Libri Vs. Filmi

by

Read the book

“Atëhere? Si mendon?”

Sapo ka mbaruar filmi dhe jam gati të ndërroj kanal. Pyetja është e pashmangjshme: atëhere si mendon? Është më i bukur filmi, apo libri? Ndonjëherë më vjen të zgjedh asnjërin, por s’mundem. Pyetja është shumë e qartë, kam dy alternativa dhe jam i detyruar të zgjedh njërën prej tyre.

Nuk hezitoj: libri është më mirë se filmi.

Të paktën ky është mendimi im. Edhe atëhere kur libri nuk më ka pëlqyer kush e di se çfarë, siç ka qënë rasti i Kodit të Da Vinçit të Dan Brown, ose ai i Hart’s War, libër i John Katzenbach dhe film me Bruce Willis dhe Colin Farrell. Por, gjithsesi, një libër është gjithmonë mbi një film. Duke lexuar një libër, çdokush krijon filmin e tij dhe me atë film jeton, i kënaqur ose jo, deri në çastin që shikon po atë film me versionin e dikujt tjetër. Kush i ka parë filmat që janë marrë nga punimet e Stephen King? Vërtet Jack Nicholson, Kathy Bates, Johnny Depp, apo Tim Robbins dhe Morgan Freeman kanë çimetuar përjetësisht personazhet kryesorë të The Shining, Misery, Secret Window, apo të Krahët e Lirisë (The Shawshank Redemption) dhe vërtet që ky i fundit është,  sipas IMDb, i pari i listës prej 250 Filmave më të votuar,  por kurrsesi, aktrimi i tyre nuk do mund të krahasohet me filmin që krijon vetë lexuesi në mendjen e tij, gjatë netëve pagjumë, me ankthin që i shtrëngon në kraharor dhe nuk e lëshon edhe kur në botën e tij kanë trokitur orët e vogla të mëngjesit.

Edhe në rastin kur lexon një libër të gjatë si puna e Kryezotit të Unazave, pavarësisht faktit që për të parë filmat të duhen vetëm disa orë të mira, kurse për të lexuar librin një javë e tërë, përsëri, magjia e faqeve të librit, të lexuara, pse jo në gjysëmerrësirën e dritës së leximit tek koka e krevatit, nuk mund të zëvendësohet kurrë nga ekipi fantastik i Peter Jackson. Pa përmendur këtu pjesët e hequra. Pastaj, në filmin tim si lexues, a nuk ishte më mirë Milla Jovovic sesa Liv Tyler në rolin e Arwen? E pse të mos isha thjesht unë në rolin e Aragornit? Jo për ndonjë gjë, por Lilunë e Elementit të Pestë e kam patur gjithmonë pikë të dobët… derisa u zëvendësua nga Alice.

E ç’mund të thuash për Harry Potter? Filmat duken si përralla vetëm për fëmijë, ndërkohë që librat janë, dukshëm, përralla edhe për të rritur…

Përfundimisht, filmi mund të të ndihmojë të mos konsumosh energjitë e tua për të vënë në punë imagjinatën, por libri, jo. Libri nuk ta fal këtë luks. Shembujt janë të pafund, Atonement (dhe sa e mirë është ajo Keira Knightley!), triologjia e Bourne, Fight Club, Kujtimet e një Geishe, Gjuetari i balonave, Troy, Une jam Legjendë, Planet Of The Apes, apo The Manchurian Candidate, një libër që Richard Condon e ka shkruar qysh në vitin 1959 dhe që, as adoptimi i vitit 1962 dhe as i i 2004-s nuk kanë mundur ta arrijnë, pavarësisht nga prezenca e Denzel Washingon dhe Meryl Streep në adoptimin e fundit… dhe më mirë të ndalem këtu se lista është e pafund, por, sikur edhe Ti të tregoje ca nga eksperienca Jote, ndoshta i kursejmë ca kohë njëri – tjetrit, si thua?

Shikim të mbarë të librit që je duke lexuar!

Advertisements

Tags: , , , , , , , , , , , , ,

20 Responses to “Libri Vs. Filmi”

  1. milial Says:

    Libri “Gjuetari i balona” Khaled Hussein, madheshtor, me hapesira te mjaftueshme per ti lene vend fantazise time te beja skenografine, te vishja personazhet apo te ngjyrosja dhe te ç’ngjyrosja peisazhin.
    S’mund te them te njejten gje per filmin….
    Nje skenar qe i permbahej pothuajse fjale per fjale librit ne pikat kyçe, aktore te cilet thjesht nuk kishin arritur te beheshin njesh me personazhin, skenografi qe linte per te deshiruar , dmthene me pak fjale shume shume larg asaj çfare une kisha ndertuar ne mendjen time gjate kohes qe e lexoja si liber.

  2. andinh Says:

    Kundershembulli Da Vinci Code! Libri teper pompoz per nje thriller brenda te gjitha normale te ketij zhanri, filmi korrekt, më i pershtatshem per ate lloj tregimi!
    “Lord of the rings”, libri eshte nje univers me vehte, jo detyrimisht per femije, plot me pershkrime dhe gjendje te denja per folklorin skandinav, kurse filmi, nje veper kolosale efektesh speciale duke lene mbas dore kompleksitetin e ‘skenarit’ te Tolkien.

  3. eni Says:

    ne shumicen e rasteve eshte vertetuar qe libri!

  4. desaparacidos Says:

    Per arsye te ndryshme po shikoj shume filma me protagonisht Maigret, interpretuar nga shume veta, dhe per arsyet qe thote Enkelejdi, askush nga ata shume qe e kane interpretuar nuk jane ashtu si duhet te ishin.

    Thjesht fare, e gjithe makina e Hollivudit nuk eshte e afte te prodhoje 1% te asaj qe na ndez libri ne mendje.

    Sa per kuriozitet, mbaj mend vetem nje rast ne te cilin kam thene e menduar qe aktori luante me bukur apo tamam si une e mendoja personazhin.

    Behet fjale per John Malkoviç qe luante ispektorin Zhaverr tek Te mjeret. Jo, nuk e luante, ishte ai vete Zhaverri.

  5. martian haemoglobin x Says:

    Eshte e thjeshte puna, filmi te jep vetem nje version te interpretimeve te ndyshme qe mund ti besh nje libri. Por une nuk arrij dot ti vendos mbi te njejtin plan per krahasim, sepse ne nje liber kerkoj ca elemente te caktuara e ne nje film ca te tjera…kur filmi eshte i ndertuar mire, qe dmth out-of-the-how-a-movie-must-be-cliché!

  6. Erjoni Says:

    Une skam pare deri me sot film me te mire sesa libri, madje duhet te theksoj qe filmat shumicen e kohes kane qene zhgenjyes. Per mua filmi me i arrire ka qene “parfumi”, realizim si ne mendjen time megjithese kishte shkurtime.

  7. Trinity Says:

    Filmi i mire qe eshte nxerr nga libri eshte filimi ATONEMENT…nuk ka hup regjisori detajet e qe jane ne liber…por megjithate me ndjeshem eshte kur e lexon ngase i nxerr personazhet vet, e merr rolin e regjisorit edhe imazhin e librit e ke me te paster. Por, kjo nuk do te thote qe disa edhe nuk dalin mire…ndoshta rol te madh luan edhe libri me autorin.
    P.Sh. filman e librave te Dan Brown jane mizerje…sado qe edhe librat jane ne kundershtim te madh me idene e autori, ngase ne te dy filmat e reazliuar del kontradikta brenda autorit.

    Libri mbetet per mua i pari, i dyti vjen filmi…pastaj muzika

  8. Gjergji Kalaja Says:

    Pershendetje,

    Une vij nga nje familje artistesh:
    Gjyshi – Shkrimtar; Babi – Koreograf; Mami – Kengetare; Vellai i Madh – Aktor; Vellai i Mesem – Piktor; Une – Studioj regjizure

    Gjithsesi e kam te pamundur te percaktoj se cila gjini artistike eshte me i bukur se tjetri. Ata kane specifikat e tyre dhe secili prek apo zgjon dicka brenda nesh. Nje tingull ne momentin e duhur mund te zgjoj me shume emocione se 1000 fjale apo nje imazh me shume se 1000 tinguj.

    Pra, gjithmone kur mundohet te krahasohet nje gjini me nje tjeter, me qellim per te nxjerre nje fitues, mendoj se flitet ne menyre jo objektive.

    Per tju kthyer temes, mendoj se ajo cka eshte e rendesishme gjate shikimit te nje filmi te bazuar ne nje veper letrare eshte vendosja jone ne nje trekendesh me autorin e librit dhe me autorin e filmit. Ballafaqimi i perceptimeve te ndryshme mbi nje veper eshte dicka e jashtezakonshme, per te cilen kemi nevoje me shume se kurre ne shoqerine e sotme.

    A ka gje me terheqese se ballafaqimi i nje libri gjerman mbi holokaustin, qe kthehet ne film nga nje ebreh dhe qe shikohet nga nje palestinez?

    Per ta perfunduar, mendoj se shpeshhere, madje gjithmone duke iu referuar dhe postimeve te mesiperme, na ndodh qe te kemi mendjemadhesine te mendojme se kendveshtrimi yne eshte ai i sakti, por une dyshoj realisht se kendveshtrimi apo imagjinata jone te jete ne nivelet e autoreve te medhenj si Fellini, Bergman apo Kubrick.

  9. STALKER Says:

    libri eshte VARRI i filmit ! 😉

  10. Gjergji Kalaja Says:

    Stalker,

    Gjithsesi ti mban emrin e nje filmi te madh! 🙂

  11. STALKER Says:

    Po pra (biles, te filmit me te bukur, sipas rradakes sime, te te gjitha kohrave).

    Kur thoja qe libri eshte varri i filmit, doja te thoja se libri e ka marre ne safe filmin, narracioni, rrefimi, “teatralizmi”, leterzimi i kinematografise: semundjet me vdekje-prurese te imazhit.

  12. Enkelejd Lamaj Says:

    O Gjergjiano, tema ne fjale nuk eshte letersia Vs. kinematografia, por e ka fjalen per librin vs. nje filmi qe eshte marre nga po ai liber, dmth. jo Isaak Asimov vs. La dolce vita, (jo me kot te vura Asimovin, mua akoma s’me eshte kthyer libri ne shtepi! 😉 ) pastaj, Fellini mos valle i shkruante vete filmat e tij, apo merrte libra e i kthente ne film? nejse, ketu nuk te nderhyj se e di qe je kompetent absolut… gjithsesi jam shume dakort me ty kur thua qe “shpeshhere na ndodh qe te kemi mendjemadhesine te mendojme se kendveshtrimi yne eshte ai i sakti”…
    ps. e di qe s’te pelqejne filmat e Tarantinos, por a e ke pare kete te fundit?

    Stalker: libri qe merr ne qafe kinemane? “leterzim i kinematografise’?! ku keshtu? pse atehere me shume se gjysma e filmave qe prodhohen ne nje vit e marrin tramen nga librat? dhe sa filma te kthyer ne liber kemi? une do thoja me shume tentativa per te “imazhizuar” librin. nejse, tema eshte ajo qe i shpjegova edhe Gjergjit, dhe ne lidhje me kete, pavaresisht shijeve personale, koha ka treguar se midis librit dhe po atij libri te bere edhe film, filmi ka qene, pothuajse gjithmone, shume mbrapa. kujt i pelqejne te dyja keto fusha te artit, ne rastin konkret, zgjedh (ne pergjithesi) librin, kujt vetem njera, as qe eshte e nevojshme te shtrosh kete pyetje.

    That’s all folks! 😉

  13. STALKER Says:

    Enkelejd,

    E dija qe tema eshte “a eshte me i bukur filmi se sa libri, dhe anasjelltas”, por kinse e anashkalova temen, sepse me duket se eshte “faux débat” (debat koti…), si te thuash. Ndaj “kaperceva” tek tema “a ja vlen me teper nje film i adaptuar nga nje liber, apo libri vete (origjinali)”, qe ne nje fare menyre, ka sens.

    Sa per ate qe thua (te citoj) : “pse atehere me shume se gjysma e filmave qe prodhohen ne nje vit e marrin tramen nga librat?”, ke rene vete me kembet e tua : po te kujtojme se 90% e filmave qe prodhohen ne vit jane per tu hedhur ne koshin e plerave, i bie qe, sigurisht, edhe gjysma e tyre, qe siç thua ti “e marrin tramen nga librat”, perfundojne PO NE TE NJEJTIN KOSH 😉

  14. Gjergji Kalaja Says:

    Enkelejd,

    “Fellini mos valle i shkruante vete filmat e tij, apo merrte libra e i kthente ne film?”

    – Fatkeqsisht per ty, po! Fellini i shkruante vete skenaret e filmave te tij.

    “…pse atehere me shume se gjysma e filmave qe prodhohen ne nje vit e marrin tramen nga librat? dhe sa filma te kthyer ne liber kemi?”

    – Fakti qe asnje film nuk kthehet ne liber me tingellon si nje argument ne favor te filmit. Nuk kthehet pasi njehere qe e ka konsumuar kinemaja ate subjekt, eshte i panevojshem te “riciklohet ne mediume te tjera”. Eshte arritur tashme niveli maksimal i percjelljes se tij tek audienca.
    Ndersa marrja e librave dhe adaptimi i tyre per kinema prej 100 vjetesh tregon se librit i mungon dicka, perndryshe nuk do dilte nevoja e kthimit te tyre ne filma.

  15. Enkelejd Lamaj Says:

    Ore shoke, une e kuptoj qe ju te dy e keni filmin shume per zemer, por nuk e di a kuptoni qe po themi te gjithe te njejten gje, packa se ju doni ta zgjeroni pak me shume konceptin: qe nje film qe e ka marre tramen nga nje liber, nuk e arrin dhe s’ka per ta arritur kurre librin ne fjale. Sa per ‘koshin ku perfundojne te dyja (Stalker), ndoshta kjo ndodh tek koshi yt, ndosha dhe i Gjergjit, e ndoshta tek koshi i shume e shume prej atyre e dashurojne kinemane dhe kjo – deri diku – eshte mese legjitime… them deri diku, sepse dyshoj qe ata qe dashurojne vetem kinemane ulen e lexojne ndonje liber (dhe s’ka asgje te keqe ketu)
    por, komentet e tjera tuaja jane te tepruara dhe per me teper te nxituara nga dashuria qe keni vetem per kinemane…(eshte si te pyesesh nje tifoz te Milanit kush eshte skuadra me e mire ne bote dhe te presesh qe ai te thote dicka te ndryshme nga Milani!) ndaj dhe ju kuptoj!…por, nje film nuk mund te behet liber sepse nuk do kishte as edhe nje lloj vlere, pervec se komerciale… kurse ‘The Shining’ i S.King (flim i Kubrik) vazhdon edhe sot te ristampohet e te shitet, po ashtu edhe Atonment, po ashtu edhe Kodi i da Vincit (dhe ky po qe eshte liber koti) ristampohen dhe ristampohen dhe shiten dhe vetem shiten, po ashtu edhe The Shawshank Redemption (qe perjashtimisht eshte adoptuar shume mire)…ky eshte ndryshimi: libri vazhdon te ristampohet dhe te shitet (pavareisht formes eh? dmth edhe elektronike tshme teknologia ecen, por kjo eshte teme me vete!), kurse filmi qe ka marre tramen nga keta libra, del, kenaq ata qe s’lexojne librat, ben per te qeshur ata qe i lexojne dhe kaq…por nje gje ama duhet te pranoni: kinemaja eshte ne krize. prej vitesh tashme. marrja e librit dhe kthimi i tyre ne film, nuk tregon se i mungon dicka librit, perkundrazi, filmit. nuk ka me idera. prodhuesit e filmave zihen kush e kush te zere nje shkrimtar i pari.(mos harroni qe vetem nje liber tejet i shitur kthehet ne film, pse?) dhe me thoni pak, ne lokandinat e filmave, pse filmit i behet reklame EDHE me emrin e shkrimtarit te librit? (dhe ne shume raste, emri i shkrimtarit i mbivendoset atij te regjizorit apo aktorit?)… ah, filmi! shyqyr qe dolen (dhe po perfeksionohen) efektet speciale,keshtu mund te merret nje liber, te kthehet ne film, ose e shumta te merret nje film i vjeter e te ribehet serish dhe te dale akoma me i keq nga cka qene…oh, people, vdiq Majkelli! te shohim se c’film do i bejne. por kam pershtyjen se do presin qe me pare te dale ndonje liber per te, qe pastaj ta bejne film… 😉

  16. STALKER Says:

    “Atonment, po ashtu edhe Kodi i da Vincit (dhe ky po qe eshte liber koti) ristampohen dhe ristampohen dhe shiten dhe vetem shiten..”.

    A ha, s’kemi gje ne vije bashke (s’ka gjo po he ); i ke shembujt nje TMERR i vertete : nga mê te keqinjte qe mund te jene prodhuar vitet e fundit. Jo vetem Hollywood, por Horrywood nga ai mê i keqi fare.

    Por e perseris: ti vazhdon te biesh me kembet e tua (lol- s’ka gjo po he) kur shkruan : “dhe shiten dhe vetem shiten..”. Pikerisht, sepse shiten, artistikisht jane per KAZAN PLERASH.

    Dhe e di pse ?
    Sepse e ke dhene vete pergjigjen (te citoj): kinemaja eshte ne krize. Dhe shembujt me te mire, jane tmerre te tilla kinematografike si Da Vinci Code dhe Atonment 😉

  17. Enkelejd Lamaj Says:

    O shoku, me duket se nuk me ke kuptuar. Une kete dua te them: dhe shembujt jane perfekt sepse per Hollywood te tmerrshem jam duke folur dhe qe te mos shkojme pafundshmerisht me komente, po ve dhe njehere piken mbi i: pavaresisht nese nje liber eshte i mire, shume i mire, i keq, tmerresisht i keq, eshte best-seller apo per tu hedhur ne kosh, filmi qe do prodhohet nga ky liber, nuk ka per te qene kurre me i mire se ky liber. Kjo eshte e gjitha. Dhe ketu fajin nuk e ka libri, perkundrazi…

    Per filmat qe nuk e kane tramen nga librat, ose per librat qe nuk jane kthyer ne filma, hajd e hapim nje teme tjeter po deshe, po s’ka lidhje me kete ketu. 🙂

  18. Alket Bushi Says:

    Une mbeshtes Enkelejdin: Nje liber shume i mire àrtistik, nuk mund te dàle veçse nje film i shemtuàr edhe ngà regjisori me i màdh. Dihet se te gjithà ekrànizimet e Dostojevskit kàne deshtuàr, dhe kjo shpjegon forcen qe kà nàrràcioni, mevetesine e pàprekshme te tij. Filmi skllàveron fàntàzine vetjàke. Fàkti qe eshte àrti i fundit qe eshte krijuàr e nxjerr àte si àrtin me te dobet, me pà rrenje, por pikerisht per kete me efikàsin per shumicen e njerezve, si nje pàsqyre “e drejperdrejte” e jetes. Gjejà me e tmerrshgme qe kà bere eshte se kà vràre teàtrin. Per te mos folur pàstàj per telenovelàt ku mjerisht filmi eshte perdhosur àq sà s’ià vlen te jàpim shpjegime. Nje film nuk mund te behet liber, sepse eshte njelloj si te màrresh nje leter dhe te perpiqesh tà besh persi dru ne pyll.

  19. Darien Says:

    Alket, meqe ra fjala, ti e ke pare ” I demoni di San Petroburgo?”

    Po riflas duke qene se para jo shume kohesh pashe Dreamcatcher, nje histori qe , per hir te te vertetes duhet thene, mua s’me ka pelqyer shume, ashti si ne pergjithsi s’me pelqen shume King i dhjete viteve te fundit, po nejse.

    Filmi ishte cope cope. Per ndokend qe se ka lexuar librin dukej si nje nga ato historite e kategorise se dyte amerikane. Besoj se ne asnje moment – ok, ndoshta vetem ne ty o tre – regjizori e ka kapur kompleksitetin e situates. E s’besoj se ne kete rast ishte vetem faji i kinemase, ishte vetem faji i regjizorit.

  20. alfred.b Says:

    Mendoj se krahasimi qe ben Enkelejdi eshte shume relativ. S’eshte ndonje gje e re por gjithsesi e mendoj.
    Sa per te argumentuar ate qe pohova me siper me vijne ndermend filmat italian te “la commedia all’italiana” dhe impakti i tyre ne jeten e njerezve, gjithashtu dhe ne ndertimin e nje kulture te perbashket universalisht te njohur. Ne ndertimin dhe shprehjen e imazhit te nje italiani te mesem/ulet qe askush s’dinte qe ekzistone( flitet ne vitet 50-60 direkt pas luftes).
    Te se njejtes rendesi jane filmat e Nouvelle Vague.

    Gjithashtu ka libra qe skane te krahasuar me nje film qe behet mbi to.
    Ne keto caste skam shembuj por gjithsesi dihen. Vellezrit Karamanzov smund te behet kurre film i denje aq sa libri.

    Mendoj gjithashtu qe Kinematografia sduhet te merret kurre me berjen e librave filma. Te pakten per sa u perket kryeveprave, e ketu sflas per Kodin da Vinci e as per Il signore degli Anelli, sduhen vene kurre ne skene sepse asnjehere sdo kene impaktin e librit por do mbeten dhjeshte imazhe sekuenciale vizive te transmetuara ne nje ekran te madh.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: