Pesë rimarrjet muzikore më të mira sipas …

by

sipas OOGenti

I started a joke nga FAITH NO MORE original nga BEE GEES

cdo gje qe Mike Patton prek kthehet ne ar edhe kete here e njejta gje. Me nje video krejt karizmatike te nje seti karaokesh ne nje pub ne veri te Anglise kjo kenge te ben te ndalesh ashtu sic shtangen personazhet ne klip…

Hurt JOHNNY CASH original nga NIN

le te themi “he WENT with a bang”. Kenge e regjistruar ne fund te jetes se nje legjende. Momenti you can have it all my empire of dirt, me dritheron gjithe trupin si ato corapet e lagura ne dimer nga kepucet e shqyme kur isha fmi.

Smells like teen spirit nga TORY AMOS origjinali nga NIRVANA

e kam degju ne nje kohe qe po degjoja punk hardcore dhe me goditi ne stomak si nje grusht i Mike Tyson, edhe sot me dhemb pak barku.

Gloomy sunday nga BJORK orginal nga BILLIE HOLIDAY

e vura kete ngaqe jam shum fans i ksaj kange.

Billie Jean CHRIS CORNELL original nga MICHAEL JACKSON

Megjithese zeri i Chris Cornell me acaron ta degjoj me shum se 15 min edhe ai i Vedder gjithashtu por per mu e vetmja kenge me vlere nga te dy albumet solo qe kam degju te Cornell.

sipas Andi N.H.

Toxic – Yael Naïm (Britney Spears)

Këtu kemi të bëjmë me një perlë për veshët tanë të vrarë nga Britney. Yael Naïm është një nga Izraelitet e pakta artise që kanë dalë nga flluskat e luftës për t’iu kushtuar vërtet muzikës. Ky version aq jazz dhe i ëmbël na kujton se kurrë nuk duhet të hedhim një projekt muzikor në plehra. Edhe ku projekti është i Britneyt!

Hurt – Johnny Cash (Nine Inch Nails)

Trent Reznor duhet të ndjehet me fat që Cash e ka zgjedhur këtë këngë të NIN për të futur tek American IV – The man comes around. Sepse vërtet Cash e këndon me një zë të Hurt-uar nga jeta e tij plot me vija të shkelura.

Whisky in the jar – Metallica (Thin Lizzy)

Albumi “Garage” shënoi fillimin e fundit të Metallica-ve. Dhe kjo sipas një proverbi të vjetër mes muzikëdashesve që thotë : “Nqs nji grup bo nji album vetëm me cover-a dmth që ësht’ tu mor fund!” Për fat të mirë fundi filloi pas albumit në fjalë dhe mes tyre ka një cover shumë të mirë të një kënge me histori poaq të mire! Hidhini një vesh!

Hallelujah – Jeff Buckley (Leonard Cohen)

Nga versioni sensual i Cohen-it tek një disi më i valëzuar i Buckley. Nxitohem nëse them që është më shumë apo më pak i bukur. Në gojën e Buckley tingëllon më mprehtë dhe nuk i le asgjë mangut përsa i përket emocioneve.

Alabama song (Whiskey bar) – The Doors (Kurt Weill)

Klasike e madhe. Në të vërtetë gjatë shkrimit të këtij artikulli zbulova se kënga origjinale ishte e fillim-viteve ’30 në një version shumë më popullor. Doors sjellin freski, misticitet dhe një Jim në kulmin e lulëzimit. Këto të gjitha duke ruajtur karakterin lunatik të origjinalit.

Të tjera.

Jailhouse rock – Jeff Beck Group (Elvis Presley)

Stand by me – John Lennon (Ben E. King)

Red red wine – UB40 (Neil Diamond)

Piece of my heart – Janis Joplin (Erma Franklin)

L.O.V.E. – Joss Stone (Nat King Cole)


sipas Esmeralda Rrustemi,

1 . “Nothing Compares 2 U,” Sinead O’Connor (Prince)
Videoja qe limitohej ne portretin e kendshem te kengetares dhe interpretimi pasional , bene muzika e Princ te dilte ne drite .

2. “I Will Always Love You,” Whitney Houston (Dolly Parton)
Vokali i larte i Whitney Houston e çi hitin e Parton te kenduar ne vitin 1974 ne krye te listave per 14 jave rrjesht .

3. “Working Class Hero,” Green Day (John Lennon)
Billie Joe Armstrong – ne “American Idol” eshte intonimi perfekt i zerit per te ribere kengen e Lennon per pikepamjet burokratike .

4. “Easy (Like Sunday Morning),” Faith No More (The Commodores)
Nese kjo kenge e kenduar nga Faith no More , nuk ju sjell hare ne shpirt dhe mendje, atehere ju lutem filloni te pyesni veten , ç’fare kam qe s’shkon 🙂

5. “”Wicked Game,” H.I.M. (Chris Isaak)
Grupi i kendshem i metalit , e ka ribere kengen sexy edhe me te nxehte duke i shtuar me ane te kitares goditje te fuqishme dhe vajtuese. Sa per videon…. nejse


sipas Darien

R.E.M & Dire Straits – Have you ever seen the rain
Bashkimi perfekt, zeri perfekt, kenga perfekte : e shpejte dhe e mendueshme, melankolike dhe e gezuar, sa e kaluar aq edhe e ardhme.

GNR – Ain’t it fun nga Dead Boys.
Ne albumin e fundit, The spaghetti incident, GNR falenderojne te gjithe ato grupe qe i kane formuar. E çfare falenderimi?

Nick Cave – Avalanche nga Leonard Cohen.
Ka kenge qe nuk duhen prekur, e ka kenge te lindura per tu rimarre, si p.sh Knockin on heaven’s door nga Dylan. Mendoja se Avalanche bente pjese te grupi i pare, por nuk kisha llogaritur Cave.

Nirvana – Where did you sleep last night, nga Lead Belly.
Jo vetem per te shkaterruar erdhi Cobain.

Ramones – Take It As It Comes nga The Doors
Trimerine per te kenduar nje kenge te tille e kane te gjithe, por talentin jo!

Advertisements

Tags: ,

3 Responses to “Pesë rimarrjet muzikore më të mira sipas …”

  1. milial Says:

    Dua te permend nje fakt te vetem persa i perket coverave . Para shume vitesh kam degjuar Nothing compares to u (Sinead O’Connor) dhe me ka pelqyer qe me degjimin e pare . Me vone (se di sa kohe por goxha kohe me vone , kam degjuar Prince me te njejten kenge, dhe mendova : iiii sa shemtuar, ç’donte ai me kengen e asaj !!!!!!
    Flasim per vite me perpara (atehere kur burimi i informacionit ishte goxha i limituar ) dhe une nuk e dija qe ne fakt origjinali ishte i Prince .

  2. mars Says:

    edhe Shadowplay Joy Division e rimarre nga The Killers apo
    Never Tear Us Apart Joe Cocker rimarre nga INXS
    jane goxha te mira

  3. abrahaj Says:

    Knocking on Heaven’s Door Gunsat nga Bob Dylan

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: