Kulti ’09 kurorëzon Fituesit e Edicionit te pestë

by

front cmimetkult1141Tradita, e formuar nga Akademia KULT, formëson rrugën e saj. Në Altarin e Kultit janë kurorëzuar emrat më të njohur të artit dhe kulturës bashkëkohore të shqipëtarëve.

Ismail Kadare – Shkrimtari më i mirë
Shkrimtar i njohur shqipëtar,protagonist prej të paktën 30 vjetësh në jetën kulturore, artistike, dhe politike.

Dhimitër Anagnosti – Filmi artistik më i mirë
Personazhi qe për 40 vjet ka sjellë në ekranet tona emocionet e filmave të drejtuar prej tij , që vetëm kinemaja Anagnosti mund ti përcjellë aq bukur.

Margarita Xhepa – Aktorja më e mirë
Zonja 70 vjeçare me 50 vjet karrierë, që solli mbi 150 role në teatër dhe film.Pas kaq shumë vitesh është ajo që solli në skenë Hekubën e Trojanëve, interpretimin e të cilës publiku, kritika dhe regjisori e vlerësuan për dinamizmin dhe energjinë tronditëse të këtij personazhi.

Pashko Gjeçi – Përkthyesi më i mirë
Njeriu që bëri Danten të flistë shqip me “Komedinë Hyjnore”. U shkollua në Kolegjin e Jezuitëve për të vazhduar më pas studimet për filozofi në Itali.Ishte Ernest Koliqi(vitet’40) që do ta bindte të kthehej në Shqipëri duke i thënë “Kthehu në Shqipëri të japësh kontributin tënd”. Sot është 91 vjeç.

Arben Kumbaro – Regjia më e mirë
Është një nga regjisorët më të veçantë në jetën teatrore shqiptare dhe një novator i përhershëm i vënieve në skenë.Franku i V e lartësoi jashtëzakonisht shumë nga ana profesionale. Firmën e tij e mbajnë një numër i madh shfaqjesh të cilat gjithmonë janë mirëpritur nga publiku dhe kritika.

Ndriçim Xhepa – Aktori më i mirë
Ka interpretuar me dhjetra role, fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe ja ku rikthehet edhe këtë herë me një çmim siç është ky i Kult ’09 si aktori më i mirë.

Ali Oseku – Artisti pamor më i mirë
Piktori që një jetë të tërë ka qënë i ndarë në dysh, ka jetuar, mbijetuar, riedukim, burg dhe liri.Prej 17 vitesh ka filluar kalvarin e tij të ri për të larguar figurën e njeriut nga telajo dhe ti kushtojë emocione të forta shprehëse sipërfaqeve.Në pikturat e tij humbet qënia por shfaqet emocioni që pushtetshëm mbush telajot me ngjyrë.

Eqerem Cabej – Cmimi speacial
Dijetari i madh shqiptar ka marrë post mortum “Cmimin Special” për vëllimin “ Sonete dhe Hyrje ne Indoeuropianistike” dhe “ Leksionet e Prishtinës” .

Tedi Papavrami – Instrumentisti më i mirë
Violinisti me famë ndërkombëtare, i mahnitshëm dhe i vlerësuar nga kritika në interpretimet e virtuozëve botërorë. Ai tashmë po kërkon më shumë duke u zhytyr më thellë në botën e kompozitorit.Është përkthyesi zyrtar i shkrimtarit Ismail Kadare.

Vikena Kamenica – Interpretuesja më e mirë
Ngjitja e saj në skenën operistike dukej një fat i paracaktuar. E njohur për natyrën e saj aktive , ajo nuk bën një jetë vetëm lirike por shpesh e shohim nëpër mbrëmje xhazi apo aktivitete të tjera televizive dhe koncertore jashtë sallës së Operas.

Alban Skënderaj – Albumi muzikor më i mirë
Suksesi i tij gjendet tek muzika origjinale dhe prezantimi profesional skenik, pjesa tjetër mbetet thjesht `çështje kimike` siç e ka pranuar vetë edhe këngëtari. Albumi “Melody” ishte ai që i siguroi këtë çmim prestigjoz.

Poeteka – Aktiviteti më i mirë
Ka nisur si projekt i një grupi artistësh të cilët, në shtator të 2004, filluan në Durrës serinë e leximeve për publikun.Por nuk u ndal aty , eci duke e kristalizuar përmasën e saj.Synimi i organizatorëve mbetet nxitja e një përceptimi të ri mbi poezinë dhe kalimi nga leximi rutinë tek leximet autoriale të vetë poetëve si dhe krijimin e një imazhi të një Shqipërie normale e të aftë për të konkuruar në art.

Advertisements

Tags: , , , , , , , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: