Surrealizmi jam unë!

by

Për të shkruar për Salvador Dali do duhet më shumë përkushtim dhe kohë, por unë dëshiroj që këtë datë 3 qershor t’ia kushtoj atij dhe asaj që ai më ka sjellë. Kjo është për atë që ka shënuar vitet e pikturës surrealiste.

Nuk është lojë fjalësh, as mendimesh. Është realiteti Dali-an. Si punonte? Ai thoshte se kishte frymëzim hyjnor dhe e klasifikonte punën e tij si punë mistike. Ai që në fillimiet e tij ishte një poet që nuk rezononte shumë nëpër ambjenetet letrare përkrah T. Tzara, L. Aragon dhe P. Eluard. Dali kërkonte kërkonte kërkonte…

Një piktor i vërtetë duhet të jetë në gjëndje që me objektet më të zakonshme të ketë iderat më të jashtëzakonshme. Nuk është aforizëm i Jimit, është sesi e shikonte Dali atë që bënte. Dhe në fakt shpërthimi i tij i brendshëm ishte më i madh se ajo që mund të “prodhonte”.

Kurrkush s’e ka besuar se Dali e pati ëndërruar dhe skicuar Galën përpara se ta njihte. Kur Paul dhe Gala Eluard vizituar piktorin e ri katalanas Salvador Dali, kurrë s’do e kishin menduar se ky i fundit, ndonëse 10 vjet me i ri se Gala, do bëhej zotëruesi i një prej muzave më të vyera të lëvizjes surrealiste. Gala Eluard u bë Gala Dali në 1934. Gala nuk ishte një tekë, Gala ishte një endërr e prekur. Prej vërteti!

Dali kish filluar të luante me kohën që përpara. “La persistencia de la memoria nuk i mjaftoi. Kështu skulptoi këto orë që derdhen dhe varen nëpër degë pasionesh dhe çmendurirash. Gjatë kësaj kohe, me mustaqet e orientuara nga Gala, një version i ri i Dali përgatitej të dilte në pah. Muza iu bë pjesë e pandarë e tablove. Ajo ishte Virgjëresha e Guadalupës, ishte Galatea me sfera, Madona e Port Lligat… Kështu ata që do vizitojnë muzeun Dali në Katalonjë ose qoftë dhe Espace Dali në Paris do shohin kaq shumë poza të Galës sa vështirë se do i shkulet siluheta e saj nga mendja.

Uroj që ky tre qershor t’ju frymëzojë të kërkoni dhe të gjeni emocione, çfarëdo ngjyre paçin.

Advertisements

Tags: , ,

2 Responses to “Surrealizmi jam unë!”

  1. desaparacidos Says:

    Pak kuptoj nga piktura dhe nuk kam pretendimin…piktori i vetem qe kam dashur, per ca kohe, ka qene Goja. Admiroj ama Dalì sepse ishte i pari qe kuptoi se Lennon ishte thjesht nje femije i llastuar dhe s’humbi rastin per t’ja thene.

  2. whisper Says:

    Shkrim interesant per nje gjeni te kalibrit te Dalise. Nje nga figurat me interesante te shekullit te kaluar. I paperseritshem sigurisht. I paimitueshem, ndonese eshte artisti qe jane perpjekur ta imitojne me shume se cilindo tjeter. Kontradiktor. Spontan. Skandaloz. Shume kompleks dhe i nderlikuar, por gjithnje i kthjellet ne risite ekstravagande qe solli me artin e tij.
    Pervec artit te tij ka lene pas edhe shume mendime, ide dhe aforzma qe deshmojne thellesine e mendimit dhe te vetedijes se tij artistike.
    Ja disa prej tyre:

    Have no fear of perfection – you’ll never reach it.

    Drawing is the honesty of the art. There is no possibility of cheating. It is either good or bad.

    I don’t do drugs. I am drugs.

    Instead of stubbornly attempting to use surrealism for purposes of subversion, it is necessary to try to make of surrealism something as solid, complete and classic as the works of museums.

    Mistakes are almost always of a sacred nature. Never try to correct them. On the contrary: rationalize them, understand them thoroughly. After that, it will be possible for you to sublimate them.

    Surrealism is destructive, but it destroys only what it considers to be shackles limiting our vision.

    The difference between false memories and true ones is the same as for jewels: it is always the false ones that look the most real, the most brilliant.

    The first man to compare the cheeks of a young woman to a rose was obviously a poet; the first to repeat it was possibly an idiot.

    The only difference between me and a madman is that I’m not mad.

    dhe po i njejti Dali deklaronte se:

    There is only one difference between a madman and me. The madman thinks he is sane. I know I am mad.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: