Dhe pastaj Hollywood zbuloi shqiptaret

by

Viktor Gojcaj

nga Einar

Më pëlqen kinemaja, më shumë më tërheq ajo e Tarantinos, kritikë të ndryshëm thonë që me Ungloriuos Bastards do shikojmë një Tarantino ndryshe, ndoshta. Ky ishte një nga trailerat që po shfaqeshin në kinema në momentin që po prisnim të fillonte Angels & Demons. Pas Unglorious Basterds, filloi një trailer tjetër, bëhej fjalë për filmin “The Taking of Pelham 1 2 3” remake i atij te 1974, regjia nga Tony Scott. Protagonistët kryesorë, Denzel Washington, John Travoltadhe James Gandolfini(The Sopranos) etj. Në shtëpi duke lundruar në internet lexova një artikull të postuar në një blog i cili me prezantoi me një protagonist tjetër të këtij filmi, Victor Gojcaj, shqiptar. Kurioziteti bëri të tijin, gërmova më tepër, vajta tek linku i imdb së së filmit, shikoj që një tjetër Shqiptar bënte pjesë në kast, Robert Vataj. Lexova më tutje për tramën e filmit, bëhej fjalë për një grup personash të cilët rrëmbenin një tren të metrosë në New York, pjesëtarë të bandës ishin edhe të dy shqipëtarët. Nëse do isha një 15 vjeçar do mendoja sa mirë : armë, luftë, aksidente. Më pëlqenin shumë filmat aksion, por kësaj rradhe thashë me vete “filloi edhe Hollywood-i”. Arsyeja se pse mendova këtë gjë është se duke jetuar në Itali vend i cili mund të konsiderohet fqinjë, ne nuk kemi një reputacion të mirë si shqipëtarë, jo vetëm ne por të gjithë ata të huaj të cilët për disa faktorë ndodhen në një situatë historike disi komplekse.

Problemi qëndron se me fqinjët këto janë pak a shumë gjëra normale,bashkëjetesa këto ka, me dikë vete mirë me dikë tjetër ke raporte më të këndshme, dhe deri diku mund edhe të kuptohen, problemi siç e thashë më-parë qëndron kur keq për ty flet e gjithë lagjia. Kjo nuk është diçka e këndshme apo një situatë e cila të ndihmon në jetesën tënde në atë ambient.

Filloi me filmin “Inside Man“, një bandë hajdutësh të cilët po kryenin një grabitje në një bankë, për të vështirësuar punën hetuese të policisë, në sfond të bisedave kishin vendosur një fjalim të “Enver Hoxhes”, një përfshirje jo drejtpërdrejt të Shqipëtarëve në një situatë jo të këndshme. Pastaj sërish me filmin “Taken“, ku një agjent i CIA pasi i rrëmbyen vajzën, gjendet në një situate ku ka të bëjë me një bandë Shqiptarësh të cilët ishin kriminelë, banditë, drogmenë, trafikantë të qënieve njerëzore dhe në film përshkruheshin si të një niveli jo-njerëzor nga funksionarë të policisë franceze. Së fundi, siç e lexuat në fillim të artikullit, me filmin “The Taking of Pelham 1 2 3″, sërish një përfshirje e Shqiptareve në një situatë të tillë, shqiptarë rrëmbyes. Besoj lind natyrshëm pyetja, mos gjë-vallë po “etiketohemi”? Hollywood-i në rastin tonë luan rolin e atij që nuk flet mire për ne në lagje, duke parë edhe fuqinë që mbart në ndikimin e opinionit publik. Ky lloj prezantimi në nivel botëror nuk besoj se do luajë një rol pozitiv. Fuqinë influencuese që ka Hollywood-i të gjithë e dimë, ndaj shpresoj që filma të tille ku nacionaliteti ynë si Shqiptarë të mos jetë vetëm në këtë aspekt negativ si në rastet e më-sipërme. Duhet theksuar që me këtë shkrim sidoqoftë qëllimi nuk është kritikimi në asnjë mënyrë i profesionalitetit të aktorëve të këtyre filmave (Arben Bajraktaraj, personazhi Marko në filmin Taken, ka qenë pjesë e kastit edhe në filmin Harry Potter and the Order of the Phoenix e shumë të tjerë akoma, pra kapacitetin dhe nivelin për filma Hollywood-ianë e kanë ), këtu bëhet fjalë për nacionalitetin si personazhe të protagonistëve në këto filma. Do mbarojë me kaq, apo do shikojmë sërish prodhime të tilla nga ana e Hollywood-it? Po “etiketohemi”?

P.S. Egziston një fshat në Itali, quhet Corleone. Para pak vitesh me shume insistencë bashkiaku i tij kërkoi që të ndryshonte emrin e fshatit, duke qëne se kishte një imazh të keq prej filmit The Godfather.

Einar është një nga personat që ndodhen pas blogut http://www.eklipsi.com

Tags: , , , , , , , , ,

8 Responses to “Dhe pastaj Hollywood zbuloi shqiptaret”

  1. Darien L Says:

    Shume interesant, dhe eshte vertet per tu habitur nese kerkon arsyet e kesaj “mode”

    _Mendoj se shume ka te beje nga fakti qe askush nuk e di tamam ku eshte Shqiperia, kush jane shqiptaret…jane evropian po edhe turq, te bardhe po edhe jo. Besoj sepse eshte prej ketij fakti, per kete menyre te vaget perceptimi qe kemi ne.

    Kjo eshte pak a shume ajo qe del edhe nga filmi i pare – apo nje nder filmat e pare – mbi kete argoment. Sex & Lies, me de Niro dhe Hoffman.

  2. ujku i humbur Says:

    Prurje shume interesante. Si me cdo vend te ndryshem nga SHBA, ndosh nje etiketim neper filma, sidomos ne ato te Holliwood-it. Nuk na ndosh vetem ne, por edhe shume komebeve te tjera, klishete nuk kane te mbaruar.

    Jam dakort me Darien L. qe ndoshta filloi tek filmi me De Niron dhe Hoffma, por titulli i filmit ishte Wag the Dog.

  3. Einar Says:

    eshte e vertete qe kjo eshte dicka qe ju ndodh edhe kombeve te tjera, problemi eshte qe kohet e fundit po veme re qe po ndodh shpeshhere dhe po transformohet ne “mode” ideja e shqiptareve si kriminele neper filma hollywoodi.

    Artikulli nuk do kishte lindur fare nese do behej fjale per filma te tipit Wag the Dog i cili paraqiste nje situate lufte, lufta nuk eshte nje etiketim eshte nje fatkeqesi qe mund ti ndodhe cdo shteti ta perjetoje ne nje periudhe historike te caktuar…

    Theksimin e faktit te nacionalitetit si Shqiptar te krimineleve neper filma, kete nuk e shikoj si gje te mire per ne🙂

  4. Darien Levani Says:

    Jo jo, Einar, kur thoja per Wag the dog e kisha fjalen per arsyet qe japin ata kur zgjedhin Shqiperine si territor lufte.

  5. Einar Says:

    Darien, mendova se po referoheshe ndaj “skenarit te luftes” te improvizuar, meaculpa😛

    ne fakt gjate kerkimit kur mora vesh qe Arben Bajraktaraj kishte luajtur tek Harry Potter, mu be qejfi pasi nuk e dija.

    ps:duhet thene gjithashtu qe edhe Eliza Dushku e ka theksuar ne shume raste faktin e origjines se saj shqiptare… idem edhe per James Belushi

  6. Albino Says:

    Nderhyrja me e bukur Shqiptare qe kam pare ne nje film shume te dashur per mua, “Jackie Brown” – Quentin Tarantino (natyrisht).

  7. darienlevani Says:

    E mbaj mend mire Albino. Eshte ajo skena ne te cilin Jackie Brown i jep kafe De Niros ( apo ishte S.Jackson? ) edhe merr nje filxhan me flamurin tone!

  8. Albino Says:

    per nje cinemaniaco si ty Darien sishte e veshtire🙂. megjithese tek skena ishte Max Cherry (emri i personazhit, i aktorit sme kujtohet), jo De Niro as S.L Jackson.
    Kur e kam pare per here te pare kete pjese shtanga, google-ova pastaj dhe me lexova qe ndihmesi i Tarantinos ishte shqiptar, Mark Lucaj!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: