“The Velvet Underground”: punk-roku që zbuloi fjalën

by

Reed, Morrison, Cale poshte : Nico, Tucker

nga Post Spleen

Ekziston një shprehje e famshme për “the Velvet Underground”. Shprehje që rrëfen në një fjali atë që ky grup arriti të përcillte e të shkaktonte me jehonën që ende sot merr e jep forma të rok-punk-ut. Aj që thuhet është se vetëm 100 njerëz i kanë dëgjuar këngët e “the Velvet Underground”, por të 100 këta njerëz krijuan grupet e tyre muzikore si pasojë. Siç ka thënë David Bowie “Natyra e teksteve të Reeds deri më sot ka qenë e panjohur për rokun…ai na ka dhënë ne rrugën dhe panoramën, e ne vetëm sa kemi vendosur aty njerëzit”. Edhe pse “the Velvet Underground” bënë vetëm katër albume për t’u ndarë shumë vite përpara se punk-roku të gjëmonte në lëmin muzikor, këngët e tyre të vrazhda e të ngarkuara politikisht influencuan një gjeneratë të tërë muzikantësh e shkrimtarësh. John Cale, një violinist dhe pianist klasik së bashku me këngëtarin dhe tekstshkruesin Lou Reed e krijuan grupin në vitin 1964. Ato synonin një kapërcim nga tingujt e freskët, e lajle-lule të viteve ’60 që sipas tyre s’guxonin të bënin pis as majën e gishtit në llumin që mbizotëronte ngado. Me Sterling Morrison në bas dhe Maureen Tucker në bateri “the Velvet Underground” ndërthuri nihilizmin me përdorimin e drogës, sado-mazokizmin – një lloj kokteji që rezultoi i parezistueshëm për pop-artistin Andy Warhol, i cili ishte i bindur se duhej patjetër të menaxhonte një grup muzikor dhe se ky ishte grupi muzikor që kishte në mendje.

Warhol shtoi aktoren e lindur në Gjermani, Nico (një tjetër personazh tejet interesant i atyre kohëve – e njohur më së shumti për interpretimin në ‘La Dolce Vita’ të Fellini-t) dhe prodhoi albumin e parë bazë të grupit “the Velvet Undërground & Nico” në vitin 1966. Një prej këngëve në atë album “European son” i dedikohej poetit Delmore Schwartz, i cili ishte këshilltari dhe mbrojtësi i Reed, kur ishte student në universitetin e Sirakuzës. Schwartz ishte ndarë nga jeta një vit para daljes së albumit, për shkak të një ataku në zemër që me gjasë buronte në abuzimin me alkolin. Poet i peizazheve brutale të emocioneve të gjendura në aspekte nga më të zakonshmet e të rëndomtat në jetën e përditshme, vëmendja e Schwartz ndaj gjuhës së thjeshtë e të përditshme apo thënë ndryshe zhargonit, ishte ajo çka u bë gur themeli në mënyrën e perceptimit të fjalës në muzikë nga Reeds. Kjo influencë mund të shihet lehtësisht në këngë si “Waiting for my man” dhe “Heroin”, të cilat kanë në fokus jetën e përditshme të një personi të varur nga heroina. Mjafton t’u hedhim një sy disa rreshtave nga “Waiting for man” që ngjajnë si një manual përdorimi e paralajmërimi, si në ambalazhin i çdo produkti tjetër:

Up to a brownstone, up three flights of stairs

Everybody’s pinned you, but nobody cares

He’s got the works, gives you sweet taste

Ah then you gotta split because you got no time to waste

I’m waiting for my man”

Këngët e “the Velvet Underground” ishin po aq të fuqishme politikisht sa ato të Bob Dylan, por siç ka thënë njëherë një kritik “nëse Dylan gjithmonë ka refuzuar ta pranojë origjinën e subjektit të këngës në mënyrë direkte, Reeds e kishte zakon ta trumbetonte sa të mundte atë që donte të thoshte”. Reed përdori një sërë burimesh letrare për muzikën e tij, duke përfshirë “Beats” dhe poetët simbolistë francezë si Baudelaire, Mallarme dhe Rimbaud, poetë që i kanë dhënë parësi shprehjes së ndijimeve direkte në eksperiencën njerëzore. Tekstet e Reeds do të rezultonin burim frymëzimi ose burim informimi për një sërë muzikantësh në vitet ’70 e më pas, por gjithashtu do të rezultonin ngjitëse dhe pikërisht në kohën kur ai bënte rok e poezi, nga ato poezi që mund të quhen pa frike “poezi race”. David Johansen i “New York Dolls” filloi të krahasonte tekstet e tij me poezitë e Rimbaud, himni punk i Richard Hell dhe Voidoid “Blank Generation” u frymëzua nga poema e Rod McKuen “Beat Generation”, Patti Smith e gjeti veten në poezitë e Baudelaire dhe Rimbaud etj. Përtej influencës poetike që siç është e dukshme s’ka qenë aspak e vogël, shumë prej muzikantëve që dolën nga skena e hershme e punk-ut të Nju Jorkut gjithashtu vendosën t’i kushtohen poezisë në tërësinë e saj duke botuar rreshtat e tyre si Patti Smith, David Byrne, Sonic Youth etj. Ajo çka “the Velvet Underground” shkaktuan, ndryshuan, prekën, transformuan e lanë pas përcaktohet nga shumë gjëra: tingulli i zhurmshëm, cinizmi inteligjent dhe një listë e gjatë këngësh fantastike deri në mënyrën më të mprehtë të mundshme.

Tags: , , , , ,

4 Responses to ““The Velvet Underground”: punk-roku që zbuloi fjalën”

  1. milial Says:

    Eshte mekat ne fakt, qe nuk i rezistuan dot kohes packa perpjekjes per tu ribashkuar (aq sa kishin ngelur) ne vitet ’90.
    Performanca “Last Night I Said Goodbye to My Friend” ne Rock and Roll Hall of Fame (1996) dedikuar Morrison ishte reformimi i tyre i fundit nga Cale dhe Reed.
    Ne 2004 Revista Rolling Stones i listoi ne vendin e 19 te listes se 100 artisteve me te mire te te gjitha kohrave.

    Thnx Post Spleen qe na i rikujtove.

  2. xUNDER Says:

    VU jane (ndoshta) grupi me i rendesishem ne historine e muzikes. Kujt nuk i vjen per te krijuar nje grup rock-u po te degjosh gjurmet me tre akorde te Velvet? Psikedeli negative, zhurme (sidomos!), punk fillestar, nervozitet e paranoja, suite dekadente, ze femeror ne mikrofon (te nje muze si Nico), heroine, poezi e histori te llahtarshme si tekste (degjo “The Gift”!) etj etj…
    Ne vecanti krijuan art, krejt te pavarur, duke u bere vete protagonistet e atyre atmosferave pesimiste. Interaksioni me ambjentin dhe ndergjegja per ate cka na rrethon (nju jork-un e fundviteve ’60 me mbremjet technicolor) behet idea udheheqese e grupit me underground te dekades! Pa VU nuk do te kishin ekzistuar as the feelies, modern lovers, sonic youth, dream syndicate apo rryma indie etj etj…
    Me vijne ne mendje zhurmat gervishese te kitareve te Reed dhe violinave ‘te keqarkorduara’ te Cale… Nje grup kulti!!!

  3. Blind-3r Says:

    Apapap kush e paska shkrujt kte!🙂
    Shum interesant kur i lexon ne shqip te rrenjosen .
    Puff Post hh

  4. Pro .el Says:

    puff dhe une Post.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: