Charles Baudelaire
…Lermë t’u marr erë, të thith thellë, pafundësisht, aromën e flokëve të tu, të zhys në to krejt fytyren si në ujët e një burimi të kristalte e, pastaj, me gishtat e mi t’i shushpuris ato si një shami erëmirë që shperndan kujtime të embla në eter.
Ah, sikur ti të mund të imagjinoje gjith’ato që unë shoh, gjith’ato që ndjej, gjith’ato që degjoj në flokët e tu! Shpirti im lundron mbi parfume si shpirti i të tjereve në muzikë… I zhytur mes flokëve të tu, shoh një endërr plot anije, vela e dyreke të cilët musonet i shtyjnë drejt klimash të mrekullueshme, mes detrash pafund, aty ku qielli është tepër blu e deti shumë i thellë, aty ku thithet ajër i parfumuar nga aroma e frutave, barit e lëkurës njerëzore. Ja, në oqeanin e flokëve të tu shoh një port plot dallgë kengësh melankolike, me njerëz të fortë racash të ndryshme e plot anije lloj-llojesh të cilat lartojnë arkitekturat e tyre të përkryera nenë një qiell të pafund ku prehët një ngrohtësi e përjetëshme. Duke ledhatuar flokët e tu, ndjej ofshamat e lengatat e dikurëshme, të përjetuara shtirë mbi një divan, në dhomëzen e një anije të bukur përkundur nga valët e lehta të molos; aty mes vazo lulesh e amforash freskuese. Mes vatrës së zjarrtë të flokëve të tu, tani thith aromë duhani egzotik përzier me opium e kallam sheqeri e, ndërkohë, në natën e flokëve të tu, më shfaqet shkëlqimi i pafund i kaltërsive tropikale; mbi brigjet e kadifejta të flokëve të tu mbushem plot aroma ku ndjej përzier bashkë: gudron, myshk e vaj kokoje. Ah, lermë të kafshoj floket e tu ! Kur fus gojen mes masës së tyre elastike e rebele, më duket se shijoj kujtimet më të embla!..
Tags: Charles Baudelaire, poezi
11/06/2009 at 14:18
gjithmonë problem-sjellës ky dreq!
11/06/2009 at 15:39
Duhet te jesh gjithmone i dehur – eshte e vetmja rruge.Dhe qe te mos e ndjesh rendesen e tmerrshme te kohes qe te rendon ne kurriz duke te gjunjezuar deri ne toke,duhet te jesh vazhdimisht i dehur
Por me çfare? Vere, poezi apo virtyt, si te duash , por duhet te jesh i dehur .
Dhe nese ndonjehere , ne shkallet e ndonje pallati apo ne barin jeshil te ndonje hendeku , ne vetmine e zymte te dhomes tende, ti serish ngrihesh esell pothuajse i perulur ose i humbur, pyet eren, valen e detit, yllin ne qiell, zogun, oren,çdo gje qe fluturon , çdo gje qe rrotullohet, çdo gje qe po kendon , çdo gje qe po flet …. pyeti se sa eshte ora dhe pergjigja qe do marresh nga era, vala, ylli, zogu , ora do te jete :” Eshte koha qe te dehesh ! Dhe qe te mos behesh skllavi martir i kohes , dehu , dehu vazhdimisht! Me vere , poezi ose virtut , zgjidh ti .
11/10/2010 at 06:43
Bukur! Perkthyer nga?