Shko e mos u kthe

by

Arsyeja pse ne duar me ra libri “Shko e mos u kthe” ishte thjesht emri i shkrimtarit. Ndoshta pak banale si arsye per dike nuk e ve ne dyshim, por jo per mua. Te gjesh nje emer te ri ne mes volumeve te pluhurosura te bibliotekes se qytetit tim eshte pothuajse nje surprize e vertet;domethene te gjesh emrin e nje shkrimtari te ri shqiptar eshte e veshtire.Per te folur per nje liber si ky ndoshta eshte mire te nisemi nga nje pyetje. Ke menduar ndonje here edhe ti…tani do braktis cdo gje,do iki dhe nuk dua te kthej me syte mbrapa?

Deshire arratisje nga nje jete e paravendosur,nga nje dashuri,nga nje realitet i ngushte..nga nje regjim. Kjo deshire eshte pike nisje e ndryshimit, arratisjes, pike nisja e revolucionit. E nuk ka rendesi nese ky ze i brendshme gjen perpara tij nje mur per te shembur ose nje regjim per te thyer. Arratisja behet e vetmja zgjedhje dinjitoze nga ajo qe nuk do ose nuk mund te ndryshosh. Keshtu, i hipnotizuar nga e ardhmja, hedh syte pertej murit,pertej detit. Aq me shume kur ajo qe shembet para syve nuk eshte vetem jeta jote por jeta e nje vendi,kupton qe ndoshta duhet kaluar ai mur e ai det per te filluar serish.

Kur flasim per ate gjendje te vecante qe eshte emigrimi merr jete nje lloj fatalizmi. Eshte ky nje fatalizem qe te ve perpara tre rrugedalje: te shkosh dhe te kthehesh serish,te shkosh dhe te kthehesh me veshtiresi, ose te shkosh dhe te mos kthehesh. Dy zgjidhjet e para jane ato me te thjeshtat, kuptohet, kush vendos per to rikthehet ne situaten origjinale. E treta eshte zgjidhja me e veshtire por edhe e vetmja qe ben te mundur nje ndryshim te vertet, sepse “eshte rruga e revolucionit neper sheshe, e emigrimit dhe e zhvillimit“.

Nga mendime te tilla ndoshta merr jete libri “Shko e mos u kthe” (Va e non torna).

Nuk do humb kohe duke bere nje analize te tekstit, kritika ose duartrokitje. Nuk di te them shume per autorin, Ron Kubati, pervec faktit qe eshte pak i njohur ne Shqiperi,ndoshta sepse ai i perket nje brezi te ri shkrimtarve qe kane lindur jashte kufijve te vendit.

Dhe pse pak i njohur në shqip, letërsia e ketij shkrimtari buron nga jeta e perditshme pra mund te themi qe eshte autobiografike dhe si e tillë e pasur me histori interesante dhe identifikuese. Libri ndjek ritme qe percillen nga nje shkrim i shpejte,madje edhe poetik ne disa fragmente,nga momenti qe ndjenjat qe leximi i tij kalon,si dhe imazhet qe krijon,japin mundesine secilit prej nesh te pasqyrohemi.

Puna, studimi, miqte, jane pjese e jetes se Eltonit, protagonisti i librit, ashtu si ne jeten e secilit prej nesh, por ne nje menyre te vecante qe behet material interesant per te ndertuar pak nga pak nje ekzistence.Dhe ja si ne nje puzzle dalin perpara lexuesit lojra femijesh, miqte, dashurite e para ne bankat e shkolles, korridore univeristeti, biblioteka, gjykata, Spaçi. Dhe midis tyre Elena ,prezenca e vecante e se ciles c’rregullon cdo gje ne jeten e protagonistit. Ajo eshte dashuria,deshira qe emocionon dhe qe jep kuptim diteve te Eltonit.

Pra nese eshte e vertet qe te rinjte jetojne mes deshires dhe ne kerkim te dickaje, ky liber nuk mund te shihet vetem si nje histori emigrimi, por dhe si nje ritual fillestar ndaj jetes.

Nje histori, ne mos universale, pa dyshim tmerresisht shqiptare, e ndaj e jona, personale dhe kolektive.

__________________________________________________

Tirana Calling o ne Fejsbuk. Nese artikujt ju pelqejne ju ftojme te na shtoni si miq, te na sugjeroni, te komentoni etj etj.

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: