Vazhoja të ecja nëpër atë copë të harruar toke

by

nga ApolloNow

 

Vazhoja te ecja neper ate cope te harruar toke. Do te te doja te isha po aq i harruar edhe une… As qe e kisha idene se ku kisha perfunduar, por kjo s’kishte ndonje rendesi te madhe.

Gjithçka doja, ishte te ecja deri ne pafundesi, deri sa te mos kisha me pike force ne trup. Keshtu ndoshta mendimet si korba te ngrate s’do te me vinin rrotull per te me kafshuar e sjelle dhimbje per cdo here qe mbyllja syte…

Por ja qe  mendimet s’mund ti ndalja dot e keshtu, s’me mbetej gje tjeter vecse te braktisesha ne to e ti mendoja te gjitha, deri ne pafundesi, deri ne torture …

Se di ç’te solli tek une, s’kujtoj as heren e pare qe jemi njohur, por ti solle tek une dicka qe koha s’do te mund ta fshije dot.

Jam i zemeruar me ty, e di??? Mund edhe te me kishe thene dicka per ate qe po  ndodhte, mund edhe te me… Ah do te doja te kisha patur me shume kohe me ty… por tashme eshte vone, sepse  ti kishe ngut dhe lamtumira vret çastet…

E, perseri, te  them qe jam i zemeruar me ty… i zemeruar, ndoshta sepse ke qene i vetmi njeri qe une kam jetuar e ndier ashtu si ty, i vetmi ndoshta qe do ta frymemarr gjithe jeten.

Dhembja eshte teper e hidhur  per t’u pire. Kur ia ndien shijen, ajo ashte brenda teje dhe kafshon cdo qelize te trupit tend e ti klith sepse ne fillim s’ndjen gje tjeter vec saj, por pastaj,  zemerimi te ulet prane e te perqafon ngadale e… Une jam i zemeruar me ty  sepse kur ti ishe duke ikur, une doja te thoja kaq shume,  por s’kish fjale cuditerisht. Oh, kish vetem veshtrime ne ato momente, veshtrime qe mbushnin gjithcka e s’linin vend per fjalet… Dukej sikur gjithe shpirti derdhej ne ato veshtrime. Syte e tu, oh Zot… ato copa qielli qe here me terbonin e  here ishin paqja ime e qelqte!

Oh, sa dhimbje! Dhe e gjithe kjo dhimbje paralizon.

Sa do te doja te jepja nga forca ime, ne ato momente kur te shtrengoja ne krahet e mi! Sa do te doja qe perpelitjet e zemres t’i ndaja me te tuat!

Por koha jote kish mbaruar: doktoret, si fantazma te bardha u derdhen ne dhome dhe une kuptova se s’mund te te gjeja tjeterkund vecse tek une, ndaj u largova.

Shtepia  duket e rregullt ne rremujen  e saj te zakonshme… ka mijera copa  letra te hedhura sa andej – kendej, fixhane kafeje me bishta cigaresh, nje gote vere e pambaruar prane dritares. Ky eshte vendi im, shtepia ime, mua me pelqen keshtu, ne na pelqente keshtu. Tani jemi vetem!

Sa jete jetojme e perse kemi zgjedhur pikerisht kete? Me duket vetja kaq i vogel ne kete kuti tridimensionale me vizore kohe, por, ne te njejten kohe, dhe kaq i jashtezakonshem qe arrij te te shikoj e te te ndiej.

Nga cila jete erdhe per mua? C’udhetim te gjate ke bere per te me gjetur e pastaj per te me lene serish? Une besoj se asgje s’humb. Se energjia vetem transformohet por nuk zhduket e, ne  kete ndryshueshmeri  te  shumetrajtshme, duhet vetem te falenderojme per cfare patem dhe une, s’mund te t’jem vecse mirenjohes per kete.

E di, je ne nje  KohetepaKohe tani, ku graviteti s’duhet kurregje e dashuria sheron brengat (ti i besoje kesaj). E di qe vallezon  e lumtur me femijet e ajrit ne udhetimet e tua te shumta. Shpresoj te te rigjej nje dite; do e di qe je ti, sepse te kam jetuar; nderkaq me duhet te pi kohen time ne piken me te fundit .

Te ftoj te vallzosh me mua ne nje vallzim tingujsh e fjalesh te pathena qe te virgjera derdhen mbi letren e bardhe, makina e shkrimit zgjohet e gishtat kane ngut.

Eja, perqafome! Le te vallezojme se bashku Muza ime!

Advertisements

Tags: , , ,

2 Responses to “Vazhoja të ecja nëpër atë copë të harruar toke”

  1. anisa Says:

    e vecante…me pelqeu shume!!!

  2. fidani Says:

    me pelqeu shum intersant

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: