Ditari i detarit I

by

E premte 5 qershor 2009.

Rrjeta e mëngjesit sot më zuri një shishe. E hapa dhe gjeta një letër ku shkruhej :

Kur kjo shishe të të bjerë në duar, dije që unë të dua akoma, me nofullat e zemrës bluaj  çdo moment të herës të fundit që jemi parë.

Kur largohesh pa bërë zhurmë,
nga çka do më shumë se veten,
nuk e di në ke lënë gjurmë,
por e di se ç’gjurmë të mbeten.

Shoqe e zemrës, fort e shtrenjtë,
që s’gënjen kur thotë “të dua”,
e në heshtje vret në shenjë,
pa dashur, por pa gabuar.

Unë t’i njoh gjurmët e tua,
dhe pse fshihen nën këmishë,
ti s’më flet për ç’ke në mëndje,
e shumë rrallë tregohesh e brishtë!

Si i zhdukuri pa gjurmë,
që veç ai e di vendndodhjen,
mbetën ato që lashë unë
në ato që ti s’tregoje.

Nuk e di në kam lënë gjurmë,
por e di se ç’gjurmë do mbeten,
nga kur ika pa bërë zhurmë,
nga çka desha më shumë se veten.

E kopjova në ditar, e rifuta në shishe dhe e hodha në det sërish…shpresoj që ajo që do e marrë të jetë e duhura dhe që vonesa që i shkaktova të mos jetë dëmprurëse.

Tags: , ,

One Response to “Ditari i detarit I”

  1. milial Says:

    Ndjesi goxha e kendshme per tu zgjuar ne mengjes. Faleminderit

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: