë gjithmone diçka më shumë se një shtet fqinj. Eshtë toka e Simon Bolivar, është pesha dhe trashëgimia e tij. Tregojnë se në 1816, kur Bolivar zbarkon për të vazhduar kryengritjen, gjëja e parë që bën sapo zbret  është djegja e anijes që e kishte prurë deri aty. Nuk kishte dhe nuk ka kthim mbrapa. Victoria o muerte, i njëjti ideal që do shoqëroje edhe Guevarën mbas një shekulli.

E dimë se si shkoi, e nëse nuk e dini aq më keq per ju. Apo më mirë ndoshta, mund të shikoni filmin me më shumë qejf. Po për ata 99% që e dinë, gabohesha, historia nuk e prish filmin, përkundrazi. Cdo minutë që filmi përpin afron më shumë finalen dramatike. Soderbergh jep dështimin dhe vetëm dështimin, fsheh Guevarën gjakatar si në lojën me tre letra dhe jep atë doktor, intelektual, luftëtar, martir. Në ndryshim me pjesën e parë ketu asgjë nuk e ndërpret fatalitetin ka fare pak flashback dhe shumë xhungël. Eshtë një njeri, dhe një ëndërr. Tregon me shumë ndershmëri se si, ashtu si nuk mund të eksportohet demokracia, nuk mund të eksportohet as komunizmi.

Ka një njeri, dhe një enderr Ky njeri nuk duket as komunist, dreq, ndoshta s’ka qënë as komunist. Guevara ka qënë gjithmonë diçka tjeter, ideal tjetër, njeri tjetër. Ndërsa Castro e diktatorë të tjerë kanë bërë revolucione pastaj diktatura, kanë rënë viktima të sistemeve që kanë krijuar duke bllokuar jetë të tëra, Che ka ngelur gjithmonë i bukur dhe i ri. Victoria o muerte. Victoria o muerte.

Tags: , ,

7 Responses to “Che – Guerrilja”

  1. xUNDER Says:

    Filmi eshte per tu pare, akoma me mire per tu lexuar ndonje biografi mbi Ernesto Guevara-n. Me vjen mire (e besoj) qe ata djem e vajza qe mbajne veshur bluza me portrete apo varin neper muret e dhomava postera te Che-s duan te dine sadopak se cili ishte ky njeri dhe se cfare u perpoq te bente ne jete! Te tjerat pastaj miq, jane shume histori e shkruar…

  2. Darien L Says:

    Shume dakord me ty xUNDER.
    Nuk besoj se eshte aq shume faji i adoleshenteve qe, helbete, aq dine aq bejne.
    Problemi eshte qe jetojme nje periudhe injorance te theksuar, ne te cilen eshte me e rendesishem “te dukesh” se sa “te jesh”. Bluzja te ben te dukesh…e çfare pastaj…komunist? S’me duket ndonje gje per tu mburrur. Aq me shume qe Guevara nuk e konsideronte veten komunist, te pakten, jo ashtu si e konceptojme ne.

  3. STALKER Says:

    komenti im kur kam pare filmin :

    http://filmjournal.net/autori/category/regjisor/soderbergh/

  4. Darien L Says:

    E lexova Stalker, dhe i qendroj mendimit tim i cili eshte qe ty te rreshket pjesa biografike e filmit, normalisht me pasionin tend je me i perqendruar me shume tek rregjizori se sa tek historia.

    P.S
    Per Guerriljen ishin vetem tre-kater rreshta, nuk e di nese te eshte fshire posti apo ke shkruar vetem aq.

  5. STALKER Says:

    Jo jo, nuk kam qene hiç i perqendruar tek regjizori (tek regjia, me sakt), dhe paskam “harruar” historine. Kete pershtypje ty ta jep fakti se, kur une shkruaj per nje film, merrem jo pak me ate qe, po i bie shkurt, quhet “ç’fare ka dash autori me na thene permes ketij filmi(libri, vepre arti…)”.

    Te siguroj qe historine e filmit kam perpara syve, pra dashur “padashur” ate shikoj edhe une, si gjithe dynjaja. Eshte pune tjeter pastaj qe, historia e filmit nuk me pengon te kaloj “pertej” saj, pra pertej historise, por JO se keto dy “gjera” na qenkan te ndara (ne njeren ane regjia, më tjetren, historia e filmi).

  6. Darien Levani Says:

    Dakord, po ketu ka ca gjera qe jane te veshtire per tu kaluar pertej. P.sh, te Argjentinasi e leme Guevaren qe sapo kane marre Santa Claren dhe se bashku me Camilo Cienguengos niset me urgjence ne Havana per te ndaluar grushtin e shtetit. Jemi ne vitin 1959.

    Guerrilja fillon ne 1967, – hiq asemblene e O.N.U-t te Argjentiasi – nae mungojne rreth 8 vjet per te cilet Sod nuk flet fare.

    Per mua s’eshte film biografik i besushem nje film ne te cilin mungojne 8 vjet.

  7. Darien Levani Says:

    Pastaj natyrisht qe Che si film ka vlere te jashtezakonshme, per me shume duke menduar se filmi me i mire qe ishte bere per Guevaren deri tani ishte Che me Omar Sharif, nje film i menduar edhe i orkestruar nga C.I.A

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: