Poemeza – Pa ty

by

nga Net Isveizi

Parathenie

Kur hajmalisht t’iu kontrabandohen eshtrat borhesve e të shekspirëve fantazma t’i blejmë ankandesh
Kur letra të kapërcejë çmimin e arit dhe muzave t’u ndalohet hyjnori gjunjërim ndër bordello
Kur turpmendjet klonisht të haindelbergen miliona kopje e çdo medalion lavdi të riciklet lastrashi
Kur metaforat të rrëzojnë tiranët nga piedestalet e hiperbolat t’i ndërrojnë mikroskop komunikimit
Kur i pa gjuhë të shpallet poetizimi i shpirtrave-të pa konvertueshme do jenë ëndrrat etni dashurizmit

-124-

Po të gërmëzohet një gjuhe të humusuar kjo do të thotë se pret rradhën e ciklit të krishtiadës
S’më ka rëndësi as në se pllajat e syrit m’i mbjell me ullinj a ndërton një të re Trojë fajpapenduar
Qoftë shkëmb që kafshon erërat majqiellit apo gurth fshehur llumkohës njëlloj diamantëzohet
Tundim shpirtlakuriqësisë s’më pyet për emër dhe as ia kërkoj origjinën ikonike bukurimit të faljes
Kur fatit tok ia pranojmë jaht dashurimi një arkmort-kryerje i dëshmojmë misionit kombformues

-125-

Gijotinisht kur duan të na përdorin si shembull varet syve të kujt na i rrëzojnë piedestalin hyut
Dialog simbolesh kurrë konspirative-thërrmimi i altarit të faljes prej tehut të kauzës penduese
E ja që tash koha s’i pranon mëkatet individuale kur në të tundimit atdhe bareshojnë mijra hiena
Ndonëse si qytetarë kozmikë s’mjafton jeta t’i bëjmë keq adashëve njerëz ndër të virtyteve kovaçana
Pse dashuria humbur festa mirësisë dhuruara emër fatit s’i vigjëlon drejpeshimit të kryqreferencës

-126-

Drapëri kalëron nëpër pëllëmbën e begatisë dhe i shkretëtirës epsh si s’paska të sosur
Lakuriqësia e fjalës i poqi milingonat pa një çadër rrënje ku t’i fshihen përkëdhelave
Dhe lumi i pëshpërive shpëtimtare ka shterë e madje edhe busulla etur e devesë së muzgut
Sulmi i hijeve të mrekullisë në ikje ndoshta bukur na e le të mbarsur së paku ëndërrirën
Si një shenjti t’i falemi kallirit të mëshirës ku kokrrat e puthjeve të na i mbjellin ndër gene qiejt

-127-

Inferioriteti s’na paska piramidë por as edhe shkallët e turpërimit kurrë vatikanizëm
Teleskopi i moralit na adhuronka nga kozmosia po në të panjohurat gradë vetpërbuzjeje
Si alkimistin që më së fundmi e shndërroi lotin në ar dhe hakmarrjen që lindi kovaçin
Veç gjaku mbetka i patjetërsuar në shkëncën e premtuar të dritës kurrshthuruar dashurimit
Dhe gjunjëria e pa kombësi kornjëzëshme: faleminderit astrologji që na mëson poshtërimën

-128-

Kurora nuk mund të qëndrojë në majë të bajonetës si as froni vallzimtar ndër valëzimat e lotëve
Kori i plumbave i këndon lavdit pasi ç’prangoset shënjestre kur varreve u mbyt një dyzinë poetë
Hakmarrja e re lind nga mëma të vjetra kur faljes së vjetër ende s’iu ka gjakuar zëri ungjijve të rinj
E përderisa besimit s’ia pret kërthizën vetflijima a ateizmi plak mijëra perëndesha lindje vetvetes
Dhe oborrit dashuror s’i mjafton skeptri i seksit kur unazshpirtrat s’ngjizkan me eshtra engjëjsh

-129-

Parametrat e magjikut qëllim në bujtbotë guxova t’i direkoj një vele e më tha: jeto kohën tënde
Muret e një kauze nisa të lartësoj mbi themelet e një kështjelle malli e më tha: mbro kohën tënde
Guackat e tingujve mblodha breglum një harmonike nostalgjie e më tha: këndo kohën tënde
Shpatën e një hakmarrie zhvarrosa legjendave t’i rifal emër krenarimit e më tha: vdis në kohën tënde
Zemëruar haluçinacion mosmirnjohjes mbetur i ve trashëgimash virtyti më tha: dashuro tëndin fat

-130-

Nën retë akorduar keq të imponimit të parasë pelerinshëm po lutem të më përdorësh
Lulet kumbullore të kaçurrelave dyshimtare të të mbroj nga të engjëjve lot që lig dhembohen
Sa për të virgjërin bardhësim të dheut ku shkëmbim genit m’ia merr krejt azotin shpirtit
Aq dhe për të shenjtin gur zmeraldinstikti që prej qiejsh inkoshience tash t’a zbres mbi sy
Si çdo ndërtues për të të rikujtuar që dashuria s’ekziston tempuj vdektarësh e pa flij

Advertisements

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: